Imami, SKANDAL me helikopterët, ekspertët ia rrëzuan kontratën, ai i shpërfilli

4 Gusht 2012, 15:19Politika TEMA
Imami, SKANDAL me helikopterët, ekspertët ia rrëzuan

Arben Imami shpërfill mendimin e ekspertëve. Një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri, helikopteri i porositur nga qeveria u rrëzua në Francë

 

Zbulohet një tjetër skandal në Ministrinë e Mbrojtjes. “Vizion Plus” ka zbardhur një tjetër shkelje të rëndë ligjore në këtë ministri, që mban firmën e zyrtarit më të lartë, Arben Imamit. Bëhet fjalë për blerjen e helikopterëve për transportin e personaliteteve, kontratë që shteti shqiptar e lidhi me një kompani franceze prodhimi. Por përpara se të lidhej kontrata, Ministria ngriti një grup pune, në përbërje të të cilit ishin 5 eksperte të fushës, mes tyre edhe komandanti i detashmentit të transportit VIP, major Ndrec Llusku. Atyre iu kërkua vlerësim për blerjen, që duhet të ishte opinioni baze për të firmosur kontratën. Kjo është korrespodenca mes Ministrisë dhe grupit të ngritur.

Pas analizës se hollësishme, ekspertët rrezojnë kontratën me argumentet: “Grupi i punës e konsideron ofertën e paraqitur nga kompania ‘Eurocopter’ date 22.12.2010 për helikopterët ‘EC 135’ dhe ‘EC 145’ si jo të përshtatshëm për transportin ajror të personaliteteve të larta të shtetit. Helikopteri më i pranueshëm për këtë qëllim rekomandojmë të jetë ‘EC 155’, pasi ka kapacitete transporti, volum të brendshëm shfrytëzimi dhe specifikime teknike te një kategorie më të lartë se ‘EC 135’ dhe ‘EC 145’.”

Grupi i punës nuk jep vlerësim për çmimin e blerjes se helikopterëve, por rrëzon kontratën për disponueshmërinë e tyre. Ata evidentojnë se në dokumentacionin e ofruar nga kompania ‘Eurocopter’ mungojnë të dhënat teknike si: fuqia e motorëve, kohëzgjatja e fluturimit, lartësia maksimale e fluturimit, apo të dhëna të tjera, të specifikuara në shkresën e Ministrisë së Brendshme në datë 25 tetor 2010. Më tej, në ekspertizën e grupit të punës shtohet se helikopteri model ‘EC 145’, nuk përdoret nga vende të tjera evropiane për transport VIP dhe për pasojë nuk sjell përmirësim cilësor të kapaciteteve të transportit në Shqipëri, detyre qe aktualisht kryhet me helikopterin në përdorim, model ‘A 109 C’.

Por menjëherë pas këtij relacioni, që duket nuk ka kënaqur interesat e Ministrisë se Mbrojtjes, grupi i punës shkrihet dhe në vend të tij hartohet një tjetër relacion, mbi bazën e preferencave të ministrit. 2 vjet më vonë, një ditë para dorëzimit ne Shqipëri, helikopteri në testet e fundit ne Francë u rrezua aksidentalisht. Por anashkalimi i opinionit të eksperteve të fushës ka prodhuar edhe me herët pasoja tragjike ne Ministrinë e Mbrojtjes. Shpërthimi i depove të armatimit në Gërdec, ku humbën jetën 26 vetë, pati pasoja fatale për banorët e zonës, pikërisht sepse u anashkalua mendimi i ushtarakëve për ta ndërtuar fabrikën larg zonave të populluara.

Një ditë më parë “Vizon Plus” publikoi shkresën që provon një nga skandalet më të rënda në 2 dekadat e fundit në Ministrinë e Mbrojtjes. Ky është urdhri i ministrit Imami, firmosur 2 dite para protestës së opozitës në 21 janar, për blerjet e pajisjeve speciale përgjuese. Snajperë, automatikë, dylbi me rreze infra për të parë natën, pajisje regjistrimi video dhe audio, pajisje analoge transmetimi, deri rrip përgjimi, janë pajisjet që opozita dyshon se janë përdorur për përgjime jo vetëm të eksponentëve të saj, por edhe diplomatëve të huaj.

20 komente në “Imami, SKANDAL me helikopterët, ekspertët ia rrëzuan kontratën, ai i shpërfilli”

    1. fule says:

      Sali RAM Berisha = Me duar te pastra, te pastra si bora Vicidolit dhe shpellave te kelmendit ?

  1. Vlonjati says:

    Sa keq qe ai helikopteri u rrezua ne France, te ishte rrezuar ca dite me pas me Saliun e Imamin brenda, se do na kishte bere nder te madh. AMIN

  2. Tiku says:

    Ore kot e keni, a nuk e kuptoni qe ketyre si plas hic fare, ata e dine qe votat prap do i vjedhi, e dine qe rama nuk takat per te tjera gjera. Ktu skandal ka c’do minute por me kte popull legen qe e ka mendjen te telenovelat dhe jo te ardhmja e femijeve eshte e kote(biles edhe i vrasin vete).

    1. Rani says:

      O Tiku me kete popull kafshe thuaj me mire. Nuk eshte pare e degjuar ne vende te tjera qe te ndodhin cudira cdo dite dhe njerezit te flene gjume apo te pine kafe e te shohin telenovela si ne Albanistan. I dergova nje mail ministrit te shendetesise se me kerkuan leke ne urgjencen e spitalit ushtarak dhe me tha do te njoftoj ministrin e mbrojtjes se ne varesi te tij eshte spitali dhe thashe se paske gjetur personin qe do te zgjidhe problemin. Edhe ambasadat e huaja cuditen me kete pasivitet te ketij populli bythrrjepes e pordhac ne kulm qe ska takat te ngreje breket e veta. Ky popull nuk ka ndergjegje, nuk i ben pyetje vetes askush se si ka mundesi qe skemi asnje avion luftarak si ka mundesi qe njerezit po vdesin per buke, kush e ka fajin per keto, kujt i duhet hequr koka etj etj per keto zullume. Nuk ka shpetim ky vend deri sa te qeveriset nga shqiptaret.

      1. Fred says:

        Ky popull me ate rini ne shqiper nuk ban per asgje,,,,,, tjeter do te Ishte shqiperia dhe shqiptaret ,,, pa PD dhe pa PS te gjithe keto vjedhin se bashku dhe rrjepin popullin shqiptar dita dites … Asnje nga keto partite e tjera qe Jane krijuar nuk e degjojne me thane se kush ka vjedhur dhe ka vrare nga keto politikan e ka vendin ne burg ,,,, I vetmi kush merr drejtesi asht populli …. Po cili popull… Popull pa ndejna,,, rani jam I njeti men dim me Ty

  3. sherifi says:

    Po ky imami i famshem,a do pergjiget nje dite per keto vjedhje masive?

    1. psy says:

      Do pergjigjet nje me nje aktori i deshtuar,kete t’a kujtoje mire c’do dite qe kalon….

  4. aleksandri i madh says:

    e treta e verteta o Sali!
    Nje here shpetove me Pashkon tani ishte hera e dyte heren e trete do te biesh me gjithe Imam ballajdine dhe do shkosh ne hesfel te gomares……………………………………….

  5. Edor says:

    citat:
    -“Ata evidentojnë se ne dokumentacionin e ofruar nga kompania ‘Eurocopter’ mungojnë te dhënat teknike, si: fuqia e motorëve, kohëzgjatja e fluturimit, lartësia maksimale e fluturimit, apo te dhëna te tjera, te specifikuara ne shkresën e Ministrisë se Brendshme ne date 25 tetor 2010”

    kjo nuk eshte aspak e vertete,
    – Eurocopter ka dhene te gjith dokumentacionin e duhur dhe te plote.
    – stafi profesional ose “grupi i punes” duhet te ishte pjese e bisedimeve me Eurocopter.
    – nje te treti ose dikush qe mbahet jashte bisedimeve me Eurocopter nuk i jepen te dhenat e plota, per Eurocopter eshte e pranueshme mos dhenja e dokumentacionit nje te tretit, por cdo njeri eshte ne gjendje ne qoftese eshte specialist i kesaj fushe te gjeje te dhena shume te cakta ne rruge tjeter… po te fuesnin vellain e madh “Google” do t´ju jepte nje pergjigje.
    – Eurocopter afron per shitje dhe mirembajtje (qe eshte pjese e kontrates)si dhe garanci (pjese e kontrates) ate qe klienti i ka kerkuar. Eurocopter nuk eshte ai qe te detyron ke te blesh, eshte klienti ai qe parashtron kerkesen se cfare do te bleje.

    – dhe e fundit;
    Mero po ke interes ti shkosh deri ne fund kesaj blerje hypi Avionit dhe hajde ne…
    e-mail e ke.

  6. saimir says:

    Ore rrypa,ç’fare mendoni Ju se i duhen kesaj qeverie helikoptera te nivelit te larte!Kush prej Jush eshte kaq naiv qe qeveria Arvizu nuk i bln ato per perdorim por per kredo politike te sherbetprit Sali.Si mendoni Ju or mjerane se Dollet bejne deklarata kote ?Se fundemi me lejoni qe sa ky vend te jete koloni e “Miqeve” do te bleje jo vetem snajpera,dylbi aparate pergjimi por se shpejti pritet ti nxjerr ato edhe ne shitje.A duam te behemi si perandoria Amerikane¨Pranooni pra te gjitha ne kete jete se ne boten tjeter do te gjejme parajsen e demokracine qe enderojme.Bindjuni perendise e endrat do t’ju behen realitet.

  7. xhevrija says:

    ky njeri nuk ka as turp nuk i vjen keq per asgje – si jan ndertuar keta njerez !- duhet te kishte dhene me kohe dorheqje te shpetonte ai vete dhe familja e tije . hajde mbushi mendjen ”kesaj i thon hej te hyp vedi me qef”.

  8. Jani says:

    Po ky eshte ai Gjenerali i vitit 1997 Arbe Imami.Kam qene prezent kur qante dhe qellonte me gure pallatin e kultures ku horr i pandershem ky i shitur e i blere pafund vetem te mbaj karriken e turpit.

  9. lili says:

    aktion act now per shembull:morra vesh se ministrat kishin plot villa ne bregdet,pse nuk mblidhemi ne gjithe studentet edhe nje dite te behemi mysafir te paftuar neper ato villa:a na tremb nje roje? jo ai asgje nuk ka mundesi me ba kur ne behemi 100,200 a 1000.edhe villen e marrim per veti per pushime,qe ma ne fund pak edhe ne te shijojme kete jete luksi!nje dite te argita,nje dite te meta,nje dite tek je tjeter etj!Nje SMS edhe te gjithe mblidhemi per pak minuta aty ku duhet!le te na pergjojne sa te duan:bile edhe po ju kallezojme fillan date ne fillan ville mysafire na kemi se me paret e popullit i keni ba ato villa,e populli po kerkon pasurine qe i takon !act now!

  10. buterfly says:

    buterfly

    Me nduket se po e kapni problemin per se mbrapthi.Ministri pa firmene kryeministrise ne baze te ligjit smund te beje asgje jasht kufujve shteterore.Firma e km eshte ajo qe ni ve vulen cdo gjeje.pa firmene tij dhe vulen e km asnje doc zyrtar apo kontrate zyrtare nuk shkon.prandaj eshte koka e problemit km dhe jo ministrat qe jane zbatues .Arben Imami duhet te tregoje dokumentat se cdo doc po spat firmen dhe vulene km eshte i pavlefshem.Perse hesht kryeministria per keto skandale ? per cdo kontrate duhet te jete vula dhe firma e km.prandaj mendoj te diskotohet me thelle prpoblemi.Kryeprokurorja duhet urgjent te therrrase si te pandehur per gjithe keto shjkelje .A ka shtet ligjor apo Maliqor????????????

  11. Votren says:

    Edhe ky dhembethyeri ka mundesi ti shpetoj ”drejtesise”se famshme shqiptare

  12. Nadia Shabani says:

    Jane ata elikopteret qe bleu Saliu nga ndermjetesi Joseph Daul vitin e kaluar, atij budallajt qe bente thirrje histerike kuder Edi Rames. Pse kor bertiste ai do te fitonte miliona euro, nuk bertet njeri kot. Keto gjera ben Saliu paguan para per te qendruar ne pushtet dhe ne e mbajme sehir kur ai vjedh dhe shkaterron pasurite kombetare.

  13. Skenderbeu says:

    Eshte e vertet qe MM ka shperfillur relacionin e eksperteve te F. Ajrore ne lidhje me helikopterin VIP, biles per kete relacion qe nuk i erdhi ne ujdi hajduteve te MM, ka patur edhe shkarkime e transferime nga detyra te disa prej antareve te grupit te eksperteve.
    Pas rrezimit te kesaj oferte nga specialistet eksperte te F.Ajrore, MM ka ngritur nje ekip te dyte me “ekspert” gjoja nga M.Brendshme, dhe ato i kane dhene OK.

  14. vlonjat says:

    Shikojeni sa fodull qe eshte ai, mbase do ti kete hyre ne hak ndonje djal nene qe ta bej shembull ate dhe te tjeret……

  15. Arberia says:

    Fred,
    PD & PS egzistojne sepse egziston nje popull qe i voton se ne fund te fundit eshte populli qe nderton nje sistem dhe jo sistemi qe nderton nje popull! Kur ke nje popull kaq injorant, detyrimisht do te kesh nje sistem te prapambetur!
    Po te jap nje shembull domethenes: kur i thua nje shqiptari qe gjerat ne Shqiperi po shkojne tmerresisht mbrapshti dhe se duhet nje reagim i menjehershem i popullit(ndaj dikatures se satrapit gjakatar Berisha)me greve te pergjigthshme, protesta, mosbindje civile; si te pergjigjet? Ja si te pergjigjet:

    “Epo ata te vrasin, eshte e kote te ngrihesh” apo… “Une kam familje, nuk i le dot femijet rrugeve”, sikur te tjeret nuk kane familje dhe dalin ne protesta keshtu kot… per qejf!
    Kur i permend shqiptarit shembullin tunizian, egjiptian, libian etj. te pergjigjet: “po pse perseri lufte do te bejme ne”?
    Ja kjo eshte ndergjegja e ulet e nje populli qe sot me shume te drejte po vuan pasojat e injorances, moskokeçarjes, josolidaritetit, pasivitetit dhe kultures shume te ulet.
    Nje popull te tille vetem ne kontinentin afrikan mund ta gjesh!
    ME VJEN TURP QE JAM SHQIPTAR!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje