Berisha në “start” dhe Berisha në “finish”, Berisha në det, Berisha në ajër, Berisha në tokë.
Dëshirë për një prani të tillë prej kohës së kohës dhe hapësirës së hapësirës, e ka pasur dhe e ka vetëm “djalli”.
Në garat që ky shqiptar bën me vetveten mund të përzgjedhim, disa syresh, që po ia kujtojmë lexuesit të vëmendshëm.
1. Startfinishi në Murin e Madh Kinez
Nuk kish kaluar veçse një muaj që kur kish ndodhur shpërthimi tragjik i flakërimes barutore të Gërdecit që përgjaku shqiptarët dhe kujtesën e këtij vendi.
Berisha ndodhej në Kinë. Pas vizitës zyrtare në gjigandin aziatik, ku dragonjtë janë simbole tipike, ai përzgjodhi e u ngjit në shkallët që shkonin në pikën e epërme, për të dalë në një platformë të sheshqëndrimeve para Murit të Madh Kinez, dhe ia mbërrini me sukses. Enkas në Kinë jo për vizitë miqësore, por për një atletike djalli. Kjo ishte performanca e parë e shpërfaqur në mjedisin simbolik ndërkombëtar.
Ky ishte edhe një kumt ogurzi, se iu a kam hipur shqiptarëve dhe nuk iu zbres.
2. Startfinishi i Dhërmiut
Nuk kaloi më shumë se një muaj që kur kish shpërthyer në dheun kontinental shqiptar një skandal i përmasave që ia kalonte “Shën Naumit” të dikurshëm dhe Sali Berisha kish nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës fqinjin helen e sillte ashtu urtë e butë dhe me “det të grabitur” në kokëpërkulje, por ama krenare, mu në qendër të ngushtesës historike të Otrantos dhe nëntëqind metër nga bregu i Ksamilit. Nuk kish tradhti më të madhe se kjo në histori të historisë. Ndodhi ajo që ndodhi dhe marrëveshja e tradhtisë u rrëzua.
Pikërisht në këtë kohë Sali Berisha prapë nuk e ndali turrin e garës, por këtë radhë në det.
Po ku thoni ju? Në Dhërmi, kundruall hapësirës ilirike detare, perëndisë së detit Poseidonit, dhe aty duke iu buzëqeshur iu rrëfeu shqiptarëve se kish qëndruar në mes të valëve si dikur Mao Ce Duni në Jantce, kaq orë e kaq minuta.
Ndërkaq po ato ditë kur shqiptarët gajaseshin me kryeministrin dhe garën e tij, një shqiptar në Australi shkruante në një blog: “Ah, sikur të kisha mundësi që të vija në Dhërmi, të merrja një shkëmb të madh në shpinë e ta çoja diku thellë në det, që të kishim edhe ne ca shkëmbinj, ku të fillonte të matej deti dhe të përfitonim më shumë hapësirë ujore!”
3. Startfinishi në malin e Dajtit
Nuk ishin më shumë se një muaj e gjysëm që kish ndodhur masakra e 21 Janarit në Bulevard dhe në dyer të Kryeministrisë, kur Berisha si urdhërdhënës i epërm qëlloi mbi njerëz të pafajshëm.
Kur ja ai u duk në ngjitje drejt majës së Dajtit, me një nga mbesat e tij, kur ende nuk kish shkrirë dëbora. Kamerat e ndiqnin nga pas dhe ai me mbesën për dore ngjitej dhe sa mbërriti atje, zgjati dorën në hapësirat që kish përballë në verilindje duke gjurmuar Rrugën e Arbrit, si një simbol të vetvetes dhe garës që ndërtonte në mendjen e tij diabolike. A më shikoni ju shqiptarë apo jo?
4. Startfinishi në Sari Salltik
Pas disa kohësh kur ai i kish dhënë një goditje opozitës dhe po ato ditë kur ish fituar një gjyq korruptiv për një skandal modern regjistrimesh elektronike, me sensorë e kamera brenda në zyra të mbytura nga ndotja dhe shpërfytyrimi i shtetit, ku gjendej një atlet tjetër, shpëtimtar i tij, Ilir Meta, ai ndërtoi një garë dhe “shenjtërim” tjetër të vetvetes.
Dhe ja, ai u shfaq në Sari Salltik, në fushën e mejdanit të Gjergj Kastriotit, ku shenjti bektashian kish mbërritur dikur. U fut në selinë e ndritur dhe aty sikur të kish ardhur nga qielli, apo të kish dalë nga dheu, mbiu një tortë për ditëlindjen dhe ditëmbërritjen e tij shenjtore, dhe ku vetë kryegjyshi preu copat e saj.
Berisha u gjend në një ekstazë okulte, iu zgërdhi popullit të tij, për t’i thënë se unë bëj garë me shenjtët.
5. Startfinishi i djeshëm, prapë në Dhërmi
Pas “kompromisit” që bëri për imunitetin me Edi Ramën dhe e futi atë njeriun e gjatë, në diganin e tij, iu sul përsëri Dhërmiut dhe detit kundruall. Kërkoi që të sfidonte sërish vetveten dhe në çastin e mbramë, nën ujë takoi djallin që e “xhugulinte” në të dy tabanet e këmbëve duke iu shushurirë ndër shalë:
“Sali! Do t’i shtoj edhe tre minuta prej vetes sime, sipas kontratës”.
Dhe ja shtoi.
“Mirë! Ta paça borxh!” iu kthye kryeministri okult i shqiptarëve.
MORALI I FABULËS:
STARTFINISHI ose FILLIMMBARIMI në shqip nuk është zgjedhja e jonë gjuhësore, por përngjitje dopingu që ndodh rëndom me Sali Berishën. Për secilën vepër që kryen atij i buisin krahë të rinj, por jo krahë engjëjsh po djajsh. Kaq të frikshme këto gara që bën, për shqiptarët.
Do vazhdoje edhe ca … ?
… derisa te futet nga ka dale ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/miresevjen-ne-folene-tende-zoti-sali.html
bravo aleanca kuq e zi. bravo myslym pashaj
prej jush zoti pashaj dhe prej jush zoti kreshnik po deputoj per here te pare ne nje levizje politike si ajo e aleances kuq e zi. jeni te pazevendesueshem
ai eshte perbindesh
Myslym vazhdo me Kreshnik Spahiun ne krye te kuq e zinjve se na keni pas. vetem ju mund ta rrezoni perbindeshin
NJOFTIM I RENDESISHEM
Saliu arriti te beje nje pordhe te fuqishme sa eshte degjuar ne tere lagjen.Ky eshte nje sukses i jashtezakonshem i qeverise shqiptare,sepse deri me sot asnje kryeminister nuk ka arritur nje gje te tille.
Tv-KLANI do te jap nje interviste te Zonjezes Liri per “Pordhen e Saliut”
Ajo do te dokumentoje me fakte se si eshte qelbur per tre dite dhoma bashkeshortore.Per ta perforcuar ate do te deklarojne edhe Argita e xeni,madje mbesa e vogel do te recitoje vjershen:”Pordhi gjyshi plast opozita”
Komenti me i bukur qe kam lexuar deri me sot…je i madh
Pa ilaçe saliu as nuk pjerdh dot.
Z. Myslym beu. Pjesmarrja jote ne aleancen koqezi eshte nje loje e kurdisur e sales. Nese nuk e kupton kete je nje medioker. Une do te beja thirrje te terhiqesh sa seshte vone dhe te mbrosh figuren tende. Nese ti do te vazhdosh te jeshe anetar aktiv I kesaj aleance, turpi do te ngelet ne dere.
Sliu i shpellave, ky KRIMINEL.
PORDHI SALA NEPER PRITA ,NUK MER FRYME OPOZITA.PORDHI SALA PORDHI SALA ,QE KUR EDI HENGRI NGJALA.PORDHI ,PORDHI KY MERHUMI,OPOZITEN SE ZE GJUMI.PORDHI PJERDH SALI MAVRIA POR DO E MBYTE ERA E TIJA.PORDHI LIGESI E BOTES ,I DOL ERA DHE EVROPES.PORDHI SE JA DESHTE XHANI.ERE MER AMERIKANI.DHE MBLEDH BUZET KY DITZIU,THOTE UNE QUHEM ARVIZIU.BURI I SHTETIT ESHTE I AFTE, PORDHA PO VJEN ERA NAFTE.BUZEQESH MONGOL MAVRIA,SEPSE NDRYSHE VJEN RUSIA.PORDH DUROJ DHE THARTOJ TRUTE,SE PER PORDHEN BEHET LUFTE.PO SE MOREM ALBPETROLIN,BERISH PORDHA NA LA XHOLIN.NDAJ DUROJ,NXIHEM I ZI,QUHEM AMERARVIZI.
Pordhet e Saliut po qelbin jo vetem Shqiperine. Ne qe jetojme ketu se bashku me ‘te na jane mesuar mukozat e ndjeshmerise te hundeve dhe nuk e ndiejme eren e keqe qe na servir ky njeri me shpirt djalli.Tashme edhe ilaçet nuk i bejne me efekt dhe sa vjen e po ndiell rreziksmeri shoqerore si nje kancer ne trup te Shqiperise,
Respekt Pashaj, shendet & Pune Te mbare ne AKZi,
Te pacim me nder o patriot I mire!
Sa per salimostren, ok Qe eshte I frikshem pakti Qe ka bere me Djallin
Dakord qe krahu I tij mbi UJRAt e Jonit, pervec Rural Qe s’di not, qesharak, po Edhe Djallezor!
Dhe kjo ‘pa nxemje’, tha.
Kurse deliret e vjeteshme: noto e noto, kur hedh une syte per Te TJERET…Hiç njeri, I kisha lane mbrapa!
Sivjet truni nuk i tha gjo per bashkegaruesit.
O vetem ky!
Une besoj qe Shpellari eshte ne fazen qe sajon e deliron dhe sa I nxjerr nga goja, I beson!
Gjithsesi cdo zullum keputet se trashmi!
Nderkaq, Shpirtit Djallezor I thote Olimpik, I Ziu! Zoti vufte dore, se me keto qe shohim e nigjojme…!.
Sala eshte i zgjuar por eshte i keq,eshte djall,…
Sala eshte i forte,por jo per te ndertuar por per te shkaterruar,…
Sala eshte shofer pa patente,qe ne drejtimin e tij njeh vetem aksidente,
Sala eshte kasap qe ne dyqanin e tij shet mish njeriu e jo mish bagtie,
Sala eshte doktor qe pacientin e tij,popullin e tij nuk e sheron por e vret,e helmon,e braktis,nuk e shikon,…Reçetat e Sal Berishaviçit jane te mbrapshta,sepse Shqiperia dhe shqiptaret nuk jane te Sales.Ose Sala nuk eshte i Shqiperise apo i shqiptarve? Keto qe po shkruaj une i degjon ne çdo bisede te perditshme midis shqiptaresh.Ai eshte semundja e pasherueshme e shqiptarve,ai eshte gazi i botes.Sa turp.Sa turp.,…
Per te miren e Shqiperise,per te miren e Kosoves,per te miren e shqiptareve kudo qe ndodhen,duhet te ndahemi sa me shpejte nga ky djall i huaj.-Rrofte Shqiperia e bashkuar!
Antikapati Berisha do te ishte fluturuar me gjithe pupla ne nje tjeter komb e tjeter shtet, por shqiptaret fatkeqesisht jane te afte te eliminojne vetem njeri-tjetrin, mundesisht per ndonje shikim te shtrembur, fjale goje apo çeshtje pronesie; jo satrapin injorant qe po i vjedh, po i vret e po i perfaqeson kaq me turp ne skenen nderkombetare!
Nje kaqol i tille ne nje vend Perendimor, do te kishte ngrene plumbin qe ne “bemen” e pare, ende pa e vjedhur voten!
Flini gjume shqiptare, flini, se vendin e keni ne duar te sigurta!
Veshtrimi juaj per kete MAGALLAMAN eshte igjetur,i denje per portokalline,per keto SALIU as qe do tja dije.Zollumet e ketje njeriu MONSTER do te duhen breza te tere ti paguajne. Nje ore e me pare ky njeri do zhdukur nga skena e politikes shqiptare,e bashke me te te gjithe ato intelektuale faqezinje qe i kane thene mashalla ketije Gazepi duke filluar me prishjen e mbikalimit tek ZOGU I ZI,Vrasjet ne GERDEC,Shitjen e detit GREKVE, Vrasjet E 21 jANARIT NE bulevard,etj etjea.
Marshi i Saliagait
Allalla kryetar edhe mbret allalla
Shtroni udhen me vota aksione para
Nis e sos me genjeshter e me hile hata
Lehni laro servile hosana Saliaga
o malok ti na debove na le pa atdhe
Ti na shite na talle dhe pa breke na le
varferi dhe hile dhe percarje na dhe
o i shkulur nga trute hosana Saliaga
O pasues i Enverit njelloj si ai
ti na vjedh e na vret per pushtet na ben fli
hipokrit i pabese e maniak si ai
40 vjet ai dhe 20 i ben ti
hosana Saliaga
Ipangopur gojehale o njeri pa tru
dhe shoket i vrave i dende ne dru
dhe prape si servila te ulen ne gju
te gjitha cke bere do ti lash ketu
hosana Saliaga
Kujtova qe zhurmuset e aleanca koqezi moren nje mesim te mire nga audienca api lexuesit e temes. Duket qe spaskan zene ment dhe u shfaqen perseri me stilin e tyre. Ndoshta per disa dite si kushin paguar. Tani moren rushfetin dhe u shfaqen perseri me ate entuziazmin e shtire e te peshtire fallco qe e mbajme ment rreth 20 vjet me pare. Tani mbas njezet e ca vjeteve qe memes shqiperi I kane ngelur vetem kockat, se mishin ja hengri saliu me kelyshat e vet, nuk ka ngel gje tjeter nga keta vec ti hane dhe kockat. Ketu ska me vend as thenia sr I yti mishin e ha po kocken ta ruan. E fundit qe ka ngelur nga keta barbare per te bere ndonje lek eshte ta nxjerrin memen shqiperi tek semefori dhe te pasurohen edhe me shume gangsterat shqiptare te arturo uise sali berisha.
Vazhdoni ju sherbetore te paguar me parrullat pseudopatriote per ta mashtruar kete popull te mashtruar.
Yyyp kreshnik
Fute kreshnik
Rrotat jashte kreshnik
Mos e nxirr kreshnik
Yyyypp kreshnik, yppp
Jepi kreshnik
Yyyppp, forca
Shume mire z.Pashaj i dijme keto por ky Sala ka filluar prap me Greket ate marreveshje detare ta ridefinoje. Sec kam nje frike me kete ridefinim dhe me heshtjen qe po mbreteron koheve te fundit. Me nderime.
Pse ne kete nevojtore te PS-se dhe dikur te PD-se keni zgjedhur te publikoni shkrimet ju te Aleances KUQ E ZI?
Te ju vije Turp