Qipro apelon Shqipërinë: Ndiqni shembullin tonë për integrimin

31 Korrik 2012, 18:40Politika TEMA

Qipro mban aktualisht presidencën e Bashkimit Europian. Për këtë arsye, ministrja e Jashtme e Republikës së Qipros, Erato Kozakou-Marcoulis, ka vizituar Tiranën, ku ka takuar homologun e saj shqiptar, Edmond Panariti si dhe presidentin Bujar Nishani e kryeministrin Sali Berisha.

Diplomatja qipriote tha se zgjerimi i BE është prioritet i presidencës së tyre. Ajo shtoi se shpreson që të jetë Qipro vendi që do i japë Shqipërisë statusin kandidat.

“Dua të rikonfirmoj publikisht angazhimet e presidencës qipriote dhe mbështetjen për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe inkurajimin e saj për procesin e reformave. Me këtë rast dua t’u përçoj mesazhin për mbështetjen e fuqishme të perspektivës europiane të Shqipërisë të gjithë liderave politikë dhe zyrtarëve të tjerë, duke përfshirë presidentin, kryeministrin, kryetaren e parlamentit, ministren e integrimit dhe liderin e opozitës. Ky mesazh ka një rëndësi mjaft të veçantë në lidhje me progress-raportin e Komisionit për Shqipërinë. Kam besim se liderët politikë e këtij vendi mik do të vazhdojnë me shpejtësi drejt avancimit të progresit në të ashtuquajtuar të 12 prioriteteve kyçe. Do të ishte kënaqësi e veçantë që gjatë presidencës së Qipros, gjithmonë në varësi të zhvillimeve pozitive dhe rekomandimeve të Komisionit, statusi i vendit kandidat t’i jepej Shqipërisë. Kjo nuk do të ishte një arritje e Shqipërisë në veçanti, por, sigurisht, edhe një synim mjaft i mirëpritur i presidencës qipriote,” tha ajo.

Zyrtarja qipriote tha se shqiptarët duhet të marrin shembullin e vendit të tyre.

“Bashkëpunimi ndërpartiak është një domosdoshmëri që të ecet përpara sepse duhet të arrihet adoptimi i legjislacionit duhet të vazhdohet me reforma mjaft të rëndësishme në bashkëpunim ndërpartiak dhe stabilitet politik e kësaj presidence. Me lejoni gjithashtu tu them se perspektiva europiane e çdo vendi dhe mund të jap si shembull Qipron duhet të jetë një çështje kombëtare dhe jo një çështje partiake duhet të jetë mbi çdo parti, duhet të shihet si një situatë ku të gjithë dalin të fituar dhe kjo ishte motoja e Qipros gjatë procesit tonë dhe shpresojmë se të arrijë këtë synim me anë të bashkëpunimit ndërpartiak.”

2 komente në “Qipro apelon Shqipërinë: Ndiqni shembullin tonë për integrimin”

  1. qiprioti says:

    PER integrimin e shqiperise MENDON ilir meta.ILR META ka eksperience me ze E FIGURE.

  2. fati says:

    Ky krimineli jone duhet qe ndaj qipros bijezes se greqise te kerkonte edhe njohjen e pavaresise se kosoves nga ana e tyre dhe jo t’i jargavitej per statusin te cilin e perkthen si vazhdimesi te udheheqjes se tij sa kohe qe populli yne eshte ne pergjithesi rr..k.. dhe vazhdon prej 22 vjetesh ta votoje. Ne nje shtet demokratik udheheqesit rrijne nga 4-8 vjet qe eshte edhe periudha qe ata ezaurojne teresisht vizionin e tyre politik, kurse ketu tek ne si ne kohen e xhaxhit kemi po te njejtet udheheqes partish prej 20 vjetesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje