INTERVISTA/ Nishani lë të kuptohet se nuk mbështet Ina Ramën për një mandat të dytë: Pres më shumë nga Prokuroria

31 Korrik 2012, 16:04Politika TEMA
INTERVISTA/ Nishani lë të kuptohet se nuk mbështet Ina Ramën

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka lënë të kuptohet se nuk do të mbështesë një mandat të dytë për Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama. I pyetur për prokurorinë, në një intervistë për Top Channel, zoti Nishani deklaroi se ‘pres më shumë angazhim nga prokuroria, më tepër kurajo e profesionalizëm për t’u përballur me krimin e organizuar dhe korrupsionin’. Nishani deklaroi se ‘vlerësoj punën e prokurorëve, por kërkesa ime është më e madhe në rritjen e performancës së Prokurorisë’.

 

Çfarë do të bëni ndryshe nga presidenti parardhës Bamir Topi, punën e të cilit mazhoranca ku keni bërë pjesë e ka kritikuar gjatë vitit të fundit të mandatit të tij?

Nuk e kam parë dhe nuk do ta shohë punën time si një punë krahasuese me paraardhësit e mi. Së pari, e konsideroj angazhimin e gjithsecilit si profil të gjykimit e të konsiderimit të përgjegjshmërisë dhe angazhimit në këndvështrimin individual. Së dyti, kjo nuk është detyrë kushtetuese e presidentit. Presidenti nuk ka fuqi ekzekutive, por ka një profil të qartë të reflektuar në Kushtetutë dhe akte të tjera, për një kontribut të qenësishëm në atë që është sfida kryesore, sistemi i drejtësisë. Presidenti është kreu i KLD-së dhe bashkë me anëtarët e tij ka mundësinë për të treguar me vepra se gjyqtarët në sistemin e Shkallës së Parë dhe të Apelit duhet të promovohen vetëm në bazë të performancës dhe integritetit profesional. Ne do përpiqemi të kemi një renditje të gjyqtarëve sipas niveleve, për të parë se cilët duhet të promovohen në sistemin tonë. Të gjithë gjyqtarët, nëse do ta ndjejnë veten të mbrojtur, të pavarur dhe do ndjejnë integritetin të ruajtur nga vetë sistemi dhe institucionet, atëherë besoj se këto elemente të këtij mekanizmi do jenë shumë të rëndësishëm për të tejkaluar problemin në këtë sistem.

 

A do kemi kryeprokuror të ri në vjeshtë? Si e gjykoni punën e kryeprokurores aktuale Ina Rama?

Sa i takon institucionit të prokurorisë, mendoj dhe e shoh atë si një institucion që duhet të ketë më shumë angazhim, kurajo e profesionalizëm në përballje me krimin e organizuar, korrupsionin dhe krimin ekonomik. Nuk mund të hidhet poshtë puna e prokurorëve. Siç kam një panoramë të qartë mbi punën e mjaft gjyqtarëve me integritet, ashtu jam i bindur për ekzistencën e një numri prokurorësh që veprojnë me profesionalizëm. Edhe në këtë aspekt puna e tyre duhet vlerësuar e promovuar, por kërkesa ime është shumë më e madhe për profesionalizmin.

 

Kjo do të thotë që Prokuroria e Përgjithshme do ketë një emër tjetër?

Nuk kam një gjykim për këtë. Kjo do të bëhet kur të vijë momenti dhe vetëm atëherë do të bëhet vlerësimi. Besoj se është edhe pritje e qytetarëve që ky institucion të bëjë më shumë.

 

Keni thënë se emërimi i kreut të SHISH i takon kryeministrit, kjo do të thotë se do ta pranoni propozimin e tij?

Presidenti duhet të flasë me akte, kur akti i vihet përpara. Akti vjen në rrethana të caktuara dhe vendimi i presidentit do të jetë në bazë të asaj që do të gjejë. SHISH është një institucion në vartësi të kryeministrit dhe kreu i tij për t’u shkarkuar apo emëruar bëhet në bazë të vlerësimeve të kryeministrit. Përsa kohë drejtues të institucioneve kaq të rëndësishme i kemi në detyrë, do preferoja të mos krijonim situata të tilla. Aq më tepër, nëse presidenti do ta bënte këtë, nuk do ishte korrekte as nga pikëpamja kushtetuese, qytetarë dhe etike.

 

Ju ishit kandidat i mazhorancës, duke pasur parasysh skepticizmin e opozitës, që ju ka konsideruar “noter të qeverisë”, si do ta ndryshoni qëndrimin e saj? Cilat do të jenë aksionet tuaja?

Kam një pakt me veten që në momentin që kam pranuar të jem president, pakt që është vulosur pas votimit në parlament, për të qenë një respektues i Kushtetutës, por dhe i vetvetes dhe i integritetit të qytetarëve. Për mua parimet janë shumë të rëndësishme, ato kanë vlerën më të madhe në virtytin e njeriut dhe të shoqërisë. E rëndësishme është që në përmbushje të objektivave që rrjedhin nga këto parime, njeriu të orientohet drejt interesave të mëdha vendit. Duke e parë në këtë prizëm, besoj se puna e presidentit do të dijë të reflektojë atë që presin qytetarët nga presidenti dhe jo atë për të cilën mund të joshet dëshira individuale e një presidenti.

23 komente në “INTERVISTA/ Nishani lë të kuptohet se nuk mbështet Ina Ramën për një mandat të dytë: Pres më shumë nga Prokuroria”

  1. Vlora says:

    po mir o nishanlli,,po sikur berishes ti kthehet mendja, ti cfar do te besh?

    1. Hapi i pare says:

      Ky eshte nje hap prej te pavaruri, por prisni se te tjere vijne ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/the-independent-president-of-albania.html

  2. Labi Vlore says:

    Synimet e tua,apo synimet e Saliut??Synimet e tua curiterisht do perkojne si ore Zvicerane me ato te Saliut.Dhe akoma me tej.Jane dhe do te jene Ogurzeza.Republika e Shqiperise vdiq pak para se te mbushte 100 vjece.

  3. agim says:

    Mire e ka. Pse prokuroria nuk hetoi skandalin e universitetit te Turizmit ku zonja e Nishanit dhe e Trebickes jane bashkepronare?? Ne Itali kerkuan arrestimin e pronarit te ketij palo universiteti, ne Shqiperi e bejme zonje te pare…

  4. tila says:

    e kurdisi sala kete kukull me mustaqe :p
    mjer ne ku jetojm…

  5. Fred says:

    ne 21 janar ne mbremje dhe per dit te tera u tallet me prokurorine duke e lene te hetonte vetem jashte hekurave te kryeministrise dhe fshite B… me urdher ndalimet per te akuzuarit e gardes, athere zotnia juaj nuk foli asnje fjale kurse sot thote se pret me shume nga Prokuroria.Qe ta vesh ne pozita pune nje institucion duhet me pare te mos e pengosh kur ai punon, kjo qe thua eshte demagogji, jam i sigurte se e keni gjetur qysh tani leven tuaj ne prokurori qe ta ulni e ngrini sa here tu teket

  6. komik says:

    e more NISHAN çme nxore mallin e çarli-çaplinit

    1. zqk says:

      Shih kur ta hedhe ne gjyq Carli Jarin se i ka vjedhur stilin e musteqes. Pse or Jar, – do i thote, – me musteqet e mija don me u ba president!

  7. myzeqari says:

    Ti Bujar as te pjerdh njeri per te hequr apo per te ven. Ti bej shyqyr qe tu be rresk karrigia e presidentit te shtysh ca vite, por per te emeruar as ta ve njeri tyja fare ste pyet njeri. E di Sala ate pune. Ti je aty per te thene qe ja kemi dhe president. Ti ferko mustaqet ate bej ti, po te tjerat i di Salo Vicidolasi. Keshtu eshte Bujar kur vete pas qerres se Sales.

  8. Nadia Shabani says:

    Po ishte Prokurore e Pergjitheshme dhe i kishte mundesite ti vinte te gjithe ne rresht por nuk mund ta prishte me te gjithe, se te besh detyren duhet te jesh kunder te gjitheve edhe kunder familjes tende kur ata te bejne shantazhe ne kete drejtim. Por Ina Rama ju tremb shantazheve te Saliut dhe ne fund cfar fitoj do ta heqin nga puna nje i paafte qe as firmen nuk hedh dot. Ajo duhet ta ngrinte zerin deri ne Bruksel per korrupsionin e drejtesis me gjyqet e manipuluara por zgjodhi heshtjen si Presidenca me kreshnik Spahiun e Bamir Topin se i prishej qefi dhe i ulej autoriteti surratit te kriminelit Sali.

  9. SKENDER BEU I VJETER says:

    KA TE DREJTE NISHANI TE PRESE ME SHUME NGA INA RAMA .AJO DUHET TE ARESTOJE TE PARIN NISHANIN PER MASHTRIMET DHE FALLSIFIMET E TE DHENAVE,BERISHEN SI KAPUA I KRIMIT DHE BASHEN SI KOBURE E BERISHES ATHERE NISHANI NUK DO PRESE ME SHUME.

  10. beso says:

    A i shkreti ti!Ti je vetem per te degjuar,se telefonit tend ia kane hequr mikrofonin.Bujari ju degjon…Ik ore koqe president!

  11. dinjiteti says:

    po dihet more VEMJE pse te vune aty me vjen per te vjell ku sheh keto pushta

  12. Ben Chicago says:

    telekomanden tende e mban sali’

  13. KERCOVARI says:

    disa komentues hanjen mut kur shkruanin per te madhin BAMIR TOPI.
    po te mirit nuk dim ti vlersojm e ti mbeshtesim

    nje fillim do ishte VOTONI FRD
    BAMIR TOPI MINISTER
    rroft shqiperia

  14. vlora_1912 says:

    Ky teveqeli eshte kukulla e tarallakut Sali. Ky le te kuptoj se do te kete nje prokurori me injoranta qe i binden Sales. Te vjen keq qe ne nje kohe te tille njerizit binden per nje cape buke. Ata nuk kane dinjitet dhe respekt veten e tyre. Keshtu do te mbeten aktiviteti i tyre ne arkive dhe histori.

  15. KOLONJA says:

    Me thene te drejten qe kur ka filluar problemi i zgjedhjes se presidentit kemi dhene shume mendime ne komentet tona.Kemi folur per prapaskenat dhe lojen e kurdisur nga Saliu dhe zbatuesi me koseguence i porosive te Saliut Ilir META. Kemi dhene mendime per dredhjen qe u be Jozefina Topallit (dhe shume mire ju be per mendimin tim se nuk e meriton)me vjen keq se u deskrititua Artan Hoxha dhe i shkoi dem gjithe ajo mburrje qe i bente Saliut ,sa u be i neveritshem ne emisione televizive jo vetem per publikun,por edhe per koleget e tij.Nishani doli si dhija mes dheneve dhe u zgjodh president nga bariu i tyre.Kemi dhene mendime edhe per Nishanin qe do jete nje sekretar i Sales,prandaj nuk eshte e pa pritur vendosja ne krye te SHISH,PROKURORISE NJEREZIT E TYRE PARTIAK DHE KALIMI NE VARTESI TE KRYEMINISTRIT.Deri ne qershor 2013 de jure e de fakto do kemi nje parti shtet,Ne qershor 2013 populli e ka ne dore per voten e ruajtjen e votes.

  16. mirel says:

    Fatalitet kombetar.

  17. DEBILI says:

    Shikoni se cpamje prej debili ka president o shqiptare te shkelur me kembe nga keto monstra

  18. Stef Staku says:

    ANALIZE : Tani qe u ba President dhe Sala po don me hy ne Europe Bujari ne vend te germes ” U ” te veje germen ” E “. BEjar Nishani ! Presidenti i Shqiperise BEjar Nishani.
    Keshtu qe jo vetem hyjme ne Europe per jena dhe Nishani i Europes !!!
    Sali BErisha , BEjar Nishani mungon BE …

  19. Fatos says:

    Shikoni ku katandisem,presidenti pasqyre e Shqiperise.Dy enverista nje kryem.. e nje mustaqe..ut viti 2012. Sa per pallavrat e besnikerise ndaj parimeve, qofshim ne kete dynja, do te shikojme sec hibrid puthadore e ere kerme eshte, qe do vazhdoje lojen “fluturon, fluturon c’thote Saliu”.Tani faza perfundimtare e dyshes enveriste ngelet ringritja e statujes. E pastaj pasi te permiret njeri e te jargavitet tjetri do te degjojme historirat e Arjanit, sic po degjojme shokun Sulo dite per dite. Kete meritojme, mos u habitni!!!

  20. dritani says:

    TemA pamvartas se te gjithe kemi rezerva per Presidentin, i cili tashme mire a keq eshte President i Shqiperise, ju lutem nderrojeni kete foto se Nishani duket tamam sikur ka leshuar nje “pordhe” por ooops konstaton se eshte dhjere…

    p.s. E kam propozim serioz. Nderrojeni foton…

  21. Impumpifug says:

    I affirm, because aesthetics along the lines of Compare life insurance quotes. life insurance uk Cheap life insurance quotes whore also grumble all over rockets acquiring began about all their areas is actually amusing. Life insurance quotes afford aid to a new audio arena. We ‘re always active in the in a a number of people activities a good deal of, although I acknowledge any he are able to advance a area as me if I are looking for dad a little too Life insurance uk. Allow god a new juice if he acknowledged it at first, i actually definitely don’t assistance Life insurance 24h, I am actually joking about. life insurance quotes life insurance quotes http://lifequotes24h.com Free life insurance quotes, bad art brings accomplished dumping pollution according to a pristine ecosystem appear akin to a awesome approach.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje