Lubonja: Imuniteti është një zhurmë që ka më shumë lidhje me aktorin ndërkombëtar

6 Gusht 2012, 19:47Politika TEMA

Analisti Fatos Lubonja thotë se heqja e imuniteteve nuk ndikon në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve sepse mungon vullneti politik i palëve.

 

Bisedoi: Ilirjan Agolli

 

Zoti Lubonja! Si një analist i njohur i politikës dhe shoqërisë shqiptare, cili është mendimi juaj për debatin që ka rinisur në qarqet politike për heqjen e imunitetit të zyrtarëve shqiptarë?

Dua të them se klasa politike gjatë këtyre 20 vjetëve dhe maxhoranca gjatë këtyre 8 vjetëve në pushtet nuk kanë rrëfyer ndonjë vullnet për të luftuar korrupsionin. Përkundrazi, ata janë protagonistët kryesorë të korrupsionit në Shqipëri. Ky debat dhe zhurmë e madhe që bëhet, për mendimin tim, më shumë ka të bëjë me aktorin ndërkombëtar. Çështja për ta është se kush do të fajësojë tjetrin për mosrealizimin e ëndrrës shqiptare për të hyrë në Europë. Edhe kjo tezë është mjaft demogogjike, kur ke parasysh realitetin. Nuk është thjesht të hyjmë në Europë, por të bëhemi një vend me kushte sa më të përafërta me ato të europiane.

 

Zoti Lubonja! Si e vlerësoni qëndrimin e opozitës nga ana tjetër se janë dakord të ndryshojnë imunitetet, por si pjesë e një pakete të tërë me ndryshime kushtetuese?

Shqipëria ka nevojë urgjente të vendosë shtetin e të drejtës, ose sundimin e ligjit, siç thuhet. Kërkesa e opozitës për të ndryshuar Kushtetutën në funksion të një drejtësie sa më të pavarur, pra, për një prokuror me 3/5 dhe KLD me 3/5 mendoj se është pozitive në këtë kuadër. Maxhoranca mund ta bënte këtë lëshim nëse do vërtet, por kam frikë se të dy palët punojnë me skemën se si t’ia hedhin tjetrit pastaj. Maxhoranca fare mirë mund t’i miratojë këto kërkesa me 3/5, të heqim imunitetin dhe të hyjmë në BE. Mendimi im është që opozita e bën këtë kërkesë për ta shtyrë edhe ca kohë këtë temë për të parë si do të bëhet situata, sepse ndjehet e pasigurt. Nga ana tjetër maxhoranca ka frikë se opozita me 3/5 kërkon të bllokojë dhe do të sjellë bllokime të reja si më parë. Dhe kështu vazhdon Shqipëria në këtë absurditet, në këtë konfliktualitet, që nuk zgjidh probleme, por vetëm i komplikon ato.

 

Cili është mendimi juaj, nga se buron gjithë kjo situatë konfliktuale në politikën shqiptare?

Ata janë peng të të kaluarës së tyre. Kanë bërë gabime pa fund. Është bërë korrupsion pa fund. Janë bërë padrejtësi pa fund në këto 20 vjet. Vendosja e shtetit të së drejtës në Shqipëri është në thelb shumë problematik për gjithë këtë klasë politike. Normalisht unë nuk jam që t’u hiqet imuniteti, por t’i hiqet e drejta për t’u marrë me politikë kësaj klase politike. Këtu ca është mendësia e vjetër e kontrollimit të gjithçkaje, ca është nevoja për t’u mbrojtur nga gjithë përgjegjësitë që kanë për gjërat që janë bërë gabim. Të dy palët në këtë kuptim synojnë kapjen e pushtetit për të sunduar ata të palës tjetër nëpërmjet ligjit, dhe jo që të sundojë ligji.

 

Me çfarë ngarkesash po u afrohen kështu këto forca politike zgjedhjeve të përgjithshme?

Po shkojnë gradualisht me tensione të larta dhe të akumuluara. Maxhorancës i intereson që të shfaqë një pamje stabiliteti dhe zhvillimi ekomik dhe demokratik. Ndërkohë që opozitës i intereson e kundërta; ngritja e një situate ku asgjë nuk shkon në Shqipëri, ku asgjë nuk është stabël, ku nuk ka siguri për demokracinë, për lirinë, për ekonominë. I duhet krijimi pra, krijimi i një situate të pakëndshme dhe destabilizimi në një kuptim, siç ka bërë opozita në 20 vjet. I duhet krijimi i një situate delegjitimimi të maxhorancës. Dhe kjo beteja e imuniteteve është në kontekst.

 

Zoti Lubonja! Po për drejtësinë çfarë mendimi keni? Pse nuk luftohet më mirë korrupsioni?

Sa kohë që njëra palë synon që përmes pushtetit të vet të kontrollojë drejtësinë, atëherë nuk është drejtësia që të jep garancinë që je i barabartë para ligjit, por ndjehesh i kërcënuar. Ja si thotë opozita; nuk e heq imunitetin lehtë sepse nuk e ka pushtetin drejtësia, por e ka qeveria dhe e shpërdoron. Po ashtu edhe dosjet e sigurimit nuk janë hapur asnjëherë sepse gjithmonë ka sunduar mendësia se ai që merr pushtetin hap dosjen e atij që ka rival. Po kështu edhe lufta kundër korrupsionit bëhet selektive, pra akuzohet ai që është kundërshtari dhe jo gjithkush që bën korrupsion. Mungon sundimi i drejtësisë dhe duke ardhur sundimi i atij që fiton zgjedhjet vijmë në këto situata që në fund të fundit çojnë në failed state, pra në shtete të dështuara. Ky është thelbi i problemit që ka Shqipëria; palët këtu nuk kanë arritur dot akoma që të vendosin shtetin e të drejtës, dhe kjo ka krijuar në mënyrë ciklike situata të vështira që vijën duke u rënduar.

 

25 komente në “Lubonja: Imuniteti është një zhurmë që ka më shumë lidhje me aktorin ndërkombëtar”

  1. donaldi says:

    nuk eshte fahri balliu ky?!! se e shof gjithmone ke fevzo prandaj!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasandra-midis-berishajve-fahri-balliu.html

    1. raimondi says:

      Une tani e lexova kete intervisten e Lubonjes dhe duhet thene se eshte shume interviste e sakte .Bravo Lubonja!

      Kjo eshte semundja kryesore ne Shiperi pavaresia e drejtesise con ne gjithe kete konfliktualitet qe sjelle gjithe te keqiat tip reaksion zinxhir…

      1. Spaci.org.al says:

        KE TE DREJTE MONDA!
        E ke pas shoqe burgu?

    2. cicolino says:

      Ne fakt si Fahro duket kur e harron mendjen ne shtepi kur del jashte! Citoj: “I duhet krijimi pra, krijimi i një situate të pakëndshme dhe destabilizimi në një kuptim, siç ka bërë opozita në 20 vjet. I duhet krijimi i një situate delegjitimimi të maxhorancës. Dhe kjo beteja e imuniteteve është në kontekst.” Mbyll citimin. Po pse, Edi ka qene jete e mot ne opozite ne Shqiperi, qe i faturohen gjithe te zezat e çdo opozite qe ka ardhur e ka shkuar keto 20 vjet?! Keto jane broçkullat qe nxjerr nga goja ky inatçi i pakorrigjueshem. Po pse opozita e krijon situaten e pakendshme mor Tos?! Mos jane gje valle qiqrra ne hell ato qe kerkon opozita, apo kerkesa mese legjitime, te argumentuara, dhe mbi te gjitha, jane masa qe garantojne nje kthese te forte ne trajektoren (katrahuren) 20 vjeçare qe vete ti Tos e konteston. Po pse o njeri, per hir te ndonje mllefi personal qe ke me Edin, nuk ta ben goja qe t’i japesh Çezarit ate qe i takon Çezarit?! Kuptohesh shume qarte qe intelekti yt nuk e ben dot ate gabim qe t’i fusesh ne te njejtin thes Salen me Edin. Por sapo e kupton qe ke thene ca “te zeza” per Salen, hop, permendesh, dhe nxiton te barazosh sasine e baltes ne te dyja anet e peshores, qe ne fund te dukesh i ekuilibruar! Mesa duket ke kuptim te gabuar per “te qeniti ekuilibruar”! I ekuilibruar do te thote ta pasqyrosh realitetin ashtu siç eshte, dhe jo te vertetat pozitive dhe negative te kraheve te ndryshem, t’i nxjerresh ne evidence pavertetesisht here njeren e here tjetren sipas qejfit tend, qe ne konkluzion, ne syte e atij qe e di vehten se sa zullumqar dhe dallaverexhi eshte, dhe ne syte e injoranteve qe jane ushtare te ketyre dallaverenxhinjve, ju Z. Tos te dukeni burre i mire dhe “i paanshem”!!! Jo moleee! Na çudite! Dhe ti e di mire qe mllefi yt amplifikohet kur te vene perpara ndonje mikrofon. Rri shtrember dhe fol drejte, se je burre, nuk je femije, qe te nxjerresh inatin dhe mllefin sapo rasti ta krijon mundesine!
      Pershendetje Tos!

  2. Nishan Koti says:

    Nishani uron te fitoje PS ne 2013 qe te duket pak si president se me Salen KM duket si prapa liste.hahahaha

  3. Sali Nishani says:

    Analize shume e sakt Lubonja.Problemi eshte qe kjo klase politike iken nga politika vetem ne nje menyre: duke u futr ne burg>

  4. nastradini says:

    Bamir Topi para do kohe fliste si Toz Lubonja: AI, Presidenti, dmth UNE Bamiri qendron mbi palet politike dhe ato jane fajtore per te gjitha zullumet qe po i bien vendit.” Por asnjehere nuk u kujtua te kerkonte FALJE per viktimat e Gerdecit. Qe duhej t’i mbronte jeten dhe pasurine si BABA i Kombit. Nga DEMONI i Partise se tij Sali Berisha. Kur po vidhte bashke me cunin e tij Armatimin e Ushtrise. Atehere Bamiri ja doli paq dhe lau duart si Pilati i Pontit duke thene: “Nuk e dija fare se ku bie Gerdeci.” Tani Toz Fakiri nuk di se me ke te behet dhe perdor strategjine e Bamir Fakirit. Dhe deklaron ne TEMA: “Palet Politike e kane fajin per te gjitha, se kane bere shume zullume”. Pa thene se kush jane Palet Politike. Po a ka shqiptar qe i beson perralles se Bamirit dhe Fatosit? Sepse 8 vjet pas qeverisjes me dore te hekurt nga Saliu Shqiperia ka ecur sipas parrulles se Leninit ne periudhen e NEP-it: “NJE HAP PERPARA, DY HAPA PRAPA”. Dhe ka shume gjasa te kthehet o ne Kohen e Piramidave te Bodes ne 1997, o ne Kohen e Qepes ne 1991. Ne te gjitha vendet demokratike pergjegjesine e zhvillimit te vendit e mban pala qe drejton vendin dhe qe ka fituar zgjedhjet, por jo qe i ka grabitur. Ne Shqiperine e Bamireve dhe Fatoseve pergjegjesine e mbajne PALET POLITIKE si klishe satanike te injorances dhe debilizmit ekstrem. Kesaj teze i meshojne edhe politikane te huaj te paguar nga Saliu dhe Banda e tij nga Buxheti i Shtetit, sepse praktikisht nuk ka mbetur Institucion i Pavarur kush ta kontrolloje si harxhon LEKAT e shqiptareve. Del nje kukull amerikane e paguar nga Saliu ne TV dhe deklaron, qe zyrtaret ne SHBA nuk kane imunitet. Me pas del qe perkthimi ka qene i gabuar, se ai nuk ka deklaruar fare nje gje te tille. Por ne SHBA per pergjim te Opozites i iku koka Presidentit ne cast. Ne Shqiperine e Saliut Imami ndihet MBRETI i pergjimeve me veshe dhe sy magjike. Del nje kukull tjeter italiane dhe deklaron se Edi Rama nuk e do integrimin sepse nuk e heq IMUNITETIN pa pyetur Saliun me pare, pse nuk ben ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME me pare si kushti MADHOR i integrimit. Prandaj gabim e komenton zoti Lubonja “interesin” e madh te nderkombetareve per ceshtjen e IMUNITETIT. Sepse askujt nuk i plas per kete palo ceshtje HIC GJE. Sepse eshte TURPI I BOTES te kerkosh te shkosh ne BE-ne e zhvilluar dhe te civilizuar me nje Kryeminister qe:

    VJEDH
    VRET
    MASHTRON

    Prandaj edhe pozita e intelektualit mjedisor Lubonja do te ishte me e qarte dhe e shkoqitur po te kishte deklaruar kategorikisht ne TEMA ate qe presin te gjithe shqiptaret e ndershem:

    Opozita dhe Edi Rama nuk duhet te kene TURP nga perdhunimi qe u ka bere disa here Saliu, por duhet t’i thone AGRESORIT:

    IMUNITETIN NUK TA VOTOJME SE NA KE PERDHUNUAR DISA HERE. SEPSE ESHTE E VETMJA GJE QE KEMI NE DORE NE KUSHTET E UZURPIMIT TOTAL TE SHTETIT. ORGANIZO DHE REALIZO ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME QE TE KESH TE DREJTE TE KERKOSH ME PAS NGA OPOZITA LESHIME DYTESORE.

    Kete gje duhet te deklaroje Fatos Lubonja, kete gje duhet te deklaroje Shoqeria Civile shqiptare, kete gje duhet te shumoje media e pavarur shqiptare, kete gje duhet t’ja thote ne sy Saliut Opozita shqiptare, pa numura dhe perderdhje kurvash. Qe te detyrojne uzurpatorin Sali te ulet ne bythe dhe te negocioje kushtet. Kjo do te afroje integrimin dhe do t’i beje me te respektueshem shqiptaret ne syte e Botes. Qe i kujtojne akoma se4 jane me bisht nga koha e Enverit.

  5. e lexova me vemendje komentin tuaj o “nastradin”
    per mua je i modh,e ke RROK..me mire se ai lapanjozi lubonja…sikur ta kishe para syve s’do kishte dot pergjigje dhe te siguroj per kete…………………………………………………………..
    – o lubonja ne perrallat tona dikur,asnje nuk e besonte NASTRADININ…po ke degjuar moralet i gjithe fabulave folkloristike me nastradin te popullit tone???

  6. raimondi says:

    Gjithe kjo heqja e imunitetit eshte nje loje e Sales per te genjyer nderkmbetaret ,por PS-ja nuk e kupti dhe pa dashje ra ne gracken e Sales ,nderkaq qe Sala tani ulerin lart e poshte se opozita nuk do heqjen e imunitetit e eshte e kruptuar. Pra loja e Sales shkoi spas planit duke nxjerre Salen si kampion te luftes kunder korupsionit ne syte e EU-se,nderkaq qe PS-ja perbalt veten perballe EU-se duke mos votuar………. PS-ja shenoi autogol ,por nuk e kupton

    1. nastradini says:

      OPOZITA NUK DUHET TE LESHOJE PE

      Kur isha ne burg shpesh gardiani me urdheronte: “Thuaj Rrnofte Partia e Punes!” I thoja: “Rrofte Partia e Punes!” Me thonte: “Ti more nastradinin sikur ja ke me hile Partise se Punes.” dhe me linte pa racionin e darkes. Me DEMONET komuniste ka vetem nje llogjike. Sa me shume nenshtrohesh fillon te leshosh pe, aq me shume ta fusin tullumin. Agresioni vulgar dhe humbja e llogjikes nga Saliu ne Kuvend tregon se Opozita dhe Edi Rama jane ne rruge te drejte. Prandaj ne kete moment deciziv:

      OPOZITA NUK DUHET TE LESHOJE PE

      Nderkombetareve, qe kujton ti more Rajmond-Djali nuk u plas fare se cfare po ndodh ne Shqiperine e Vogel sa nje Gogel. Aq me shume atyre qe Saliu i paguan si frengu pulen per te mashtruar dhe per t’i rene qemones sipas kenges se porositur. Prandaj:

      OPOZITA NUK DUHET TE LESHOJE PE

      per IMUNITETIN. Sepse kjo eshte e vetmja VEGEL qe ka praktikisht ne dore si instrument politik i ligjshem per te detyruar Saliun te ulet dhe negocioje per ceshtjen me MADHORE te integrimit ne BE: ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME. Te gjitha te tjerat jane TRA-LA-LA. Sepse o Rajmond-Djali ne BE Shqiperia nuk mund te hyje me nje Kryeminister qe eshte:

      HAJDUT DHE KUSAR

      VRASTAR DHE GJAKATAR

      MASHTRUES DHE ZULLUMQAR

      Te gjithe e pane si e beri LOLO Kryetaren e Parlamentit, Jozefine Tarallaken duke e urdheruar me gisht, si Enver Hoxha ne Asamblene Kushtetuese ne vitin 1946. Ne Kroaci ky popull arrestoi dhe rasi ne burg Kryeministrin hajdut dhe me pas aplikoi per ne BE. Ne Rumani gjithashtu e rasen brenda Kryeministrin e tyre. Ne Shqiperi Saliu ndjehet si BOSI i BOSAVE dhe ka perdhunuar disa here opoziten: Me vjedhje votash, me KQZ-te e tij, me Gjykatat, me Presidentin. Tani i kerkon FALJE me PENDIM enverist, sa per te kaluar lumin. Prandaj edhe nastradini i ben apel miletit te ndershem dhe Shoqerise Civile per te perkrahur opoziten ne momentin e veshtire te mosnenshtrimit komunist nga Saliu dhe t’i tregoje gishtin e mesit DEMONIT qe ka uzurpuar Shtetin. Per t’i thene Botes se shqiptaret jane nje popull inteligjent dhe i lashte, qe kane shpetuar Perendimin nga hordhite Lindore shekuj me pare. Me kete rrezistence do te kemi shanse me shume per ne BE dhe Bota e civilizuar nuk do te na trajtoje si majmune me bisht, por do te na pranoje me kollaj ne gjirin e saj dhe do te na respektoje me teper.

  7. vlora 1 says:

    Lubonja eshte pak i trembur nga burgu i diktatures dhe nuk ka fuqi njerezore te dale hapur kunder diktatures se Salehut sepse fuqite intelektuale per te dalluar qarte te miren dhe te keqen e ka.
    Fatos Lubonja je shembulli me i mire i intelaktualit qe verteton degradimin e pushtetit …peshorja jote intelektuale e lejon gabimin me miligram por kur peshon realisht gabon me tonelata te tera sepse te duhet te peshosh bemat e Saliut dhe te Aleksander Frangajt qe te mundesojne te jetosh sic ne te vertete e meriton.
    Prandaj i fut te tere edhe Edi Ramen edhe Saleh Ramovic Beun ne nje thes.Ndaji gjerat o njeri i mire ndaji se kete e ka kuptuar cdo njeri me minimumi 8 klase

  8. Mentari says:

    “Opozites i duhet nje shqiperi e destabilizuar” Me kete shprehje i ke thene te gjitha.Nuk behen ndryshimet ne te gjitha drejtimet ne te njejtin kohe por behet ajo qe eshte me e nevojshmja ,pra heqja e Imunitetit qe Prtia hajdute kriminele socialiste e kundershton per te mbrojtur veten etyre nga krimet qe i kane bere shqiptarve.Rrofte babi i demokracise Profesor Dr Sali Ram Berisha.

    1. hasan says:

      Amin!Te na rruaje e te na lere prapa.

  9. Albana says:

    Artikull shume i sakte dhe i vertete.

  10. Nik Kodra says:

    Edhe Z. Lubonja nje avaz gjithmone hajde rrotull e pirth ne mes. Ai gjithmone eshte shume i “kujdesshem” qe t’i beje fajtore njellos si bajlozin qe ka uzurpuar te gjitha pushtetet edhe opoziten qe me paaftesine e saj i ka humbur te gjitha.

    Nik

  11. Feizo says:

    Kjo eshte analiza me e sakte e Lubonjes,mund ta byllte me keto thenie te tij
    Kërkesa e opozitës për të ndryshuar Kushtetutën në funksion të një drejtësie sa më të pavarur, pra, për një prokuror me 3/5 dhe KLD me 3/5 mendoj se është pozitive . Maxhoranca mund ta bënte këtë lëshim nëse do vërtet. Maxhoranca fare mirë mund t’i miratojë këto kërkesa me 3/5, të heqim imunitetin dhe të hyjmë në BE.

  12. Vali says:

    HaHaHa O mentar se me shkrive fare. Po ti more i PaMen me kete tregon qe Xhaxhi enverin e ke zevendesuar me Axhen salen. Rrofsh edhe ti me ta hahaha O INJORANT i Mjere.
    Si nuk iu nda nje pjese te Popullit tone fjala RROFTE per kete e ate mjafton ti vene nen thunder e thone RROFTE. Dil O mentar nje here ne Bote e shiko qe asnje sdo tia di per drejtuesit e partive po vetem per ate qe ata bejne per SHOQERINE ne teresi…..

  13. Teta says:

    Po qe ja ke fut kot o z Lubonja.Po si keshtu minoranca na i paska fajet per gjithshka ne Shqiperi?Diku thua :-qe opozites i intereson ngritja e nje situate ku asgje nuk shkon ne Shqiperi. Une po te bej nje pyetje- vertet je i kenaqur me kete menyre qeverisje dhe me kete nivel demokracie qe kemi sot. si dhe me funksionimin e shtetit te se drejtes?.Dhe me tej- kush i vrau 4 vete ne bulevard,po 26 te tjere ne gerdec,po bllokun Ilir Metes mos ja dha opozitaetj etj,etj…
    Me fal zoteri po kjo analize qe i keni bere rastit ne fjale eshte miopi,me mungese te theksuar realiteti dhe pergjegjshmerie per ti pare gjerat ashtu sic jane.Jam e zhgenjyer nga analiza juaj ne VOA

  14. E.Vlora says:

    Nje analize as mish as peshk,si vete Fatosi.

  15. Letër e një Azilanti nga Brukseli says:

    Letër e një Azilanti nga Brukseli
    Foto ilustrim: FlickrFoto ilustrim: Flickr
    nga Agim HamitiBrukselShkurt 06, 201209:52
    Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas…Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe diplomacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzet vjet para kësaj date.

    Letër e hapur drejtuar:
    – Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
    – Ambasadorit amerikan në Tiranë.
    – Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.

    Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të ekzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës, Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit), eksperti belg u detyrua të pohonte:

    “Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj”.
    Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.

    Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:

    “Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë”.

    Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80-milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.

    Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.
    Rastësi?

    Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës, ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje, do t’iu thoshin me buzëqeshje diplomatike:

    “Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ‘97-‘98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011”.

    E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97’98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pamerituar; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIA-s që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive.

    E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju japë edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:

    Dari Meli
    3609 BROADWAY, Apt. 4L,
    NEW YORK, N.Y. 10031
    U. S. A.
    Tel. 00 12 12 ? 491 ? 12 12

    Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:

    Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
    Rr. “Hafiz I. Dalliu”, Pallati 172, kati i parë,
    Tiranë.

    Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.

    Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë.

    Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADN-së), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve.

    Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t?i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t?i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh.

    Të tjerat vijnë vetë pastaj? Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIA-s fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe diplomacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzet vjet para kësaj date.

    Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik ? ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.

    Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shans historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t?iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontingjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.

    Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATO-s, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen konjuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës.

    Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.

    Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t?i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?

    Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pista në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.

    Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?

    Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKB-së, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë ?kështu vazhdoni, se e keni mirë? ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t?i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJ-së, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t?i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurt se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.

    Zoti Ambasador Arvizu

    Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIA-s. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrenë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. “Diplomacia është një polici me kostum madhështor”, ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: “Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997-98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë”. Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador.

    Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave» të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991.

    Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej me “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i suksesshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër? I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre.

    Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështetur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.

    Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni

    Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë.

    Ky shans historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t?i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës ? superfuqisë amerikane ? se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut.

    Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIA-s për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta.

    Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirinë dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIA-s, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake thjesht si SHQIPTARË.

    Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijëve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.

    Agim Hamiti
    P. S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’ia nis atë falas në pdf.

    1. anticensurë says:

      na çatë menderen me këtë letër dhe ju!përveç disa të vërtetave aktuale që ka kjo letër,pjesa tjetër është një brroçkull!
      nuk e di kush fshihet pas tërë këtyre “botimeve”,por në një gjë është e qartë!është vetëm një dorë e cila është e bindur se ka shkruar “manifestin shqiptar”!
      nuk e di nëse ky që i boton nuk është në gjëndje të shprehë mendimin e tij,është shterpëzuar o kërkon ti bëjë publicitet vetëm librit të tij?!
      njeri i sëmurë psiqikisht!

  16. anticensurë says:

    një intervistë as mish as peshk!ku të vërtetat,gjysëm të vërtetat dhe çerek të vërtetat,bëjnë konkurencë me po të njëjtën vlerë me të pavërtetat!lubonja këtë radhë është”tmerrësisht i paanshëm”,ku vetëm pështyrja lart i ka munguar!vetëm për veten nuk ka folur!
    “Ky debat dhe zhurmë e madhe që bëhet, për mendimin tim, më shumë ka të bëjë me aktorin ndërkombëtar.”
    kjo është o një shprehje mashtruese e lubonjës,o një idjotësi e thënë nga një “analist”që nuk ja ka idenë e realitetit!
    nqs lubonja nuk e ka kuptuar se tërë tam tami i berishës për imunitetin është thjeshtë për përdorim të brëndëshëm,atëherë ai është një idiot!ndërkombëtarët e dinë fare mirë që heqja e iminitetit nuk i sjell asnjë dobi 99% të shqiptarëve!ndërkombëtarët e dinë fare mirë se idjotësitë e berishës se “populli shqiptar mezi pret heqjen e imuniteti”,se “është për begatinë e popullit” dhe se nga “mosheqja e imunitetit varet fati europian i shqipërisë”,janë vetëm për të gënjyer popullin shqiptar!nqs lubonja ka rënë në një grackë të tillë,do të thotë se duhet të dalë NË PENSION!të shkoj të luaj domino nga liqeni!
    por nuk ma merr mëndja!ai nuk është në gjëndje,o e ka kuptuar se nuk mund të mbrohet më sli kafshë diktatori,kështu që është bërë i “paanshëm” duke ndarë fajin e sotëm në dy pjesë të barabarta!ku përfituesi është sali berisha!
    fakti tjetër i injorancës së lubonjës është “Maxhorancës i intereson që të shfaqë një pamje stabiliteti…. Ndërkohë që opozitës i intereson e kundërta….”!
    ky injorant akoma nuk e ka kuptuar se çdo gjë funksionon kështu!në politikë,në tregëti deri në mardhënjet e një çifti!i vetmi ndryshim është se në rastin tonë berisha ka bërë,bën dhe do të bëjë aq shumë ndyrësira sa është e pa mundur të thuash se çdo gjë pop shkon mirë!rama po përpiqet të arsyetojë grabitjen e egër që po i bëhet popullit shqiptar,por nuk po ia arrin!sot kundërshtarët e tij janë shumë më të tepërt se të paktën 6 muaj më parë!
    e lexova deri në fund këtë intervistë sepse ishte shumë e shkurtër,por shtroj pyetjen.
    kush është ai gazetar që kërkon të marrë mendime nga një analist i tillë!ky vetëm analizë nuk mund të bëjë!ky nuk ka konceptin bazë të analizës!
    PAASNJËANËSINË!
    OBJEKTIVITETIN!

  17. Dritani says:

    Kim Filbi miku i Enverit dhe i Amerikes ka thënë nje dite te vetme Komuniste mbetesh komuniste deri ne vdekje.

  18. L.Itali says:

    Rekuiem per te kaluaren!

    Lubonja ka një vlerë relative publicitare,që do të thotë:ndonjëherë bën intervista(apo shktime koment)të mira dhe shumë herë të pavlera!Edhe kjo intervistë nuk i shpëton dot mosarsyetimit të drejtë për cka “gatuan”,megjithse në ndonjë paragraf perpiqet të jetë realpublicisti,por menjëherë bie!Tendenca e kahershme e Lubonjës është të duket glorioz,(i lavdishëm)midis të dy palëve,blloqeve,liderëve.Ai nuk godet në kokë të keqen por i vjen asaj verdallë e vërdallë,si një lodërtar që tund tupanët dhe i përplas që ta ndijnë të gjithë,valltaret e politikës dhe pjesmarrsit në “aheng”.Lubonja nuk ndan,kashtën nga egjra,si thonë në jug,as perpiqet me”dallu marrinë nga njerzit e qut”.Konglomerati i Lubonjës nuk i bën aspak dëm politikës,pra Saliut apo Rames,por vet atij së pari.Duke mos kandarezuar mirë të vertetat edhe kandari nuk di nga të peshojë,sepse Lubonja me eksentrikitetin e tij të papergjegjshem,nakatos pergjegjësite,kur e verteta dhe e drejta,thonë greket e lashtë “është vetëm një”,pra në njërin krah!Lubonja,këtë koncept filozofik,me perfundim racional nuk e di,edhe pse pretendon të dijshmin(dija asnjëherë nuk është absolute dhe cdo i ashtuquajtur i ditur,eshtë po aq e më shumë i paditur!Natyrisht ky është perceptimi ynë për Lubonjën,dhe është normalitet për atë vet,të jetë i tille.Kjo nuk ka asgje të keqe përse ai ndihet i “vetglorifikuar”kur godet të dy qëndrimet!Me tej ai zbret edhe në gjenetikë,biografi,kur tregon prejardhjet,ku dhe këtu,mendimi im,eshtë tejet jashtë të vertetave të verteta,madje ende beson se është Hoxha(natyrisht diktator i proletareve)ai qe e ndeshkoi atë vet dhe komunistin liberal,aspak stalinist,babain e tij,martirin e realkomunizmit Todi Lubonjën!Ai nuk ka dalluar aspak eminencën gri të Hoxhes,prure me projekt të Beogradit,për të shkaterruar Shqiperinë dhe eklipsuar “perfettamente” vet Hoxhen,me largimin e Kinës,mospranimin e Gjermanise,organizimin e tufzave,per varferi të sketerrshme.Ai nuk di ende perse u forcua lufta e klasave edhe brenda partise,perse u bene interrnimet,burgosjet dhe vrasjet mizore dhe ende beson se të gjitha i bënte Enveri diktator,natyrisht.Lubonja ka vlerësuar perpjekjet e komunisteve idealiste(e vetmja shkelqimtari publicistike)dhe sidomos Pleniumin e Matit….Analizë perfekte,por një xixellonjë në erresirë nuk ndricon dot rrugë!E shkuara për Lubonjën është vetëm e neveritshme,aspak djersederdhur,varferuese.Dhe nuk kupton ende se duhej të behej e tille tmerruese edhe për komunistet vetem per nje arsye:Shqiptaret kosovarë kur të kujtonin ndonjë deshirë të ndonjë të “lajthituri”,si Qose,pershembull,qe perkundte në djep endrren liri dhe bashkim të Kosoves,të shkonim me vrap të puthnin Titon Milloshevicin dhe të qendronin “sus” se në Shqiperi ishte tmerr…Banda e veriut paguar nga Beogradi,ne krah të diktatorit,dhe krushqi me të punonte pikërisht për këtë qëllim madje,si dhe është shkruar e dokumentuar 2000 agjentë serbë ne shtetet e Ballkanit,kishin potence më të madhe në Tirane!Lubonja kurre nuk e ka parë kete piste dhe tregon sot se PS vjen nga e kaluara e babait të tij që nuk ishte stalinist por kurrsesi i paguar si te tjere tek Beogradi!Lubonja nuk ka pyetur kurre,perse Hoxha nderonte Zeken,Gervallën,Adem Jasharin dhe priste në kongres ti conte lule në tribune,kosovarin irredentist të athershem,Isa Ferraj,sot petagog per drejtesi ne Tiranë,dhe Alia nuk i nderoi asnjeherë,sikurse nxenesi i tij antishqiptar dhe aventurier vrases Berisha!Lubonja nuk sheh më larg se madhështia e vehtes dhe nga kjo nuk percakton dot ate qe greket e lashte e percaktuan:Nuk ka dy të drejta;ajo është vetëm një dhe varet shumë edhe nga aftesia apo tendencioziteti si e shikon!…Nastradini që ndonjehere s’me pelqen(natyrisht ndonjehere edhe ai mua)sot ështe permbi të gjithë ne sepse shikon qartë të verteten!Lubonja nuk sheh nga e ardhmja dhe kjo është e pafalshme,edhe pse tek e shkuara gabon teper rendë dhe tek e tashmja nuk bën drejtesi publicistike!

    1. anticensurë says:

      shkrim i shkëlqyer!analizë perfekte për “analistin”e varur lubonja!
      jo vetëm më ke “lexuar” në mëndje,por dhe e ke shkruar jashtëzakonisht mirë!ky është dhe mendimitim!
      përshëndetje
      ps:
      -nastros mos ja merr shumë për të madhe!ka të mirat e të këqijat e tija!si të gjithë ne!është patologjik ndaj enverit personalisht!
      -ne shqipot do ti nxjerrim një bisht çdo gjëje!si e shkruajta dhe më lart shkrimi ishte i shkëlqyeshëm,përveç atyre pak”italanizmave”!
      dhe njëherë përshëndetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje