INTERVISTA/ Shalsi: Basha do të përgjigjet një ditë

1 Gusht 2012, 19:24Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-nënkryetar i bashkisë së Tiranës analizon punën një vjeçare të administratës së Lulzim Bashës. Gjithë premtimet e pambajtura dhe çfarë e kërcënon sot qytetin. Denoncohet një skandal gjysëm milioni dollarësh në bashki, “kërkojnë të blejnë çfarë është e blerë më parë”! Shalsi paralajmëron fatin e kryeministrit: “…ata udhëheqës të cilet konsideroheshin të plotpushtetshëm dhe të plotfuqishëm për vite të tëra në vendet e tyre, një ditë pranvere u shembën dhe u shkërmoqën me turp”

 

Nga Lorenc Vangjeli

 

Eshtë mbushur një vit nga dita kur Lulzim Basha mori postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, si ish-nënkryetar i këtij instituçioni dje dhe deputet socialist sot, si e gjykoni punën e tij në këtë vit?

Kam hezituar të flas, deri pak kohë më parë, në lidhje më punën e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës, për t’i dhënë më shumë kohë atij të tregojë së çfarë është në gjendje të bëjë. Për hir të së vërtetës, viti i parë në administrimin e një qyteti është një periudhe e shkurtër kohore dhe do të ishte e padrejtë të kërkohen gjëra të mëdha e të dukshmë që në vitin e parë të qeverisjes. Edhe pse fiks një gjë e tillë ndodhi që në vitin e parë të mandatit të parë të Edi Ramës. Në rastin e Bashës, një vit mbasi ai hyri në zyrë ashtu siç dihet se hyri, kjo është një periudhë e mjaftueshme për të nxjerrë në pah rrugën pa krye në të cilën e ka futur administrimin e Tiranës.

Mënyra sesi zgjidhesh flet shumë dhe paradëshmon edhe mënyrën se si do të qeverisësh: Basha, ashtu siç erdhi në krye të institucionit, ashtu dhe do të qeverisë. Përdori marifete elektorale, shfrytëzoi marifetet e KQZ-së dhe militarizimin e militantëve në Kolegjin zgjedhor dhe nuk mund të qeverisë Tiranën ndryshe përveçse si nje marifetxhi.

Deri më tani, siç është tërësisht e dukshme, Basha nuk ka shfaqur asnjë aftësi administruese dhe duket i paaftë të kuptojë funksionimin e një institucioni si Bashkia. Afron paraqitje të rregullt dhe buzëqeshjen karakteristike të njeriut që shqetësohet më shumë për fytyren e tij sesa për hallet dhe nevojat e kryeqytetasve. Po ju afroj disa cilësi të dukshme të tij. Protagonist aktivitetesh limonatë dhe i dashuruar pas ceremonive. Nuk ka ditur të shfrytëzojë avantazhet që afron qeverisja me të njëjtën ngjyrë edhe në pushtetin qëndror. I pazoti për t’u përballur vetë me probleme të mprehta të qytetit, ai është shndërruar jo në zgjidhës, por në gjenerues dhe delegues problemesh që i krijon vetë. Mosnjohës, me apo pa dashje i ligjeve dhe procedurave dhe tërësisht pa deshirë për ta bërë dhe i pafuqishëm për të zmbrapsur trysninë e militantëve të paeksperiencë të cilët kanë pushtuar bashkinë. I paaftë të ndërtojë një ekip jashtë trysnive dhe qokave partiake. Aspak kurajoz dhe rrëshkitës përgjegjësish. I dominuar plotësisht nga Berisha, i cili u zhduk nga Tirana gjatë fushatës dhe u rishfaq më vonë duke dhënë tituj nderi apo duke premtuar dhe prezantuar inisiativa në emër të Bashes. Si kjo e fundit, për shembull, që një ditë do të qarkullojnë makinat me targa me numrin e fundit tek dhe nje ditë ato me targa çift për të minimizuar trafikun. Thënë shkurt, kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha është aparencë pa esencë.

 

Shumë i vrazhdë dhe i ashpër në këtë portret që afroni, por a mendoni se ka përputhje mes bilancit të punës së administratës së re të bashkisë dhe premtimëve të fushatës elektorale?

Vetëm pak ditë më parë, në Konferencën e Parë të të zgjedhurve vendorë të Partisë Socialiste të Tiranës, u bë një analizë e premtimeve të Bashës dhe asaj qe ka ndodhur në realitet. Janë të shumta dhe të bujshme premtimet e tij në fushatë, por deri më sot, nuk kemi as edhe një të tillë  të mbajtur. Për ne që e njohim pushtetin vendor nuk ka patur asnjë dyshim se pjesa më e madhe e premtimeve elektorale ishin thjesht të paarritshme. Por tashmë, po bëhet gjithnjë e më e qartë edhe për shumicën e qytetarëve që u genjyen nga fytyra e qeshur e Bashës, se ai as ka patur ndermend të mbante ndonjë premtim. Por fakti që Basha vazhdon të buzëqeshë nuk do të thotë se është koha për të qeshur.

Ja cili është bilanci i tij: Premtoi fillimisht se do të hapte vende pune për 30 000 vetë dhe më pas në fushatë e ngriti stekën në 50 000. Dhe nëse atëhere ishtë një premtim i ngritur mbi mashtrimin, sot nuk është më një premtim i pambajtur, por shtrati i nje mashtrimi të ri, kur deklaron në korrik, në ceremoninë e diplomimit të studentëve të një universiteti se Bashkia e Tiranës do të realizojë në 12 muaj punësimin e 1500 studentëve të sapodiplomuar.

Premtoi hipotekimin e apartamenteve brenda 6 mujorit të parë të qeverisjes së tij.

Premtoi së do të priste çdo qytetar në zyrë, ndërsa tani mjafton të shikosh sesi presin me orë të tëra qytetaret para derës kryesore të Bashkisë.

Premtoi së do të mbeshtetej mbi administratën dhe punjonjësit e Bashkisë, por që në fillim nisi me shkarkime të dhunshme dhe masive nga puna të administratës së bashkisë.

Premtoi decentralizim real për minibashkitë, por jo vetëm nuk ka asnjë nismë konkrete deri më tani, por u mori edhe ato pak fonde që kishin. Pa folur pastaj për mënyrën e komunikimit me minibashkitë, që demonstron jo thjesh mungesë gjuhësore të shqipes normale, por para së gjithash, mungesë të menduari normal. Shihni faksilimjen e një email-i që nis administrata në emër të tij dhe do ta kuptoni një gjë të tillë që po ju them.

Premtoi dhënien fund të ndertimeve pa leje, por vërehet një lulëzim i tyre ngado në Tiranë, edhe pse janë denoncuar, asnjë veprim për t’i penguar ato.

Do të çlironte, me demek trotuaret nga zaptimi i tavolinave të lokaleve, por çdo tiiranas e di që situata është tërësisht jashtë kontrollit.

Premtoi se do ulte taksat dy deri në pesë herë. Gënjeshtër! I rriti taksat, madje i dyfishoi. Duke i përmbedhur në numër dhe duke i shumëfishuar në vlerë. Sot sipërmarrësit e vegjël, tregtarët dhe biznësmenët, paguajnë taksa e tarifa lokale, thuajse dyfishin e atyre që paguanin vetëm një vit më parë.

Jo vetëm që nuk ka mbjellë një lule, por ka shkulur deri tani mijra pemë shumëvjeçare në Parkun e Tiranës, pa dhënë asnjë përgjigje për kërkesat insistuese të shoqërisë civile dhe ambientalistëve dhe mbi të gjitha, duke mos patur asnjë leje ligjore për punimet e kryera.

Premtoi së do të ule çmimet mallrave dhe ushqimeve dhe se do të rriste kontrollin mbi mallrat e konsumit, por ato vazhdojnë të ngrihen para syve të kryetarit që vetëm premton.

Premtoi për transportin publik, modernizim, zhvillim, shtim linjash të reja dhe përmirësim të cilësisë së mjeteve, por, sa për një shembull, autobuzët në njësinë bashkiake numër 1, nga të rinj dhe me kondicioner, janë zëvendësuar me autobuzë të vjetër.

Lista mund të zgjatet pafund, duke kontrolluar një për një premtimet dhe realizimet dhe sërish do të dalim në të njëjtin përfundim : ka gënjyer në fushatë, ka gënjyer duke qeshur.

 

A kanë vazhduar projektet e nisura në kohën kur bashkia drejtohej nga Rama, a ka afruar kohezion dhe vijimësi logjike administrata e re e bashkisë?

Ndjej keqardhje dhe zemëratë kur shoh sesi projekte të zbatuara nga bashkia në kohën tonë, si për shembull parku modern i fushës së aviacionit, të cilin paradoksalisht Basha ua kishte premtuar banorëve të asaj zone pa e vënë kurrë ujin në zjarr, sot e ka lënë të vidhet, shkatërrohet dhe degradohet duke derdhur të gjithë inatin e mosplotësimit të premtimit të tij tek projekti i realizuar sukseshem i administratës së djeshme të Ramës.

Ka një paradoks midis paraqitjes moderne me të cilën ka arritur të mashtrojë jo pak njerëz dhe mendësisë primitive me të cilën ushtron funksionin e kryebashkiakut të Tiranës. Më indinjon dhe revolton fakti se rruga qorre nëpër të cilën kaloi për të mbërritur në karrigen e kryebashkiakut, ka vijuar edhe gjatë qeverisjes së Tiranës. Në Bashkinë e Tiranës ka një sërë projektesh të gatshme, por të parealizuara për të cilat kanë punuar me shumë pasion dhe profesionizem specialistë shqiptarë dhe të huaj. Rotacioni normal nuk nënkupton që çdo gjë e paraardhësit të hidhet në kosh të plehrave dhe të fillohet çdo gjë nga zeroja. Por për rotacionin anormal që ndodhi me Bashkinë e Tiranes, ndoshta është e kotë të presësh sjellje tjetër nga ajo e Bashes.

 

Dy nga projektet më të diskutuara, Sheshi Skënderbej dhe rruga e Elbasanit, kanë ndarë rishtaz opinionin publik, që i konsideron punë të mira dhe punë të liga, varësisht përkatësisë partiake. Po për ju, si konsiderohen?

Jo vetëm që nuk e vazhdoi projektin dinjitoz të miratuar nga KRRT-ja e Tiranës për sheshin Skënderbej, por e shkatërroi duke hedhur në kosh të plehrave miliona euro të shpenzuara, duke e zëvendësuar me një projekt për të cilin askush nuk di të thotë se kush e ka projektuar dhe miratuar dhe me çfarë parash eshtë financuar.

E njejta mendësi edhe për rrugën e Elbasanit, për të cilin qarkullon një projekt, por që deri më sot, nuk është provuar të jetë i miratuar nga ndonje instancë legale e shtetit shqiptar. Ndërkohë që barbaria e prerjes së pemëve pa kurrfarë lejeje dhe ndërhyrjen në një Monument Kulture pa asnjë lloj miratimi institucional, tregon fytyrën dhe mentalitetin e vërtetë të njeriut që i është shmangur më procedura gjykimit penal, por që një ditë, me siguri nuk do t’i shmanget përgjithmonë drejtësisë dhe ndëshkimit politik me votë të qytetarëve.

 

Çfarë po ndodh me premtimin për hipotekimin e pallateve në Tiranë dhe në këtë kuadër, keni dijeni së çfarë po ndodh me planin rregullues të qytetit?

Deri më sot është një nga dështimet më spektakolarë së bashku më atë të hapjes së vendeve të reja të punës. Përveç se disa shfaqjeve me dosje dhe shtrëngime duarsh mes ministrash, asnjë gjë nuk kemi parë të ndodhë deri më tani. As ndonje ndjesë publike, së paku, për premtimin e pambajtur se do ta realizonte procesin brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes së tij. Me forcën e kartonave në komisione dhe në parlament, u miratuan disa amendime ligjore në Ligjin mbi Inspektimin e Ndërtimeve qe do të mundësonin hipotekimin, por edhe ky ishte një proces i pa konsultuar as me ndertuesit, as me specialistët e fushës. Qoftë dhe ky fakt dëshmon sesa i papërgatitur ka qenë kur ka premtuar një gjë të tillë dhe sa e paaftë është bashkiqeveria blu për të dhënë zgjidhje. Ka dhe më shumë, tani, jam vënë në dijeni se po përgatisin amendime të reja mbi amendimet e vjetra duke e komplikuar edhe më shumë situatën në terren konkret.

 

Keni denoncuar një problem në tenderimin e pajisjes GIS në bashkinë e Tiranës, cila është e vërteta juaj për këtë çështje?

Sinqerisht jam shastisur kur kam pare njoftimin e tenderit për blerjen e sistemit GIS nga bashkia e Tiranës. Teksa lexoja specifikimet teknike si dhe pas disa bisedave me specialistë të huaj dhe shqiptarë të përfshirë në ngritjen e këtij sistemi në Bashkinë e Tiranës, përgjatë viteve 2004-2008, kuptova se po kërkohej të blihej një sistem i cili tashmë gjendej i instaluar në bashki. Pra, kërkohet dhe procesi i tenderimit vazhdon, që të shpenzohen rreth gjysëm milioni dollarë për të blerë një GIS që ekziston dhe gjendet madje edhe sot e kësaj dite në web site-n e bashkisë. Duke menduar fillimisht se kjo ishte vetëm një lajthitje, kam kërkuar paraprakisht shpjegime në parlament dhe më tej, kam drejtuar edhe nje letër, të bërë publike tashmë, ku i kerkoja Lulzim Bashës të anulojë tenderin dhe të rishikojë termat e referencës për të arritur një produkt që do të plotësojë kërkesat e kohës. Gjithmonë duke u mbeshtetur në eksperiencat e së kaluarës, të cilat kanë përfshirë specialistë të huaj me shumë eksperiencë dhe reputacion. Eshtë një çështje të cilës jam i vendosur t’i shkoj deri në fund duke investiguar edhe për firmën, që sipas të gjitha gjasave, eshtë paracaktuar për të fituar tenderin.

 

Tashmë pothuaj të gjitha pushtetet janë të përqendruara në dorë të maxhorancës dhe njerëzve të saj. Së fundmi edhe Presidenti i Republikës. Çfarë parathotë një gjë e tillë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm?

Po lexoj një libër interesant, të cilin bëjnë mire ta lexojnë sidomos ata qe kanë vendosur të merren me politike. Titulli është “Pse dështojnë kombet” dhe është një studim mjaft interesant që analizon, krahason, komenton dhe konkludon në lidhje me arsyet se pse disa kombe prosperojnë dhe pse disa të tjerë dështojnë. Udhëheqës egoistë, të pangopur dhe që nuk njohin historinë janë arsyeja kryesore përse kombet dështojnë, ky është përfundimi i librit. Pikërisht kur mendon se kontrollon çdo gjë dhe ke pushtet absolut, ky është momenti kur në fakt fillon të humbasësh gjithçka. Historia ka provuar dhe vertetuar, veçanërisht vitet e fundit, se ata udhëheqës të cilet konsideroheshin të plotpushtetshëm dhe të plotfuqishëm për vite të tëra në vendet e tyre, nje ditë pranvere u shembën dhe u shkërmoqën me turp. Dhe nga kjo dialektikë nuk mund të bëjë përjashtim edhe Shqipëria. Nuk mund të tallesh dhe të nëpërkëmbësh një popull për gjithe kohën, është mësimi i historisë, të cilin mesa duket Sali Berisha nuk e ka kuptuar. Ajo qe ende nuk dihet eshtë së cila do të jetë kostoja që do të duhet të paguajnë shqiptaret. Vitin e ardhshem unë besoj se shqiptaret do të dijnë të gjykojnë dhe të vendosin se çfare të ardhme duan, gjë për të cilën ne jemi të angazhuar të kontribojmë duke punuar intesivisht çdo ditë.

27 komente në “INTERVISTA/ Shalsi: Basha do të përgjigjet një ditë”

  1. LB says:

    Po kur mo sa ai ka kaq vjet qe spiunon, vjedh e mashtron?!!
    Apo kur te lodhet e merzitet duke “LULEZUAR”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html

  2. Drini says:

    Lulja i ka bere hesapet me giten e bacit te gegeve, sapo lulen ta rrezikoje burgu , hopaaaaaa ne holande me ndonje byce profesori dhe ja hedh paq.

  3. kulmi says:

    Po mor Shals,sa jane pergjigjur deri me sot,,Zogu,E.Hoxha,Sali berisha,Fatos Nano,Edi Rama,M.Shehu,I.Meta,G.Ruci dhe hajdutet e tjere ordiner te Partise Socialiste,etj,etj.Jemi popull koti,dekstruktiv dhe te paafte ,pa vizion,dhe orizonti jone eshte pragu i shtepise.Ballkan esapi.

  4. Niazi says:

    TE PERGEZOJ DHE TE UROJ SUKSESE TY DHE NEPRMJET JUSH PS EDUARD PERGEZOJ GJITHASHTU ANALISTIN LORENC VANGJELIN QE MEKETE INTERVISTE TE REALIZUAR NA NJEH ME NJERZIT EAFTE DHE TE PERKUSHTUAR,QE E MERITOJNE TE JENE QEVERITARET E ARDHSHEM TE VENDIT TONE DHE NEPERMJET KESAJ INTERVISTE POPULLI NJIHET ME MEDIOKRIT ATA QE JANE SOT PASQYRA ME E KEQE E VENDIT TONE EDHE NJEHERE TE UROJ NGA ZEMRA SUKSESE NE PUNEN TUAJ,SUSESE PS NE ZGJEDHJET E ARDHESHME.POPULLI I KA SYTE DHE ZEMREN TEK JU,SHPRESON SE NJE DITE DO TE SHIKOJE NJE FYTYRE TJETER QEVERISSESE.

    1. Keshtu te do partia says:

      Keshtu te do partia Niazi. Budalla, derdimen dhe te perkushtuar mbas Edit. Ahahahah cfare kastravecash ka kjo bote. I duket Shalsi burre i mire ahahahhaha. O Shalsi o karagjoz. Doli me ne fund njeri qe te vlereson. Njihu me Niaziun

      1. fule says:

        Me karagjoz se ata qe lepijne premtimet qorre e Bashes. Madje legena karagjoz. Tipke Salista, 0 pune dhe llafe kote.

        1. Ramy says:

          Po ti Shalsi kur do japish llogari me gjithe ate talluten e gjate qe e kishit shenderruar Tiranen ne nje nevojtore?

  5. WTF says:

    SA dha llogari Rama qe e beri Tiranen si nyje betoni.Ti fol per vete se sa pazare ke bere kur ishe ne Bashki o eunuku Edi Rames. Dhe ti Njazi ja ke fut si Kau Peles, Lorenc Vangjeli eshte nga gazetaret me medioker dhe te pafte qe ka ai vend.

  6. samiu says:

    Turp, keshilltari i PS ne Bashki me emrin Lorenc Vangjeli merr ne pyetje deputetin e PS Eduart Shalsi.
    Askush nuk i njeh dhe ata qe i njohin nuk i besojne. marrin vetem rrogen dhe genjejne vetem pronarin e gazetes Java qe del me humbje. Prandaj nuk e beson njeri Ramen se mban pas vetes keta parazitare qe kur ishte Rama kryetar i Bashkise ishin si Mon Kukaleshi kurse tani qe Rama humbi bashkine “rruajne” paret e kryetareve te bashkive socialiste apo te disa pronareve sic ndodh me gazeten Java.

    1. fule says:

      Mundet ta shfrytezoje pergjigjen tende per te kundershtuar ndonje nga argumentet qe solli Shalsi.

      Te thoje – Jo, kete Basha e beri nuk qe premtim kot!

      Po ju zgjebaraket SAlista nuk pysni per te tilla gjera.

  7. Endri says:

    Sidomos kur kercenon Shalsi te gjejne vrime ku te futen Sala me Lulin!

  8. zigzag says:

    Ha ha ha o saMI,wtf, po mos kini frike nga shalsi se ai vetem llafe i ka.Ndersa historia me familjet e te vrareve e te plagosureve te 21 Janarit eshte dicka tjeter. Nuk eshte ligji i shtetit qe Basha e ju minjte e tij duhet te shqetesoheni.Por eshte Kanuni. Ne fund te botes te shkoni do tu gjejne ju dhe pjellen tuaj. Vazhdoni te mendoni se jeni te paprekshem.

  9. Vuqi Doli says:

    Ju zgjebaraket e PD qe shkruani ketu ,perfitoni nga rasti qe shumica jone po lag k..t ne plazhe dhe po kakarisni kaq shume por do vij Shtatori dhe do ja u fusim koken ne …,ikni more druvare dhe shkruani te gazeta e vemjes fahri.

  10. ligji says:

    Nuk kuptojne gje tjeter nga politika keto mostra,kujtojne se te bejsh politike mjafto te genjejshe e te shpifesh per kundershtarin.Kohen e fundit kan filluar edhe te bejne kercenime se kur te “vijne”ne pushtet do te bejne namin.Eshte edhe kjo nje metode per ti bere qejfin budallejve si ky karafili Njazi,qe i ka”syte dhe zemren”,te Shalsi,i cili kur te marre pushtetin perseri,do te beje edhe prokurorin edhe gjykatsin,me pak fjale persekutorin qe te kenaqe Vangjelin,Njazine e Drinin me shoke…
    Cudi!pse nuk i denancojne ne prokurori keta akuza keto shoke?Prokurorija ia mban krahun sic ia mbajti me 21 Janarin.Apo i kan sa per “propogande”

  11. rajmondi says:

    Shalsi duhet jo vetem te lexoje me vemendje librin por edhe te nxjerre mesime jo vetem per Berishen por edhe per Ramen. Nuk ka asnje shqiptare dhe shqiptar qe te mos mendoje qe Rama do ta fitoje te gjithe pushtetin per vete. Kete beri kur ishte ne Bashki dhe deshtoi. Kete po ben me PS dhe po deshton dhe vitin tjeter do te deshtoi. Dy here ka deshtuar dhe votuesit nuk e votojne qe te deshtoje Shqiperia. Saliu te pakten e ka ndare pushtetin me Meten, Mediun, Idrizin dhe eshte gati ta ndaje me cilindo ben kualicion. Kurse Rama nuk e ndan as me Meten, as me Paskalin, as me Gjinushin, as me Precin, as me Ngjelen, por vetem me Erjon Veliajn.

  12. enofieraku. says:

    llafe koti, kur vjen ora i harroni te gjitha ju , ndaj leri llafet o shalsi, bashke i beni ju si pd dhe ps, po leri llogjet, nje kompani jeni te gjith.

  13. Atdhetar USA says:

    O SAMI QORI, JU SYTE SU SHIKOJNE DHE AS DEGTJONI NGA VESHET SE SI PO KATANDISET SHQIPERIA DHE TIRANA. E dini mire SI ERDHI NE KRYE TE BASHKISE BUKUROSHI LULI. ISHTE ILIR HAJDUTI QE BERI KOMPROMISE PARAJE ME NJE TE CMENDUR SI CISHTE HYSNI MILLOSHI QE BASHKE ME SALI BISHEN E GENJYEN ATE ATE MATUF PER TJA MARE VOTAT SIC EDHE JA MUAREN, PLUS MAKINACJONEVE MAFJOZE TE KRYETARIT TE KQZSE. SHikoji premtimet me realizimet EDHE PSE SALIU SKA LENE GJE PA I DHENE NGA BUXHETI I SHTETIT KETI PEDERASTI AI VECSE KA SHTUAR KORUPSJONIN DHE VJEDHJET E NJE GRUSHTI PERSONASH QE I VENE PAS PER TE VJEDHUR KU COPEN ME TE MADHE E KA MARE I KUNATI ITIJE QE NUKE I DALIN MILIONAT E MILIARDAT QE VODHEN PRINDRIT E TIJE NE FIRMAT PIRAMIDALE PORE SLE EDHE TENDER PA MARE NGA LULI. SHIKONI MIRE JU SERVILAT E SALLIUT E LULLIT PREMTIMET DHE RALIZIMET, JO NGA DEKLARATAT E BASHKISE D TE INSTATIT, PORE NGA GJENDJA NE FAKT E SHTRESAVE TE POPULLSISE QE MEZI SIGUROJNE BUKEN E PERDITESHME.

  14. Sulua says:

    Lulzimi zoti Shalsi ka pashaport Amerikane pa qene anje dite ne Amerike.

  15. Sal Lulzimja says:

    Ou paska aktivizu spiunet PD edhe ke keto komente.Duken nga e shkruara profesioniste se jane me pagese per ket pune.Hajt urime po hapen vende pune.

  16. coku says:

    per te gjithe ju komentues te mesiperm. mendoni me mendjen tuaj. kjo eshte bere 7 vjet me pare. kuptojeni. http://www.youtube.com/watch?v=YmoBffn_QRI

  17. vr says:

    kjo tregon me shume xhelozi se sa kundershtime partiake… Shalsin e paska marre malli per vendin e punes me duket qe ka filluar te derdellisi kot e me kot!! se deputete socialist nuk vjellin nuk bejne mashtrime jane te paster vetem pd ka 1000e 1 te zeza ???????

  18. Flori says:

    Po si nuk ju vjen turp per gjithe keto qe shkruani, Vangjeli nje medioker dhe Shalsi qe po e nxjerr veten si nje burre i mire dhe i perkushtuar ndaj qeverisjes se vendit. Po tregoi popullit nje here ato rryshfetet qe ke marre dhe pazaret qe ke bere kur ke qene dhe vete ne stafin e Edit. Kurse tani hiqesh sikur te intereson shume se cfare behet me projektet e Bashkise se kur do terealizohen. Sa per punen e z.Basha e vleresojne te tjeret dhe e dine mjaft mire se cfare ka bere e po ben per qytetin dhe qytetaret.

    1. altin says:

      ahahahahhh… Je Flori dhe Flori nxjerr nga tastiera e kompiuterit…
      Te gjithe jane duke e vleresuar punen e Bashes edhe ai Flori ?

  19. Bujar says:

    E kush di te thote se te gjitha keto qe shkruan Shalsi jane te verteta? Nuk eshte shume e veshtire te besh nje interviste apo te shkruash nje artikull me nje mal te pavertetash njesoj si farsa e Vangjelit me Eduardin. Vangjel beji Shalsit dhe nje interviste ku te na flase per punen e Edit gjate 3 mandateve dhe te shohim se ku ka arritur vendi yne.

    1. vr says:

      po kur eshte pergjigjur ndonjehere shalsi sa ishte ne bashki eshte e kote te merresh me keta se vetem helm nxjerrin nga goja

  20. beso says:

    Rama kandidoi kot fare.Shalsi bente per kryetar bashkie,por ku kish veshe Rama per keshilla.Po presim tapine e apartamenteve.Qe nuk do t’i beje dot keto 4 vjet ai lulushi eshte e qarte,por a do filloje puna dhjetevjeçarin e ardhshem?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje