Sekretaren e Nora Malajt e vjedhin brenda në zyrën e saj në Ministrinë e Arsimit

31 Korrik 2012, 10:46Politika TEMA

Ka shumë fëmijë në rrugë që janë kthyer në profesionistë të vjedhjeve, por këtë herë kanë tentuar të vjedhin në Ministrinë e Arsimit, e cila merret me edukimin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur afër zyrës së zv/ministres së Arsimit, Nora Malaj. Sekretares së saj i kishin vjedhur portofolin dhe celularin brenda në zyrë. Dyshimet e para janë hedhur tek punonjësit e tjerë të Ministrisë.

Kështu që është mbyllur dera kryesore e dikasterit të  Arsimit, për të mos lejuar hyrje –daljet që t’ju bëhej kontroll fizik të gjithë punonjësve.

Por, autor i vjedhjes ka rezultuar të jetë një djalë i shtëpisë së fëmijës me emrin Roland. Ai ishte futur ne godinën e ministrisë me dokumente në dorë pak minuta para se institucioni të alarmohej mbi ngjarjen.

Pasi i janë rikthyer sendet e vjedhura, sekretarja nuk ka preferuar ta ndjekë në rrugë ligjore ngjarjen duke iu kërkuar policëve të komisariatit nr.3, ku ishte bërë denoncimi, të ktheheshin mbrapsht.

11 komente në “Sekretaren e Nora Malajt e vjedhin brenda në zyrën e saj në Ministrinë e Arsimit”

  1. dritani says:

    Pjesa skandaloze e lajmit:

    “Kontrolli fizik i punonjesve”

    Ne cfare ligji bazohet?

    Kur ke punonjes te depersonalizuar eshte normale qe te mos kesh besim tek ata, madje mes tyre duhet te kete edhe hajdute te konfirmuar se ndryshe si mund te te shkoje ne mendje qe te ka vjedhur kolegu.

    Perversion i institucionalizuar!

      1. kulmi says:

        E mira do te ishte qe ai djali jetim dhe i varfer te vidhte Nora Dodanin (malaj),sepse ne kete menyre ajo do te kuptoje qe sa e tmerrshme eshte vjedhja ne cfardo forme dhe te pakten te kete nje pendese per ajdutlleqet e saj dhe atij qe drejton ate.

    1. Dean says:

      Me pelqen shume flamuri shqipetar me zhgaben dykrenore qe kaq bukur valvitet ke ballkoni i Nores.
      O do t’a bejme shurrtore Shqypnin,na t’bijte e shekullit te ri,o plasim ne ven,plasim.

    2. Agimi, Detroit, MI. USA. says:

      Bukur e ke kapur Dritan…arsyetimi edhe me i bukur.
      Te lumte.

  2. ncuku says:

    PSE ORE DRITAN TE MOS KONTROLLOHEN PUNONJESIT KUR POLICIA I KA TE REGJISTRUARA SI KONTIGJENTE VJEDHESISH PUNONJEIT PACKA SE JANE TE MUNESUAR NE MASH.
    Te duket cudi?os u cudit , ata jane hartuesit dhe bekuesit e vjedhjes se diplomave dhe dijeve ne kete vend. Ne shkollat e ketyre blihen diploma si te ishin domate.

  3. melesh says:

    nora malaj nje mediokre deri ne ulerime.me vijen zorret ne gryke kur del kjo ne tv.ordinere ,sharlatane….sekretarja e nores..u te hengert dheri sic thote nasi i portokallise…

  4. faktet says:

    Vjedhesit sa vjen e me shume do vidhen ne Shqiperi,rruget e kleptokracise i kane pasojat jashtezakonisht te renda,koha do vertetoje edhe per neoallbanistanin ku vjedhin kokat.

  5. Kel Ukaj says:

    ” Te kontrollohen te gjithe punonjesit” “asnje hyrje-dalje” e habitshme eshte nje absurd. “paprekshmeria e personit” eshte e garantuar me kushtetute. Ne vend qe te denoncojne ne polici per vjedhjen ne ngarkim te personave te panjohur kryjne dy krime me te renda se vjedhjeja, te denueshme penalisht, krimi i pare eshte “marrja peng e nenepunesve” e dyta “kontrolli i paligjshem nga struktura paralele me ato shteterore”. Keta qe qeverisin jane fiks idiote e kriminele, per keta nuk kane asnje kuptim “te drejtat” “legalita” “ligj e kushtetute” etj etj. E keto gjera ndodhin bash ne zyrat e arsimit, hajde! hajde! çfare arsimi?
    Persa i perket vjedhjeve dhe krimit te organizuar keni per t’ia pare sherrin shpejt. Tirana shpejt do te krahasohet me Meksiken pasi grupet kriminale jam i sigurt qe do te drejtohen kunder prones private e femijeve te te pasurve. Do te fillojne te marrin peng femijet e te “pasurve” ne kembim paresh. Une kam frike se do te vjedhin Sali Berishen ose femijet e tij per 2 milard euro. Ha! ha! do te ishte e forte e shqiperia do te mbetej pa kryeminister pasi asnje shqiptar nuk din ta beje nje pune te tille.

  6. geno says:

    Rezik ka qene ndonje agjent i renzo bosit, studentit te doktroe profesore shkencetare Nora Malajt

  7. qytetar says:

    Dy fjale!
    Personeli i zyres, eshte gjithmon tape.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje