“Tirana, pesë mijë të papunë më shumë që kur Basha mori detyrën”

30 Korrik 2012, 17:57Politika TEMA

Partia Socialiste vijon të denoncojë qeverisjen e Lulzim Bashës pasi ka mbushur një vit në krye të Bashkisë më të madhe në vend.

Anëtarja e majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Adriana Berberi, tha se nuk ka asnjë informacion se sa taksa e tatime janë mbledhur dhe ku janë përdorur.

Ndërkohë ajo shtoi se papunësia në Tiranë është rritur gjatë kësaj periudhe.

“Opozitarët një vit më parë ishin më se të bindur që pavarësisht tam tameve që shoqëronin Bashën gjatë fushatës elektorate, ai dhe ekipi i tij do të dështonin në realizimin e programit, sepse në fakt ai nuk ishte program.

Sot mbas një viti bindja e tyre është një realitet i prekshëm për të gjithë qytetarët dhe vizitorët e Tiranës.

Premtimi më i madh ishte heqja e taksave. Dështimi më i madh është pikërisht se qytetarët dhe bizneset paguajë sot të njëjtat lloje taksash por me ndryshimin se ata duhet të paguajë 50-100 % më shumë se c’ paguanin një vit më parë,” tha Berberi.

“Qytetarëve ju premtua transparenca, por ndërkohë i ofrohet në web-in e bashkisë vetëm propagandë për punën e mirë që ka bërë qeveria. Qytetarët duan të dinë se sa taksa dhe tatime u mblodhën dhe ku po përdoren ato. Asnjë informacion, asnjë komunikim me qytetarët, asnjë informacion as për të zgjedhurit vendorë në Këshillin Bashkiak Qytetarët e Tiranës duan të shikojnë të qeverisen nga Kryetari i Bashkisë së tyre. Biznesmenët e Tiranës duan mbështetjen e premtuar për lehtësira fiskale dhe politika në mbështetje të tyre.

Tirana është qyteti ku realizohet më shumë se 50 % e aktivitetit ekonomik të vendit, e pavarësisht krizës ekonomike që ka përfshirë vendin dhe rajonin, kryetari i bashkisë nuk ka prezantuar asnjë projekt konkret në ndihmë të tyre, s’ ka bërë asnjë propozim për mbështetje nga qeveria qendrore.

Sot një vit mbas qeverisjes së tij qytet i janë shtuar edhe 1700 biznese të falimentuara.

Sot një vit mbas qeverisjes së tij listës së gjatë të të papunëve i janë shtuar edhe 5000 të tjerë. Qytetarët dhe biznesmenët në Tiranë më kot presin… askush s’ mendon për ta. Ata i duan vetëm për t’ju marrë më shumë taksa dhe për t’i përdorur për qëllime klienteliste e në investime pa projekte.”

12 komente në ““Tirana, pesë mijë të papunë më shumë që kur Basha mori detyrën””

  1. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Basha nuk hyri ne bashki per te krijuar vende pune, por per te laguar Ramen dhe per te vjedhe shqiptaret qe jetojne ne Tirane.

  2. Fatmir97 says:

    Shqiptarët lëri pa punë, pa ujë, pa drita, pa rrugë, etj,… e nuk ndihen fare.

    1. fule says:

      Ndoshta eshte ceshtje race, geni nenshtrimit. Fatkeqsia eshte te nenshtrohesh perpara nje druvari provincial si ky.

  3. Vlora says:

    Vete e votuan, le ta mbajne tani! Me teper besuan genjeshtrat e Bashes se sa realitetin e Rames. Keshtu e peson kur shikon gjithe diten, TeleBingo nga Klani me Ardit Gjebrene dhe beson perrallat e Sal Berishes prej Tropoje.

    Mos te merziten te papunet, se shpejti do te bejne xhiro me tramvaj neper Tirane.

    1. Fred says:

      O vlora njatjeta,,,, shikoni klani,, po harrove tju shkruash ,,, po nuk shikuat keto luli ju sjell lorenc hoxhen ju rrefe edhe grate ,,,, shume mire ju the mbajeni bythes kurven e sali berishes popull I trashe nuk Zane mende asnjehere,,,,,,

  4. e verteta says:

    Nga na dolet ju metropolitane,more fule? E ke pyet jot ate ndonjehere se ku i ka lene opingat para se te vinte ne Tirane?Nje profovince eshte e gjithe Shqiperija,nga veriu ne jug,more qyp.”Qytetari” me i vjeter i qyteteve tona,akoma atje i ka rrenjet,nga prej ka ardhur…Ne Tirane dhe ne qytetet tona deri jo shum vite me pare kulloteshin dhite dhe lope neper rrugica,dhe kuajte apo qete terhiqnin qerret e karrocat…Ka ardhe dita qe qytetar po e quajne veten pikrisht ata qe nuk krahasohen me fshtarin me te humbur per mendjen qe kane,le mandej qe per modestine, “intelektin”,apo atdhedashuri qe s’behet fjale fare…

  5. tani says:

    po pse more basha e ka fajin qe nuk ka vende pune? qe eshte kohe krize? qe popullsia rritet, vende pune te pakta? po ju nuk jeni ne terezi

  6. eli says:

    papunesin ai e gjeti nuk e shpiku por thuaj qe ne ditet e sotme sa vjen e behet me keq me kete krize

  7. Aldo says:

    O Adriana po mbi cfare bazash e te dhenash na i paske nxjerre gjithe keto statistika moj? Po Partia Socialiste kete pune ka, ja ku e nxori dhe denoncimin e radhes, bashke me konferencat per shtyp nga zedhendesja duke u kujtuar per te kerkuar tani transparencen dhe informacionin per taksat. Po ne cdo vend te botes ka nje numer te konsiderueshem qe jane te papune, por e keqja jone eshte se te gjithe duan te rregullohen neper poste te larta pune. Shifni ndonjehere dhe anen pozitive te qeverisjes, dhe gjeni informacione me te sakta.

  8. beni says:

    fenomenim papunesi gjithmone ka per te ekzistuar sic ekzistojne klasat shoqerore!!! papunesia gjithmone ka rrisqet e veta, a e kemi meduar se po te jene te gjithe ne pune se cmund te ndodhe ??? jo?! prandaj keto statistika jane fare te pa verteta se ne te gjthe shqiperin eshte kjo jo vetem e TIRANE!

  9. Ardi says:

    Po pse nuk thua me mire papunesine qe la Edi piktori se Basha nuk ka shpikur ndonje formule deri me sot per rritjen e papunesise. Po Edit ja keni kerkuar ndonjehere transparencen dhe informacionin se cbehet me taksat e paguara nga qytetaret? Apo iku koha e piktorit.

  10. lali says:

    O BEN PD ??? NA SHURDHOVE DUKE MBROJT SALILLARET…E TI ARDI EDIN .AK ESHTE E ARDHMIA QE I DUHET SHQIPERIS NE familjen Europiane…Dilni nga Qypi qe mban ere m.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje