Babai vrasës lihet në burg pa afat

1 Gusht 2012, 13:12Politika TEMA

Hysen Biba, i cili me gjakftohtësi hodhi foshnjën 3-ditësh nga kati i katërt i maternitetit, është lënë në burg pa afat. Këtë masë mori sot gjyqtari Ilir Çeliku, i cili pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës se Hysen Biba duhet të qëndrojë pas hekurave deri në përfundim të gjykimit.

Ndërsa avokati i tij mbrojtës u shpreh para gjykatës se klienti i tij ka çrregullime mendore.

Në këto kushte nuk përjashtohet mundësia që prokuroria të kërkojë një ekspertim psikik për Bibën, pasi si ai vetë ashtu siç edhe familjarët e afërm kanë pohuar, se vuante nga depresioni dhe se prej disa kohësh kurohej për ketë shqetësim shëndetësor.

Hysen Biba ka pranuar autorësinë e krimit makabër dhe pse nuk i ka bërë të ditura motivet e tij.

Ndërkohë fëmija është varrosur nga familjarët e autorit të krimit.

Familja Biba refuzon të pranojë në shtëpi gruan 25- vjeçare, e cila ka edhe një fëmijë tjetër 2 vjeç e gjysmë në shtëpi. Më parë ata kërkojnë që të bëhen analizat e ADN-së për të parë nëse vërtet foshnja kishte për baba njeriun e tyre, apo ishte produkt i tradhtisë bashkëshortore.

Burime nga materniteti “Koço Gliozheni” thanë se të afërmit e burrit nuk kanë shfaqur asnjë interes për gruan, që tani po vuan traumën e vrasjes së foshnjës nga burri i saj.

Biba kishte pasur mosmarrëveshje me bashkëshorten, aq sa familjarët e saj janë detyruar ta mbajnë në shtëpinë e tyre gjatë muajve të fundit të shtatzënisë.

9 komente në “Babai vrasës lihet në burg pa afat”

    1. keti says:

      Biles po bente me shume se 2 muaj qe stervitej ne kampet e organizuara nga Edi Rama…

  1. SHQIPTARI says:

    KESHTU ESHTE KUR MER PER GRUA 1 KURVE, KURVE KKKUUUURRRRVVVVEEEE, QE NUK KANE TURPE TE THOJNE E KAME ME TY… E NJEJTA GJE KA NDODHUR NE ITALI PARA 20 VJETSH, KU GRUJA I THA BURIT QE ESHTE FEMJA JOTE, KU FEMIJA ISHTE AQ I ZI SA DHE NE MUZG NUK U SHIFTE, NUK JAME DAKORTE QE TE HEDHESH FEMIN NGA KATI I 5, AI NUK KA FAJ….

    1. webapp says:

      pa te marim kte hysenin ta hedhim nga kati i katert dhe pak e ka … kta e kane monstruezitetin ne gjak si familje…mir ky po dhe familja i mban ison…

  2. daku says:

    hidheni nga kati i 4 ,,,,jo ne burg me taxat tona

  3. Meri says:

    jete mesjetare,ne problemet personale te nji cifti,futin hundet dhe vendosi familjaret.

  4. hajriu says:

    Shkuljani zemren nga vendi ose mbylleni deri ne vdekje ne manikomio kete specie te ndyre.

  5. antea says:

    po mire, qenkan familjarisht jo te besueshem menderisht, se nese pohojne qe, ai kafsha qe hodhi femijen ishte, e semure mendor, pse ja mbeshtet tezen, qe e coj te beje kete krim makaber,
    apo budadalleku dhe fshataresia qe na rrethon ska brire, ka ngjarje si keto

  6. keti says:

    Keshtu eshte kur nuk ka kushteture ky shtet !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje