Një foto e Sekuit, një aksion i stafit të Arvizusë... Mos ka një thyerje në raportet e Bashës me ndërkombëtarët?

2 Gusht 2012, 17:20Politika TEMA

E përditshmja “Panorama” shkruante sot se, sipas burimeve të saj, kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha ishte shkarkuar nga detyra dhe është zëvendësuar me Vullnet Topallin. Fjalët për shkarkimin e Hoxhës qarkulluan dje pasdite në mediat e Tiranës bashkë me raportimet mbi një konflikt të Hoxhës me n/komisionerët e Avokatit të Popullit dhe me një deklaratë shumë të ashpër të Amnesty International ndaj Bashkisë së Tiranës. Në qendër është historia e dhunimit të romëve nga policia bashkiake.

Por numri një i bashkisë së kryeqytetit u shfaq sot në publik krah personit që akuzohej direkt për ushtrimin e kësaj dhune, Hoxhës. Basha dhe Hoxha sot ishin të dy bashkë sot gjatë inspektimeve që kryebashkiaku u bëri punimeve në rrethrrotullimin e Doganës.

I pyetur nga TV A1Report, kryebashkiaku Basha e hodhi poshtë lajmin e shkarkimit të Hoxhës me fjalët: “Nuk merremi me spekulime, jemi këtu vetëm për lajme të vërteta”.

Deri këtu, ok, por dy lajme të ditës së sotme, që kanë të bëjnë me Ambasadën e BE dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë duken vërtet interesante. Shqiptarja.com ka botuar një foto jo të zakontë. Ambasadorin e BE-së në Tiranë Etore Sekui duke përqafuar një… fëmijë rom në rrugët e Tiranës. “Bashkia i rreh, Sekui i përqafon” – titullon lajmin gazeta.

Dhe po sot media raporton se “stafi i Ambasadës Amerikane në Tiranë do të mbledhë vetë shishe plastike të përdorura, si kontribut për një mjedis unik dhe projektin mbi planifikimin urban”.

Mbledhja e shisheve plastike dhe kanoçeve, në fakt, është një aktivitet në të cilin angazhohet komuniteti rom në vend, pikërisht, aktiviteti për të cilin ata së fundmi janë bërë pre e Bashkiakëve të Tiranës.

http://respublica.al/artikuj/2012/08/02/nje-foto-e-sekuit-nje-aksion-i-stafit-te-arvizuse-mos-ka-nje-thyerje-ne-raportet

20 komente në “Një foto e Sekuit, një aksion i stafit të Arvizusë… Mos ka një thyerje në raportet e Bashës me ndërkombëtarët?”

  1. geno says:

    Sa ngjan ambasadori Sekui me kete magjypin e vogel, sikur jane vellezer me nje nenë e me nje babë

      1. off says:

        Hugo Çavez e quante Xhorxh Ë. Bush ‘djall’ dhe akuzoi SHBA-të si Konti Drakula që është gjithë kohës në kërkim të gjakut dhe naftës.

        1. Cakalli7 says:

          kete e dine te gjithe po cavezi nuk ka frike qe ta thote

          1. armand says:

            PER GJITHE SHQIPNARET QE I PERKASIN RACES “SUPERIORE”

            Duhet te heshtni se nje komb me koken ne hale si puna juaj s’ka te drejte te flasi.Kerkoni te drejtat tuaja o te mjere se shkretetirat e Arabise po ju presin.Fatin e romeve baba Saliu e ka rezervuar edhe per ju “SUPERIORET ME GJAK ARIAN NEPER VENA”.

    1. Fred says:

      Si nuk merziten keto shqiptare te marum me lulin ,florenc, berisha, Rama, meta e Tane politikanent shqiptare, edhe sa kohe o popull I marrum, do te ju vrasin vjedhin, ju rrahin grate , e shume e shume gjana te tjera,,,,, ti geno edhe te tjeret qe Kane komentuar ne komentin Tane ,,,, kujton se ke me ba diken me qeshe,,, prandaj lul basha me kompani,,,,baj qa te done me ju ,,, se Tane qa keni me dhe jetoni ne shqiperi jeni legena ,,,nuk dini me dal zot vetes po si shkerthata shkruni fjale dhe komente

  2. Odise says:

    Ne shqiptaret kemi nje gje.Shpesh ne pamundesi pèr te sjelle argumenta shqjme dhe vezen e kuqe.Me vjen keq genon qe thote se ambasadori ngjan si rom.E çte keq ka kjo edhe ne eshte rom? Akoma do i vleresojme njerezit nga ngjyra e lekures.neve duhet t’i pervishemi punes, shtepi me shtepi, rrugice me rrugice, shkolle a lgje per ta marre ne dore komuniteti problemin e pastretise.Me ben pershtypje nje gje.Flaimte gjithe per pastertine , por sa e zbatojme ne si individ dhe arganet e shtetit me ligjin neper duar.Ju sjell vetem nje rast.Tek ura e Palases sa zbret llogarane, nje pamje mahnitese, por dhe nje skene e llhtarshme.Mbeturina te hedhura ne buze te ures dhe te gjitha keto me vone shkojne ne det.Çfare pastertie eshte kjo? çfare kryetar komunash fantazme kemi kur nuk dine e ku duhen hedhur plehrat?Shteti duhet te vere dore mbi keta qe i kane hipur shtetit ne qafe.Rasti tjeter ne vijen e ujit te Perriot te Palases vene e vijne makinat duke marre zhavor dhe duke prishur ekosistemin.Prara disa vitesh e prishen anijet greke te “reres”, ndersa tani po e prishim vete.Ne qafe te llogarait nje fadron i madh i ka ngrene malit turinjte? O zot , çfare bo ndodh me ne shqiptaret, kur do behemi si popull?

    1. arbeni nga vlora says:

      kot e ke, nuk ka shprese… shqiptaret do tja dalin ta shkaterrojne shqiprine para se te behen njerez..

  3. Billy says:

    MOS I SHANI KELYSHET SALES,SE NUK KA ME CFAR TE ARGETOHET…..:))))

  4. WTF says:

    Cfare hipokrizie.Ketij SEQIU nqs me te vertete i dhimbesen romet dhe i gjithe populli shqiptar duhet te beje dicka e largoje Saliun nga pushteti.Por si intereson se ku do marrin rroga te majme nqs Shqiperia kthehet ne nje vend normal

  5. Seqiu eshte nji Zingaro italiano ,
    qe mbron gjakun e tij cigan .
    C’ka te koqe ktu .
    Vendi ciganeve eshte shqiperia.

  6. Treviso says:

    O komentues te dashur, saliun nuk e heqin ambasadoret.
    Perveç popullit shqiptar nuk e heq njeri, prandaj mos mbani shprese nga ambasadoret. Ambasadoret mund ti bejne presion dhe kaq.
    Saliu me ato qe i ka bere popullit shqiptar duhet ti kishte humbur emri.

    1. Rani says:

      Po te kishte popull ashtu duhet te kishte ndodhur sic thua ti Treviso po ne Albanistan nuk ka popull po ka bageti ripertypese, ketu sporti me popullor eshte pirja e kafes, mjere keta njerez per trute qe kane, ketu ka marre fund cdo gje ne kuptimin e mire te fjales, edhe po te bjere Saliu zullumet qe ka bere do ti paguajne brezat qe do te vijne. Te ben pershtypje se si mbushen kafet plot ne darke a thua se cdo gje eshte ne rregull, made in Albanistan.

  7. Neritani says:

    Të nderuar komentues Saliu e mban Amerika ne pushtet mos harroni Gerdecin Xhindin ,Kosten 21 Janarin kush e mbajti ne pushtet veç Amerikes.

  8. Grigor says:

    Pasi bashkia eshte deklaruar se do godase fort kedo qe mbledh shishe plastike dhe kanoce, pasi u ndermor ne oret e vona te nates operacioni bastises dhe terrorizues me banesat e romeve dhe u deklarua qe ne te njejten menyre do veprohet mbi cdokend qe mbledh mbeturina te riciklueshme pa lejen e bashkise, del ambasada amerikane dhe shkel urdheresen e bashkise. Tani i bie qe me te njejten force “Rambo” Florenci te veproje mbi stafin e ambasades dhe te beje bastisje dhe raprezalje ne ambientet e ambasades amerikane. Ligji eshte ligj apo jo? Vepron njesoj si per nje rom si per nje vip. Sala eshte shprehur per zbatim konseguent te ligjit. Qe Florenci eshte koqe kandari nuk e luan as topi. LInd pyetja a do jete aq koqe sa te veproje njesoj si me romet me ambasaden amerikane!!!

  9. Stef Staku says:

    ANALIZE : ” Drug and roses ” ( Droge e trendafila ) eshte nje komplek i rokut amerikan.
    Qeveria e Berishes droge, Ambasadoret trendafila … Ky eshte rroku i politikes se sotme te Tiranes !!!

  10. dita says:

    Ah sa keq tallen keta minjte nderkombetare me ne shqiptaret, haram cfare marrin e mos i hngshin kurre!!!!

    Siminj halesh jane por krye minjte jane baba mondi i OSBE arvizuja dhe ky sekui karagjozi

  11. Edlira says:

    E cfare ka te keqe fakti qe ambasadori italian ka dale ne foto me nje femije rom? Pse cdo gje e shikoni ne planin negative gjithmone, ku qendron ketu tallja dhe pse duhet bere vleresimi nga ngjyra. Sa harxhoni kohen kot duke u share me njeri tjetrin me mire mendoni sesi duhet te kujdesemi per nje qytet te paster qe eshte nje nga rregullat kryesore te mirembajtjes.

    1. ES says:

      Thanks a lot Edlira. You have understood

      es

  12. elida. says:

    Hë më të lumtë e boni saliu ene arrziun me mbledh shishet. Mirë ti bëhet se kur bijtë e nënave dolën më 21 janar për me e zbyth salihin me shokë arrziu tha se saliu ishte burrë shteti e medemek boni detyren kur i vrau njerëzit si pa të keq ne bulevard me duart ne xhepa ,në Gerdec ku dhe ju me xenin kishit aferrat tuaja dhe kur ju dolën lakra sheshit e vrate të shkretin dëshmitar me aksidentin e famshëm,rrjep kur o vodhi zgjedhjet ditën më diell prap i lëshuat penj balone se helbete ua kishte mbushur duart saliu me lekët tona lobingut amerikane e nuk ju vinte për shtat fitorja e opozitës.hë moj k…. amerikë e BE kështu i doni udhëheqësit ju Lolo qe te talleni me popujt se gjoja nuk dinë se çeshte demokracia e me rremujat ti shkatërroni e të mos ketë kurrë stabilitet e të vidhni kështu rehat çdo pasuri tonën e të na mbytni deri ne fyt me borxhe deri sa te na thithin edhe gjakun.po tani nuk po kush bën qejfin saliu e po e kthehet ka rusi ëëë.Vaj medet këtë popull çe ka gjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje