Skandalet e Ministrisë se Mbrojtjes nuk kane te sosur. Ne kuadër te denoncimeve qe po u bën shkeljeve ne këtë Ministri, “Vizion Plus” ka siguruar edhe dokumente mbi mënyrën e ndarjes se buxhetit te kësaj ministrie.
Kështu, për vitin 2012, Ministrisë se Mbrojtjes i është akorduar nga shteti një buxhet prej 20 miliardë lekesh te reja, apo 200 miliard leke te vjetra. Shifrat flasin qarte për mënyrën se si janë përdorur fondet e vena ne dispozicion te këtij dikasteri nga qeveria shqiptare. Ne raportin qe Ministria ka dërguar ne Kuvendin e Shqipërisë behet e qarte se për llogari te modernizimit te forcave te armatosura janë akorduar rreth 14 % e buxhetit, ose 28 miliard leke. Për mbështetjen shëndetësore te ushtarakeve janë akorduar 3.5% e buxhetit ose plot 700 milionë leke dhe për llogari te stërvitjes janë akorduar vetëm 0.1 % ose 200 milionë leke. Shifra këto qe flasin qarte mbi mënyrën se si Ministria e Mbrojtjes ka ndryshuar prioritetet e saj nga kryesorja, qe ishte për te stërvitur Forcat e Armatosura te Shqipërisë e për t’i bere ato te parametrave te Aleancës se Atlantikut Verior.
Mirëpo, ndryshimi i prioriteteve nuk është problemi i vetëm i kësaj Ministrie ne trajtimin e buxhetit te saj për paratë qe taksapaguesit kërkojnë te dine se ku dhe si përdoren. Te tre sektorët e lartpërmendur zënë 17 % ne total te zërave te këtij buxheti dhe pyetja qe lind natyrshëm ne këtë rast është se ku shkon 83% e pjesës se mbetur te këtij buxheti. Shuma prej 83% te këtij buxheti nuk behet publike nga Ministria e Mbrojtjes, ne kushtet kur ligji për buxhetin ne Republikën e Shqipërisë, i detyron te gjitha institucionet e vendit te shpjegojnë ne mënyrë te detajuar zërat me te rëndësishëm ne buxhetin e tyre. Pyetja qe nuk ka një përgjigje ka te beje me atë se ku shkon pjesa e mbetur e parave te buxhetit te kësaj ministrie, si ndahen këto para, ne çfarë zërash dhe pse nuk është i ndare e i specifikuar buxheti i Shërbimit Informativ te Ushtrisë?
Vetëm një dite me pare “Vizion Plus” publikoi lajmin për blerjen e helikopterëve për transportin e personaliteteve, kontrate qe shteti shqiptar e lidhi me një kompani franceze prodhimi. Grupi i punës e konsideronte ofertën e paraqitur nga kompania “Eurocopter” date 22.12.2010 për helikopterët “EC 135”dhe “EC 145” si jo te përshtatshëm për transportin ajror te personaliteteve te larta te shtetit. “Helikopteri me i pranueshëm për këtë qellim rekomandojmë te jete ‘EC 155’, pasi ka kapacitete transporti, volum te brendshëm shfrytëzimi dhe specifikime teknike te një kategorie me te larte se ‘EC 135’ dhe ‘EC 145’.” Por menjëherë pas këtij relacioni, qe duket nuk ka kënaqur interesat e Ministrisë se Mbrojtjes, grupi i punës shkrihet dhe ne vend te tij hartohet një tjetër relacion mbi bazën e preferencave te ministrit. Skandali tjetër ende pa përgjigje nga dikasteri i Imamit dhe qe mund te konsiderohet si me i madhi ne dy dekada është blerja e pajisjeve përgjuese vetëm dy dite para ngjarjeve te 21 Janarit, me cilat dyshohet se është vene nen përgjim opozita, por edhe diplomatet e huaj.
Shkrimi eshte pergatitur nga persona qe nuk jane eksperte te buxhetit, qe nuk e njohin strukturen e buxhetit dhe ne detaje shperndarjen e tij per MM per vitin 2012. Thjesht kerkohet te behet zhurme.
JU JENI TE GJITHE ZIVERE!
Po he o Renator na ndriço pak ne te tjereve.Keshtu eliminohet rreziku i zhurmes dhe mund ta bejme gjumin te qete.
Mbetemi ne pritje.
Posi ore Renato nuk qenka i specializuar gazetari ne ceshtjet e buxhetit, c’na the! Eshte cdo gje e vertete dhe eshte skandali i madh qe parate e ministrise se mbrojtjes jane perdorur per qellimet te mbrapshta te diktatures se Sali Serbit. Eshte pergjuar opozita qe prej 1 vit e gjysem se bashku me diplomatet e huaj dhe Saliu di cdo gje qe ata kene thene prandaj tani nuk e lejojne kontrollin ne ministrin e mbrojtjes, nuk jemi budallenj e kuptojme. Vidhen parate tona, jane shitur armet e ushtrise se Enver Hoxhes terroristeve Sirian dhe parate i vjedhin pushtetaret. Jemi bere me keq se Siria por vetem se atje populli eshte trim dhe patriot dhe jo si ne qe flem gjume dhe lejojme mafiozet te na terheqin per hunde dhe mire te na i bejne funderrinat si Imami dhe Saliu.
ti nadia,do e kesh maru noten 8 vjecaren,,,,,!
Ky eshte Dhe do te jet nje matufe njeri. I ngrysur dhe dy fytyre,,,,,never be happy, ferr hell lnferno.
Mire bene gjenerali i 97,ministri hajdute,gjoja i mbrojtejes,keshtu e cilsonte plaku,komunisti i vicidolit,mbase ngjarjeve tragjike te 97,sot partner i plakut ne te gjitha vjedhejet e krimet qe bejne ortakrishte,ndaje shqiptarve.Opozita po vetem fjale ka,popullin ska kushe ta orjentoje,atehere pse te lene kta gje pa bere,shpresat e vetme jane partite e reja FRD e AK,kto do largojne perfundimishte kriminelte komuniste,deshira e shqiptarve te vertete eshte,qe komunistat e spiunte u shofshin,e mose lencin fare mbrapa,bolle vollen,vrane e poshtruan.
nuk kisha ndrment te komentoja por kur lexova komentin e renatos po i drejtohem ktij te fundit se meqense zotrote qenke ekspert i buxhetit na sqaro se ku do harxhohen 83% e buxhetit.Ne shtetin demokratik nuk ka sekret.Publiku duhet informuar per cdo qindarke te harxhuar.Pas sekretit renato qe ti se kuptone ose ashtu ta do puna fshihet i fameshmi korrupsjon ose thjeshte vjedhje.Ky Imami me ane te disa slloganeve si kontrolli puntor e fshatar do te kaloj lumin pa u lagur.Demokracia eshte me keq se kontrolli puntore e fshatar.A e di ti reno si shqiprohet fjala demokraci.
Nje super budalla,matufe, qurrash,
a ka ndonje njeri ne bote te shpjegoje, ose te jape qofte edhe nje arsye te vetme pse ky rob eshte minister i mbrojtjes se nje vendi NATO? (mbase pervec amerikaneve).
ketu ne kte vend,me saliun k/minister,me nishanin president dhe me kta ministra si ky imami,halimi,rruli etje dhe me kte drejtesi qe kemi eshte per te lidhur nga nje peshqir te lagur ne koke dhe te bredhes naten zbathur i mbeshtjell edhe me nje carcaf te bardhe.
Te nderuar gazetar, tregohuni te matur me shifrat dhe informacionin qe publikoni ne gazeta se po bini viktim e informacioneve te pasakta qe kane si qellim te bejne te pabesueshme figuren e gazetarit ne Shqiperi. Beni kujdes se po ju perdorin duke iu servirur informacione jo te verteta.
-ME SIGURI –ARBEN IMAMI–VAZHDON SERIALIN E FILMAMEVE—-NJERIU DUHET TI THOTE JETES-“””TE SHOH NE SY””””—DHE ATE TJETRIN –TE–“””ILEGALIT””‘—QE VRET–“”KALORSIT FURTUNE””–…E THEM ME SHUME SIGURI–MADJE KA FAKTE PA FUND—-…..
NJE MINISTRI PO JU TRASH KOKA SI JU KA BERE IMAMIT DO TE THOTE QE NUK KA TRU CFARE DO PRESESH NGA KY TRU PESHKE SI IMAMI.PESHKU U KA QELBUR NGA KOKA.MJERE NE POPULLI QE PAGUAJME TE GJITHA KETA QE BEJNE KETO KAFSHE SE NJEREZ NUK MUNDE TI QUAJSHE.
Nuk lexova ndonje pergjigje nga Renator apo Fillimi per buxhetin. Keta dy kopetenta ka mundesi te ma spiegojne se si eshte puna, konkretisht?
Pse genjehemi kaq shpejt…Dallavere mund te kete,por ata 12.000 vete a marrin rroga,po ata 400 vete qe shkojne me NATO-n andej kendej a paguhen nga 100 doll.ne dite.A hane buke,te pakten dreken,si ne Itali etj.Kusuri kushedi sa eshte,por jo 87 %…Mbase nuk jam gabim…
Renatos ka nder mend te thote qe ne jemi ende idiote dhe nuk i bejme dot mbledhje zbritjet, se dhe 83 % qiveria e ka deklaruar, pavaresisht se nuk e kuptojme ne, po qe ne fakt e kuptojme dhe e dime shume mire ku jane perdorur.
Renatos, ju expertet e buxhetit nuk jeni shume te padeshifrueshem.
Thjesht jeni te pacipe dhe hajdute.
ceshtjet e profesionalizmit diskutoji ne tavolinen e zyres ose te lokalit te “kafes”, atje ku behen vertet planifikimet shperndarjet e buxhetit te shtetit.
…a ka ndonje gomar qe mendon se njerezit qe punojne aty nuk paguhen, ushtaret profesioniste gjithashtu, mirmbajtje e shpenzime te tjera nuk ka???…
keshtu thashe me vete kur lexova artikullin, pastaj e kuptova qe gazetari i kishte gati te komentuesit nje dore te mire
Gjeni ku eshte vjedhja ???
2000 uniforma blihen 10 miljon euro.
10 miljon euro : pjestu per 2000 uniform = 5000 euro copa
Ju bertit; e ai vidh
Ju bertit; e ai pergjon
ju matuni; e ai gjujaj
Mjer ky popull qe duron.
Haha,, si tha Plaku Merre te filmi njeriu me Top,,
“Tani nuk me ngelet gje tjeter vecse te qesh,,hahaha,,te qesh,, hahaha te qesh..”