E drejta e Prokurorisë për të hetuar zyrtarët e lartë, pa autorizimin e institucioneve përkatëse sjell rrezikun e keqpërdërorimit të kësaj të drejte. Drafti për imunitetet, që ende nuk është miratuar në Parlament, nuk i mbron më deputetët, gjyqtarët dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga çdo formë e hetimit paraprak, ku përfshihet edhe përgjimi. Njohësi i Kushtetutës, Gent Ibrahimi, vlerëson nismën, por sheh si efekt anësor mundësinë e keqpërdorimit të saj.
“Ajo çka bëhet me këto ndryshime, është që, çdo lloj mbrojtje që ka të bëjë me hetimin paraprak, bie. Pra një prokuroro sot në Shqipëri është në gjendje të fillojë një hetim edhe të fshehtë kundër një deputeti, gjyqtari apo ministri ta përgjojë atë, të përdorë llojet e tjerë të hetimit, siç janë ndjekjet, gjurmimet apo dhe mund ta thërrasi personin që ka dijeni për çështjet, pra mund të bëjë gjithçka që ja dikton nevoja e hetimit, pa qenë nevoja për të kërkuar autorizim nga Kuvendi për deputetët dhe nga KLD për gjyqtarët. Imuniteti ka qenë mbrojtje reale, tani nuk ekziston më kjo mbrojtje. Natyrisht, që mundësia teorike për abuzim ekziston”, deklaron Ibrahimi per “AS”.
Përballë kësaj situate, ai thotë se në Kushtetutë duhet të garantohet vullneti i opozitës dhe një garanci do të ishte zgjedhja me 84 vota e Prokurorit të Përgjithshëm dhe gjyqtarëve të gjykatave më të larta në vend. Sipas tij, kjo nuk do të nevojitej nëse do të ishte ende në fuqi zgjedhja e presidentit me shumicë të cilësuar në të gjitha raundet.
“Me Kushtetutën që kishim përpara ndryshimeve të 2008-ës garancitë ekzistonin në disa forma, një garanci p.sh, garancia themelore ishte mënyra e zgjedhjes e presidentit, e cila ra. Ra me konsensusin e palëve, e cila dha pasoja anësore, siç është aftësia e shumicës për tu imponuar dhe në nivelin e gjyqësorit edhe në nivelin e Prokurorisë së Përgjithshme e kështu me rradhë. Prandaj, në një farë mënyrë justifikohet kërkesa për të rishikuar atë sistem garancish të pakicësh që ekziston dhe nuk ekziston më”, shprehet Ibrahimi.
Për të nuk përjashtohet të ndodh ajo që argumentojnë demokratët, që opozita mund ti përdor emërimet me shumicë të cilësuar, për të bllokuar. Por, zgjidhja për të shmangur këtë rrezik, siç vlerëson ai, është konsensusi mes palëve.
shum shkencetar po pse keni frik aaaaaaaaaaaa une jame i sigurt qe po nuk shkel ligjin do me rr jn k in pse nuk e mendon edhe ti keshtu
Sepse Doktori o fane eshte burr Zagar dhe race e ndyre. Ky eshte problemi qe kemi me ju.
Per kete shkrim kam nje pyetje?
Po u hoq imuniteti a do te kene mundesi te vjedhin me?, Pse fjalen imunitet nuk e zevendesojne me fjalen HAJDUT?.
Tani qe shembelltyra me e keqe e Enverit, serbishpellar kapi te gjithe institucionet tani dashka imunitetin,( qe tja kaloje edhe Enverit)!
Nqs do te kishte shtet, heqja e imunitetit do t’i bente zagaret dhe cubat e saliserbit qe tju dridheshin leqet e kembeve (se hane dhe lepijne te shkretet nga nje kocke), dhe kursesi nuk do e donin kete gje.
Por sot qe regjimi i ka marre te gjitha pushtetet i jane ngjall krimbat gjithe shpellaruceve.
Imuniteti do te hiqet kur ti vije siraja, te mos merzitemi!
Po i del gjumi popullit dhe mjere kodoshet e mostres se vuçidolit
Mos u mundoni te hamendesoni,se nuk do firmoset ajo qe kerkon Saliu.Edi Rames ja ka zene koqet me bige dhe sado qe te beje sikur nuk do, do e firmosi.Eshte provuar ne shume raste kjo mesele,por tani Edi do mare garanci qe nuk do te futet ne burg.Do shpetoje veten,por do tradhetoje shoket e tij te llogores.PS ka mare fund.Nuk duhet djegur ajo vote me per kete opozite.
Pse keni frige mor te korruptuar, ai qe eshte i ndershem dhe zbaton vetem ligjet e shtetit pse duhet te kete friga nga kush,juve jeni te gjithe te degjeneruar prandaj keni frige se te gjithe futeni me burgje dhe imunitetiti duhet te hiqet me deomos dhe mos i degjoni kurvat se cfare thone.