Majlinda Kelmendi i ka dhënë lamtumirën Lojërave Olimpike 2012 pa arritur të lërë shenjë, përveç faktit që u kthye në personazhin më mediatik shqiptar për shkak të kërkesës së saj fillimisht për të përfaqësuar Kosovën, e më pas për të garuar me flamurin olimpik e jo me atë kuqezi.
Ndoshta vëmendja e madhe para kamerave televizive ka zënë kohën e përgatitjes për aktivitet, duke ndikuar në paraqitjen e atletes nga Kosova, e cila shkonte në Londër me shpesën për të qenë protagoniste dhe për të marrë një medalje, por nuk ia ka arritur të bëjë një gjë të tillë duke u eliminua që në 1/16 e finaleve.
Në sfidën e 1/32 të finaleve, Kelmendi ka mundur me lehtësi finlandezen Jana Sundberg, duke lënë të shpresohej se do të ecte para në turne. Për më tepër, sfida e radhës përballë 20 vjeçares nga Ishujt Mauricius, Kristian Legentil, në 1/16 shihej si mëse e kalueshme nga xhudoka shqiptare.
Kelmendi ka kaluar e para në avantazh dhe i mjaftonte të mbrohej për të marrë suksesin, por ajo ka kërkuar me ngulm një fitore të thellë e ka rënë në kurthin e kundërshtares që ka fituar këtë sfidë në mënyrë të papritur duke eliminuar sportisten shqiptare që arriti një rezultat shumë larg pritshmërisë.
Ky do të jetë aktiviteti i fundit ndërkombëtar ku Kelmendi përfaqëson shtetin shqiptar, pasi tani e tutje ajo do të përfaqësojë Kosovën, sepse Federata e Xhudos në këtë vend është anëtarësuar në Federatën Botërore të Xhudos.
E kemi nji te kualifikuem …
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html
… na del e na tepron!
Shume zhurme per asgje.
kush eshte ky plaku jot .
Asht ”BACA” jot,”BACA” i maleve.
Kemi ende shpresa për medalje. Në garat e notit do të konkurojë k/m…tri shqiptar… Medalja asht e sigurueme. Hej, lum si na…!
po mire s,ka gje .e rendesishme eshte qe ajo luftoi . Humbja e saj ne ate ndeshje eshte faji i trajnerit . Ai duhej ta keshillonte qe te qendronte ne mbrojtje , po nejse . Urime Majlinda per heret e tjera !
Kjo vajze mungesen e entuziazmit dhe deshires per te perfaqesuar Shqiperine e tregonte hapur me fytyren e vrerosur. Mos i vini ne siklet kur nuk kane asnje deshire per te garuar per Shqiperine,kerkesat dhe ndjenjat e vajzes per tu mos identifikuar si e tille jane mese legjitime dhe duheshin respektuar, edhe ne qofte se Shqiperia rrezikonte te mbetej e paperfaqesuar.
Nuk fitohen medaljet me mercenar pa flamur..fitohet me zemer e pastaj me muskuj….
Nuk shuhen shpresat e shqiptareve po shuheni ju dhe kokekuqet pisa te gazetes antishqiptare tema