Izraeli hap ambasadë në Shqipëri. Lieberman: Rast festiv, bëhet fjalë për një vend mysliman

2 Gusht 2012, 18:30Politika TEMA

Izraeli hap ambasadë në Shqipëri. Për ceremoninë e organizuar me këtë rast ka mbërritur posaçërisht nga Izraeli kryediplomati Avigdor Lieberman. Ministri i Jashtëm izraelit tha se ky është një rast festiv, pasi bëhet fjalë për një vend të NATO-s me shumicë myslimane.

“Hapja e çdo misioni të ri diplomati është një rast festiv për shtetin e Izraelit, qytetarët e Izraelit dhe për diplomacinë e Izraelit. Kjo veçanërisht e vërtetë sa i përket një vendi si Shqipëria, që ka një popullsi myslimane 70 përqind dhe është vend anëtar i NATO-s,” tha Lieberman.

Kryediplomati izraelit ka takuar homologun shqiptar dhe do takojë me radhë të gjithë drejtuesit e shtetit si dhe liderin e opozitës.

Ndërsa mediat izraelite nuk lënë rast pa përmendur qëndrimin e fortë kundër Iranit, që ka mbajtur kryeministri ynë.

“Kryeministri shqiptar ka theksuar angazhimin e vendit të tij për tolerancë fetare gjatë një vizite në Izrael. Berisha iu referua në atë kohë Iranit dhe presidentit të saj, Mahmoud Ahmadinejad si ‘nazistët e rinj’ gjatë një interviste për gazetën në gjuhën hebreje Yediot Acharonot.

Shqipëria nuk ka mbështetur kërkesën e Autoritetit Palestinez në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuar për t’iu njohur shtetësia dhe anëtarësia në trupën ndërkombëtare.

Kur një publikues vendas në mënyrë ilegale publikoi librin antisemitik të Hitlerit “Mein Kampf”, zyrtarët e qeverisë menjëherë thanë se libri dhunon ligjin shqiptar pasi nxit urrejtje,” shkruan Arutz Sheva.

37 komente në “Izraeli hap ambasadë në Shqipëri. Lieberman: Rast festiv, bëhet fjalë për një vend mysliman”

  1. Nuk ma kishte marre mendja kurre se Izraeli nuk kishte akoma ambasade ne Shqiperi. Nuk e di ku ka qene pengesa, por di qe edhe regjimi diktatorial i Enver Hoxhes i ka mbrojtur Ebrejte. Izraeli ka patur marredhenie te vazhdueshme me Gjermanine. Ne Shqiperia nuk i kemi bere asgje te keqe Izraelit veç te mirave, nuk e di shkakun e mos angazhimit te Izraelit per kontakte diplomatike me Shqiperine. Kjo me kujton Europen qe quan shume lidere Kosovare vrases dhe Serbise i jep statusin e vendit kandidat per ne BE. Kjo eshte Europa… Kjo eshte bota…??????? Rrofte Shqiperia Etnike dhe Amerika Mike.

    1. Ramiz Aliaj says:

      Propozoj qe shiritin e inaugurimit ta prese shoku Sali Sheqere Berisha!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/modeli-financiar-ekonomik-salibode.html

  2. 1234 says:

    70% e vendit ateist,ky thote 70 % mysliman,me siguri e ka fjalen qe ne 30%-shin e atyre qe jane fetare 70% jane myslimane !

    1. keti says:

      Shume e sakte 1234 , nuk e di kush ja ka dhene keto te dhena por besimi fetar eshte dicka qe zgjidhet e jo trashegohet… Une jam pak skeptik qe 30 % e popullsise jane fetare dhe e praktikojne besimin fetar… qe ti bije cike trashe perqindja e shqiptareve qe vene ne xhami e praktikojne fene (falen, vishen si te tille) do jete mbase 10 %… te pakten ne veshtrim te pare ne rruge kaq mund te jene ose me pak…

      1. 1234 says:

        nqs e ke fjalen per mysliman praktikant,ata jane diku tek 1 %,te thuash 10 % eshte shume,pasi i bie 300 mije kthyer ne shifra!

    2. edi says:

      Kur perendimoret na thone vend mysliman kjo eshte politike. Per te treguar qe jo te gjithe myslimanet jane kunder perendimit dhe per te thene qe mund te kete vende “demokratike” qe jane “myslimane”.

  3. BERISHA LARGOHU, ZGJIDHJA E VETEME ESHTE LARGIMI I BERISHES PARA ZGJEDHJEVE. says:

    Ne si shqiptar mirepresin hapjen e ambasaes Izralite ne vendin e kthyer mysliman forcerisht nga Turku, pra urime per hapjen e ambasades.

    1. Doni ALBO says:

      Kur u bere shqiptare ti se HAHAHAHAHAHAHAH po ti vetem per greqine mendon kurse shan e mallkon shqiptaret cdo dite me komentet e tua.

  4. xhixhi says:

    opsss per ramazan e lane keta hahahaha net me ty e kane

  5. Nder i madh says:

    Rrofte Shqiperia Myslimane!

  6. Shkerdhatokracia says:

    Ne nje shtet te vertete do ti duhet t’i ishin drejtuar verejtje ministrit izraelit per deklaraten e papergjegjshme dhe raciste qe ka mbajtur. Shqiperia eshte shtet sekular, dhe respektohen institutionet jo fete. Nuk e di per çfare e ka thene kete gje, por prania e mosadit ne shqiperi ka qellime afatgjata. Open Your Eyes People

  7. enea says:

    Gafe e rende e ketij nga Izraeli.
    Shqiperia nuk eshte vend mysliman.

  8. shqiperia nuk eshte afganistan. nuk jena taliban

    1. arti NY says:

      Po ke te drejte shqiperia nuk eshte afganistan ose pakistan por ne jena Albanistan dhe nje vend ateist

  9. vlora says:

    Pse Izraeli nuk e ka njohur Kosoven, dhe cka pret, dhe kur do ta njohi Kosoven??? Ndoshta se njeh pse eshte “vend musliman”?

    Shqipnia eshte vend SHQIPTAR dhe me popull shqiptar!!! e jo “vend musliman”?

    Deri sa Izraeli nuk e njeh Kosoven, nuk duhet lejua te kete ambasad ne Tirane, dhe nuk i besohet Izraelit per marrdheniet “shume te mira” se Izraeli ka histori per JO marrdhenie te mira!

    1. 1 says:

      Ne rradhe te pare hiqe emrin Vlora,pasi ti nuk je vlonjat,
      se dyti,Izralei nuk e njeh Kosoven sepse ka konflikt territoresh me Palestinen,ashtu cik ka dhe Spanja,Qipro,Rumania,Sllovakia,Greqia vende qe jane ne BE !
      E treta,marredheniet me Izraelin kane qene gjithmone te shkelqyera,Shqiperia ishte nder vendet e para qe e ka njohur Izraelin ne OKB qe ne 1946!

      1. 1 says:

        lapsus, ne 1949 !

        1. raimondi says:

          C’ja fut kot ore! –Ne s;kemi pasur maredhenie te mira asnjehere me Izraelin gjate kohes se Enverit sepse Izraeli konsiderohej atehere si kobure ne duart e USA …Ne fakt nuk kemi pasur aspak maredhenie me Izraelin , asnjehere . Tani eshte hera e pare qe vjen nje ambasade izraelite ne Shqiperi

          ____Dhe ai djali ka bere shume mire qe ka vendos emrin Vlora, se Vlora nuk eshte vetem e vlonjateve por e gjithe shqiptareve

      2. vlora says:

        ti je 1 dhe mbetesh njish, se vetem me lapsuse totale mbetesh njish!!!
        Izraeli duhet ta njeh Kosoven se pari dhe masanej te bisedohet dhe te mendohet shume mire per zyren e Izraelit ne Tirane, dhe ku qendron interesimi i tyne maipulues dhe sabotues per Shqiperin.

        Lapsus trashanik i vitit 1949

        1. Cakalli7 says:

          ne vlore thuhet pastaj jo mansanej egnatia, po sic ka thene vlonjati mos u merzit se nuk do jemi te gjithe nga vlora

    2. Andon says:

      Te jesh shqiptar nuk kundershton te qenurit musliman apo i krishtere, ashtu si te qënuritt musliman apo i krishter nuk bie ne kundershtim me te qënurit Shqiptar. Keto ju i beni lesh e li, ngaterroni kombin me fene.
      Pastaj keto statistika qe na sillni, nga i gjetet? Apo fuyja Llesh se s’marrin vesh

    3. Doni ALBO says:

      Vlora ne komentin tuaj pajtohem por edhe duhet ta pranojme qe izreali ka marredhenie shume te mira me shqiptaret dhe kosoven mendoj qe nuk i njeh ngase po ta pranoj do te jete stagnim total njohjesh ne boten arabe ngase cfardo qe bejne izraelitet arabet e bejne te kunderten se urrehen tejmase.

  10. Israeli eshte nje vend i cili duhet te shmanget. Kjo ska te beje me hebrenjte por me shtetin Izraelit.
    Irani ka komunitetin me te madh izraelit ne Lindjen e mesme dhe Izraeli nepermjet USA kercenon dhe nuk hap ambasade atje. Ne Iran Izraelitet (qe jane rreth 200 mije) nuk i shqeteson njeri por kjo nuk del ne pah nga mediat.

  11. katarakti says:

    Nuk e di se perse disa vende perendimore si Spanja apo tani Izraeli kane qejf te na quajne vend mysliman. Ne qe kemi qene dikur i vetmi shtet ateist ne bote!!!. Une e konsideroj si fyerje cilesimin “vend mysliman”. Shqiperia eshte nje vend laik e sekular, ku shumica e popullsise mund te besojne ose jo ne Zot. Por eshte krejtesisht e pavertete te thuash se 70 perqind e shqiptareve jane myslimane. Po te ndermarresh nje pyetesor ata qe e konsiderojne veten myslimane me botekuptim, nuk mud ta kalojne 20 perqindshin. Por disave u intereson te na cilesojne si vend mik mysliman, per te thene qe ne nuk jemi ne lufte me islamin: – ja shihni sa marredhenie te mira kemi me Shqiperine…

  12. 7897 says:

    Po si ka mundesi qe Israeli e di me mire se ne se 70 perqind ne jemi mysliman dhe se dime ne qe jemi shqipetare ? Po a e dine ky zoteria se ne jemi pellaze dhe pellazet nuk jane mysliman por krstian ,dhe a e dine ky zoteria se para 8 brezave stergjushi im eshte quajtur Piro ose Dhimitraq apo Vladimir dhe ajo qe eshte me e rendesishme eshte se ne jemi shtepi laik dhe feja myslimane eshte fe qe na e ka lene Turqia.Te gjithe te huajt duhet te dine nje gje se ne besojme ne fene e origjines ?

    ..

  13. tourkofagos says:

    pune korrakesh,Izrail duhet te tregohet i kujdesshem……

    1. Doni ALBO says:

      Sidomos me fagosat si ti se ju e perdhunoni jo vetem b…. po edhe mendje.

  14. enofieraku says:

    ARBERIA ESHTE KTHIMI NE ORIGJINE, QE TE MBROJME HISTORINE DHE PARAARDHESIT TANE , DUHET DHE TE NJOHIM RRENJET TONA, ARBERIA.

  15. net says:

    si tallen keta cifutet me injorantet tane.

    mir bejne, gjejn shesh dhe bejne pershesh.
    shqiperia eshte vend musliman si popull por nuk ka qeveri islame.
    pastaj shqipateret nuk jan besimtar te rregullt musliman por as te krishtere, jan ne shumice popull pagan.

    qeveria shqiptare eshte qeveri qe ja jep me nderen para dhe mbrapa kujdo mjafton te bejne ca para…

    sidoqofte cifutet nuk kan mundur kurre te merren me shqiptaret sepse shqiptaret jan me djallezore se ata, prandaj nuk kan shance te ecin ne shqiperi, kot qe lodhen.

  16. lili says:

    edhe per ta nderuar ket vend”mysliman” israeli zgedh kohen e ramazanit per ta hap ambasaden,mbasi priti gati 70vjet prej krijimit te vete Israelit!!
    Shqiptaret dikur nuk do ta kishin pranuar me u fy …sot mundesh edhe me iu dhi mbi krye,pa asnje reagim!

    1. edi says:

      Nuk e po e kuptoj kete fyerjen tende per hapjen e ambasades Izraelite per ramazan? Eshte fyerje me hap ambasada per ramazan apo te qenit izrealit. Disa nga ju “70%” keni komplekse.

  17. balzac says:

    Tolstoi i madh ka thene se vlera e vertete e njeriut eshte ajo qe del nga nje thyese ku lart kemi vleresimet e te tjereve e poshte ate qe mendojme per veten.

  18. JC says:

    Ky lajm ka gjasa te mos i gezoje shume terroristet islamike te Rr. Kavajes.

  19. Liburni says:

    Tash ketu ka dy gjera:-ose dojne me na konvertu edhe nje here ne myslimane sepse nuk eshte e vertete ato qe thone izraelitet,ose dojne me na ba mish per top per ndonje pune te tyre.Sdq puna me kete titull qe na kane dhene eshte me mire mos ta hapin ambasaden,le te shkojne ne kosove.

  20. buni says:

    komentues te “nderuare”
    Me vjen keq te konstatoj, por, nje pjese e juaja me mir te mos shkruaje fare, sesa te thote gjera pa vlere.Duke ofenduar ose share nje besim fetar ju nuk beni gje tjeter, vetem se, tregoni nivelin tuaj te inteligjences, tolerances, apo te bashkejeteses, e cila per fat te keq per disa nga ju eshte drejtuar drejt zeros.Te tilla komente do t’ua kishte zili edhe nje antishqiptar, dhe e fundit, feja e forcon identitetin kombetar, dhe ne asnje rast ajo nuk eshte percarese ashtu sic komentojne disa prej jush.

  21. Paul Tedeschini says:

    Shqiperia NUK ASHT VEND MUSLIMAN. Kete e ka tregue censusi i fundit ku ne Shqiperi jane rregjistrue si musliman vete 45%. Po te futen edhe nji miljon emigranta shqitar jashte shtetit, muslimanet nuk do ta kalojne 30%.
    Pse Sali Pashe Berisha nuk i publikon shifrat e daluna nga rregjistrimi i popullsise se vitit 2011 ? Sepse duhej te delta Shqipria nga Konferenca e Vendeve Islamike afro-aziatike ku Berishe me koke te vet e futi Shqiperine, si dhe duhej te vente ne qeveri ma pak musliman dhe ri liroje vendin jomuslimanve. Keto jane genjeshtra ne sherbim te sllaveve qe done ta quejne Shqiperine vend islam, gja qe nuk asht e vertete.

  22. DUMBABEN says:

    AHA,eshte e sakte fare ,”vend musliman “berisha ashtu e do ,dhe nganjehere e do dhe se do ,ishte ai qe na fluturoi drej lidhjes se te callmezuarve dhe lekurekuqeve te shkretetirave arabo-beduine ,dhe nga krahu tjeter kur do heq poturet ,pelerinen jeshile e le ne kryeministri dhe vishet me xhakete dhe kravate per te pritur lideret e europes qe shpesh na vine dhe na bejne vizite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje