Orkestra e çoroditur e PS-së

31 Korrik 2012, 21:45Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Veglat e ndryshme muzikore të një orkestre kanë tinguj karakteristikë të vetët, të cilët i dallojnë nga veglat e tjera. Sidoqoftë, kur përdoren së bashku në një orkestër, ato ndjekin një vijë të harmonizuar melodike e ritmike, për të prodhuar një muzikë të caktuar. Në qoftë se orkestra përbëhet nga një numër veglash të të njëjtit lloj, është shumë e lehtë t’i sinkronizosh ato, por muzika që prodhohet është monotone. Ndërsa, nga ana tjetër, në qoftë se veglat e ndryshme të orkestrës ndjekin secila një vijë të ndryshme melodike e ritmike (për qejfin e vet), produkti është thjeshtë kakofoni.

Po ti përdorim dy skenarët e mësipërm si metafora për dy partitë kryesore shqiptare, mund të thuhet se ajo që është në pushtet, PD-ja, ngjan me një orkestër me shumë trumpeta, të cilat ndjekin të njëjtën vijë melodike e ritmike, të përcaktuar nga kryetrumpeta Berisha. Rrallë qëllon që ndonjë trumpetë PD-iste devijon nga vija e përcaktuar nga kryetrumpeta, dhe në ato raste, ajo futet në ngrirje ose përjashtohet nga orkestra.

Në anën tjetër, PS-ja i afrohet më tepër orkestrës me vegla të ndryshme që nuk ndjekin muzikën e shkruar në partitura, dhe që krijojnë herë pas here kakofoni për veshët e dëgjuesve. Pothuaj në çdo udhëkryq të rëndësishëm politik të PS-së, kemi dëgjuar ose lexuar deklarime të kundërta të figurave publike të saj, që qartazi nuk kanë ndjekur partiturat që normalisht duhet të kenë përgatitur specialistët e marrdhënieve me publikun në bashkëpunim me kryetarin e PS-së.

Shembuj?

“Berisha po të tërheq zvarrë pas imunitetit, or qyq! Boll deri këtu,” i shkruan Kryetarit të PS-së në Facebook Erion Braçe, anëtari i Kryesisë së saj …

Edi Rama dhe Pandeli Majko mirëpresin publikisht bashkëpunimin me partitë e reja “anti-regjim”, ndërsa Taulant Balla dhe Erion Braçe i masakrojnë këto parti në faqet e tyre në Facebook…

Dhe me shembuj të tillë mund vazhdohet mbrapa në kohë deri në themelimin e PS-së, 21 vjet më parë. Dhe duhet thënë se janë të panumërt.

Përse ndodh kështu me PS-në? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, ndoshta duhet bërë një studim i thellë politiko-antropologjik, i cili del përtej fokusit të një analize në një të përditshme. Por një gjë mund të thuhet me siguri – një parti e madhe nuk mund të futet në një vit elektoral me kaq kakofoni të mbartur nga e kaluara. Për më tepër, kur përballë ka një formacion tejet të disiplinuar dhe me mjetet mediatike në dispozicion për ta amplifikuar mesazhin e vet të disiplinuar.

Një parti e suksesshme në gara zgjedhore, kudo ku ato zhvillohen, shquhet për një harmonizim të mirë të zërave publikë të saj dhe të aleatëve të vet, nëse ka. Dhe merita për këtë i takon, së pari, specialistëve të marrëdhënieve me publikun, të cilët përgatisin strategjinë e fushatës zgjedhore. Më tej, merita i takon udhëheqësit të partisë, i cili, për t’u kthyer tek metafora e orkestrës, luan rolin e dirigjentit në harmonizimin e zërave publikë të partisë.

Deri më sot, PS-ja duket se ende nuk ka një partiturë të shkruar për fushatën zgjedhore që, praktikisht, do të fillojë në shtator. Dhe për më tepër, duket se ka një dirigjent që s’e ka marrë seriozisht drejtimin e orkestrës së tij të vështirë në koncertin më të rëndësishëm të jetës së vet. Nga zërat e ndryshëm socialiste që lëshohen në Twitter, Facebook, blogje, gazeta, studio televizive etj., të krijohet përshtypja se secili ka nga një partiturë të shkruar individualisht dhe se një harmonizim i tyre fatlum do të ishte thjesht çështje rastësie.

http://respublica.al/opinion/2012/07/31/orkestra-e-coroditur-e-ps-se

18 komente në “Orkestra e çoroditur e PS-së”

  1. Dean says:

    I nderuar zoti Zaloshnja!Megjithese forca e zakonit e do qe te perkrahesh automatikisht mendimin tat,pasi me demek je kundra Regjimit, eshte dicka qe nuk shkon me ty,i nderuar zoteri.Dhe sinqerisht mendoj se shume pak veta te marrin seriozisht ketu ke TEMA.Gazetaria nuk eshte per ty,megjithese t’i mund t’a kesh pasion.Shiko ndo1 gje tjeter.
    Meqe ra fjala,s’na ke bo ndo1 zbulim per Ilirin nga Cepani,pa ne dreq te veje ED RAMA dhe PS-ja.Hudhi ndo1 here syckat e tua te bukura edhe nga Liri,se ai eshte me te vertet bir k….. qe duhet ruajtur.

    1. Duhet me qene burr shteti si Doktori, Alievi, Mugabe, Putini, Ajatollahu e shum burra tjere te nerum e me i von tan n’resht per nji. Po ju kamunistet sun ti kuptoni kto gjana.

    2. elio says:

      Ne te gjitha opinionet qe jep vetem nje gje eshte e qarte…qe nuk e nxjerr qimen nga qulli, as me statistika te gabuara (kam fituar bast ne zgjedhjet e tiranes) e as me opinione gomarlliqe…Nuk eshte koha me per ty e te tjere diletante..

    3. Ne sulem perpara kantiere,vlone puna dhe kenga .... says:

      E more Zaloshnja,cfar disipline te hekurt qe kerkon.
      per kete po ta sjell ne kujtese ate qe deshirone zotrote:-“…
      Rregjimin Ushtarak te atyre koherave…
      (shoke Ushtare! Beni kujdes se kemi per inspektim
      sh.Eduard Zaloshnjen…)
      Toga:-Gati-Tu!
      Me hap dhe kenge rreshtore;
      Drejte Gavetes Para Marsh!!!!
      ………………………..
      jam shume i kenaqur pershendet
      rreshter Zaloshnja…

  2. Daut Skela, Vlore says:

    Perse zoti Zaloshnja? Duhet te kene te gjithe te njejtin mendim si krietari?!!!
    http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/06/zgjedhjet-parlamenti-shqiptar-2012.html

  3. U zgjove? says:

    U zgjove me ne fund Zale? E kuptove qe deshtaku Rama ka marre fund?

    1. iliri uk says:

      kjo eshte demokracia zoti zaloshnja mendimi ndryshe dhe jo te gjithe me nje vrime si pd-ja por ti je nostalgjik i sistemit monist me duket megjithe pjesmarrjen tende karrieriste ne levizjen e dhjetorit.

  4. Sinani says:

    O Zaloshnje! Lexova paragrafin e pare, e pashe qe shkruaje budallalleqe se nuk e njeh muziken dhe orkestren fare dhe …. dhe e lashe shkrimin tend! Po deshe mos ja fut me pordhes kot! He xhan se eshte dhe vape tani dhe …. e kupton vete ti! Nuk je aq koqe sa dukesh!

  5. Albi says:

    A kishte PS kakofoni nga 92 ne 2005? Po, shume here me te madhe biles.

    A fitonte zgjedhjet? Po, edhe shume thelle biles.

    Llogjika ngec Edo. Nuk ka asnje rregull qe lidh “venien ne rresht” me aftesine per te fituar zgjedhje, edhe ne vit elektoral sic thua ti. A mos jane valle budallenj amerikanet qe primaret ne parti i kryejne vetem disa muaj para zgjedhjeve te pergjithshme???

    Nqs eshte keshtu si thua ti, pse kerkoni te zmadhoni koalicionin me AKZ e FRD? A nuk do shtojne ato kakofonine ne koalicion? Jo, ju kerkoni te shtoni koalicionin me sa me shume zera sepse atehere perfaqesoni sa me shume njerez.

    Pse nuk funksionon e njejta llogjike brenda partise atehere? Sa me shume zera te kete, e sa me te pushtetshem te jene aq me shume njerez perfaqesojne. Sot ne PS, Brace edhe leh here pas here ne facebook po ne te vertete nuk ka asnje pushtet ne forume. Edhe Malaj e Blushi kane ulur koken. Pra me pak fjale nqs sot voton per PS, voton per pushtet absolut te Rames! E kupton vete tashme se ky grup eshte shume me i vogel se sa te gjithe opozitaret e Berishes.

    Kopilliku i juaj (ty, Mucit, Stefanit etj) me duket i qarte fare. Kerkoni qe Rama te fitoje zgjedhje duke fal sa me pak pushtet. Brenda partise as qe behet fjale, kshuqe po kerkoni si e si tu vidhni vota ketyre dy te rejave. Shpresoj te jene pak me te zgjuar se sa te besojne fjalet e juaja.

  6. besniku says:

    Z. Eduard Zaloshnja! Nuk i duhet partiture e shkruar, por boshe, sepse po te kishte nevoje per nje te plotesuar e kishte bere. Por perse ta beje? Nuk ka ndermend te marre pushtetin, dhe as qe do ta marre. I mjafton te jete neopozite dhe Sali Vrasesi te qeverise edhe nja 20 vjete te tjere. Edhe nese te quajturit “nderkombetaret”, qe tani jane kthyer mekeq se shqiptaret, apo edhe vet Berisha i ka premtuar nje shkembim vendesh, qe do te thote Edi Rama te jete ne pozite dhe Sali Berisha ne opozite, kur te vije puna tek zgjedhjet do t’i fute gishtin ne bythe, ashtu sic ia ka futur deri tani dhe sic ia ka futur te gjitheve: Ramiz Alise, Fatos Nanos, Azem Hajdarit (ketij i futi plumbin), Eduard Selamit, dhe te gjiteh te tjereve qe jane poshte tij. Ja ky do te jete ajo qe do te ndodhe dhe ky eshte skenari. Dhe nderkombetareve do t’u thote: “Mue me votojne! Mue me do populli!” Po cili popull e do dhe e voton?! E votojne bashkevrasesit, bashkevjedhesit, bashkemashtruesit, bashkekombesit kosovare, ja keta e votojer.

  7. Dashi says:

    O Zaloshnja llogjika eshte e thjeshte aq sa nuk e kuptoj “naivitein” tend ne trajtimin e temes. PD-ja edhte nje orkeser ose me mire nje bande(quaje muzikore po deshe) ku kryebanditi ose dirigjenti eshte ai qe kontrollon bizneset e orkestres qe per stonimin me te vogel ata zhduken me gjith lecka nga pjesa e thesarit te Ali Babait (qeveria dhe postet ku ata vjedhin) ndersa orkestra e opozites eshte nje grup i formatuar me njerez qe me se shumti secili luan per qef te vett deri kur ti vij radha e shfaqes se ata menjehere do behen maestro ne interpretime te pastonuara.
    Ndoshta duhet ta kujtosh pak “stonaturen e orkesters se Pd-se kur doli ne opozite ku ahengxhite virtuoz Ruli, Pollo, Imami, Shehu, Ceka, Xhaferi e sa e sa te rikthyer jo qe stonuan por i kputen fare telat prandaj opinionisteve si pona juaj nuk u falet fshirja e memorjes dhe per me teper spekullimi edhe pse dua ta besoj se eshte mirdashes. Jam shum dakort qe ahengxhite e Ps-s tip Blushi, Malaj, Islami, Nano, Harasani (kryesisht ajo pjese e ish ministrave te PS-se qe realisht opoziten e kan thjesht term mbasi asgje nuk i rendon ne asnje drejtim)jane komplet te disinteresuar per kete orkester dhe presin qe dirigjenti te bjere nga skena, te tjere si puna e Braces, Majkos etj qe jane aktiv me qemonen e tyre por kane shume pordh per te qene pjes e orkesteres por duan violinen e pare etj etj. Per nje gje duhet te jemi te sigurte se kur eshte puna me honger torten ge te gjith duan ta ngjyjn gishtin por kur eshte puna dhe ke m… pra nuk i duron dot as eren ndaj dhe i largohesh dhe tregon me gisht ate qe i ri m… siper.

  8. WTF says:

    Jam plotesisht dakort. Neses PS kerkon te vije ne pushtet RAma duhet te largohet nga posti i kryetarit.Ne rast te kundert PS do te jete ne opozite dhe per nje fare kohe.Nuk ecet me me “MOS I FOL SHOFERIT”

  9. raimondi says:

    Shkrimi eshte shume i goditur .Kjo qe shkruan Zaloshnja eshte shume e sakte ,por problemi eshte cila eshte arsyeja e ketij c”akordimi qesharak te PS-se qe mundohet ta justifikoje me demkracine ne parti ? Kete po te kishte mundesi ta trajtonte Zalosshbja do ishte shume interesante …….

  10. shqiponja says:

    Mua nuk me duket kakofoni aspak por mendim ndryshe qe duhet inkurajuar. Partia ka linjen e saj por kjo nuk duhet t’i pengoje anetaret te shprehin mendimin e tyre.

  11. ina says:

    Shkrimi eshte nje perpjekje medioker per te aplikuar skemen e orkestres dhe dirigjentit te Marx-it. Per fat te keq, autori eshte keqkuptuar teresisht me objektiving e aplikimit te skemes nga Marx dhe rezultati eshte ky shkrim i dobet… lexoje dhe njehere Zaloshnja, ajo cfare kish ndermend Marx eshte trajtuar me elegance nga Lebowitz se fundmi (http://www.socialistproject.ca/bullet/665.php#7)…

  12. Alban Zadrima says:

    Zoloshnja ka te drejte per kakofonin ne PS, atje ngrihen zera pro dhe kunder vetvetes, shajne e bertasin qe te promovohen ne publik si te mencèm, keshtu beri edhe ai debili Kastriot Islami ,qe tani ta pshtirose me ato daljet e tij ne tv.te Sales.Drejtuesit dhe ansambleja e PS nje forum pa brum

  13. erik says:

    Zaloshja,ke bere nje analize shume te sakte.E verteta eshte se disa nostaligjik si keta me siper,ju a vret drita syte,jane mesuar me propagande monotone dhe kur ju ”ve doren mbi plage”,me shume ndjejne peshen e dores dhe se sa dhimbjen e plages.

    Partia Socialiste ne se vertete kerkon te drejtoi kete vend,atehere le te bashkoi zerat e humbur ne pyllin e Berishes,dhe te krijoi formacione te besueshme ne lendinen e loteve shqiptare.Gjasat jane te pakta,mbasi Ed Rama me sa shoh qenka kollona e peste e se majtes.

    Ai punon per Sali Berishen.Me thoni nje fakt qe ai ka punuar per te majten.Perzuri Ilir Meten,percau koalicionin qe ishte formuar ne vitin 2005,qe nga Neritan Ceka,Lefter Xhuvelin e me radhe.

    Atehere perse i duhet se majtes Edi Rama apo Fatos Nano…?Kete pyetje cdo shqiptar qe inspiron per nje pushtet demokratik duhet t’ja beje vehtes,kush punon per mua…??? Askush…Atehere pere na duhet te mnerremi me politikan te coroditur dhe hajdute,si majtas dhe djathtas..?

  14. loni says:

    Te jap te drejte kur thua se PS eshte nje orkester me zera kakofonike. NUk jam i sigurt se kjo eshte aresyeja qe te mos fitoj perseeri zgjedhjet. Jam i bindur se duhet nje program qe mgjth mendimet ndryshe te pranohet prej te gjitheve dhe mbi te gjitha duhet pune, aktivitet qe ne rastin e kesaj Partie ose mungon totalisht ose perceptohet sikur mungon. Vetem duke levizur mund te shkosh te njerezit i ti bindesh qe te te japin voten. Fakti qe nuk durojne qeverine e tanishme e nuk duan ta shohin me nuk do te thote qe te zgjedhin patjeter ty. DUHET TA MERITOSH pushtetin qe ta marresh ate. Levizni se po dukeni si dembele Stambolli.
    Ku jane deputetet tuaj? kane ikur me pushime do thoni. Por ne kemi vite qe nuk i shohim te dalin as ekraneve se te shkojne te zgjedhesit duket iu jane renduar bythet.(ketu nuk e kam fjalen per Ballen dhe Bracen). Edhe per Ty Edi vlen kjo qe shkruaj me siper. Nuk arij te kuptoj kete pasivitet tuajin. Uroj qe te jete taktike per te arritur qellimet qe i keni vene vetes. Po qe kjo hallall, ikni dhe nga facebook e ne te mos kemi iluzionin se vendi yne ka nje regjim demokratik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje