E drejtë Flamur, krimi e aksidentet janë kthyer në statistikë!

30 Korrik 2012, 13:13Politika TEMA
E drejtë Flamur, krimi e aksidentet janë kthyer në

E drejtë Flamur, krimi e aksidentet janë kthyer në statistikë!

 

Flamur Noka, ministri i ri i Brendshëm (jo ai i Antenës), u tha para pak ditësh shqiptarëve se vendi është i sigurt. Ai nxori njëri pas tjetrit disa drejtues policie që lexuan statistika për rënien e krimit dhe aksidenteve në vend.

Në fakt sigurinë nuk ta krijojnë statistika e Mulit dhe Pones, por atmosfera në vend.

Meqë Flamuri e ka merak që krimi të jetë statistikë, duhet thënë fatkeqësisht se vërtet krimi po bëhet statistikë, se po ndodhin aq shumë e shpesh, sa vetëm për tu raportuar telegrafikisht.

Kështu, në mëngjes është gjetur në Llakatund të Vlorës, një i ri 25 vjeçar, që dyshohet se është ekzekutuar me plumb pas koke.

Pak më vonë, dy vëllezër u qëlluan me thikë nga vëllai i tyre për një konflikt pronësie. Ngjarja e rëndë ndodhi në Mallakastër. Të plagosurit janë Ardian dhe Fitim Muka, 41 fhe 29 vjeç.

Sa u përket aksidenteve, pak minuta më parë një punëtor ra nga skela, ku po punonte për ndërtimin e një pallati në Yzberisht, Tiranë.

Kurse mbrëmjen e djeshme një vogëlush 4 vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në rrugën e vjetër Tiranë- Durrës. I plagosur mbeti babai i vogëlushit, Nuredin Shehu.

Lista vijon…

E dimë që fjala e parë mund të jetë se edhe për aksidentet nuk e ka fajin Muli. Po a nuk është siguria dhe zbatimi i ligjit një detyrë e tij?

PS: Në zonën elektorale të ministrit, por edhe në Dibër, ka nisur pushtimi i nënstacioneve elektrikë. Ku klasifikohet kjo?

8 komente në “E drejtë Flamur, krimi e aksidentet janë kthyer në statistikë!”

  1. demokrati says:

    o MULI po pusho mo dreq se na i nxore bojen!vetem ti qe s’je ministere por nje cop servil e fshatar i pa gdhendur.vetem ne kete pik te jap te drejt o MERO se ti e njef njesoj si une ket kokren e kokres se kokres se kurves….

  2. kinezi says:

    z.MERO!si ndryshojn situatat,e ke mbajtur nga mbrapa kete servil dhe ti e ke mesuar si te vishet e te sillet,ti i mesove si te eci me dy kembe kur u aktivizua si traktshperndares ne PD.tani u be i madhe,eshte minister!!!JETA ESHTE ARITMETIK OLIMBI.MULI eshte nje besnik i sistemit dhe shume i rezikshem per kundershtarin ne 2013 ky njeri mund ti bej te gjitha pa ju dridhur qerpiku per te mbajtur pushtetin.mjer socialistet c’do te heqin nga ky do e shifni e do me jepni te drejt.

  3. Xhozi Plehra says:

    Sa kohe qe shteti ne pergjithesi dhe ministria e rendit ne vecanti do jene ne duar te bandave maloko-tribale nga Tropoja kjo situate vrasjesh e dhune do te jete perhere per arsye se:

    1. me ane te ketij kaosi mbulojne me lehte trafiqet e veta, qe nga armet, heroina, bizneset, korrupsioni….

    2. keta barbare ne te tille atmosfere dhune, vrasjesh, gjakmarrje e pabesie jane lindur e jane rritur qe te vegjel dhe per ta eshte krejt normale. M
    endo qe ke te besh me njerez (dykembesha me mire te themi) qe nuk jane rritur ne shtepi normale me dritare si gjithe dynjaja, por ne kulla (alias bunker) me frengji sa per pushken

  4. beni says:

    As per patrull policie ky ministri nuk ben, ky deri tani akoma nuk ka nxjere nje mendim te tijin se cfare mendon ai per rendin e sigurine ne vend por nje patrulle aq di sdi me shume.

  5. adi says:

    mulo ti jo per minister qe nuk vlen i cent po ty mor plak mo mire te japesh nja 2 gamor e te cosh per pyll me bo dru po ti injorant kom e kry as te komunikosh nuk ja thun e jo me minister zoterotja e jote po dhe ti si gjithe plerat e tjera rrul ushtari mire zhvejk i doktor mortjes ..

  6. NINO says:

    nuk e ka fain muli,cdo kush munde te jete ne vendin e tije muli eshte nje hale peshku por peshku eshte qelbur nga koka .dikur ne komunizem perdorej fjala ujti del i paster nga burimi por turbullohet rruges,ndersa sote ujti del i qelbet nga burimi dhe arrin ne dete i qelbur,.mjere ne shqipetaret qe drejtohemi nga serb e grek asnjehere nuk do te ecim perpara.mjere populli yne ne dore te kujte kemi rene .

  7. andius olldashi says:

    po me Keshillin e Qarkut Fier, qe po e mban te urzupuar miku i mules Artur Shehu, qe po shperdoron fondet publike, qe e majta ka mazhorancen dhe nga mulja muk po e ushtron detyren , ku vendimet gjyqesore te formes se prere nuk po zbatohen ku po behet nje krim i paster shteteror, cfare thote ministri, apo dhe keto jane astatistike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje