Kapitali i “Albpetrol”-it 600 milionë USD, do të shitet me gjysmën e vlerës

29 Korrik 2012, 14:25Politika TEMA

Kompania e vetme naftënxjerrëse shtetërore “Albpetrol”, një prej pasurive më të mëdha kombëtare pritet të shitet për gjysmën e totalit të kapitalit të saj, ku përfshihen asetet dhe të ardhurat vjetore. Gazeta “Shqip” ka siguruar një kopje të pasqyrave financiare të vitit të mbyllur, më 31 dhjetor 2011, ku specifikohen vlerat e veçuara të aseteve dhe të të ardhurave të “Albpetrol”-it për atë hark kohor. Në pasqyrën, ku evidentohet totali i kapitalit të pasiveve afatshkurtra dhe atyre afatgjata, vlera përfundimtare e tij është 62 miliardë e 455 milionë, 849 mijë dhe 653 lekë të reja, që është e barabartë me rreth 600 milionë dollarë amerikanë. Ndërkaq, nga burime të besueshme pranë “Albpetrol”-it, por edhe të METE-s, është mësuar se kjo kompani pritet të nxirret në shitje për një vlerë jo më shumë se 300 milionë dollarë. Kjo, për shkak se rreth 95 për qind e aseteve, që ka disponuar më parë “Albpetrol”-i janë dhënë me koncesion, ndërsa i kanë mbetur në shfrytëzim jo më shumë se 5 për qind e tyre, që ndodhen në një gjendje tejet të amortizuar dhe jashtë standardeve bashkëkohore. Por, ndonëse “Albpetrol”-it i ka mbetur një hise mjaft e vogël e “tortës” që zotëronte dikur, sipas pasqyrës financiare të vitit 2011, fitimi neto, që është nxjerrë gjatë 12 muajve nga kjo shoqëri, kap shifrën e 3.4 miliardë lekëve të reja, ose rreth 30 milionë dollarë.

5 komente në “Kapitali i “Albpetrol”-it 600 milionë USD, do të shitet me gjysmën e vlerës”

  1. volluna says:

    tradhetare nuk jane vetem ata qe shesin sekretin e atdheut te armiku,por edhe ata qe zoterojne postiqe politike dhe nuk bejne dicka per permirsimin e jeteses se banorve. milona andej miliona ktej dikur duhet te japin llogari se ku shkojne gjith keto para…

    1. Ben Chicago says:

      po sali qe i fali detin grekut a eshte tradhetar?

  2. Argita_B says:

    Nje kompani qe vlen 600 milion dollare dhe ka nje godine si konvikti i studentave ne kamez..eshte mese normale qe shitet me ate çmim. Shteti ne vend qe me fitimet e Albpetrolit te bente investime per ta zhvilluar aktivitetin e rjedhimisht ti ngrinte vleren, ka preferuar çdo vit te mari fitimet ne forme dividentesh e ti perdori per te paguar borxhet e buchetit.

  3. Fred says:

    Rruga qe ndiqet eshte e qarte cdo gje publike shkoqet ne menyre te qellimshme duke u paraqitur jo si pasuri (kujto qe ne keto dite te zeza Albpetroli fitoka 30 mil $ ne vit) por si nje barre per ekonomine e vendit, shitet nderkohe nafte importi dhe nenprodukte te saj nga privatet me cmime spekulative duke vjedhur qytetaret,nderkohe pasurite e verteta u jepen klienteve per nje cope buke,dhe keto leket e privatizimeve shkojne per interesa borxhi, dhe populli mbetet ne fund me duar ne xhepa,duke kruajtur koqet dhe zgurdulluar syt

  4. Xhozi Plehra says:

    Jam dakort me Fredin
    “populli mbetet ne fund me duar ne xhepa,duke kruajtur koqet dhe zgurdulluar syt”

    – por perderisa ky popull ka 20 vjet qe voton keta qelbesira per arsye thjesht materialiste – qe nga kapja e nje tenderi miliona USD e deri tek thesi me miell – atehere nuk meriton asgje me shume se fatin e gjithe qelbesirave, pra te jetoje si qelbesire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje