Skandali i Lotarisë Kombëtare, Edi Rama i shkruan kancelarit austriak (LETRA)

1 Gusht 2012, 14:37Politika TEMA
Skandali i Lotarisë Kombëtare, Edi Rama i shkruan kancelarit austriak

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka shkruar një letër kancelarit austriak, Werner Faymann, për t’i shprehur shqetësimin në lidhje me skandalin e Lotarisë Kombëtare, fituar nga një kompani austriake, Austrian Lotteries.

Në letër thuhet se shpallja e saj fituese ka qenë e paracaktuar.

Pasi rreshton disa nga shkeljet më të rënda të këtij tenderi, Rama thotë se shqiptarët do përfitojnë shumë pak nga kjo lotari.

Në letër thuhet se socialistët do të ndërmarrin çdo hap për të hetuar këtë proces.

Rama i kërkon kancelarit mirëkuptimin e tij, duke besuar se edhe ai do kishte vepruar kështu, në interes të popullit të tij.

Rama e ka informuar kancelarin austriak se ka ndërmend t’i bëjë thirrje kompanisë që të tërhiqet nga procesi.

 

Shkëlqesia Juaj,

Së pari më lejoni të shpreh që në fillim të kësaj letre, vlerësimin dhe konsideratat e mia për bashkëpunimin që Shqipëria ka patur ndër vite me Qeverinë e Austrisë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen që kemi patur gjithmonë nga Austria, duke filluar që nga Deklarata jonë e Pavarësisë 100 vjet më parë dhe duke vazhduar edhe në të tashmen me asistencën dhe mbështetjen që Shqipëria merr nga entet publike e private Austriake.

Në cilësinë time si lider i Partisë Socialiste Shqiptare dhe i Opozitës, unë dëshiroj t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj vendosmërinë time dhe atë të partisë sime për të zhvilluar një mjedis transparent dhe miqësor ndaj biznesit në Shqipëri për të gjithë investitorët Austriakë, sepse ne i vlerësojmë kontributin që këto iniciativa kanë dhënë për zhvillimin e vendit tonë.

Megjithatë, duke patur parasysh mbrojtjen e interesit publik si prioritetin tonë më të lartë, unë do të dëshiroja të sillja në vëmendjen Tuaj se, në disa raste të ndryshme, muajt e fundit, unë kam denoncuar publikisht procesin që është ndjekur nga Qeveria aktuale Shqiptare, për të dhënë një Licencë të Llotarisë Kombëtare, si një proces qartazi të manipuluar kundër interesit publik. Arsyeja pse unë e sjell këtë fakt në vëmendjen Tuaj është sepse fituesi i paravendosur i tenderit për këtë licencë është një kompani Austriake, e quajtur Austrian Lotteries.

Unë jam i ndërgjegjshëm se ndër vite, Austrian Lotteries ka qenë e aftë të gjenerojë një vlerë domethënëse për Shtetin Austriak si edhe për publikun Austriak duke vepruar në një mënyrë të drejtë në këtë sektor, ku integriteti i operatorit është i një rëndësie thelbësore. Megjithatë, unë jam i mendimit se sjellja e tyre në rastin e tenderit Shqiptar nuk ka qenë e të njëjtave standarde dhe se ata nuk kanë arritur të aplikojnë të njëjtat kritere që respektojnë dhe përmbushin në vendin Tuaj.

Termat e tenderit shqiptar, i cili është denoncuar qysh prej fillimit të tij nga media si edhe nga kompani të tjera pjesëmarrëse, si i trukuar në favor të Austrian Lotteries, nuk përfshinin një sërë rregullash që i drejtojnë zakonisht këto procese dhe garantojnë një proces të drejtë ofertash, përfitime të konsiderueshme fiskale për shtetin, trajtim të drejtë të publikut apo kontribute të rëndësishme për grupet e margjinalizuara sociale. Lotaritë Kombëtare janë në fakt një mjet unik për krijimin e të ardhurave fiskale, përfitime për publikun dhe gjithashtu një kontribut të rëndësishëm për kauzat sociale, kudo në Europë. Është një turp që qeveria jonë aktuale ka zgjedhur t’i injorojë këto konsiderata.

Si rrjedhojë e kësaj partia ime dhe unë, synojmë që të ndërmarrim çfarëdo veprimi të mundur ligjor për të hetuar të gjithë procesin, trukimin e pretenduar dhe për të riparuar dëmin që i është shkaktuar publikut Shqiptar përmes këtij akti të rëndë papërgjegjshmërie.

Unë shpresoj të kem mirëkuptimin tuaj për qasjen tonë, pasi besoj se edhe ju do të kishit vepruar në të njëjtën mënyrë në një rast ku interesi i publikut Austriak do të ishte kompromentuar apo abuzuar nëpërmjet një akti korruptiv.

Unë dëshiroj t’ Ju informoj gjithashtu Juve mbi qëllimin tonë për t’i bërë thirrje Austrian Lotteries që të tërhiqet nga ky proces, i cili nuk është transparent, që shkon kundër interesave të Shtetit Shqiptar dhe publikut Shqiptar, si edhe të gjitha rregullave e standardeve nën të cilat e njëjta kompani vepron në Austri. Duke u përfshirë në një proces të tillë ata janë duke i tradhtuar po ato parime të paanshmërisë, përgjegjshmërisë sociale dhe transparencës që ne do të prisnim të shikonim nga një kompani e këtij standardi.

Unë do të doja t’ Ju falënderoja paraprakisht për kohën që Ju i keni dedikuar shqetësimit tim dhe për mirëkuptimin tuaj në lidhje me këtë çështje tepër serioze që unë dëshiroja të ndaja me ju nëpërmjet kësaj letre.

Unë shpresoj se ne mund të bashkëpunojmë në lidhje me këtë çështje dhe të shkëmbejmë pikëpamjet mbi çështje të tjera të interesit të përbashkët për të dy vendet tona.

Më lejoni gjithashtu të shpreh urimet e mia më të mira për Vendin Tuaj, Qeverinë Tuaj, si dhe për Ju personalisht.

42 komente në “Skandali i Lotarisë Kombëtare, Edi Rama i shkruan kancelarit austriak (LETRA)”

  1. sorge says:

    Ne nje shtet FASHIST si ky i serbit Berisha,keto jane te vetmet mundesi per t’i bere publike KRIMET E QEVERISE,ne pamundesi,te nje KRYENGRITJEJE POPULLORE SI AJO E 97-tes!!!
    Shqiptaret kane gjykuar me kohe sipas parimit “LARG BYTHES TIME”,por nuk e kuptojne se ne kete rast e kemi te tere “BRENDA”,por nuk e ndjejme!!!

  2. 1 says:

    po me shoku,o daku,o plako,ashu osht si thu ti,respekte plako,daku,xhimi dhe taku…

  3. Delli USA says:

    O budallenj,nuk e kuptoni qe mbrapa ketyre matrapazlleqeve qendron i perhershmi Grosruk,certifikuesi i vjedhjeve te zgjedhjeve nga hajduti i perhershem Sali Berisha.Po vijne zgjedhjet e tjera dhe zv/presidenti i OSBE-es Grosruku i duhet Saliut,e mbani ment ne 2009 kur dubloj perfaqesuesen e ODHIRIT.Doni me per Belulin,ministrja e jashtme greke Bokojanis ishte presidente e radhes e OSBE-es e cia beri te mundur ardhjen e Grosrukut zv/e saj si vezhgues ne zgjedhjet e 2009-es dhe si shperblim Sali m…i dha detin e Sarandes Greqise.

    1. W.O.W says:

      Epo ja me ne fund nje veprim i vertet prej shtetari –
      Qeveria jone hesht e po ashtu edhe ca palo nderkombetare te shitur te interesat e kompanive te huaja, po ky veprim i Rames tregon qe ka brume shtetari – cka eshte akoma me e rendesishme se brumi i politikanit

    2. ujku says:

      Hajt mer vlla merr ne dor shtetin se jan tu na hanger hajnat ttana

    3. elinksar says:

      Me duket nje AKSION POLITIKE i mirefillte, i pjekur dhe i drejte per popullin e tij. Rama po i tregon shume bukur kancelarit austriak se ka ca hajdute ne shtepi, po edhe qe kjo shtepi (Shqiperia) mund te duket si vend i hapur, por ne fund te fundit eshte nje vend qe aspiron per Europen e Europa ketu nuk mund te jape te tille shembuj.

    4. yyyypi says:

      Edi Rama i del zot vendit e popullit te tij. Po thuaj e kishim harruar se cmund te ishte kur nje politikan e ben kete. Ai tjetri vazhdofte me notin, ne e kemi zgjedhur kryeministrin. Zgjedhjet jan thjesht formalitet.

    5. elvana says:

      Bravo Rama – keshtu sillet nje politikan i vertete!!!
      Pa asnje kompleks para nje kolegu sepse ka nje mision para bashkeqytetarve te tij. Ne 2013 voten time e ke pa as dyshimin me te vogel

    6. saliplehra says:

      Po te ishte Saliu perballe letres do ishte gati te falte dhe Lirine vetem per nje kafe e nje foto me Kancelarin Austriak. Shtet fantazem dhe idiot, Rama po tregon burrni me ket gjo.

    7. helena says:

      Me duket nje veprim i matur dhe i drejte per te gjithe ne.
      Megjithese qeveria sillet si cifligare e ketij vendi, kryeministri ka rrjedhur krejt, Ed Rama po e tregon veten se do te ishte nje kryeminister njeqind here me i mire se aktuali.

    8. Le te shpresojme qe shqiptaret kane sy e veshe e po e shikojne ndryshimin mes ‘atij burrit te cmendur’ dhe ketij politikani. Shpresoj qe ky vend eshte sheruar nga marrezia pasi ne zgjedhjet e ardhshme Sali Berisha duhet te marre nje leksion nga populli vet, nje leksion qe te vleje per te gjithe politikanet. NUK SHITET VENDI KESHTU!!!!

    9. Qeremi says:

      Llotaria kombetare po falet si gjithcka tjeter.
      Rama dhe PS jane e vetmja mundsi per ket vend perndrysh morem per lesh.

    10. matushi says:

      Me ne fund nje politikan shqiptar qe nuk ka frike te ngreje zerin kur shkelen interesat e qytetareve te tij. Bravo Z. Rama!!!!

    11. Te lumte, i duhej thene ama kancelart edhe per nja dy austriak t e tjer qe po e hedhin ne pleh imaxhin e atij vendi ktu.

    12. ceni says:

      Le te shpresojme se qeveria Austriake do beje dicka – pasi qeveria e Saliut ka shkallu krejt, gati me i shit te gjitha jan

  4. Tironsi says:

    Leter me nje gjuhe te pasur diplomatike dhe e Vleresueshme.

    Komunikim xhentelmenesh dhe modern. Pa nota xhelozie apo hakmarrje primitive dhe mbi te gjitha me nje gjuhe Shqipe per tu lavderuar!!!

    Ne kesi lloj komunikimesh, Shqipja jone duket vertet shprehese, e pasur dhe e bukur!

    (Rezultati qe do te arrihet nga kjo eshte tjeter teme.)

  5. elton says:

    Hajdeni te huaj ,fitoni leke ne Shqiperi dhe cojini jashte.
    DHe thone pastaj do marrim borxh me eurobono qe te financojme deficitin.
    Politikberesit e b….

  6. Me qene Shqiptare don me thene,Sali Berishen mos me e lene says:

    Ju lumte Rama,
    Sensibilizoni tere Boten mare
    se edhe Shqiperia ka nje Bashar Al Assad.
    Sali Berisha i thone
    Me te njejtin Tabjat!!!

  7. Rita says:

    o daku po ketu qenke akoma a derezi??? po ke ngaterrua site mo shoku, shko andej nga 55 se masturb.. kollaj

    Mu sme pelqe tmi mori leket zeni, gita e fazllici, a ndonje tjeter serb qe vdes per koncesionet qe i ben berisha duke paracaktu fituesin.

  8. raimondi says:

    letra eshte shume e sakte dhe kjo duhet te behet nje praktike ne rastet e tenderave te tilla ku mbizoteron korrupsioni ,porse heret e tjera kur ka tendera te tilla letra te hartohet nga nje grup parlamentar i depudeteve te opozites dhe i dergohet nje kopje kryesise se EU dhe nje kopje parlamentit te vendit te kompanise fituese ne menyre qe ti paraprihet sa me shume abuzimeve te tilla skamndaloze

    1. labi says:

      Ore Rajmond.
      coc po me dukesh si “konstitucionalist”
      i hedhur ne koshat e psaqise.
      keshtu ndodh kur ngrihesh me endera
      fryesh si nje Gjel,
      qe nuk ka Penda…
      nejse llokocitu edhe Ti,
      pak rendesi ka;- ne pellgace a kusi.

  9. elti says:

    Rama eshte kryeminister dhe vetem me homologun mund te komunikoje pa pike inferioriteti, sic e lexoj ne kete leter.

    Duhet qe ti behet e qarte kompanise qe smund te livadhise, pasi ti japim votat PS per ta qeveris kete vendin e shqipeve e jo te SRB- SALI SERBIT

  10. faku says:

    pse nuk merresh me superskandalin kur pinjolli i ahmut zogut falenderoi ruset dhe serbet per ndihmen qe i dhane me bajonetat e tyre qe e prune ne pushtet ne 1924 me gjak ashtu sic prune ne pushtet berishen ne 1991 ?
    pse nuk reagon kur do te vijne tre ambasadoret keto dy dite per te “mbushur mendjen” per heqjen e imunitetit qe eshte gallata e rradhes.
    i nderuar kryeparazitar
    mos e kthe seline e PS ne nje bordello ku cfryjne epshet e tyre tre kolonelet ambasadore per te arritur orgazmen qelbesira e vicidolit.
    kjo leter me teper duket si shashke per te hutuar shqiptaret nga problem superskandaloze…turp me keto mender letra..

  11. LUAN says:

    Sa per ate c’ka thote ” daku “, duhet t’i kujtoj se vijen detare ne Otranto dhe ate ne SARANDE nuk ja dha EDI RAMA grekerve, por SAL RAM BERISHA .Edi dhe ne ate rast e paditi ne gjykaten kushtetuese, dhe pse ne Greqi ne pushtet qe partia simoter e PASOKUT . Nuk duhet te te erresohen syte or dak kur behet fjale per interesat tona kombetare .Sa per rastin ne fjale duket qarte nje akt korruptiv i hapur .Hapi syte dhe shiko si jane shendetesia ,arsimi ,policia,hipotekat ,drejtesia ,pyjet dhe plot fusha te tjera per te kuptuar sesa mire jemi me qeverisjen e hajduteve te SAL RAM BERISHES .

  12. Anti talebani says:

    Nje verejtje kam Zoti Rama. Ta them pasi jam nje simpatizanti juaj dhe ne kete kendveshtrim dua ti them gjerat pak me hapur.

    Eshte e vertete qe pushtetaret bene nje marreveshje te piset dhe pa kritere vleresimi te ndershme. Ne kete aspekt po vidhet shteti shqiptar, populi shqiptar e blabla blabla. Shume mire bete qe po e denonconi llotarrine kombetare si nje korrupsion te paster.

    Po ti drejtohesh vete kompanise qe e ka fituar apo qofte nje perfaqesuesi shteti qe do mbroj interesat e biznesit te shtetit te vete, kjo me duket pak absurde.

    Po per aktivitetin e lojrave te fatit pse nuk flet Zoti Rama.
    A ke dal te shikosh ndonjehere ne Tirane se sa dyqane bastesh sportive, lojrash elektronike, baste me gara qensh virtuale ka neper tirane?

    Te garantoj me bindje se ka me teper se cka dyqane buke, farmaci berberane, dyqane peshku, markete te marra se bashku.

    Flisni dhe per keto zoti rama, se vjedhja ne llotarine kombetare eshte nje sasi teper e vogel perpara aktiviteteve te tjera te Lojrave te Fatit. Apo e keni problem se disa biznesmene te PS jane te perfshire direkte ne keto biznese?!?!?!

    Folni dhe per keto zoti Rama, sepse jane bere si semundja e kancerit me perhapjen e metastazave te saj. Nuk e di se sa je i informuar per biznesin e lojrave te fatit, por kam pershtypjen se dicka di, se ke qene kryetar bashkie dhe i dije se sa dyqane kishe neper Tirane. Futesh brenda dhe shikon se si njerezit harxhojne edhe ato pak leke qe kane neper xhep duke luajtur me shpresen se do pasurohen menjehere. Mania e popullit te varfer ne nje menyre te pasurimit te shpejte po i han dhe gryen pak nga pak qofte shendetin, qofte mendt.

    Zoti Rama folni dicka se cdo beni me lojrat e fatit kur te vini ne pushtet. Tju degjojme njehere se ckeni per te thene.

  13. fatmiri says:

    Edi Rama per ceshtjet e kombit ka qene me i pergjegjshmi. Ju mund te shani sa te doni, ne varesi te interesave qe keni, por a e mbani mend kush shpetoi 200 km2 det? Edi Rama. Kush po perpiqet te luftoje kunder nje monopoli te huaj ne duart e Zamirit dhe Sandrit per llotarine kombetare? Edi Rama. Prandaj, turp tju vije. Nuk mund te akuzoni Edi Ramen per ceshtje te kombit.

  14. Kel Ukaj says:

    Une them se eshte shume e drejte kjo qe ka bere Z. Edi. Por edhe mund te kritikohet pasi nuk mund te merren presidentet e vendeve qe investojne ne shqiperi me firmat e korruptuara. Por kjo forme eshte nje presion mbi firmat e huaja joserioze. Eshte ne merite te opozites te zgjedhe rruget edhe se te kritikueshme ndonjehere. Ne shqiperi operojne shume firma ne kufijte e legalitetit, ne vendet e tyre do te perfundonin ne burg e sekuestrim te pasurise. Eshte merite e opozites pasi ajo nuk i njeh zgjedhjet e 2009 sepse jane manipuluar, qe te deklaroje se te gjitha kontratat do te jene te pezulluara dhe do te verifikohet legaliteti i tyre. Nuk eshte kercenim per firmat e huaja por eshte konseguenca e mungeses se zgjedhjeve te lira. Qeveria e Sali Berishes dhe Bashkia e Tiranes Lulezim Pasha nuk e kane mandatin popullor pra nuk kane edhe te drejten te lidhin kontrata ne emer te shtetit e qytetareve shqiptare. Une them gjithemone ligji, duhet gjetur ku eshte e shkrujtur nje menyre te sjelluri ose tjetra ne zgjedhjen e rastit eshte e drejte ekskluzive e Kryetarit te Opozites.

  15. 21janari says:

    Te lumte Edi! Ke vepruar si nje lider opozite te pergjegjshme, serioze dhe proeuropiane.

  16. 1 says:

    o moderator si shume i ngaterrove komentet !

  17. beso says:

    O Edi!Ti mire shkruan letra,po me mendjen e kujt keshilltari e dergon?Cfare mendon ti se do beje kancelari austriak?Do t’i heqe liçencen kesaj kompanise,apo do t’i beje presion te dorehiqet?O Edi?Po kjo kompania eshte private dhe ka fituar tender ne nje vend tjeter,jo ne Austri.Qe ta dime shkoqur fare,para mjaft kohesh praktika e korruptimit ka qene e hapur,biles bakshishet nuk taksoheshin.Ka qene praktike e gjere bakshishi,per kompani te medha franceze,belge,holandeze,gjermane,austriake,italiane,etj.Amerikanet e kane pasur ligjerisht te ndaluar me anticorrupt act te viteve’70,por sesi e fitoi Bechtel tenderin e rruges se Kombit dhe sesi avulluan 220 milione euro,t’a do mendja qe edhe amerikanet e mbyllin nje sy kur del jashte kufijve,se ben muuuuuuuu qe parate e avulluara i ka ricikluar Bechtel.Eshte nje praktike e gjere e vendeve perendimore,qe diplomacia e shtetit te tyre te ndihmoje kompanite e tyre te fitojne tendera ne vendet e tjera,qofte edhe me presione diplomatike.Ndonjehere futen ne loje vete kryeministrat,si psh kur Eni italian fiton megatendera nafte apo ElfTotalFina,kolosi i naftes francez qe ve perpara presidentin per te fituar liçenca shfrytezimi.Me kujtohet kur Shroeder bente pazare me ruset per llogari te kompanive gjermane si RWE dhe Siemens.Ne pazaret e medha hyjne ne bisedime vete kreret e shtetit se ka interesa strategjike qe nuk zgjidhen thjesht me nje tender e se kush ofron pazar me te larte.T’a them une pergjigjen e kancelarit.Ai do te falenderoje shume per kontributin tend o z.Edi per demokracine ne Shqiperi dhe stabilitetin ne Evrope(!!),pastaj me shume dashamiresi do te kujtoje qe tenderi i fituar nga kompania austriake ne Shqiperi eshte jashte kompetencave te ekzekutivit austriak.Mbase dergon Grossrukun qe te vije te admiroje shalet e ndonje shqipkeqfoleseje,se behar eshte,por realisht,kaq ka ne dore kancelari.Qofsh me shendet!

  18. Din Kruja says:

    Pergjigja e kancelarit austriak do te jete negative, duke i thene Edit se eshte jashte juridiksionit te tij te nderhyje ne nje maredhenie te nje kompanie te shtetit te tij dhe nje shteti tjeter.
    Ne nje fare menyre ata qe ja jane sugjeruar Rames kete varjant jane tallur me te, perben nje gafe e cila behet nga nje person i cili pretendon vitin tjeter te behet kryeminister i vendit te tij. Eshte shume e mundur qe Edi e ka bere me koken e tij kete veprim.
    Sidoqofte Edi eshte inspiruar me shume edhe nga fakti qe shteti austriak eshte mbeshtetesi kryesor nderkombetar i Sales dhe indirekt nepermjet kesaj letre do te paraqese para opinionit nderkombetar se ky shtet mbeshtet nje qeveri te korruptuar.
    Edi sa merret me kazinote, te perfshihet ne marreveshjen e detit me greket. Opozita kete funksion ka vigjelon, grumbullon informacion per veprimet antikombetare dhe korruptive te Qeverise, dhe ben te gjitha perpjekjet qe ato te mos behen fakt i kryer. Po ketu Rama nuk perzihet e le te lire Qeverine ta shese trruallin e ketij vendi, pasi nuk do te prishe miqesine qe ka me “popullin vella grek”.

  19. miri says:

    Kishim nje ide qe ky personazh qysh nga koha kur ka qene i ri veprimet i bente ca per bicim snobizmi ca per nje dell gjysem artist e gjysem sportist… po ky tip mire vete qe eshte kaq i ri dhe i rrjedhur… apo ato qe e ndjekin dhe i rrine prane kane pire te njejtin caj… po ne sa fishkellima qe jemi dhe humbasim kohen dhe merremi cthote dhe cben nje manjak

  20. Klaja says:

    Perfundimisht kjo pacavure gazete e shte kthyer ne fole sahanelepirsash te kuq Cfare thoni mor idiota Psikopati po na diskrediton neper bote e ju i thurni lavde Mjere shqipnia thuaj

  21. Piktori deshtak says:

    O deshtak. O o c’te te them. Or po je i paafte fare or Ed piktori. Po clidhje ka kancelari ne kete mes? Ore je normal apo jo? Nuk di si ta quaj kete njeri. Kush e keshillon kete te paafte? Ore me mendjen e vet i nis letrat ky? Ska ndonje strukture kunder traplluqeve?

    1. Dean says:

      Gamor shqypriet?!,Kancelari s’ka lidhje fare me kete ceshtje,por kjo eshte 1 Paralajmerim se kur te vijme ne fuqi disa gjera do RISHIKOHEN.Midis te tjerash edhe ”kontrata” me kompanine Austriake.
      Kupton tani o DESHTAK,o i PAAFTE??????????????????????,qe nuk e di se si te te quaj ty,o injorant.

  22. denis says:

    po mire more i paska shkruar austrise per llotarine po pse nuk i shkruajti grekut per detin qe saliu i fali apo
    i pelqeu marrveshja qe i fali saliu territorin shqiptare grekut nuk e kuptoje cila eshte me e rendesishme llotaria apo territori shqiptare?

  23. SH.K says:

    RAMA MBRON INTERESAT EKONOMIKE TE VENDIT TE TIJ PUBLIKISHT.MOS KERKOJME SI IDJOTE QE EDHE PERGJIGJEN E LETRES TA BEJE RAMA.
    Nje shtet ligjor e demokratik nuk mund te mroje kompani jashte ligjeve e normave te vendosura e trasparences.Kancelari austriak nuk mund te jete Aleksander Meksi te mbroje SUDEN.KOHET E FUNDIT PER KOMPANITE QE BEJNE INVESTIME JASHTE JANE SHTUAR TAKSAT PER TE MOS SHKUAR KAPITALET JASHTE.
    PROBLEMI QENDRON TEK TRASPARENCA E ‘SHTETRIT’ TE BATHORES PER TI DHENE TE DREJTEN E LLOTARISE.
    NJE KRYETAR OPOZITE EDHE KAQE SA BEN DUKET SHUME.AI NUK MUND TE JETE KRYETAR I KONTROLLIT TE SHTETIT,APO KRYETAR I ANTIMAFJES.

  24. KANCELARI AUSTRIAK says:

    Shume faleminderit Edi.Do merrem me kete pune menjehere

  25. Devolliu says:

    QEVERI E MASKARENJVE, E HAJDUTËVE, E TRADHTARËVE, ME NË KRE NJË KRIMINEL TË ÇMENDUR TË RRITUR NË SHPELLA.

  26. Qitesi says:

    Nje praktik komunikimi e re nga Lider si Edi Rama e ardhmja e ketij vendi.Burre Shteti.Degjo salin perdit dhe bej diferencen,turp kush e udheheq kete vend.Korrupsion i frikshem i oborrit stan-berisha.

  27. Dukati says:

    Një Sërb me pseudonimin Kalaja na akuzon neve që shkruajmë në Tema dhe mbështetim shkrimet patriotike të saj si sahan lëpirës dhe të tjera shprehje “të kulturuara, alla malokçe” Mirë mor Kala që ne po lëpijmë sahanët e gazetës “Tema” po ku i gjeti parat kjo gazet e burgosur prej disa vitesh nga babi ytë Sërbi shqipfolës, shqiptaro vrasësi Sali Berishoviqi. Jo o sërbi i pa larë Kala! Banditi verior me origjinë dhe shërbëtor i sërbëve së basshku me gjithë bandën e veriut ku bëni pjes dhe ju si gjeneral, ka 2o vjet që po shbën kombin dhe në këtë kuadër dhe Gazetarin kombtar e falimentoi. Dëgjo këlbazë rrjedhë e spermës sllave, Të gjith ata që shkruajnë dhe mbështesin një prej të vetëmeve gazeta kombtaeriste si tema janë shtresa puritane kombtare ku përfshihen Nacionalistë të pa mvarur, pinjollë të ballit kombtar që nuk kanë bashkpunuar me fashizmin hitlerian, Legalistë që janë diferencuar nga mbreti atdhe shitës zog, ish të persekutuar të ndërgjegjes, por që i kanë shpëtuar sigurimit të UDB-së Envero-Ramizian. ndër ta dhe komunistët atdhetar që nuk rrjedhin nga Partia e Miladin Popoviçit. Shkurt mos e zir në gojën tënde të fëlliqur gazetën kombtare “Tema” Ptu! futyrë e ndyrë sllave.

  28. semi says:

    Veprim i matur dhe shume i drejte.Veprim dinjitoz,vendit tone i duhet dale zot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje