Ministria e Mbrojtjes dhe trupat ushtarake, megjithëse sipas Kushtetutës duhet te qëndrojnë larg çdo funksioni apo përfshirjeje ne aktivitetet partiake, u vu ne shërbim te PD-se ne festen e organizuar ne 22 mars te këtij viti.
Ky është dokumenti i siguruar nga “Vizion Plus”, qe fakton se mjetet ushtarake te brigadës se mbështetjes rajonale janë vene ne shërbim te plote te një feste partiake. Ne librin e daljeve te automjeteve, janë shënuar emrat e ushtarakeve dhe civileve te repartit, por dhe mjetet apo vinçat qe u përdorën për te ngritur podiumin e festes dhe elementeve te tjerë dekorative.
Ato përfshijnë 3 data: 20 mars, 21 mars dhe 23 mars 2012. Destinacioni i mbërritjes dhe transportit te mjeteve është saktësisht sheshi “Nene Tereza”, aty ku u mbajt një miting thellësisht partiak. “Vizion Plus” ka bere publike ditët e fundit te tjera skandale qe mbajnë firmën e ministrit te mbrojtjes Arben Imami. Përmes këtyre dokumenteve provohet se me urdhër te ministrit u blenë aparatura përgjimi dhe mjete te posaçme luftarake, pikërisht 2 dite para protestës se opozitës ne 21 janar 2011. Drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak, Ylli Sula, u detyrua te jepte dorëheqjen nga presioni i mediave qe publikoi skandalet ne këtë institucion.
Tre dite me pare, ministri Imami emëroi zëvendësdrejtor te SHIU-ut Roland Demirajn, ndërsa nuk është shprehur enden për fatin e pozicionit te kreut te shërbimit. Ministri i Mbrojtjes shpërfilli gjithashtu mendimin e grupit te punës ngritur posaçërisht për opinion për blerjen e 5 helikopterëve për transport te personaliteteve VIP. Madje, për shkak se vlerësimi i eksperteve rrezoi kontratën e qeverise, duke i konsideruar te papërshtatshme këto mjete për transport ajror, ministri Imami e shkriu këtë grup dhe ngriti një tjetër. Një tjetër shkelje e rende ne Ministrinë qe drejtohet nga Imami qe prej 2009 është shpërndarja e fondeve buxhetore, ku kane ndryshuar ne mënyrë te paqarte prioritetet ne investime, duke mos u shpjeguar ne kundërshtim me ligjin se ku shkojnë 83% e fondeve.
Lajme tronditëse nga shtëpia! DUHET SEE! http://bit.ly/npl4zU
u servir pjata e rralles per ushqim, komunistave.Hajde filloni i here pd kshu pd ashu.100 here me mire se kur e kishit ju,po i here,dhe ne minorance do rrini edhe 100 vjet.,,,rrace e keqe paska qene komunizmi ere.Ikni mer dreq anej se e pate edhe vete ne kohen e tosit, car pislliku ishit
Big Brother Imami!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/big-bother-imami.html
Mos i bini me qafe Arben Imamamit. Te gjithe e dime ,se ishte nje nga themeluesit e PD -se ne ’91, pastaj gjeneral ne ’97 kunder Sali Berishes, tani ” gjeneral ” qe i sherben me dinjitet Sali Berishes dhe
nje Zot e di se ku do te qendroje pas gjithe ketyre veprimeve anti kushtetuese qe po ben.Por besoj se do ta ndihmoje Sulltan Berisha dhe antikomunisti ” poshte dulla “.Por ky zoteria kur shan komunistet,harron qe ka share me rob shtepie edhe komunistet Sali Berisha ,Ilir Rusmaili, Sokol Olldashi , e kompani. Jepi “dulla ! kunder dulles.
E mor njerez te gjithe e dime se ne pushtet eshte nena Parti PD (PPSH). Mos u çuditni se ketu nuk ka ligje, nuk ka drejtesi por drejton vetem shoku Sali. Ta gezojme.
Poshtë Dulla. Je hajvan me dy këmbë. Ti nuk di jo vetëm se ç,do të thot komunist, por dhe njeri. Si more mëndje tharë Sali Sërbin 22 vjet sekretar partie i diktaturës së proletariatit ta quash demokrat, ndërsa Nanon që ishte vetëm kantidat partie në ndjekje qënka komunistë. Me këtë shtres hajvanësh Berishë Staliniti do mbretërojë gjatë si diktator.
Poshte Dulla ti je tamam rrofte Dulla.
O gazeta tema merrni informacion me te sakte, zvdrejtori i shiut eshte vene Taulant Demiraj ish badigardi i Imamit, ish zevendes drejtori Alban Zeneli per shkak te skandaleve te denoncuara ne media ngrihet ne detyre keshilltar per sigurine i Imamit, drejtori i shiut ka dhene doreheqjen por vazhdon deri sa te mbuloje e ndreqe pislleqet. keto po qe jane masa duket e imami reflektoi nga denoncimet ne media……..ka vend edhe per nje badigard tjeter vraponi o njerez te kapni pozicionin
Bravo Gjenerali i vitit 1997 o spiuna te shitur te Amerika.