Pogradec, Spahiu sulmon Berishën dhe Jahjagën për “patriotiëm sezonal”

29 Korrik 2012, 20:04Politika TEMA

Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu lëshoi deklarata të ashpra ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, nga Pogradeci, ku u zhvillua një takim konsultativ me operatorët turistik nga të gjitha trevat shqiptare. “Zoti Berisha dhe Zonja Jahjaga u shfaqën në Londër në “patriotizmin” e tyre sezonal duke bërë tifozllik për sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë në lojërat olimpike “Londër 2012”. Fatkeqësisht liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkohen vetëm për sportin dhe artin në mënyrë sezonale dhe kur meritat i mbartin të tjerët, dhe ndahen në çështjet e ekonomisë, turizmit, privatizimeve, tenderimeve dhe pasurive kombëtare. Në çështje ekonomike dhe financiare të turizmit ata preferojnë të bashkohen me bizneset serbo-boshnjake apo dhe ato greke. Presidentja e Kosovës Jahjaga duhet të tërhiqet nga çdo lloj përpjekje për negociata me Serbinë për sa kohë në krye të shtetit serb kanë ardhur dy zëvendësit e Sllobodan Millosheviçit. Jahjaga dhe Kosova nuk duhet të ulen në tryezën e bisedimeve me Serbinë me Tomisllav Nikolic dhe Ivica Dacic sepse në radhë të parë Serbia duhet të njohë politikisht dhe juridikisht shtetin e pavarur të Kosovës dhe të largojë nga list-pagesat e qeverisë kriminelet e luftës. Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nuk duhet të quajë mik shtetin sllovak që na rekomandon heqjen e imunitetit, kur Sllovakia është një nga pesë shtetet që nuk ka njohur Kosovën.”

Me tej lideri i kuqezinjve Kreshnik Spahiu u ndal tek çështja e shqiptarëve të Maqedonisë duke theksuar me forcë se “qeveria shqiptare duhet të kushtëzojë marrëdhëniet me Maqedoninë me forcën dhe atributet që i jep anëtarësia e një shteti anëtar i NATO-s, që qeveria maqedonase të respektojë në çdo detaj marrëveshjen e Ohrit.”

“Kjo marrëveshje duhet të jetë vija e kuqe e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Shqiptarët në Maqedoni janë komb shtet-formues dhe duhet të gëzojnë të drejtat e tyre si komb dhe jo si minoritet”.

Në aktivitetin e Aleancës KuqeZi në qytetin e Pogradecit iu bashkuan lëvizjes kuqezi qindra anëtarë të rinj të cilët mendojnë dhe besojnë se AK është e vetmja rrugë për të ribërë Shqipërinë.

17 komente në “Pogradec, Spahiu sulmon Berishën dhe Jahjagën për “patriotiëm sezonal””

  1. Vlora says:

    ik o kreshnik, se edhe ti brumi i tyre je.

    ne guzhinen e sales je gatuar.

    1. Antitalebani says:

      Kreshnik Spahiu mos te haperdahet sa andej kendej, po te deklaroj prioritetet e politikes se Tij.

      Cili eshte qellimi kryesor.

      Per mua nese qellim kryesor ka te zhduku shtetin- pushtet duke hequer nga drejtimi i shtetit sali berishen, OK. Po mos te shprehet ne menyre te menjehereshme, qe sbejme koalicion me PS. Te perdorri kanalet politike perpara se te deklarohet. Nese bashkohen kunder te keqes, duhet te bashkohen. Te gjejne gjuhen e marreveshjes. Te bashkuar jane me mire se te ndarre. Po eci sejcili per hesap te vet, vetem sa i bejne nderr sali berishes qe te fitoje zgjedhjet.

      Kreshnik spahiu bej pak politike jo vetem propagande.

      1. AHA says:

        shume i sakte komenti juaj zoteri i quajtur antitalebani duhet filluar nga e keqja me e madhe qe eshte ky totalitarizem berishian ku te gjitha pushtetet jane perqendruar ne nje dore (ose familje ,klan,etj)te pushoje perfundimisht perdorimi i termit ‘DEMOKRACI FUNKSIONALE” qe nuk eshte gje tjeter vec nje hic funksional sepse demokracia funksionon ne baze te konsensusit e aty ku nuk ka konsensus thjesht nuk ka demokraci,sado te mundohet diktatori ta ngjyrose se kjo opozite e poshter e ky kryetar opozite i degjeneruar nuk e lene demokracine te hece perpara aq me shume na kujtohen parrullat me armiq te brendeshem qe vinin shkopinj ne rrotat e demokracise se vertete ,asaj popullore …
        Me pak fjale ne se bashkohen dot kundra te keqes me te madhe le te bashkohen e te filloje nje ere e re per shqipetaret e stermunduar e zgenjyer,le te diskutojne per qeverisjen e ardhshme ,te vene pikat mbi “I”per te gjitha ceshtjet ,kombetare ekonomine ,arsiminin,punesimin,enenrgjine pra gjera te qarta e te prekeshme per popullin ,jo shume premtime qe te mos i mbajne dot por pak e te mundeshme!
        Te bashkuar mund te fitoni,te ndare e sigurt qe nuk mund!

  2. LORA says:

    “Me sulmo me fort se nuk po ta varin teneqen”-i jep viston dr. dhjeramani spathiut te tij.

  3. Kelmend says:

    Me duken shume te ekzaltuara deklaratat e tija nuk besoj se ka kaq shume njerez mbrapa vetes Me duken si dekleratat e koke madhit qe tha fitoj 40 deputete Por ai te pakten me aleacnen qe beri me malokun ja kaloj edhe PD dhe PS per paret qe ka fituar

  4. jugu says:

    Bravo aleanca ju uroj fitore ne zgjedhjet e ardheshme per ta pastruar nje here e pergjithmon ket vend nga bajgat e fundrinat e kombit

  5. Besmiri nga Luari says:

    Vazhdon te vertetohet thenia e viteve 1990: Ska kala qe smarin komunistet. Ja pra ne krye te çdo partie kemi nga nje komunist apo kelysh komunisti.

  6. Nuk e dime akoma se si perfundoje ne gremine autobuzi Shimpazese Spathiu, nuk e dime akoma e mori te drejten e asaje qe tha Shimja Spathiu per autobuzin qe i hodhi berisha ne germine.. Mallkuar qofshin keta gojeshqyer si Spathiu qe mundohen tani te behen atdhetare kur dihet qe jane antishqipetare dhe debila.

  7. Bashkimi says:

    Bravo zoti Spahiu je politikani i vetem deri tani i pa shitur te agjenturat e huaja bravo populli do ju votoj.

    1. aliko says:

      Ti je shpure e saliut qe pompon si opozitar te paperlyer dhe te pakorruptuar kete Spahiun. Kreshniku i merr parate cdo jave nga Saliu dhe eshte loja me e ndyre e Demokrateve dhe Saliut per zgjedhjet e vitit 2013. Populli e ka kuptuar kete Spahiun qe kur flet te hap barkun me traplleqet e tij. Rrace spiuni i rekrutuar me kohe nga UDB.ja dhe Saliu. Hapini syte mire se ky po flet vetem per flamur. Djallezia duket sheshit kur ky birbo eshte medemek ne opozite dhe fut ne nje kallep PS opozitare me pushtetin e malokut gjakatar. Po kush te jep vota ty more. Po kush e ha ate kokerr te besoj ty qe akoma nuk po nxjerr nje arsye se nga i merr parate?

  8. shkodrani says:

    Po ik oooooooo kreshnik se prej oborrit te vucidolit ke dal edhe ti e nuk te beson ma kush,kot e ke,me kujtohet qe pate hap edhe nji shoqat qe ja kam harru emnin e sa e vune bythen ne karrige e harrove,rri edhe pak se qenin e ngordhun ke me gjet,mos na ban si patrioti i vetem ne shqipni se ke vjedh me thas edhe ti.

  9. raimondi says:

    Ok mire ke folur ketu Kreshnik, por me Presidenten e Kosoves nuk ke pune te flasesh kunder saj .Ti fol per Kosoven ne pergjithesi por jo te godaesh presidenten e Koseves ne vecanti .Se politiken e Kosves nuk e ben presidentja , por qeveria e Kosoves , njelloj si ne Shqiperi –Ndaj kerkesat e tua drejtoi tek qeveria e Kosoves , por jo tek presidentja

  10. Spathiu i Topit nuk mund te pergojoje asnje njeri sepse eshte i dhjere ne breke…. Ai sa ishte ne KLD mblodhi miliarda leke nga gjyqtaret dhe ne menyra te tjera. Sot ky gojeshqyer (po mundohet per popullin).

  11. Kela says:

    O Kreshnik Ik se dhe ti rrace Vicidoli je. Biles mund te jesh i gatuar me ereza qe te te mos ndihet era e tradhetise qe ke brenda. Trap!!

  12. Flaka says:

    nuk kan perspektive ne Shqiperi Partit nacionaliste shqiptare,sepse sherbimet sekrete serbe,greke dhe pergjithsisht sllavo-ortodokse do ti eliminonin.Partite me te medha ne Shqiperi:PD dhe PS jane ne sherbim te huaj dhe me mision mos berjen e Shqiperise,ose se paku mbajtjen e saj ne nivelin e tanishem,as mish as peshk.AndajKreshniku do te zhgenjehet pas zgjedhjeve te ardhshme.nuk dua te numroj shume fakte,por sa per ilustrim se s’ka shqiptari ne Shqiperi po u perkujtoj:ndrrimin e emrava dhe identitetit kombtare te shqiptareve qe punesohen ne Greqi dhe martesen e mijra vajzave te Shqiperise per pleqet serbe ne fshatra malore te Serbise dhe Kosoves.

  13. Korcari1 says:

    Kreshnik Sali Berisha = Ramiz Sali Berisha,Dava malokesh,fuck off.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje