Vetëm disa ditë pas ekzekutimit në Tiranë të 71-vjecarit Mark Shkreta, një shpërthim i fuqishëm ka tronditur në mesnatë banesën e familjes së tij në qytetin e Mamurrasit.
Gazetari i RTV “Ora News” në Mamurras raporton se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesën e familjes Shkreta.
Nuk ka konfirmime nëse anëtarët e familjes Shkreta ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit.
Pas marrjes së njoftimit në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie dhe zjarrfikëse.
Uniformat blu thanë se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
71-vjeçari Mark Shkreta u ekzekutua disa ditë më parë me armë zjarri në rrugën “Hoxha Tahsim” në kryeqytet.
Ai ishte babai i Oligert dhe Maringlen Shkretës, dy vëllezërve të arrestuar nga policia për vrasjen e 9 vjeçarit I. Llani dhe plagosjen e xhaxhait të tij Muharrem Llanit, ngjarje e ndodhur në 5 qershor të këtij viti në Mamurras.
Aman kur do marrin fund kjo derdhje gjaku, cjane keto vrasje makabre qe po u marrin jeten qytetareve tane dite per dite. cfar dreq shteti kemi ne qe qe nuk po e ndalojme dot kete hakmarrje. Cohu Enver nga varri dhe ndaloji vrasjet se u pergjysmua popullsia shqiptare nga dora gjakatare e kanunit te Leke Dukagjinit.
Vendi me i sigurte ne Shqiperi mesa duket eshte bere cmendina!
A ka ndonjeri ndonje mik se ma do mendja se nuk te fusin kollaj?
… Dhe Muli na jep mend ne darke ne televizione per heqjen e imunitetit se ajo ka rendesi per te si minister i brendshem. Nuk del idioti te jape llogari per krimet qe vershuan nga te kater anet, por na hiqet si inteligjent!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/grate-inteligjente-te-pd.html
Saga e shfarrosjes se kesaj familje, ska filluar akoma. Mjerre ate njerez qe per faj te dy anetareve te fisit qe kryen nje krim makaber duke vrare nje 9 vjecar, tani do zhduken nje nga nje.
Te jene burra qe marrin hak per gjak ikin e drezohen e mos lene fisin te vuaje pasojat e tyre.
Po ata sjane burra po langaraqer.
Fisi nese do te mbijetoje farra e tyre, i marrin dhe i vrasin vete ose i dorezojne ne polici te pakten.
A ku kemi perfunduar o shipetare. Vrasim per kanun, nje 9 vjecar.
Vrasim me ligjet e mesjetes. Ne jemi me keq se talebanet e afganistanit.
Nga nje here me vjen te shkoj e ti falem Enver Hoxhes ne varr. Diktator ishte, po ama disa ceshtje madhore i dha drejtim. Erdhi Sali Berisha me suport nga Serbia dhe prap futi kanunin ne zbatim.
Uniformat blu thanë se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Me ben te qesh dhe te qaj ne nje te njejten kohe kjo fjali! Eshte sa standarde ne te tilla raste aq dhe mediokre! Pastaj, mire qe gjithe Shqiperia eshte blu, dhe policia e dime qe i ka rrobat ngjyre blu (ne te erret), po a ka ndonje vlere nese e permendim kete gje?! Po nese do t’i kishte te zeza si ne amerike, do thonim uniformat e zeza?!
Nejse, rendesi ka fakti qe keto uniforma (dhe jo njerezit brenda uniformave)i paskan nisur hetimet per zbardhjen (se ma ha mendja se s’ka shqiptar qe mos ta dije se prej kujt eshte vene eksplozivi) e ngjarjes!!!
U pika uniformave me gjithe ngjyren blu!
Ai fis ashtu e meriton te perfundoj, deri sa vete familjaret i strehojne dy vellezerit qe vrane 9 vjecarin.
Ta kuptojne dhe te tjeret qe jane ne gjak se cfare i bejne vetes kur bejne veprime hic normale.
Atje vetem vrasje, shperthime, o njerez kriminele, te semure, te cmendur e depresiv: mjere njerezit normal atje qe jane nen terrorin e ketyre katunareve qe kane zbrit ne qytet, po cben ajo qeveri atje?????
O kaqola, cfare thoni ju te shkojne te dorezohen ne polici se po marrin fisin më qafe. Ata dy vellezerit jane arrestuar mga policia.