Deputeti socialist, Ditmir Bushati, gjatë një konference për shtyp deklaroi se këto ditë po bëhet një propagandë bajate nga qeveria në lidhje me çështjen e imunitetit. Ai tha se kjo çështje po përdoret për nevoja politike të ditës.
Bushati tha se nuk është e vërtetë që heqja e imunitetit është i vetmi detyrim i papërmbushur nga 12 kërkesat e Bashkimit Europian, siç deklaroi ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.
“Së pari, nga 12 detyrat e shtëpisë që Komisioni Europian i ka lënë Shqipërisë, deri më sot janë përmbushur vetëm ato që kanë lidhje të drejtpërdrejt me kontributin e opozitës në këtë proces. Si opozitë e sotme dhe qeveri e nesërme, në përputhje me angazhimet e marra përsipër në “Marrëveshjen e Nëntorit”, kemi ushtruar sensin e përgjegjësisë kombëtare duke bërë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë Shqipërisë shansin e merituar Europian. Këtë e treguam me punën për reformën zgjedhore, ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe zgjedhjen transparente të Avokatit të Popullit. Por, kjo nuk mjafton, pasi siç lë të kuptohet edhe letra e Komisionerit Fyle, në mënyrë që të konsiderohet e përmbushur “Marrëveshja e Nëntorit”, duhet përmbyllur një orë e më parë reforma parlamentare,” tha Bushati.
“Së dyti, data 6 gusht nuk përfaqëson as ndonjë afat kohor të përcaktuar nga Brukseli, as ndonjë datë të shënuar, të vendosur bashkërisht e me konsensus nga forcat politike, për të votuar kufizimin e imunitetit. Jo, data 6 gusht është thjesht dhe vetëm një datë, e përcaktuar në mënyrë të njëanshme nga Sali Berisha,” vijoi Bushati.
Deputeti socialist theksoi se “kufizimi i imunitetit në asnjë rrethanë nuk mund të barazohet me përmbushjen e detyrimeve që ka vendi ynë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Bushati tha se ndryshe nga sa mendon Berisha, ky veprim ligj nuk është automatikisht shembje e murit të korrupsionit.
“Për Sali Berishën kufizimi i imunitetit është një veprim ligjor që barazohet automatikisht me shembjen e murit të korrupsionit.
Për ne, kufizimi i imunitetit është veçse pikënisja që duhet të shoqërohet me masa të qarta antikorrupsion për sa i përket kontrollit mbi kompanitë shtetërore ku shteti është aksioner, adresimin e konfliktit të interesit, kuadrin normativ në fushën e prokurimeve publike dhe të të gjithë sektorëve që vuajnë nga metastazat e korrupsionit, si: tatimet, doganat, sistemi shkollor, shëndetësor.
Për ne socialistët, mbi të gjitha, kufizimi i imunitetit duhet shoqëruar me veprime kushtetuese e institucionale që krijojnë kushtet e përshtatshme për të siguruar gjurmë provash të pakundërshtueshme për çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë,” tha Bushati.
“Ne e dimë shumë mirë se procesi i integrimit europian imponoi disa standarde që nuk mund të shpërfillen nga propaganda qeveritare, sidomos në rastin e Kroacisë dhe Malit të Zi. Kjo është një nga arsyet kryesore se përse Kroacia është në prag të aderimit në BE dhe Mali i Zi në tryezën e bisedimeve për aderim. Këto standarde ne duhet t’i aplikojmë në terrenin shqiptar.
Kufizimi i imunitetit dhe çrrënjosja e pandëshkueshmërisë kërkojnë institucione kushtetuese të pavaruara e funksionale sikundër një bashkëpunimin ndërinstitucional. Këtu qëndron edhe thelbi i debatit të sotëm,” vijoi Bushati.
Deputeti i PS tha se ata propozojnë edhe disa ndryshime të tjera kushtetuese në mënyrë që drejtësia të mos jetë më një mall i shtrenjtë që blihet në treg.
“Por, Kryeministri nuk pranon të njohë këtë realitet që buron nga të gjitha vrojtimet e opinionit publik mbi gjendjen e mjerueshme të institucioneve të së drejtës në këtë vend. Madje nuk pranon as të debatojë propozimet e opozitës për të garantuar një sistem të pavarur drejtësie. Një sistem që nuk do të vazhdojë të jetë i gjunjëzuar përballë pushtetit të tij, e që nesër do të garantonte edhe vetë mazhorancën e sotme kur të jetë në opozitë. Duhet të jetë e qartë për të gjithë që çështja e kufizimit të imunitetit është një çështje e zgjidhur, për të cilën ne socialistët e kemi dhënë votën tonë pro. Sot është momenti të garantojmë pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Dhe parlamenti shqiptar ka të gjithë mundësinë që krahas ndryshimeve kushtetuese që kufizojnë imunitetin, të votojë njëherazi edhe ato ndryshime kushtetuese që i përgjigjen në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkesës së qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi dhe partnerëve ndërkombëtarë, e që do ta vendoste Shqipërinë një hap më afër marrjes së statusit të vendit kandidat.”
Tana pushtetet duhet qi ti drejtoj Doktori si Alijevi me burrat e tjere tshtetit. Veqse kshu perparohet po donja me e kuptue iher e mire ju kamunistat
Doktori eshte goditur ne tru, eshte ne gjendje te rende … prej 22 vitesh. E nderkohe vendi vuan me te, se eshte i rrjedhur e i matufjepsur dhe nuk e ka mendjen per pune po per vjedje e llogje.
PS ka shume pune per te bere deri ne zgjedhjet e vitit qe vjen po beosj se do tia dale qe ta heqe kete palo burre nga drejtimi i shtetit. Nje Sali e terboi te gjith shqiprin.
Kjo qeveri nuk interes me na qu n’Europ. Qu duhet Europa sikur do i leje me vjedh??
Me sa duket PS po angazhohet qe te shpjegoje edhe ajo pse kjo qeevri ka shkalluar me keq se kryeministri. Shyqyr se nuk durohet vetem me pa Salen mjes, drek, dark. O i marum fare ai
Nuk do ishte e paimagjinueshme te ngrihej nje nga keto dite Doktori e te thoshte, duhet ne 6 gusht se fesotojm ditlindjen e mbeses. Eshte lideri me folklorik dhe siguerisht me hajduti ne te gjithe Europen.
EEeeeee qeni po qelbet, duhet me ndrru shume shpejt. Saliu vjen me shume ere se nje peshk qe ka gjashte dite ne vape. Duhet hequr se pas notit do filloje te merret me idiotizma te tjera. Per vendin e fundit ne Europe te kesh nje kryeminister te tille, kaq idiot eshte nje lluks i palejueshem.
I pari qe duhet te perballet me drejtesine pas imuniteteve duhet te jete i pari i vendit, Sali Ram Hajvan Berisha.
bejeni si te doni vetem mos leshoni ne minuten e fundit. 6 nuk eshte shume larg te henen. mos e votoni bejeni si te donio ne shtator e kur te doni dhe mendoj se nuk keni pse te jepni llogari saliut per veprimin tuaj. i jepni llogari vetem popullit. saliu le te beje si te doje por mendoj se ai nuk do qe te hiqet imuniteti dhe po perdor kete metode.
hair haber ?
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
E more vesh per librin e funit Lymo?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasandra-midis-berishajve-fahri-balliu.html
Me keqardhje po them, se kete radhe jam me demokratet, Duket qe Rama perpiqet me cdo kusht te bllokoj gjitheqka qe do te ishte ne te mire te Shqiperise dhe e bene vetem PER INAT. Shume keq, ashtu si beri me zgjedhjen e Presidentit.
Uroj qe Vitin tjeter, populli shqiptar me Voten e tij te lire do te dij qe keto dy Parti-banda gangesteresh ti coje ne shtepi, se te dyja po ia zene Frymen atij Vendi.
Suzana, nuk me thua moj moter? IMUNITETI ka qene pengese per zbardhien e ceshtjes se korrupsionit qeveritar, si per shembull Ilir Metes , lulzim bashes, gramoz rucit ,arben imamit,etj,,,,
apo ceshtien detit me greqine.
apo-borxhi shteteror sot ,,qe nuk e dime sa para u kemi borxh te huajve
apo- transparenca e pasurive te politikaneve dhe pushtetareve tane
per mos te permendur, ceshtjen e 21 janarit, ceshtjen e 28 shtatorit te 2008,ceshjen e gerdecit dhe kontrabandes se armeve, ceshtjen e plehrave,,,qe po futen tani ,bile pa miratim ligjor,,,,etj,,,etj
JO moter ,nuk ka qene imuniteti pengese per shume ceshtje ,por mungesa e ndergjegjies dhe vullnetit te politikaneve tane, per te punuar me pasterti.Kur do te hiqet imuniteti, ose me sakte kur do te jemi gati per kete? atehere kur politikanet tane ,te na kene dhene shembuj ,qe nuk e duan pushtetin per ta shfrytezuar per interesat e tyre,,,,dhe me kryesorja, kur PD te garantoje zgjedhje te lira dhe te ndershme.
Fundi i komunistve e i spiunve po vjen,bashke me drejtuesit e korruptuar e te degjeneruar,hajdute e vrases,qe u komanduan e vazhdojne edhe pake kohe te komandohen,nga SHPK e komunistit plake,80%e atije koke lopes me 20% komunistat,spiujte,e hajdutet nuke e duan BE vetem mashtrojne,pore kesaje here dolen bllofe,para shqiptarve,e istitucioneve te BE,nuke zihet Dielli me shoshe,ka ikur koha qe plaku mashtrues,mendom se populli akoma do mashtrohet,jo plako jo,vendi jote tani do jete ai qe meriton.
6 gushti nuk eshte date koti. Mos harroni Hiroshimen!!! Te mos e dije Sala thua?
POR JU GOMER TE KORUPTUAR TE PS PSE I FRIGOHENI KAQ SHUME IMUNITETIT