Turisti irlandez merr ‘virus shqiptar’: Rreh gruan e tij në Berat

2 Gusht 2012, 10:24Politika TEMA

Ndërsa lajmet e mediave shqiptare këto ditë janë të mbushura me krime monstruoze në familje, duket se virusi e ka zënë edhe një turist irlandez, që ka dhunuar të shoqen e tij, ndërsa ishin duke kaluar disa ditë pushimesh në Berat.

Lajmet për dhunë fizike tek ne janë aq të shumta, sa nuk raportohen më, por kjo e turistit irlandez nuk mund të kalonte pa vëmendjen e medias.

Gruaja e tij, Natalie Doyle, 56 vjeç, është paraqitur në spitalin e Beratit me frakturë në këmbë dhe plagë në krah. Sipas Shqip, policia nuk ka lëshuar një deklaratë për këtë ngjarje, por e ka marrë në pyetje shtetasin irlandez, 63 vjeçarin Pol Kati.

Burime nga policia thonë se shkak për këtë ngjarje të rëndë është konflikti mes tyre pasi Natalie kishte kërkuar ndarjen nga i shoqi, dy javë pas martesës. Kati mendonte se ajo po e bënte këtë gjë për t’i marrë pasurinë.

12 komente në “Turisti irlandez merr ‘virus shqiptar’: Rreh gruan e tij në Berat”

  1. Dukati says:

    Po qe shkaku se ka dashur të ndahet për para, e paska psur hak drun shqipëtarçe. Unë jam nga ata që jam kundër dhunimit të grave deri në ndarje kur u shkelen të drejtat, por me ç,po na shohin sytë dhe na dëgjojnë veshët sot shumë grave sidomos kur moshohen jo vetëm humbasin ç,do llojë respekti për bashk shortin, por e përbuzin e fyejn e lënë vetëm deri sa e ndajnë dhe nuk e lejojnë të shkelë në shtëpi në moshë të pleqërisë. Prandaj jo gjithmonë burrat e kanë fain, por dhe shuma e grave cipë plasura që po shtohen në progresion gjeometrik.

    1. Muli dv says:

      Shih rrushi rrushin e piqet!
      Mandej, ka munsi qi ka pi raki shqipniet dhe asht terbue ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/mamica-muli-infiltrohet-ne-klubet-e.html

  2. Xha Barka says:

    Hajde gallate hajde…muaj mjalti ne Berat per ciftin irlandez…!!!??
    Po ca deshet qe erdhet ketu or te zinj,ketu te zjen gjaku per sherr!

  3. lili says:

    merr virus ne shqipri hahahahahah bravo

    1. ArdianGJ says:

      Bravo?? Aman edhe ju… po perse dhuna reth grave eshte vetem nje fenomen shqiptare?????

  4. Shqiptari says:

    Po mjafte ore e shate vendin tone o injorante.
    Ju mendoni qe vetem ne Shqiperi ka dhune o te bekuar?
    Mungesa e Shqiperise eshte ligji i zbatueshem sepse perkunder mungeses se shtetit ligjor, ne jemi populli me tolerant ne evrope o njerez.

    1. armand says:

      Eshte thjesht autoironi,pjese e tolerances tone si popull.
      Kush karakterizohet nga autoironia eshte nje person qe respekton similin e tij dhe rregullat e shoqerise civile.S’duhet pare si aspekt negativ.

  5. ilir says:

    Edhe ketu e ka fajin, Berisha, Basha, Noka, policia ……………. te cilet nuk i bene vaksinen “anti dhune” ketij Irlandezit qe te mos merte virusin Shqiptar.

  6. Doni ALBO says:

    C’eshte kjo bre “virusi shqiptar” thuajse vetem shqiptaret e kane kete problem ku ne te vertet tek shqiptaret ky problem ka qene dhe ende eshte me pak e theksuar. Ju lutenm TEMA jeni gazete e shqiptareve por beni propagande si te ishte ndonje e huaj po te ishte greke do ta kuptoja por ju?!!!

  7. fieraku4u says:

    HAHAHHAHAHA E MADHE KY SI TITULL…E VERTET ESHTE KUR JE NE SHQIPER TE ZJEN GJAKU PER SHERRE.

  8. Adriatik says:

    Kush e ka shkruar artikullin, nuk e njeh Shqiperine aq me pak Irlanden. Rrahja e gruas nuk eshte virus shqiptar. Percaktimi i tille eshte percaktim injorranti mendje shkurter por edhe keqdashes i shqiptareve. Pse>?> Perse e them kete? PO he de perse?
    Ja duro te them me poshte, Kam pare vete disa raste kur burri e rreh gruan barbarisht. Ne njerin nga keto raste burri e qelloi gruan qe mbante femijne ne krah aq fort se perplasi ne toke me gjithe femije dhe kur ajo ra filloi ti binte me shqelme. Cu be me prapa nuk pshe gje sepse autobuzi urban u largua ne rrugen e vet. Nje tjeter gje, Ne Lagjen “Harold Xros” Dublin nr X (iks)eshte nje zone kur ka banesa per strehimin e grave qe perndiqen nga burrat e tyre ose ishburrat e tyre.
    Tani me thuaj ti lajmetar i shpejte dhe i “ditur”. A eshte kjo gje ne Harold Xros nej “virus shiptar”?? Keto qe te them i ke ne cdo vend te Evropes, dhe mos e injoro Shqiperine si cope idioti 24 karatsh!

  9. tarrasi says:

    aha po pati pi uje ne Shqiperi o do rrihet o do rrahi ska paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje