Balla: Nuk arnohet Kushtetuta sa herë i teket Sali Berishës

1 Gusht 2012, 14:18Politika TEMA
Balla: Nuk arnohet Kushtetuta sa herë i teket Sali Berishës

Deputeti socialist, Taulant Balla, ka deklaruar nga selia e kësaj partie se ata janë në favor të heqjes së imunitetit, por kërkojnë dhe ndryshime të tjera kushtetuese, që garantojnë pavarësinë e drejtësisë.

“Partia Socialiste e Shqipërisë e ka shprehur fare qartë qëndrimin e saj në lidhje me kufizimin e imunitetit. Ne jemi jo vetëm iniciatorët e kësaj nisme. Por mbi të gjitha dakordësinë tonë në lidhje me kufizimin e imunitetit për zyrtarët e lartë, e kemi shprehur edhe përmes votës sonë PRO secilit prej neneve të draftit të miratuar me konsensus. Debati publik i sotëm nuk qëndron më tek kufizimi i imuniteteve. Çdo debat mbi këtë temë është i nxitur artificialisht, pasi të gjitha palët jo vetëm janë dakord me draftin e negociuar, por edhe e kanë miratuar në parim dhe nen për nen këtë projektligj.

Debati i sotëm ka të bëjë me një princip të thjeshtë:

Ne socialistët jemi të mendimit se Kushtetuta e Republikës nuk mund të arnohet sepse i teket Sali Berishës.

Kushtetuta është e shqiptarëve, jo e Saliut. Duke qenë se nga njëra anë kufizimi i imunitetit kërkon ndryshime kushtetuese, ndërkohë që nga ana tjetër edhe propozimet tona në lidhje me pavarësinë e disa institucioneve të rëndësishme kërkojnë po ashtu ndryshime kushtetuese, ne kërkojmë që këto ndërhyrje në Kushtetutë të bëhen një herë e mirë.

Pra, e thënë thjeshtë, qoftë ndryshimet kushtetuese që lidhen me imunitetin, qoftë ndryshimet që lidhen me pavarësinë e institucioneve, të kryhen pas një procesi të plotë konsultimesh, për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës. Sot nuk ka më debat mbi kufizimin apo jo të imunitetit. Ne socialistët, si nismëtarë, jo vetëm jemi dakord dhe e mbështesim draftin e negociuar, por edhe e kemi votuar atë nen për nen,” tha Balla.

“Sot debati është një tjetër: A jemi dakord me drejtësinë e gjunjëzuar nën pushtetin e Saliut, apo duam një drejtësi të pavarur nga çdo pushtet politik?!

Këtu ndahemi ne nga ata, dhe për këtë duam të diskutojmë edhe propozimet e tjera përpara se të votojmë. Unë që po flas sot jam një deputet i parlamentit të Shqipërisë që e ka dorëzuar imunitetin. E vërteta e madhe është se deri më sot të vetmit që kanë përfituar nga imuniteti janë anëtarët e Këshillit të Miliarderëve të Saliut.

Lulzim Basha i shpëtoi drejtësisë prej imunitetit.

Fatmir Mediu i shpëtoi drejtësisë prej imunitetit”.

17 komente në “Balla: Nuk arnohet Kushtetuta sa herë i teket Sali Berishës”

  1. BERISHA LARGOHU, ZGJIDHJA E VETEME ESHTE LARGIMI I BERISHES PARA ZGJEDHJEVE. says:

    Votoni kunder heqjes se imumitetit dhe pastaj filloni protestat per nje qeveri teknike duke u bashkuar me aleancen kuq e zi per te shkatrruar Berishen, te njejten gje te bejne te gjith forcat politike duke u bashkuar kunder Berishes.

    1. Sali Berisha eshte nje mase e semure ne trupin e Shqiperise dhe do hiqet me operacion te gjere popullor ne 2013. Turpi nuk mund te haje te gjitheve.

      1. kulmi says:

        O Balla ,,ta harnoj sa ti doje qejfi,,ndersa ju te paaftet rrini e merrni paret qyl ne opozit duke bere vetem ger ger.Felliqsira gjith klasa politike shqiptare.

    2. Ju Socialistet do vini ne pushtet, po duhet kujdes qe te mos bini ne drrasat e kalbura te Doktorit te matufjepsur.

    3. W.O.W says:

      Mos i jepni asnje gje Saliut, se ai gjithsesi fajin juve do ja jape. Ai do vetem nje hu se tjeter menyre nuk merr vesh

    4. qorrsokaksi says:

      Saliu nuk fshihet dot pas imunitetit. Europa largohet se ai nuk ngopet se vjedhuri ama ky komb eshte ngopur me te.

  2. Ilir says:

    Mbyllini gojen se do ti futet ndonje mize, e para e punes. E dyta e punes, keta jane ca BQ qe ngelen prapa bythes se kryetarit dhe vetem flasin si papagalle ate qe thote ai nje dite me pare. Veme bast sa te doni qe me daten 6 Gusht te gjithe keta debila kane per ta votuar ligjin per heqjen e imunitetit. Dhe me pas ju truzhavorra qe i mbeshtesni dilni e shkruani jane apo s’jane burra keta lloj.

  3. Dajlan Ormëni, Vlorë says:

    Ju kujtohet si bridhte Sala nëpër Shqipëri me kushtetutën në dorë e bërtiste:
    Ju kam sjell Lirinë,
    Ju kam sjell kushtetuten!

    Në Vlorë turma ja këndoi:
    Kushtetutën mbaje tinë
    Neve na jep Lirinë!

    Kështu e do Kushtetutën Sali Zagar Berisha!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/mastro-gepetto-e-pinoku-sali-berisha.html

  4. andino says:

    Kushtetuta shqiptare si breket e berishes,
    plot vryma nga pas ku hyn greku e del serbi hyn arvizu e del seqiu ,
    se do bej noj birr tjeter ate e di vet xha saliu.

  5. nastradini says:

    IMUNITETI nuk duhet te hiqet kursesi perderisa Sali Berisha, si personi me pergjegjes, si Kryeminister i vendit nuk do te garantoje:

    ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME.

    Ambasadoret i kane vene litarin ne fyt Saliut per te imituar para shefave te tyre aktivitet, prandaj edhe Saliu eshte corroditur dhe njehere shan e fyen me nene e babe opoziten dhe Edi Ramen, nje cast me pas e nderron pllaken dhe kalon ne lajka dhe ledhatime me ferkime koke enveriste. Per te hedhur edhe kete radhe lumin dhe per t’i thene te gjitheve me gisdhtin e mesit perpjete: “Ju dhjevsha kalin”. Sic ka bere shpesh kohet e fundit. Sic beri edhe me ndryshimet kushtetuese me Edi Ramen ne terrin e nates, per Gerdecin, tani per kodin zgjedhor. Deri kur keshtu? Kur LODREN e imunitetit e ka opozita? Prandaj nastradini i thote Edi Rames qe kete here te mos behet LOLO-DEDE i Saliut ne mashtrimet e tij enveriste dhe t’i tregoje gishtin e mesit me guxim Saliut dhe ambasadoreve per imunitetin. Sepse vetem keshtu do ta nderojne me shume. Sepse vetem keshtu do te mund te kemi shans, qe kafsha komuniste Sali Berisha te pranoje te ulet ne tavoline dhe te diskutoje seriozisht per:

    ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME.

  6. Nadia Shabani says:

    Asnje leshim Saliut per imunitetin, asnje terheqje mos i beni ketij krimineli qe sa here i vjen veza kerkon furrikun e PS-se. Kujdes Edi Rama ngulni kembe deri ne fund per ndryshimet e kushtetutes mos e hani presionin e Berishes qe te votoni me 6 Gusht se po opozita do ta haje sic e hengri me 2008.

  7. FSHATARI says:

    O LANDI,

    PO KU E KENI ATË DRAFTIN ME NDYSHIMET “Njëherë e mirë” QË DONI T’I BËNI KUSHTETUTËS??? JU NGELËT DUKE THËNË, NATË EDHE DITË, JEMI DAKORT ME HEQJEN E IMUNITETIT, POR NUK E VOTOJMË MË 6 GUSHT!? DAKORT, DUHEN BËRË EDHE NDYSHIME TË TJERA NË KUSHTETUTË DHE KËTO NDRYSHIME DUHEN BËRË “NJËHERË E MIRË”. PRAPË DAKORT, POR CILAT JANË KËTO NDRYSHIME TË TJERA QË PROPOZONI?

    VETËM DUKE KUNDËRSHTUAR SALIUN MENDONI SE DO TË FITONI JU? E KENI MARRË LEHTË, OR ÇUN… SHQIPTARËT DUAN ALTERNATIVA MË TË MIRA QEVERISËSE DHE JO FJALË, FJALË, FJALË… JO VETËM KUNDËRSHTI, KUNDËRSHTI, KUNDËRSHTI… NUK MBAHEN SHPRESAT VETËM NË VOTËN KUNDËR TË SHQIPTARËVE, KA ARDHUR KOHA QË SHQIPTARËT TË VOTOJNË PRO!

    1. sinan hibro says:

      O Fshatari qe i drejtohesh Landit ! Ne qofte se merr mundimin te komentosh , meso ta njohesh me pare problemin… Drafti per ndryshimet ” nje here e mire ” eshte i njohur, me propozime konkrete, te cilat Saliu me fjale i pranon , por thote te zgjidhim nje here imunitetin , me pas te merremi me draftin, qe kerkon edhe ai ndryshime kushtetuese . Pra keto jane ato qe opozita i konsideron ” nje here e mire “. Dhe ka shume te drejte sepse Saliu , nuk ka turp te miratoj nje pjese pra ” imunitetin ” e pastaj te tallet me opoziten per ndryshimet e tjera… dhe keto ndryshime te tjera kane te bejne me kerkesa specifike per sistemin e drejtesise, Keshillin e Larte, Gjykaten Kushtetuese , Prokurorine e Pergjithshme etj.te cilat , besoj do jesh dakort me mua , Saliu i ka kapur pervec Prokurorise te cilen behet gati ta marr ne shtator , pra nje muaj pas 6 gushtit te famshem !

    2. nastradini says:

      O KLLASA FSHATARE bashke me KLLASEN PUNTORE, i vetmi ndryshim dhe kerkese qe kane shqiptaret e ndershem sot nga Saliu eshte, qe AI si Kryeministeri i vendit dhe Personi Kryesor Pergjegjegjes para Ligjit dhe Kushteturtes te organizoje dhe zhvilloje:

      ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME!

      pa vjedhur vota si magjyp hindie, pa mashtruar me KQZ dhe Gjykata te kapura nga pushteti i tij mafioz dhe pa vrare njerez si Enver Hoxha per te mbuluar zullumet e tij. Ky eshte edhe KUSHTI madhor, PIKA MBI TE GJITHA PIKAT per antaresimin e Shqypnise ne BE. Jo me premtime kurvash, por me dinjitet si nje popull qe 500 vjet me pare ka shpetuar Evropen nga hordhite otomane. Kete gje Sali Komunisti akoma nuk e ka kuptuar dhe nuk e ka bere realitet, prandaj mashtron me finte IMUNITETESH duke lobuar dhe paguar ne Bote me LEKAT e shqiptareve. Po te behet e mundur kjo CUDI, qe permblidhet me fjalet:

      ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME!

      te gjitha ndryshimet e tjera do te vijne vetiu, sepse nastradini thote:

      PAS NATES DO TE VIJE DITA
      DHE BASHK ME TE EDHE DRITA

      dhe atehere:

      KLLASA FSHATARE DHE AJ’ PUNTORE
      TE KAPUR NGUSHTE DORE PER DORE
      ME OPOZITEN NE BALLE SI KRYESORE
      IMUNITETIN DO FLAKIN N’NEVOJTORE

  8. I-liri says:

    Asnje alternative nuk duan shqiptaret. E vetmja alternative eshte rrezimi i SRB-it. Nuk duam te hyjme ne Europe me ne krye udheheqesin e vetem komunist. E duam Europen pa SRB-in. Kjo duhet te jete detyre e 13 per Shqiperine per tu pranuar ne BE. Dhe kete zoti Balla, thuajani edhe Rames. Cfare veprim i juaji, i cili sjell rrezimin e SRB-it, bejeni! Ne se, mosvotimi i nje ligji shpejton renien e tij, mos e votoni. Shqiptareve nuk i plas tr… per imunitet, a lesh me qime.
    Dhe ne vitet 90, jo te gjithe shqiptaret u bashkuan me parullen; E duam Shqiperine si gjithe Europa. SRB-i ishte atehere dhe ai eshte dhe sot qe na ben ta perserisim ate parulle.
    Por sot ajo parulle duhet te ndryshoje. E DUAM SHQIPERINE NE EUROPE PA SRB-in. Vetem keshtu do te ndryshoje Shqiperia. E dime se edhe sot si ne 90 do te kete forca antiperparim, qe duan te ruajne sundimin komunist te SRB-it. Po ne fund te fundit regjimi do te bjere, dhe atehere ne do te kerkojme me krenari, bashkimin me BE.
    Je i qarte z. Balla?

  9. Denko77 says:

    O njerëz, e kuptoni që Edi Ramën e kanë mbërthyer mafiozët me imunitet dhe nuk e lejojnë të bëjë hapa për heqjen e imunitetit?! Ku ka në botë shembull të tillë, që opozita të mos lejojë që të hetohen njerëzit me pushtet… Pëkundrazi ajo lufton që të denoncojë për çdo aferë pushtetarët! Me sa duket mafia ka si avokat PS-në …

  10. lali. says:

    Si qenka jeta.:( ? lali…
    Sa te jesh mire,i forte,aktiv ,
    te gjithe te bejne elozhe e te servilosen,bejne me fjale te paimagjinuaren e shume e shume lajka te tjera si nga hera???
    Por ne momentin qe bie dhe ke nevoje per ta ,patkuan e kalit ta, ???
    Te gjithe struken si struci ne rere.Fshehin koken nga turpi.Ose gezimi qe ti re.Por harrojne se tere trupin e kane lene,
    se edhe ky trup neser do bjer mbi ta, pa dinjitet e frikacak.
    Sepse harrojne qe toka sillet rreth diellit dhe cdo cep ne glob duket.

    Valle kaqe te shkurter e shihni jeten???
    Vadhe kaqe qorra jemi qe shikimi yne nuk i kalon Hunden???
    Valle kaq naive jemi per jeten???
    Ku te miren tone duam ta ndertojme mbi te keqen ose fatkeqesin e tjetrit???
    Ose me keq .Spitalet,Rruget,Pallatet,jan ne nivelet ,prej Badakçiu.
    kur cfaredo qe ta kemi ,shok, mik, apo te aferm,sna intereson renia, apo vuajtja e tij.Fabrika dhe uzina??? Toka mbillet me (KANABIZ)????
    Mjafton qe ne te jemi mire per momentin ??? Vall kaq na mjafton ne kete jet po per te ardhmen çdo lem,nipat do thon koha e budallejve??Ju pelqen kjo ??? Qeveri qe i pelqen RUMPALLA,se ben çte doj me SHqiperin.E te mos flasim per kepucet qe jan me te bardha se i zoti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje