Komuna e Shëngjinit nderon tre ish-presidentë të Ballkanit

30 Korrik 2012, 20:58Politika TEMA

Qyteza e Shëngjinit priti sot  paradite tre nga ish Presidentët e rajonit të Ballkanit; ish Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç, ish Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun dhe ish Presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiun. Me propozim të Këshillit të Komunës, tre ish Presidentëve ju dha titulli “Qytetar Nderi” për kontributin e përbashkët në shërbim të paqes dhe miqësisë në rajonin e Ballkanit.

Duke u dorëzuar titullin, Kryetari i Komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, i vlerësoi tre ish Presidentët si arkitektë të ndryshimeve në Rajon.

Është padyshim një privilegj për historikun e Komunës tonë të shënojë në librin e vet të ndritur emrin e Stipe Mesiç, Alfred Moisiut dhe Fatmir Sejdiut, Unë ju falenderoj nga zemra që e keni pranuar këtë çmim modest nga ana jonë. Me lejoni të shpreh kënaqësinë e madhe që ju shohim bashkë. Kjo tregon se po jetojmë në një epokë të re. Jemi fatlum që po jetojmë këtë epokë miqësie e paqeje. Mirënjohja jonë është e pakufishme për ju dhe për të gjithë njerëzit që kanë vënë një gur në godinën e kësaj miqësie.

Ish Presidenti i Kroacisë, Mesiç, vlerësoi dhënien e titullit “Qytetar Nderi” si dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta për të mirën e popujve të Rajonit. Ne, tha ai, nuk kemi kërkuar gjë tjetër, përveçse që shqiptarët të gëzojnë të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë popujt e tjerë të rajonit.

Besoj, tha ish Presidenti i Kroacisë, se një padrejtësi që i ishte bërë shqiptarëve tashmë është korrigjuar me çlirimin e Kosovës. Tani, shtoi ai, është koha që bashkërisht të punojmë për përmbushjen e një aspirate tjetër, atë të hyrjes së bashku në Bashkimin Europian.

Ish- presidenti Mesiç tha se tashmë në Rajon nuk ka më luftëra, ndaj duhen hapur edhe kufijtë për t’u dhënë të rinjve vullnetin për të punuar së bashku për integrimin në BE.

Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se Rruga e Kombit, së bashku me Portin e Shëngjinit dhe portet e tjera të Shqipërisë, i ofrojnë Kosovës mundësi të mëdha të komunikimeve ekonomike dhe tregtare me Mesdheun dhe me botën.

Kur merr një çmim të veçantë, “Qytetar Nderi”, nuk ke si të mos jesh krenar pasi ky qytet ofron  miqësi dhe kërkon miqësi duke qenë shembull për të gjithë botën shqiptare. Po kështu, sot ndjej kënaqësi të veçantë qe ky çmim ju nda edhe dy personaliteteve të rëndësishme, liderëve shtetëror, shkëlqësisë së tij Mesiç dhe shkëlqësisë së tij Moisiu, me të cilët bashkëpunova ngushtë për interes të Kosovës dhe pavarësisë së saj, për shendërtimin tonë dhe demokracinë.

Për ish Presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiun, me përpjekje të përbashkëta Ballkani është shndërruar në një rajon paqeje, që aspiron integrimin në BE.

Rajoni i Ballkanit, i cili dikur është quajtur “Fuqi Baroti” të kthehet nga fuqi baruti në një zonë paqeje, në një zonë paqeje që njerëzit, pavarësisht nga gjuha, zakonet dhe besimet të jetojnë së bashku dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre të begatshme. Dhe të gjithë juve keni përjetuar dhe parë ndryshimet në jetën tuaj dhe unë them se, perspektiva edhe më të mëdha i ofrohen Shqipërisë dhe Shëngjinit me integrimin në BE.

Për shkak të portit si dhe afërsisë me Rrugën e Kombit dhe plazhet e shumta, Komuna e Shëngjinit është shndërruar vitet e fundit në një destinacion shumë tërheqës për shtetasit nga Kosova./VOA

 

9 komente në “Komuna e Shëngjinit nderon tre ish-presidentë të Ballkanit”

  1. katunari says:

    Kot fare ky muhabet.

  2. agim basha says:

    Janë vërtet tre personalitete që e meritojnë gjithë nderimin tonë…Qytetarë,që punuan dhe lanë gjurmë në historinë e dy kombeve …(Shqiptarë dhe atij Kroat…)Një çmim i një bashkietë vogël,ka një domethënje të madhe.Përveç se tregon respekt,një karakteristikë shqiptare,historike e kombit,është edhe një sinjal edhe më i fuqishëm,që i thotë jo duke bërtitur,por me plot sqimë,vendeve përreth,sidomos,por edhe atyre të BE…!Ndoshta fuqizon idenë e një Beneluksi ekonomik,e hedhur tashmë,në tregun mediatik.Sa luajalw dhe e vlefshme do të rezultojë,kjo do të varet shumë nga fleksibiliteti i ekonomive të rajonit.do të varet shumë nga ajo se sa të lira janë prej nacionalizmave të sëmura,siç rezulton ajo serbe më shumë,dhe ajo maqedonase ndoshta më pak.Nëse rezulton se dominon ekstremizmi naciona mbi interesin ekonomik,kjo do të jetë përsëri një fatalitet më i dëmshëm folklorik,për ato ekonomi që e ndoshta kanë filluar ta ndjejnë si pjesën më të pushtuar të saj…Sa të çliruara do të jenë ato faktikisht edhe nga informaliteti dhe kapja aq shumë e përfolur prej mafjes asaj spontane dhe asaj politike…….! Ndërkaq,një akt të tillë përnderues për tre personalitetet e mësipërme,do të duhej ta kishin bërë më së shumti serbët.Çka,do të tregonte më së pari se vetë serbia,ka një qasje të re tashmë,pasi ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtare e BE…Do të ishte një arësye më tej morale,që do të thoshte shumë për BE dhe ShBA…Dihet që deri tani,nuk ka ndonjë shenjë se në serbi mund të bëjnë diçka të tillë,ndaj këtyre tre personaliteteve,(Ka edhe shumë personalitete të tjerë,xhanëm nëpër ballkan…)por meqënse rasti e solli që këtë herë të jenë vetëm këto tri personalitete…!

  3. Stef Staku says:

    ANALIZE : Urime si per Personalitetet qe kane marre titullin ashtu dhe per Qutetin e Shen Gjinit per aktin e tyre dinjitoz.
    Te tre Prisidentet kane qene dalluar per ndjenjat e tyre patriotike si dhe per frymen e tolerances. Kane qene tre presidente qytetare.
    Nuk kane qene halabake e servila …

  4. ben says:

    Ky Stipe Mesic ka gjete Ameriken me ne me duket.Ky, kur ishte president i Kroacise,vinte ne Shqiperi nje here ne muaj dhe ja fuste furceve dhe premtimeve pa dogane fare,me keq se Sala.Ky fliste me superlativa per ne,do heqim vizat thoshte(sa ishte ky nuk u hoqen,u hoqen mbas i hoqi europa)do te vendoste linjen ajrore, direkt me Kroacine, dhe perfundimi asgje.Tip mashtruesi,ose mer pare prej shqiptareve te Kroacise,dhe ben detyren.

    1. demokrati says:

      Nuk eshte aspak ashtu si e pershkruan, por nje burre i vertete dhe dashamir i shqiptareve, politikan me te meta por di te beje dallimin mes te mires dhe te keqes,nga te vetmet ne ish -jugo qe i perkrahu shqiptaret. fakti qe politikane shqiptare iu ngjiten si rrodhe nuk e ben te pamoralshem, por disi te pakujdeshem me ambientin shqiptar qe ndot gjithshka. Te tre persona pozitiv dhe te meritueshem.

  5. fane mirdite says:

    brravo shengjin i lezhes edhe pak dhe do fitoj e mira mbi te keqen ku eshte vlora saranda kata i dojne te gjitha per vete bujarin e kan ne teori kujtojne se eshte koha e enverit me jetuar me bla bla edhe pak dhe kosovare skan per ta pa me jugun kavaj e siper behet plazh poshte paguan sarandiot dhe vlonjat beni qmos dhe mos te ju dal nami se do vini te beni plazh ne velipoj TE JENI TE SIGURTE QE UNE SDO E ZBRES KURR POSHTE DURRESIT.ZOTI I BEKOFTE SHQIPTARET E NDERSHEM DHE ME GJAK TE PASTER.

    1. raimondi says:

      Fane je gabim –Ne Vlore njerezit jane shume mikeprites dhe ti e ke gabim qe shprehesh ashtu , aq me teper qe ne Vlore gjysma jane demokrate , tifoza te Sales.

      Mos degjo ca thone keta minjte e grekut ketu ne komentet e tyre , keta janer pakice dhe i urren gjithe jugu .

      Shume mire Shengjini te behet sa me i bukur dhe modern se eshte toke shqiptare

      Bravo Shengjini me kte nisme kaq te bukur qe dekoroi presidentet — Stipe Mesic ishte nje president shume i mire dhe vellazeror me shqiptaret
      I wish all the best to ex President of Croatia , Mr. Mesic and have a long and healthy life him and his family !

      Bravo edhe dy presidentet shqiptare se kane qene njerez shume te mire dhe presidneti Moisiu me pelqeu kur ja theu hunder presidnetit grek –

  6. A di dikush tme tregoj se ciles parti i takon z.Salvador,per mua ky eshte nje nderim i njejte me ate qe para pak ditesh i dha kryetari i Vlores Fatmir Limajt,por do tia kujtoja zotnise se me kete nderim qe i ka bere ish presidentit Sejdiu ka hyre ne lufte me isen e beqirin e LDK-s,sepse ata kan pasur desjire qe ne kete treshe te jete nikolliqi i serbise por qe miku i madh i shqiptareve Mesiqi do ta kishte refuzuar ateher qmimin,urime z.Salvador dhe vazhdoni me qmime.

  7. beso says:

    qekur iku Topi do dalin komunat te japin medalje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje