Kush nuk e do statusin e vendit kandidat në BE?

4 Gusht 2012, 10:24Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

“Rama nuk e voton heqjen e imunitetit vetëm e vetëm për të bllokuar marrjen e statusit [të vendit kandidat në BE], pasi beson se kjo do të dëmtojë në sytë e shqiptarëve qeverinë, ndërkohë që kjo dëmton rëndë interesin jetik të çdo qytetari shqiptar”, tha Berisha gjatë takimit që zhvilloi me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PPE-së në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Luca Volonte.

Dhe ja si iu përgjigj Rama: “Sado të shpifë e shajë opozitën kryetari i Partisë Demokratike dhe çfarëdo isoje t’i mbajë atij ndonjë i djathtë europian i dorës së dytë, Partia Socialiste ka bërë për integrimin europian e për statusin e kandidatit për Shqipërinë në këtë vit politik, aq sa asnjë opozitë s’ka bërë ndonjëherë më parë”.

Të dy udhëheqësit kryesorë politikë shqiptarë, pra, po përbetohen se e duan statusin e vendit kandidat në BE për Shqipërinë. Por njëri duhet ta dojë më pak këtë status, përderisa nuk po bien dakord për ndryshimin e Kushtetutës, i cili bëhet me 2/3 e votave në Kuvend.

Rama, i cili kërkon që të fillohet sa më shpejt “debati për pjesën ende të padiskutuar të ndryshimeve kushtetuese që ka propozuar opozita”, e di se edhe po iu dha Shqipërisë statusi i vendit kandidat këtë vjeshtë, një status i kushtëzuar do të jetë (siç qe ai që iu dha Malit të Zi). Kushtëzimi në rastin e Shqipërisë do të jetë i lidhur pa diskutim me zhvillimin e zgjedhjeve vërtet të lira e të ndershme. Dhe ky është një kushtëzim që i intereson Ramës.

Po Berishës a i intereson statusi i vendit kandidat? Nga ato që thotë ai, na lë të besojmë se e do fort. Por historia e re e vendeve ballkanike na tregon se disa ish-kryeministra të vendeve që janë afruar me BE-në, ose kanë përfunduar në burg ose kanë dhënë dorëheqjen. Ish-kryeministri rumun Nastase është në burg. Ish-kryeministri kroat Sanader dha dorëheqjen dhe pastaj përfundoi në burg. Ish-kryeministri malazez Gjukanoviç dha dorëheqjen, por ende nuk është futur në burg…

http://respublica.al/artikuj/2012/08/04/kush-nuk-e-do-statusin-e-vendit-kandidat-ne-be

 

13 komente në “Kush nuk e do statusin e vendit kandidat në BE?”

  1. Genti says:

    Shqiptaret jane ne pergjithesi te keqinformuar lidhur me perfitimet qe do te vinin nga marrja e statusit dhe disavantazhet nga mosmarrja. Ka nje prirje per te zmadhuar ne menyre te pabazuar perfitimet dhe per te paraqitur deshtimin e trete si fundin e botes. Mendoj se kjo prirje ka te beje me teper me propaganden, ndersa ne realitet Shqiperia nuk e meriton statusin (arnimi i disa ligjeve ose i Kushtetutes nuk do te thote asgje).

      1. fule says:

        Ore po kjo Greqia eshte apo jo ne BE? ooops eshte antare me te drejta te plota…

        Ore po me Sali RAM Berishen futuni ku te doni prape katund do ngelet ky vend.

    1. jimmi says:

      ju te dy gomere edhe njerzija qe ju ndegjone eshte me te keqinje qe ju ndegjojne e sju kapin ne dru qe te zhdukeni nje here e mire nga historija si politikane hajduta

  2. ervis says:

    edhe ate duham ne de yjme ne be? pastaj do vdesim per buk .cfar ligenash jan qe te ty rama dhe sala . bashke ha sa do vuajme ne njeri eshte mut tjetri eshte kak .

  3. myzeqari says:

    Mbase ishallah dhe ky kryemuti (me falni kryeministri) yne kalbet ne burg te laj te gjitha ato zullume qe i ka bere ketij populli. Se populli dhe perendia nuk i harrojne keto poshtersi.
    Edi Rama mblidh mendjen dhe mos bjere viktim e ketij qeni Sali. Mos e voto imunitetin.

  4. SH.K says:

    FANTAZMA ‘INTEGRITET’PER TE MBAJTUR NE TENSION ‘SOVRANIN POPULL’TE HARROJE SHTEPINE E VETEME TE TIJ PARLAMENTIN.FANTAZMA ‘USHQEHET’ JASHTE.
    Politikat e krimit e korrupsionit qe si pasoje sollen shperberjen e ketij vendi(kush nuk e shef o eshte i lindur idjot o i jane krijuar problememe pas)ka ardhur koha te ndihen jo vetem te izoluar por tejet te frikesuar.Frika eshte psikologji psiqike e te kthen ne femije.FEMIJA I NGELUR VETEM NE ERRESIRE E I ABANDONUAR FILLON TE GERTHASE,GERTHITJET E FEMIJES ‘ILIR’ ‘INTEGRIM’,’INTEGRIM’ NUK JANE NGA TRIMERIJA E PER TE SHPETUAR DIKE POR PER TE SHPETUAR NGA GOGOLI,BURGU.
    PROBLEMI PSIQIK I ILIRJANEVE I KA KALUAR KUFIJTE E SHENDETIT MENTAL SHQIPETAR, E PER FATEIN E KEQ PSIKOFARMAKET QE JAPIN MJEKET E PA AFTE ‘ARVI ZU’ JANE TE GABUAR E KA MUNDESI TE JAPIN PASOJA KOLATERALE.
    PO KA INTELEKTUALE E GAZETARE TE NGELUR AKOMA MOS KERKOJNE TE TALLEN ME POPULLIN ME FANTAZMEN’INTEGRIM’ SE BEHEN SA QESHARAKE EDHE PER TE ARDHUR KEQ.KEMI MARRE PA KTHIM RRUGEN PER JANINE.

  5. FONDACIONI ARRORRI says:

    VETEM ME DERRAT E BAJGAT MEREN STALLJERET.TE PARET I FUT NE STALLE TE DUTAT I HEQ NGA STALLA.
    ‘UNE’ nuk jam as derr e as bajge qe te me trajtojne stalljeret nuk ka rendesi si quhen SAL RAMA ,APO SAL DIXHITALI.
    KUSH PRET NE DIELL TE ‘INTEGROHE’ NGA NJE ‘QENJE’ O ESHTE DERR O BAJGE.

  6. baro Corrogjafi says:

    zHURMEMADHI SALI BERISHA ESHTE I PARI QE NUK E DESHIRON QE SHQIPERIA TE JETE ANETARE E BE.NGA PERVOJA E FQINJEVE QE JANE ANETARE OSE KANDIDATE PER NWE BE,, DEL SE SALI BERISHA NJE DITE DO TE PERGJIGJET PER SHUME GJERA E MEKATE QE KA NDAJ SHQIPTAREVE DHE PRANDAJ AI BEN ZHURMEN, JA HEDH FAJIN OPOZITES DHE DEL I LARE PARA SHQIPTAREVE .

  7. I-liri says:

    Per pranimin ne BE, Shqiperise i jane vene 12 kushte. Ja u realizua kushti i imunitetit. Po 11 te tjerat si po realizohen?
    Po mar kushtin: Ndertimi i nje administrate te pavarur dhe te depolitizuar.
    Atehere, merni listat e anetaresise te PD, dhe listat e te punesuareve ne administraten e larte shteterore. Te ngjajshme pothuaj teresisht.
    Tjeter. Sepse injoranca dhe budallalleku, nuk kane brire. Kontrolloni dosjet e personelit te institucioneve qendrore. Aq budallenj jane, sa ne to gjenden rekomandimet e grup seksioneve te PD. Dhe kete e kam pare me syte e mi. Ju kam thene: c’beni, se late nam. Me keq se organizatat e PPSh.
    Do te thuash ti, po ty pse nuk te heqin nga puna. E po e thashe me larte. Se jane te gjithe injorante. Dhe nuk i bejne dot disa pune qe duan specialiste.
    Ja pra qe nuk i pengon vetem heqja e imunitetit. Dhe faktet qe permenda me siper i kane edhe nderkombetaret. Ne biseda me ta ka dale se i kane edhe ato lista.
    Kjo do te thote se nuk e pengon opozita integrimin, por SRB-i, qe nuk i ploteson nje per nje rekomandimet e komunitetit europian.

  8. xixiu says:

    Sali Berisha, Hesht! Ti, popull shqiptar, hesht!

    Nga Bedri ÇOKU

    Ky qe paralajmërimi i menjëhershëm i Sigurimit të Shtetit, sapo Gjykata Kushtetuese, në të cilën militojnë njerëzit e gardës së vjetër të Ligjeve të Diktaturës, pezulluan Ligjin e Lustracionit. Me këtë rast ata i treguan edhe një herë popullit shqiptar, se: Ne, demokratët e majtë, me parime komuniste, po nuk na eci politika e bindjes, përdorim edhe forcën, edhe paratë!.

    Ndaj themi:

    – Sali Berisha, hesht!

    – Edhe ti popull, që të nënshtruam 45 vjet me regjimin tonë komunist, hesht!

    – Ndërsa ju, o të munduar, të djegur e të përvëluar nga diktatura e jonë e proletariatit, kot e keni! Kurrë dhe asnjëherë nuk do të bëhet për ju deti kos, sa kohë do të jemi ne, komunistët e Perandorisë sllave e greke, me pushtet ! Ne, që ju kemi vrarë e varur me litarët e proletariatit, ne, që ju morëm pasurinë dhe ju mbyllëm burgjeve e internimeve, ju lamë pa familje, pa fëmijë, pa dritë e dituri…

    Ndërsa të Drejtat e Njeriut që i trumbetojmë me të madhe, i trumbetojmë për veten tonë, jo për ju që ua shkelëm e ua përgjakëm ato mbi telat e burgjeve e plumbat e kallashnikovit …

    Nuk ka si të ndodhte ndryshe, përderisa jemi kudo, grusht bashkuar … Përderisa jemi kuadro të aftë, komunistë që ndërtojmë kapitalizmin, sistemin e borgjezisë, dikur armiken e përjetshme të sistemit tonë të diktaturës së proletariatit…

    Prandaj bërtasim fort, së bashku me miqtë tanë:

    – Sali Berisha hesht!

    – Ti, popull shqiptar, hesht!

    RRNO PËR ME TREGUE!…është amaneti sublim për të gjithë kohën që jetuam NËN TERRORIN KOMUNIST… Dhe unë do vazhdoj të tregoj…

    Askush nuk do ta besonte atëherë, Halim Xhelon (Koçia), i burgosur politik në burgun e Burrelit, ish- korifeu i Sigurimit të Shtetit e të Ushtrisë, kur një ditë prej ditësh ai shpërtheu pa pritur ndaj bashkëvuajtësve të vet, në dhomën e izolimit, ku jetonin prej vitesh:

    – Më falni, por ju, pro- perëndimorët, antikomunistët jeni budallenj që shpresoni ende kaq shumë rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri, me ndihmën e Amerikës e të Evropës Perëndimore. Më vjen keq që po ua them, por më mirë ta dini nga unë këtë gjë. Sepse kush e di si vete fati im. Por, ngaqë i kam parë nga afër të dy sistemet, vazhdoi me këmbëngulje, padyshim që komunizmi është më i poshtëri që ka njohur njerëzimi. Vërtet, kapitalistët kanë parime, por ato i zbatojnë vetëm kur u intereson atyre. Mjafton tu çosh ujë në mulli dhe nuk duan tia dinë cili je, komunist, kriminel, hajdut a ku ta di unë… Por ajo që desha tju thosha nuk është e rëndësishme vetëm për ju, por për të gjithë shqiptarët. E di që nuk do të më besoni, por nuk është dhimbja ime kjo. Mua më dhimbsen fëmijët, njerëzit e mi, natyrisht edhe shqiptarët që po vuajnë sot nga mashtrimi i doktrinës komuniste. Por më e dhimbshme do të jetë, për mendimin tim, e nesërmja, kur shqiptarët do të zhgënjehen akoma më shumë nga ata, të cilët prej dekadash i quajnë miq për kokë. Unë uroj: mos ndodhtë kurrë kjo që po them! Dhe, mos qoftë e vërtetë kurrë, ajo që do të them! Por jam i detyruar të flas, sepse nuk duroj dot më, kur shoh e dëgjoj përditë të shpresoni kaq shumë nga Amerika dhe Evropa Perëndimore. Ata as na kanë dashur, as na duan, të paktën siç mendoni ju. Ndryshe nuk do ta kishin lënë kështu Shqipërinë, nën protektoratin e ortodoksisë sllave. Ose do ta kishin ndihmuar të paktën për tu ndarë një orë e më parë nga robëria e pamëshirshme komuniste. Unë jam nacionalist, por jo si babai im. Ai jeton në Amerikë, sepse është antikomunist. Dhe unë e adhuroj për këtë. Por e dua më shumë edhe për mençurinë që po tregon, kur nuk u beson amerikanëve për të ardhur me të tjerët, gjoja për të çliruar Shqipërinë nga diktatura komuniste. Dhe ta pësonte si të gjithë ata që u vranë e po vriten nga tradhtia e një farë Kim Fildi… i sajuar. Unë e di që ju nuk i besoni këto që po them, ngaqë jam komunist dhe, si i tillë, mendoni ju, i urrej amerikanët dhe anglezët, urrej perëndimorët … Nuk them se gjykoni gabim për mua. Por ama, për deri sa jemi së bashku që vuajmë këtu, në burg, vite të tëra, të paktën më besoni, në fund të fundit që jam shqiptar. Më besoni që Shqipërinë dhe shqiptarët i dua, pavarësisht nga rruga e gabuar që zgjodha për ti shërbyer vendit. Më besoni pra, pse po trembem që edhe po të përmbyset komunizmi, këta miqtë e kahershëm të Shqipërisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ende më shumë me komunistët dhe sigurimsat e sotshëm dhe jo vetëm kaq, por sdo të lejojnë që këtyre tu hyjë gjemb në këmbë. Trembem sepse di diçka më tepër nga cilido prej jush. Di këtë që, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm shqiptar punon për interesat e Perëndimit. Ka kohë që punon për interesat e tij, por pas vitit 1967 është angazhuar tërësisht dhe poshtërsisht kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë. Nuk ka krim më të madh që ta detyrosh një popull evropian të sillet e të mendoj si kinez, sepse është në interes të amerikanëve dhe globalizmit amerikan, nuk ka ligësi më të madhe të shkatërrosh besimin tek Zoti, sepse kështu u intereson amerikanëve, që arabët të besojnë se komunizmi është sistemi i vetëm kundra zotit. Dhe për këtë, o ju myslimanë, shikoni Shqipërinë që sundohet nga komunizmi! Nuk ka krim njerëzor më të madh që, për interesat e gjeopolitike të Perëndimit dhe Amerikës ta lësh Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë Bashkimit dhe Bashkëpunimit Evropian!… Por, atëherë, askush nuk e besoi Halim Xhelo Koçinë…

    Ndërsa, Arshi Pipa, ky shqiptar i madh, i cili doli nga burgu i Burrelit më 1959- tën dhe vuri kokën përsëri në rrezik, për ti shpëtuar kthetrave të regjimit, u strehua politikisht në Amerikë dhe arriti të punësohej atje profesor në Universitet, nuk duroi dot më, kur në Helsinki, në vitin 1975, u firmos Bashkëpunimi Evropian me të gjitha vendet Evropës, përfshi edhe ato të kampit komunist. Ndërsa Shqipëria jo. Ai shkoi përnjëherë vetë i tretë për të kontaktuar me punonjësit e departamentit të CIA- s, për të kërkuar shpjegim pse ishte ky indiferentizëm kaq i madh për popullin shqiptar që po vuante mbi 30 vjet nën regjimin barbar të komunizmit. E priti sefte një nga drejtorët e drejtorive të departamentit. Ai e dëgjoi me vëmendje dhe i zënë ngushtë nga arsyetimi i Profesorit shqiptar, kroi kokën ngaqë sdinte të justifikohej dhe tha. Po çtë bëjmë ne… kur ju keni mbuluar kokën me batanije dhe nuk lëvizni?!!. … “Nuk është e vërtetë, ia ktheu Profesori, populli im është i vetmi që ka bërë disa kryengritje kundra regjimit komunist… E fundit ishte ajo para dy vjetësh e të burgosurve politikë në kampin shfarosës të Spaçit, të cilët nuk i ndihmoi kurrkush. Ata kërkuan bashkimin me Evropën dhe vendet demokratike. Kërkuan çlirimin nga regjimi komunist… por i vranë, i sakatuan….

    Profesori mori vetëm përgjigjen e dy supeve që u ngritën padjallëzish dhe futën kokën e drejtorit midis tyre. Dhe iku nga ai. Kërkoi takim me shefin e madh të CIA- s… Edhe ai e priti me kënaqësi, por jo aq i padjallëzuar sa varësi i tij. E dëgjoi me vëmendje të madhe dhe në fund i buzëqeshi si njeriu më i ditur i botës.

    – Dëgjomë me vëmendje, more Profesor i nderuar, sepse vartësi im nuk ju ka thënë të vërtetën. Atë do të them unë. Por më parë më thuaj, ngaqë nuk jam fort i sigurt se sa popull jeni ju që jetoni në tokën, që quhet Shqipëri?

    – Jemi afërsisht 2 milion e gjysmë, gati 3 milion…

    – E, pra, dëgjomë mua, vërma veshin mirë, o Profesor i madh!… Sikur të ndodhë që ju shqiptarët, të shfaroseni të tërë sa jeni atje ku populloni atë tokë, kufi me Greqinë e Jugosllavinë, ne prapë do ta popullojmë atë me njerëz dhe prapë komunizëm do ta lëmë. Të këshilloj të rrish i qetë se do ti vijë koha Shqipërisë të ndryshojë si të tjerët, por ama vetëm kur të na interesojë neve dhe fqinjëve tuaj nderuar. Faleminderit për mirëkuptimin!

  9. tefta says:

    TE GJITHE ata qe kane lidhje me Bankat Islamike nuk e dun futjen e Shqiperise ne BE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje