Drejt medaljes së artë për korrupsion

3 Gusht 2012, 10:23Politika TEMA

Nga Gary Q. Kokalari

 

Peshëngritësi Hysen Pulaku u dha shansin shqiptarëve që të thonë se më në fund në Olimpiadë ishin të parët për diçka. Për fat të keq, Pulaku ishte i pari që u dëbua nga Lojërat Olimpike të Londrës për doping.

Është e vetëkuptueshme që shumë shqiptarë ndjehen të turpëruar nga shkeljet e Pulakut. Por ai nuk ndryshon shumë nga të tjerë atletë që kanë provuar rrugën e shkurtër drejt suksesit. Në fakt, janë dhjetëra atletë me famë botërore që kanë përdorur steroide për të thyer rekordet dhe për të mbledhur pasuri të madhe nga ky proces. Një nga motivimet kryesore të Pulakut për përdorimin e dopingut është ndoshta ai që bëri që Barry Bonds të përdorte steroide për tu bërë një nga emrat më të mëdhenj në historinë e bejsbollit. Për ata shqiptarë që nuk janë familjarë me bejsbollin, Bonds ishte ylli i San Francisco Giants dhe ishte figura qendrore në skandalin e fundit të steroideve në bejsboll. Në vitin 2011 ai u dënua për pengim të drejtësisë pasi kishte gënjyer përpara një jurie gjatë hetimit qeveritar në lidhje me përdorimin e steroideve nga ana e tij.

Por mund të ketë një tjetër shpjegim për sjelljen e Pulakut. Si shumë të rinj në Shqipëri, Pulaku është produkt i kulturës së korrupsionit dhe është mësuar me shembuj se është në rregull të gënjesh, mashtrosh dhe të vjedhësh për të ecur përpara. “Liderët” si Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu kanë vendosur këtë precedent për shkak se me veprimet e tyre, ata i kanë demonstruar të rinjve shqiptarë se rruga për në majë hapet me dredhi, mashtrime dhe vjedhje.

18 komente në “Drejt medaljes së artë për korrupsion”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Frut i prishur, rrenje e kalbur…

    1. Argita M. says:

      Pikes i ke rene z. Gary, kokes i ke rene o Shefqet Cela!
      Saliu i ka nisur pislleqet qe kur Edi ishte femije.NUk mund te krahasohen!!!
      Mjafton te permendim Tiranen e Salinjve (Berish e Kelmend), Brojkes, Edi Rames e sot te Lule Boshes.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-eshte-lsi.html
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html

  2. denis says:

    jam dakort me keto emra qe i keni rreshtuar ketu jane 100% hajdute kriminel por me vjen shume keq qe keni harruar edi ramen e ca te tjere apo e keni bere me dashje ju lutem jepuani hakun te gjithve se te jemi dakort te gjithe politikane ne shqiperi jane hajdute asnje politikane muk i intereson populli vetem xhepat e tyre dhe rrethit te tyre

    1. Shefqet Cela says:

      Parulla e dites se Saliut eshte: “te gjithe njesoj jane, te korruptuar”. Pra s’ka pse te sakrifikojme per ta perzene Saliun per te sjelle Edi Ramen i cili gjithashtu, eshte i korruptuar.
      Ju e perhapni mire kete taktike.
      Nga naiviteti apo jeni paguar?
      Harron, me apo pa dashje se Edi gjithmone ka qene pa imunitet dhe shte kontrolluar shume here.
      Selam!

  3. 'zeri i Afrikes' says:

    SI MUND TE DELET NGA LLAGEMI?
    Te kostatosh nje gje qe ben MU ne syte e te porsalindurve e deri tek mosha e trete eshte e thjeshte,problemi si mund te dale ky milet ngelur kokoshi nje thele nga llagemi ku eshte futur?
    Gazetaret e ngelur me kete emer jo vetem qe numurohen me gishta por ju mungojne shume gjera per ta patur ‘syrin te hapur’e tja hapin me pas syte popullit.
    Tek ne sot informacioni nuk ka as 5 perqind me informacionin civilizues se botes se qyteteruar.Shteti anti shtet vjen verrdalle rrugeve te kombit per te vjedhur qindarkat e fundit te borxhit te femijeve tane,shtypi shkruan per rroget ku na kane futur ‘Rrugaçet’,
    ME NJE FJALE RRUGAÇERI KU AS BEHET FJALE PER JETE NORMALE TE ARDHME VLERA MORALE,MIREQENJE E EKONOMI.

  4. Slayer says:

    z-Kokolari, per te gjithe emrat qe ke permendur duhet te prekish dicka, tipo koqet, e them kete per te ikur e keqja Ty, mua dhe te gjith lexuesve, sepse emrat e lartpermendur ngjasojne me DEMONE qe po jua marin shpirtin Shqipetareve, dhe qe keta njerez te demonizuar nuk mund ti clirojne edhe ezorcistet me me emer ne mbar boten….sepse ndryshe nuk shpjegohet qe Shqipetari te beje aq shume keq per shqipetarin

  5. KOLONJA says:

    Shihni tre fytyra
    Sa te bukur jane
    Dy rrine ulur
    Tjetri rri ne kembe

    Te tre keta burra
    Drafte diskutojne
    Duan te”kursejne”
    Vec disa milione.

    Une qe rri ne kembe
    Keshilla u jape
    Vetem mos na lini
    Me xhepa te thate.
    Ata qe rrine ulur
    Shume nuk mendohen
    Sepse dhe milionat
    Shtohen vetem shtohen.
    Edhe ju o popull
    Duhet ta dini
    Punojme dite e nate
    Per ate integrimin.

  6. muzapopullore says:

    Mos harroni Rrofte Kryetari i Ri i PD Old ass hi (Olldashi=pershendetje bytha e vjeter)

  7. Ilir says:

    Qe ne shqiperi fanatiket e kuq jane te gjithe truzhavorra i shikoj, prek, lexoj e degjoj, por qe do te kishte te tille deri ne amerike pa dijen time ma hoqi ky karo kokalari.

  8. Ilir says:

    Qe ne Shqiperi ka sa te duash truzhavore te kuq e di se i shikoj, prek, degjoj e lexoj, por qe ta dija se edhe ne amerike paska si puna e ketij karo kokalarit, tani po e mar vesh.

  9. Sinani says:

    Ky shkrimi i Kokalarit eshte i tipit “Si te vjen ja kercet!”. Ta degjojme Pulakun, e pastaj flasim.

  10. I-liri says:

    Shume nga qeveritaret tane jane hajna, por te pakten mendojne se shqiptaret nuk dine gje.
    Po SRB-i, Meta, Basha dhe Mediu qe e kane te qarte se sapo dalin nga shtepia, te gjithe shqiptaret ua bejne me gisht dhe thone me vehte: Ja ky hajduti. A mendojne keta ne kete menyre?- Une po kaloj ketu, por te gjithe keta qe me shohin, e dine qe une jam hajdut…
    Eh, pike e zeze, ku je katandisur moj Shqiperi. Te vjen turp te thuash se je shqiptar me keta politikane pa cipe qe kemi ne krye. Ja keta soj, bejne qe shume vete te thone; O ku je o ENVER HOXHA , ku je. Vetem ti ua kon nonen ketyne…

  11. Genti says:

    Serjozisht o Kokalari e ke qe ke shkruajtur kete artikull??? Po keto jane fakte dhe ngjarje qe ndodhin ne te gjitha vendet e botes more zoteri se na cuditet fare me keto qe lexojme, mbi te gjitha qe pak me lart ti e ke dhene edhe vete nje kundershembull. Keto gjera kane ekzistuar qe ne kohet e hershme,dhe ju na dilni duke na komentuar vetem Shqiperine per keto manovra. Shif se mos je edhe vete i korruptuar ne rradhe te pare me kete artikull qe po shkruan e pastaj fol per te tjere me radhe.

  12. buni says:

    Semundja e korrupsionit eshte perhapur ne te gjitha nivelet e qeverisjes, si qendrore dhe lokale. A nuk i shihni se si sillen kryetaret e bashkive dhe komunave te PS dhe PD sikur te jene gangstera dhe jo sherbetore te atyre qe i zgjodhen.nese semundja perfshin pjesen me te madhe te trupit te njeriut, cili eshte ai mjek qe e shpeton kete pacient?

  13. DIZENJATORJA says:

    Po mue me haruat a?

  14. semi says:

    Shikon kaptinlopa sa serioz eshte ne kete foto sikur i kane rene gjithe hallet e ketij vendi mbi supe.E kush ai qe u kap duke vjedhur me te dy duart me ze e figure

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje