Kambisti: Grabitësit ishin pa maska. Ministri i Drejtësisë më pa të gjakosur e lajmëroi policinë

2 Gusht 2012, 10:34Politika TEMA

Kambisti i dhunuar në mes të Tiranës, Skënder Hasani, shprehet i tronditur jo më shumë nga ngjarja që i ndodhi atij, por për sigurinë që kanë qytetarët në vendin tonë

 

Dhunimi i një kambisti në zonën pranë Librit Universitar në Tiranë tronditi shumëkënd në Tiranë.

Skënder Hasani u godit barbarisht ndërsa po shkonte në shtëpi.

Në një intervistë për Panorama, ai thotë se grabitësit e tij ishin katër persona pa maska, të cilët kishin si qëllim t’i merrnin çantën ku kishte 10 milion lek të reja.

Paratë ai i merrte nga pika e tij e këmbimit valutor për në shtëpi.

Por atë natë e prisnin katër persona, që e dhunuan pa pasur maska.

Hasani thotë se u përlosh dhe i ndoqi me sa mundi ata, por u shemb në tokë nga plagët e marra.

Ai thotë se më shumë se ngjarja që i ka ndodhur atij, e trondit fakti se çfarë sigurie mund të kenë qytetarët. Hasani deklaron se ai ka pasur dyqan kambizmi në pikat më problematike, madje në kohë më të vështira, dhe asnjëherë nuk i ka ndodhur kjo ngjarje.

Në fund ai rrëfen se ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ai që e ka parë ashtu të gjakosur dhe ka njoftuar policinë.

11 komente në “Kambisti: Grabitësit ishin pa maska. Ministri i Drejtësisë më pa të gjakosur e lajmëroi policinë”

    1. kulmi says:

      Normal,,me Njeqinmilion lek duke i mbajtur rrugeve si me pase qep dhe domate,kuptohet qe ne cdo vend te botes do te joshen persona hallexhinj dhe drogaxhinj per ti pervetsuar ato pare me cfardolloje menyre.Ndersa gjithe bota po eleminon kesh-in,ne Shqiperi vazhdon i njejti avaz duke injoruar te gjitha akseset dhe lehtesirat qe bankat japin, kuptohet kundrejt nje tarife sh te vogel.Per mua faji eshte i te dy paleve.

  1. Bejkushi says:

    Turpi i dhe harresa e mbulofte familjen dhe qeverin Berisha.

  2. Gaz says:

    o shok, ndoshta nuk duhet te ecesh me 100 milion leke me vete. ne angli polici te kerkon llogari me te gjet 500 paund ne gjep, ti 100 mil lek. rasti jot, quhet grabitje qe pritet te ndodhe.te pakten te mesojne te tjeret, nuk eshte rasti i pare

    1. Korabi says:

      O shok leket e tij kane origjine te deklaruar nuk ka polic qe mund ti thote dot gje, problemi eshte se ai vazhdon vepron si ne mesjete me thesin me para me vete ne shtepi, nderkohe qe ka banke, ka shoqeri sigurie qe bejne transport parash etj. Shqiperi hesapi…

  3. Treviso says:

    Ky nuk eshte rasti i pare qe ka ndodhur me kambistat,
    Ne kete rast nuk faqsohet qeveria e mafjes, e droges dhe e plehrave.
    Populli e kupton shum mire se jeta ne shqipri kushton pak leke.Kjo vjen se demokracia sa ka filluar te njifet.
    Rasti i ketije mundet te jete i njemijti rast. Po vidhen bankat ne mes dites per djelle dhe hajdutrit nuk kapen. çfar sigurie ka nje bange dhe çfar sigurie ka nje kambist. Kambistet duhet ti therrasin mendjes se nuk udhetohet me shuma te medha.Dhe ne shtepi nuk mbahen shuma te medha se e ke kriminelin gjithmone pas dere.

  4. tini says:

    per disa komentus shume te zgjuar sugjerojme. estrada e fierir. KE FAJ RE LONI.

  5. une says:

    shyqyr qe shpetove

  6. shqiptari says:

    Kriminelet ne burg.Kjo eshte se shiku e ka mendjen,te mjele Informacione per popullin se kush eshte kundra Komandantit Sekretarit te PPSH.
    Nuk e ka mendjen te ruaje popullin rrugeve kure jane ne detyre.
    Si nuk ra nje murtaje dreqi e hengert dhe ti eleminonte te gjithe politikanet tane te felliqur,te kujdo partie qofshin.
    Mu…ertit.

  7. WTF says:

    Vetem ne Shqiperi vazhdon dhe behet kembim lekesh neper rruge

  8. aaa says:

    njerez mos komentoni kot kur nuk dini gje tamam,se edhe ne media apo ne gazeta nuk eshte then ashtu sic duhet,zoteria ka zyren e exchange afer te teleperformanca edhe shtepine e ka po ne ate pallat edhe normale qe ska nevoje ti coj leket as ne banke askund sepse dy minuta nga zyra e kembimit ngjitet siper ne apartament.Sa e ka mbyllur zyren direkt da dal edhe eshte ngjitur me ashensor per ne shtepi,edhe cuditerisht aty eshte zone qe gjithmon ka levizje gjate gjith kohes edhe nuk arrihet te kapen grabitesit,mjere ne ku jetojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje