Pse Fyle i përmend Berishës nevojën për të qenë i sinqertë për reformat?

2 Gusht 2012, 13:40Politika TEMA

Debati që po bëhet për heqjen e imunitetit po kthehet në një bezdi mediatike. Çdo ditë thuhen të njëjtat gjëra.

Fillimisht del Berisha ose dikush nga PD që thotë se PS po pengon luftën ndaj korrupsionit sepse këtë e kërkojnë miliarderët e PS.

Më pas del PS, që thotë se tani që është zgjedhur presidenti i ri, reforma kushtetuese duhet të përfshijë jo vetëm heqjen e imunitetit, por garanci më të mëdha për institucionet e pavarura në vend.

Ndërkoha mazhoranca mundohet ta kthejë këtë në një debat me ngjyra populiste, duke deklaruar se opozita nuk e do luftën kundër korrupsionit, kurse atyre iu ka rënë bretku duke e luftuar.

Po ashtu ka edhe një tentativë tjetër, për të nxjerrë sikur opozita e ka kërkuar votimin më 6 gusht, duke përdorur ca interpretime të rregullores.

Kështu ndodhi edhe sot kur ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu recitoi me shpejtësi një deklaratë ku thuhej se opozita e paska kërkuar votimin më 6 gusht.

Tani është e qartë se thelbi i debatit është nëse mazhoranca do pranojë paketën e ndryshimeve kushtetuese, për të zgjedhur drejtuesit e institucioneve të pavarura me shumicë të cilësuar ose jo.

Por në sy të bie që Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, i ka dërguar një letër kryeministrit Sali Berisha (dhe jo edhe kryetarit të PS, Edi Rama), ku i kërkon vazhdimin e reformave. Fyle e quan të domosdoshme reformën për heqjen e imunitetit, por janë interesante dy fjali të Fyles në letër.

Së pari ai i thotë Berishës se “ju si kryeministër jeni në pozicionin më të mirë për të inkurajuar procesin e reformave” dhe së dyti, ai i kërkon Berishës të jetë i sinqertë dhe i aftë për kompromis. “Kam besim se ju personalisht si kreu i qeverisë do të vazhdoni punën e orientuar në rezultate dhe të fokusuar në reforma dhe ngulmimin për të treguar sinqeritet dhe aftësi për kompromis me qëllimin për të arritur paraqitjet dhe rezultatet e nevojshme në shtator”.

Janë pikërisht këto dy problemet e mëdha të Berishës. Së pari, ai mendon se të këqijat i vijnë vendit nga opozita dhe ai nuk ka gjë në dorë dhe së dyti nuk është as i sinqertë dhe as i aftë për kompromis.

18 komente në “Pse Fyle i përmend Berishës nevojën për të qenë i sinqertë për reformat?”

  1. Edi says:

    Une personalisht nuk besoj as ne Fyle dhe as ne ndonjnje lloj institucion evropian apo diplomateve te huaj e ku e di une se kush e cfare dhe si….vetem nje gje eshte e qarte,merr hua edhe shlyej kredite nga te medhenjte,dhe merre ne qafe popullin tend!kjo eshte e gjithe loja.
    Nuk shikoj asnje reagim politik nga autoritetet perkatese per rritje te kriminalitetit,duke filluar nga krimat me te thjeshta,deri tek ceshtjet qe jane me te vertete per te ardhur keq,ekzekutime foshnjash,vrasje minorenesh,dhe dalin edhe flasin perdite per fjale qe asnjeri nuk i kupton,edhe qe Be ka me shume kriminalitet se Shqiperia,dhe nje Fyle qe i plasi se cndodh ketu…me te vertete per te ardhur keq,nuk kam emer qe ti ve politikanevet shqiptare,turp per popullin qe harxhon kohen neper kafene,duke qeshur me fatkeqesite e te tjereve,dhe duke degjeneruar cdo moment te jetes se tyre..turp

    1. coku says:

      berisha duhet te kujtoje kete, se i ben mire. http://www.youtube.com/watch?v=YR5ApYxkU-U

    2. Rani says:

      O Edo jam ne Tirane dhe e pakta qe mund te te them eshte se ketu ka maarre fund cdo gje. Ketu nuk ka popull, ketu ka plehra qe kalojne kohen me genjeshtra dhe kafe te pista nderkohe qe cudirat ndjekin njera tjetren. Nuk e di se ku je, po nqs je jashte mos bej gabim te kthehesh ne Albanistan se merr veten ne qafe. E meritojme plotesisht si popull kete situate mesjetare ne te cilen jetojme,kam pasur paragjykime per arabet po atyre bravo ju qofte se po vriten nga 200 ne dite ne Siri dhe ata spo ndalen ndersa neve jemi popull frikacak qe kenaqemi me kafe dhe durojme injorancen e e nje grupi shtazesh ne pushtet, ske ca te thuash me per kete vend e popull te cuditshem. Keshilla e fundit Edo rri larg Albanistanit se une bera gabim qe erdha gjoja per pushime.

      1. Edi says:

        Edhe qe te mos kthehesh nuk eshte rrugezgjidhje,por nuk prisja kurre kete realitet ne Shqiperi,nuk mund ta kuptoj qe ajo pak cipe qe ka njeriu dhe qe quhet autoritet,te shitet per interesa nga me te papranueshmet,vetem ne Shqiperiu pashe….medet per ate popull qe kontriboi me detyrim per ate qe ndertuan dhe nuk po marrin as pension per buke thate,edhe sa per parazite,langaraqe rrugesh,bixhozcinj hajdut dhe te pamoralshem,le te bejne zgjedhjet e veta,po per ata qe duan te ecin dhe te jetojne me meritat qe u takojne,turp qe nuk reagojne…

    3. ju faleminderit z.Fyle says:

      z.Fyle,i detyruar ti ritheksoje Berishes
      Sinqeritetin sepse ka dalluar tek Ai,
      shkaktarin e Katrahurave dhe Ideatorin e formimit
      te Korporates me te madhe te Korupsionit ne te gjithe Ballkanin
      ne Shqiperi.
      Dhe mbi te gjitha ka bindje se me kete njeri
      asgje dhe asnjehere nuk do kemi transparence.
      Shqiperia dhe shqiptaret duhet ta kuptojne mire se;
      me situatat e krijuara,vazhdimisht do shkojne
      drejte realiteteve te erresuara.

    4. Daut Skela, Vlore says:

      Ai po e paralajmeron Berishen sepse e njeh mire se cfare malli eshte!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasapet-e-shqiperise.html

    5. z.FYLE dhe kushdo tjeter person VIP ne Bruksel apo Washington. Lerini letrat, intervistat, ambasadoret, dhe kuptoni se Shqiperise e pse dhe Kosoves i duhet nje “Pranvere ndryshimesh me cdo kosto…” e njejte dhe pse me dhimbje si “Pranvera Arabe e LIBISE”. Kjo eshte e verteta cfare i duhet absolutisht Shqiperise perpara se te hyje ne BE, sepse ne NATO eshte sa per numer e mercenare me rroge minimo, se keshtu eshte perdorur edhe nga Traktati i Varshaves 60-vite me pare. Historia perseritet dhe kurre nuk harron.

  2. DRITE MIGJENIT says:

    ,,KUR DASHURIJA MUNGON,VULLNETI NUK MJAFTON’
    Nuk po behet as me shume e as me pak per te shtyre ditet e nje ‘TE SEMURI’ me emrin popull gjysma jashte si mize pa koke e gjysma brenda ne ‘duar’ te politikaneve me sifiliz.
    Kjo politike,nuk ka pse te na i thone Fylet e ARVIZinjte,NUK E ‘DASHURON’ POPULLIN VENDIN,ATEDHEUN E PER RRJEDHOJE NUK MJAFTON VETEM VULLNETI (E AQE ME TEPER EDHE KY ME PIKEPYETJE).
    Populli po qe se nuk e ka kuptuar qe kjo politike kerkon integrimin e femijeve tane te pa ngrene E FEMIJET E TYRE I KANE INTEGRUAR ME KOHE NE LLUKS JASHTE NUK NA E KA NJERI FAJIN.
    ‘INTEGRIM’ PER KRIMIN E KORROPSIONIN,VRASJE E E ASAJ QE VDES E FUNDIT SHPRESES SE FEMIJEVE TE URITUR ,LULAVE TE VOCER TE MIGJENIT.

  3. dona says:

    ku i kupton kaq holl Berisha mesazhet e Fyles

  4. andino says:

    Interesante sa qet sa tolerant e natyrshen bie fyelli Europes
    perball nji krimineli e diktatori te ndyre si berisha ,
    nderkoh qe per Gaddafin tingelloj si Daulle exzekutimi !
    Ku qendron ndryshimi mes dy diktatorve ? Dy kriminelve?!
    S’arrij te kuptoj perse opozitaret e ktij vendi nuk ja zemer vrymen fyellit te orkestres BE-se qe vazhdon ate melodi orientale ku birisha kercen si ato putanat e haremit bel tanc.. per te kenaqur shijet Europiane ptuuu majmuneri

  5. I-liri says:

    Sinqeritet dhe aftesi per kompromis- thote FYLE.
    Sepse dhe europianet e kane kuptuar tashme, se SRB-i eshte nje mashtrues i madh, dhe nuk e do kompromisin. Ai per cdo gje shtiret se e ka seriozisht dhe sinqerisht por mendjen gjithmone e ka tek hilja dhe perfitimi personal. Kemi te bejme me nje hipokrit te pandreqshem. Keto mesime i ka mare qe kur flinte ne shtepine e Enver Hoxhes, dhe dilte xhiro me djemte e tij… Nuk shkeputet dot nga e kaluara e tij e ndritur…
    A po ka kush, ndonje kundershtim se SRB-i, ka qene mik shpie dhe mik per koke i Enver Hoxhes ??!!

  6. "VEND RRUMPALLE" says:

    Fyle e ke seriozisht per Shqiperine ?
    ….. Ku mishi shitet ne rruge, ku ligji nuk pirrdhet, ku te gjithe vjedhin, ku njrerezit vriten …. dhe ku kryeministri psikopat bredh me antiplumb !
    Ky eshte “VEND RRUMPALLE” dhe jo per ne BE !

  7. teuta says:

    Z Fyle,sa humorist jeni,keni bindje per sinqeritetin e Berishes.Ne cilin vend te globit keni gjetur me sherbetor besnik ndaj interesave tuaj,ne kundershtim me interesat e vendite tij ,vetem qe ju ta mbani ne pushyet?

  8. AHA says:

    ZOTI FYLE nuk e kuptoj tek cili kerkoni sinqeritet,ju vete duhet te konsumoni disa momente meditimi e te pyesni veten nese jeni i sinqerte me kete popull apo e shikoni si kavie ekperimentale…mbeshtesni ne zemer te evropes nje qeveri qe ka vjedhur pushtetin e kerkoni sinqeritet….?

  9. Kol Tivari says:

    Berisha ka qene gjithmone fenomeni negativ i politikes Shqiptare. Perplasjet dhe luften banale politike,kjo monster e filloi qysh ne 91-shin,kur hyri ne politike.Kemi pase perplasje te paskrupullt Berisha-Nano.Me pas kur Nano u burgos,kemi perplasjen Berisha-Pellumbi,perseri Berisha-Nano,Berisha-Meta e se fundi Berisha-Rama. Vetem nje emer nuk mungon ne keto perplasje,emri i Sali Vicidol Shpellar Berishes.Dikush e quan Malesor,por nuk asht i tille.Malesoret e vertete e masin fjalen,nuk rrejne,nuk shajne,nuk merren me trillime si grate e perdala.Keto veti i ka Sali Kurva,pra nuk asht malsor.Njerez si ky,dikur nuk kan pas vend ne kuvendin e burrave. Saliu asht nje krymb i ndyte,pa moral e nder.Ai asht i abuzuem,inferior,monster e felliqun,qe ka felliqe demokracine tone.Ai lufton per karrigen e tije,egoist per lavdine e tije dhe si idiot qe asht,kerkon nje vend ne histori.Prandaj duhet larguar ky pleh,sepse ka mbledh rreth vetes njerezit si vehtja,servile,spiune e te pamoralshem Ata qe si kane keto cilesi,i largon nga partia.Perfiton e mashtron pjesen ma injorante te kombit tone,prandaj fiton vetem ne zonat rurale,te mbushura me injorance e fukarallek.Fshatari i papune,me nje qerre kalamaj e pa buke,te thote,jam i djathte.Ku ka lypes te djathte ne Bote,vecse ne Shqiperi???

  10. nastradini says:

    ASGJE TE RE NGA FRONTI I FYLE-S!

    Po te ishte gjalle Remarku do ta rishkruante romanin e tij famoz me kete titull te nastradinit. Sepse Komisioneri Fyle ka bere kaq shume deklarata per Saliun dhe Shqiperine, sa do te mund te shkruhesh nje roman me i madh se ai i Remarkut. Dhe sepse te gjitha deklaratat e tij kane qene si ze ne shkretetire pa asnje efekt real per Demokracine albaneze. Perkundrazi Saliu i ka treguar cdo here gishtin e mesit edhe me vjedhjen e votave, edhe me KQZ-ne, edhe Presidentin, edhe me 21 janarin, edhe me Prokurorine, edhe me Gjykatat, edhe me Ilir Mete Rushfetciun edhe me cdo gje qe ka te beje me integrimin e Shqiperise ne BE. Prandaj edhe nastradini thote se:

    ASGJE TE RE NGA FRONTI I FYLE-S!

  11. d says:

    Keta europianet sikur na merzitem ….. si shume. Asgje nuk dine, shohin vetem leverdine e tyre, dhe leverdia e tyre eshte te vazhdoje pafundesisht kjo gjendje. Po qe se permiresohet pak kjo situate nuk e lene kete qeveri te qeverise….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje