Sali Berisha, je një burrë i poshtër!

2 Gusht 2012, 22:40Politika TEMA

Nga Erion Braçe

 

Sali Berisha, je një burrë i poshtër si çdo autokrat i korruptuar dhe gjakatar ndaj opozitës.

Sali Berisha paska inauguruar ‘autostradën’ Levan- Damës si loti i parë i ‘autostradës Levan- Tepelenë’.

Sali Berisha na paska thënë se opozita ka penguar këtë rrugë, se opozita nuk votoi shtesën e parave që kjo rrugë të mbaronte.

Sali Berisha, je një burrë i poshtër. Unë nuk besoj në lajthitjen tënde të qëndrueshme. Jo! Ti çdo gjë e ‘ngatërron’ me dashje!

Sali, ka vetëm një bllokues e votues të ndërtimit të rrugës Levan- Tepelenë. Ai është Sali Ram Berisha, lindur në Tropojë, por rritur nga regjimi diktatorial me mllef e urrejtje në Tiranë.

Në maj 2005, socialistët i dorëzuan Kuvendit dy marrëveshje huaje, njëra për rrugën Levan- Tepelenë, e dyta për autostradën Levan- Vlorë.

Sali Berisha, i ardhur në pushtet, iu dorëzua revanshit dhe hakmarrjes ndaj Jugut, nga Fieri e poshtë. Hakmarrja e tij ra mbi dy akset më të rëndësishme të Jugut.

Nga shtatori në janar 2008, Sali Berisha refuzoi të miratonte në Kuvend dy marrëveshjet e huasë për ndërtimin e Levan- Tepelenë e Levan- Vlorë. Madje duke ushtruar presion të madh ndaj dy bankave zhvilluese, BERZH e BEI. Ato nuk u dorëzuan!

Pra, tre vjet Sali Berisha mbajti peng ndërtimin e rrugëve të Jugut.

Pas 2008-tës, kur u miratuan marrëveshjet për ndërtimin e rrugëve, bëri dëmin tjetër, ia dha ato për t’i ndërtuar një kompani me drejtues serb e nënkontraktor fytyrën më të korruptuar pranë tij, pronarin e gazetës apo shkruesin e librave për Atë, Sali Berishën.

Korrupsioni është arsyeja pse rruga Levan- Tepelenë nuk ka mbaruar ende pas shtatë vitesh.

Kjo është arsye që pasi u vodh, rruga Levan- Vlorë u shtua me 19 milion euro të tjera, borxh që do e paguajmë ne shqiptarët.

Korrupsioni është arsyeja që pasi u vodh edhe rruga Levan- Tepelenë, do të shtohet në kosto me një tjetër shtesë parash.

Korrupsioni të bën edhe më të poshtër Sali Berisha!

 

52 komente në “Sali Berisha, je një burrë i poshtër!”

  1. Bashkimi says:

    Sali Berisha, Hesht! Ti, popull shqiptar, hesht!

    Nga Bedri ÇOKU

    Ky qe paralajmërimi i menjëhershëm i Sigurimit të Shtetit, sapo Gjykata Kushtetuese, në të cilën militojnë njerëzit e gardës së vjetër të Ligjeve të Diktaturës, pezulluan Ligjin e Lustracionit. Me këtë rast ata i treguan edhe një herë popullit shqiptar, se: Ne, demokratët e majtë, me parime komuniste, po nuk na eci politika e bindjes, përdorim edhe forcën, edhe paratë!.

    Ndaj themi:

    – Sali Berisha, hesht!

    – Edhe ti popull, që të nënshtruam 45 vjet me regjimin tonë komunist, hesht!

    – Ndërsa ju, o të munduar, të djegur e të përvëluar nga diktatura e jonë e proletariatit, kot e keni! Kurrë dhe asnjëherë nuk do të bëhet për ju deti kos, sa kohë do të jemi ne, komunistët e Perandorisë sllave e greke, me pushtet ! Ne, që ju kemi vrarë e varur me litarët e proletariatit, ne, që ju morëm pasurinë dhe ju mbyllëm burgjeve e internimeve, ju lamë pa familje, pa fëmijë, pa dritë e dituri…

    Ndërsa të Drejtat e Njeriut që i trumbetojmë me të madhe, i trumbetojmë për veten tonë, jo për ju që ua shkelëm e ua përgjakëm ato mbi telat e burgjeve e plumbat e kallashnikovit …

    Nuk ka si të ndodhte ndryshe, përderisa jemi kudo, grusht bashkuar … Përderisa jemi kuadro të aftë, komunistë që ndërtojmë kapitalizmin, sistemin e borgjezisë, dikur armiken e përjetshme të sistemit tonë të diktaturës së proletariatit…

    Prandaj bërtasim fort, së bashku me miqtë tanë:

    – Sali Berisha hesht!

    – Ti, popull shqiptar, hesht!

    RRNO PËR ME TREGUE!…është amaneti sublim për të gjithë kohën që jetuam NËN TERRORIN KOMUNIST… Dhe unë do vazhdoj të tregoj…

    Askush nuk do ta besonte atëherë, Halim Xhelon (Koçia), i burgosur politik në burgun e Burrelit, ish- korifeu i Sigurimit të Shtetit e të Ushtrisë, kur një ditë prej ditësh ai shpërtheu pa pritur ndaj bashkëvuajtësve të vet, në dhomën e izolimit, ku jetonin prej vitesh:

    – Më falni, por ju, pro- perëndimorët, antikomunistët jeni budallenj që shpresoni ende kaq shumë rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri, me ndihmën e Amerikës e të Evropës Perëndimore. Më vjen keq që po ua them, por më mirë ta dini nga unë këtë gjë. Sepse kush e di si vete fati im. Por, ngaqë i kam parë nga afër të dy sistemet, vazhdoi me këmbëngulje, padyshim që komunizmi është më i poshtëri që ka njohur njerëzimi. Vërtet, kapitalistët kanë parime, por ato i zbatojnë vetëm kur u intereson atyre. Mjafton tu çosh ujë në mulli dhe nuk duan tia dinë cili je, komunist, kriminel, hajdut a ku ta di unë… Por ajo që desha tju thosha nuk është e rëndësishme vetëm për ju, por për të gjithë shqiptarët. E di që nuk do të më besoni, por nuk është dhimbja ime kjo. Mua më dhimbsen fëmijët, njerëzit e mi, natyrisht edhe shqiptarët që po vuajnë sot nga mashtrimi i doktrinës komuniste. Por më e dhimbshme do të jetë, për mendimin tim, e nesërmja, kur shqiptarët do të zhgënjehen akoma më shumë nga ata, të cilët prej dekadash i quajnë miq për kokë. Unë uroj: mos ndodhtë kurrë kjo që po them! Dhe, mos qoftë e vërtetë kurrë, ajo që do të them! Por jam i detyruar të flas, sepse nuk duroj dot më, kur shoh e dëgjoj përditë të shpresoni kaq shumë nga Amerika dhe Evropa Perëndimore. Ata as na kanë dashur, as na duan, të paktën siç mendoni ju. Ndryshe nuk do ta kishin lënë kështu Shqipërinë, nën protektoratin e ortodoksisë sllave. Ose do ta kishin ndihmuar të paktën për tu ndarë një orë e më parë nga robëria e pamëshirshme komuniste. Unë jam nacionalist, por jo si babai im. Ai jeton në Amerikë, sepse është antikomunist. Dhe unë e adhuroj për këtë. Por e dua më shumë edhe për mençurinë që po tregon, kur nuk u beson amerikanëve për të ardhur me të tjerët, gjoja për të çliruar Shqipërinë nga diktatura komuniste. Dhe ta pësonte si të gjithë ata që u vranë e po vriten nga tradhtia e një farë Kim Fildi… i sajuar. Unë e di që ju nuk i besoni këto që po them, ngaqë jam komunist dhe, si i tillë, mendoni ju, i urrej amerikanët dhe anglezët, urrej perëndimorët … Nuk them se gjykoni gabim për mua. Por ama, për deri sa jemi së bashku që vuajmë këtu, në burg, vite të tëra, të paktën më besoni, në fund të fundit që jam shqiptar. Më besoni që Shqipërinë dhe shqiptarët i dua, pavarësisht nga rruga e gabuar që zgjodha për ti shërbyer vendit. Më besoni pra, pse po trembem që edhe po të përmbyset komunizmi, këta miqtë e kahershëm të Shqipërisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ende më shumë me komunistët dhe sigurimsat e sotshëm dhe jo vetëm kaq, por sdo të lejojnë që këtyre tu hyjë gjemb në këmbë. Trembem sepse di diçka më tepër nga cilido prej jush. Di këtë që, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm shqiptar punon për interesat e Perëndimit. Ka kohë që punon për interesat e tij, por pas vitit 1967 është angazhuar tërësisht dhe poshtërsisht kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë. Nuk ka krim më të madh që ta detyrosh një popull evropian të sillet e të mendoj si kinez, sepse është në interes të amerikanëve dhe globalizmit amerikan, nuk ka ligësi më të madhe të shkatërrosh besimin tek Zoti, sepse kështu u intereson amerikanëve, që arabët të besojnë se komunizmi është sistemi i vetëm kundra zotit. Dhe për këtë, o ju myslimanë, shikoni Shqipërinë që sundohet nga komunizmi! Nuk ka krim njerëzor më të madh që, për interesat e gjeopolitike të Perëndimit dhe Amerikës ta lësh Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë Bashkimit dhe Bashkëpunimit Evropian!… Por, atëherë, askush nuk e besoi Halim Xhelo Koçinë…

    Ndërsa, Arshi Pipa, ky shqiptar i madh, i cili doli nga burgu i Burrelit më 1959- tën dhe vuri kokën përsëri në rrezik, për ti shpëtuar kthetrave të regjimit, u strehua politikisht në Amerikë dhe arriti të punësohej atje profesor në Universitet, nuk duroi dot më, kur në Helsinki, në vitin 1975, u firmos Bashkëpunimi Evropian me të gjitha vendet Evropës, përfshi edhe ato të kampit komunist. Ndërsa Shqipëria jo. Ai shkoi përnjëherë vetë i tretë për të kontaktuar me punonjësit e departamentit të CIA- s, për të kërkuar shpjegim pse ishte ky indiferentizëm kaq i madh për popullin shqiptar që po vuante mbi 30 vjet nën regjimin barbar të komunizmit. E priti sefte një nga drejtorët e drejtorive të departamentit. Ai e dëgjoi me vëmendje dhe i zënë ngushtë nga arsyetimi i Profesorit shqiptar, kroi kokën ngaqë sdinte të justifikohej dhe tha. Po çtë bëjmë ne… kur ju keni mbuluar kokën me batanije dhe nuk lëvizni?!!. … “Nuk është e vërtetë, ia ktheu Profesori, populli im është i vetmi që ka bërë disa kryengritje kundra regjimit komunist… E fundit ishte ajo para dy vjetësh e të burgosurve politikë në kampin shfarosës të Spaçit, të cilët nuk i ndihmoi kurrkush. Ata kërkuan bashkimin me Evropën dhe vendet demokratike. Kërkuan çlirimin nga regjimi komunist… por i vranë, i sakatuan….

    Profesori mori vetëm përgjigjen e dy supeve që u ngritën padjallëzish dhe futën kokën e drejtorit midis tyre. Dhe iku nga ai. Kërkoi takim me shefin e madh të CIA- s… Edhe ai e priti me kënaqësi, por jo aq i padjallëzuar sa varësi i tij. E dëgjoi me vëmendje të madhe dhe në fund i buzëqeshi si njeriu më i ditur i botës.

    – Dëgjomë me vëmendje, more Profesor i nderuar, sepse vartësi im nuk ju ka thënë të vërtetën. Atë do të them unë. Por më parë më thuaj, ngaqë nuk jam fort i sigurt se sa popull jeni ju që jetoni në tokën, që quhet Shqipëri?

    – Jemi afërsisht 2 milion e gjysmë, gati 3 milion…

    – E, pra, dëgjomë mua, vërma veshin mirë, o Profesor i madh!… Sikur të ndodhë që ju shqiptarët, të shfaroseni të tërë sa jeni atje ku populloni atë tokë, kufi me Greqinë e Jugosllavinë, ne prapë do ta popullojmë atë me njerëz dhe prapë komunizëm do ta lëmë. Të këshilloj të rrish i qetë se do ti vijë koha Shqipërisë të ndryshojë si të tjerët, por ama vetëm kur të na interesojë neve dhe fqinjëve tuaj nderuar. Faleminderit për mirëkuptimin!

    1. Adriana says:

      Sa qenke lodh o Bashkim. Se lexova dot te gjithen. Pjesen qe me ngeli, kur te mar pushimet

      1. raimondi says:

        hahahahahahahahahahaha lol –Te forte e dhe ..Bravo !

      2. raimondi says:

        Duhet thene se ky Brce nga njehere ben si kalama

        Ore Brace , po Sala ben politken e tij or mik, dhe domosdo ne ato pozita qe eshte do genjeje pa dogane

        Ndaj edhe ti diskretitohe tamam si burre i madh duke dhene faktet ,dhe duke e fyer me ndonje fjale burrerishte por edhe te fuqishme , Ka plot_
        -Por jo duke thirur ne nje menyre te tille infantile sikur je nje femer adoleshente
        e prere ne bes , qe i ka vene shqelmin dashnori …Fol o vella si burre !

        Fjalen _I poshter_ ) e perdorin femrat, ti ma perdor ne politiike ..!!!!
        Je normal to or vella !

        Ose e perdor mashkulli vetem kur i thote ndonje femre per shaka , dhe femra te thote :..Jam e poshter ,se rri poshte …lol

        1. Ton says:

          Me gje te trashe se ty fshatar Vlore nuk kam pare….

        2. Thana says:

          Shume qenke lenduar nga sharjet e i behen atij!
          Ne fakt fjala “i poshter”, “genjeshtar”, e te tjera te ketij lloji, jane vogelima per nje mafjoz si ai.
          Ti kerkon fakte nga Braçe? Po ato qe permendi nuk ishin fakte?
          Po deshe te bindesh, bej nje shetitje neper juge dhe e ndien vete, kur te behen zorret pershesh. Ty te pelqejne vetem llollollote e atij qe bredh neper inaugurime per copa rrugesh si Levan-Dames me anti plumb dhe garde te armatosur deri ne dhembe nga frika e popullit. Mire ben. Te gjithe e urrejne, perveç njerezve te ketij kallepi me interesa.

          1. Shen Kozmai says:

            Erjoni,Fatosi,iliri,pandi,skenderi,paskali,gramozi etj etj etj …te gjithe nga jugu, e cfare bene per jugun ne 8 vjet asgje ,vecse bene para per tu pasuruar per vete asgje tjeter.sa km rruge ndertuan socilalistet ne jug qe tani gjoja po ju qan zemra? zero kilometra….lushnje-fier,levan-vlore,gjirokaster-tepelene,rruga e bregut(palase-sarande),pogradec-korce te gjitha rruge te perfunduara,pastaj levan-tepelene(mbaron ne 2013),sarande-qaf bot mbraron ne 2013,tirane-elbasan ne 2013 etj etj etj.
            Sigurisht keto rruge saliu i ka ndertuar me taksat e shqiptareve……por taksa shqiptaret sidomos nga tirana e deri ne sarande kane paguar dhe ne kohen e socialisteve por rruge ne jug nuk u ndertua asnje km.
            Kete duhet te na thote Erioni,qe si ka mundesi qe ne tete vjet nuk ndertuan as nje kilometer rruge ne jug te vendit?

        3. Rani says:

          O Mondo jam ne Albanistan aktualisht dhe te betohem se ketu jetohet per inerci o vlla. Ketu ska popull ka bageti ripertypese qe rrine duke pire kafe dhe duke ngrene fara, per keta njerez nuk duhet te na vije keq se keta nuk kane respekt per veten e tyre. Cuditem ne darke kur shoh klubet qe mbushen plot pavaresisht se shumica kafe te pista pine po prape se prape eshte per te vene duart ne koke se pine kafe a thua se cdo gje eshte ne rregull. Nje plehre para disa ditesh i tha nje vajze te vogel qe shiste fara per buken e gojes ne nje kafe ku isha ulur me nje shok qe gjoja te shkonte ne shkolle apo te bente ndonje kurs veror, po keto i tha ne menyre tallese per te gajasur gocat qe kishte ne tavoline, qe ishin disa plehra qe mua do te me kishte ardhur turp te ulesha me to. Me tha ai shoku leje tha se ka plot si puna e ketyre se mu ngriten nervat edhe thashe po ti flas do mundohet te beje si cun i shkathet para gocave dhe pastaj do tja kisha plas shkelm turive direkt se skam nerva te diskutoj me plehra. E kupton se nga ca plehrash banohet Albanistani, kam arritur ne konkluzionin se mire jua ben Saliu se keshtu e meritojne. Mondaniteti fallco, muhabetet me shuma te medha lekesh neper klube jane mese normale per kete popull debil qe e ka kuptuar demokracine si nje rrumpalle te madhe pa fre pa din e pa iman, nderkohe qe shumica hane buke e domate ne darke. I kane bere leket hekura duke blere makina te shtrenjta dhe ne cdo cep te Tiranes sheh makina qe shkruajne [shitet], Albanistan hesapi.

          1. pleristan says:

            miko ti ke te drejt, por derrave u pelqen te zhgerryhen ne balt.

            **cdo popull ka qeverin qe meriton.**

    2. arsen says:

      Bashkim, duket sikur me kete artikull ti po zbulon nje “porte te fshehte” Ato qe thua ti mund te jene te verteta, por pallavrat e atij rrogetarit te CIAs nuk jane fjalet e Jezu Krishtit. Ne shqiptaret jemi mesuar me tregime e histori mistike bile edhe na pelqen te degjojme perralla qe fijet e botes i luan dikush e tua veme fajin atyre qe ( gjoja ) komandojne boten. Por keto jane histori qe u pelqejne dembeleve. Po te jesh popull i vetedijshem ska zot qe ta merr fatin nga dora. Armet. Ato bejne te perkulen idete. Forca. Ajo ka ndryshuar boten ne te gjithe historine e saj. Te tjerat jane perralla me kesulekuqe.

    3. Adriatik says:

      Shko ore puno atje dhe leri pallavracionet oblike! Njeri pa llogjike, njeri prej dylli qe merr formen qe i japin te tjeret.

    4. Alberti says:

      O Bashkim Komunisti, cka po thua ti a te bashkohemi me bllokun Anti-Amerikan (nën perberjen e te cilit janë Kina, Rusia, Kuba, Venzuela,Korea e Veriut, Vjetnami e do shteet tjerat te cilat nuk i permenda), normal qe edhe Amerika i ka hesapet e veta, edhe mbi te gjitha nuk na e ka per borq edhe pse, po te mos ishte Amerika sot na shqipetaret nuk do te egzistojshim fare as ne Shqiperi nga Greku e as ne Kosove nga shkau.

  2. enofieraku says:

    O ERION , NUK KA NEVOJ JUGU, TE GJITHA NA I KA DHURUAR ZOTI, LE TE BEJ CTE DOJ KY PLAKU LEGEN, DO TA MARI TE GJATIN KUR TI VIJ ORA, DHE NGA JUGU., VETEM NGA JUGU DO TI VIJ KETI PLERES MANDATA.

  3. dean says:

    Malok hesapi,c’a me prit nga ai?????
    Thjesht 1 BARBAR.

    1. Albana says:

      A mund te me shpjegosh, Dean, kuptimin e fjales malok. Une vete prindrit i kam nga nje fshat mes malesh shume te larta, e mund te te them me siguri qe nuk jane aspak BARBAR. Jam ne pritje te shpegimit tend.

    2. Slayer says:

      O Erjon, mos u bej kopjac i shemtuar….Mero Baze po ju meson se si investigohet e si behet politik,ju pas c’do editorjali te djaloshit Mero dilni e gerthitni si kopjaca, por kopjaca te shemtuar se ju ps-istat nuk i afroheni as minimalisht aftesive te z-Baze…..beni opoziten tuaj, dhe me pak me shum karakter o erjoni i vogel..!

      Me fal per nderhyrjen Dean!

  4. Fshatari says:

    Po he vetem kaq, dhe mbaron, ai ka filluar fushaten elektorale ju akoma ne gjume levizni more, ai qe tani thot se populli nuk do te votoj socialistet sepse pergatitet per ndonji maskarallek levizni se ju zuri gjumi , flisni vetem mbasi flet berisha pra i pergjigjeni atij, levizni se do jet shum vone edhe per ju socialistet

  5. Flora Hanelli says:

    E ka mire Faro o Breace: Edhe Meduza/Kasandra, eshte lemeritur nga Berishajt!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasandra-midis-berishajve-fahri-balliu.html

  6. bujar hoxha says:

    nuk kam durim te lexoj gjith shkrimin, por mesa pash fillimin ju jeni i poshtri.. Nuk jani aspak realist.

    1. jar legeni says:

      O me Jaro, e nxore rrogen per sot? Sa paguhesh mor me rrufsh bolet per te prishur blogun, share dhe fyer. Prandaj ke vene emer dhe mbiemer qe ti rrefehesh atij ku lepin kocken dhe bythen besnikerine dhe servilizmin. Ca halli ke per te zgjidhur o Bujar? Ndonje prone te zaptuar per te bere letrat? Ndonje vend pune ku te rrish tere diten dhe te vjedhesh? Ta mori shenim emrin Agron Kulishi dhe do te te shenoje ne listen e qenve besnike qe lehin per shpellarin me jelek antiplumb.

    2. Roland Mara says:

      Lexoje mer bole deri ne fund,pastaj komento mer kelysh i Sales…

  7. a.vlora says:

    Erjon.prandaj bejme sikur nuk shofim gje,
    sepse kemi te mbuluar kokat me batanie.
    -Na hiqni batanien,(batanija eshte petku i komunizmit)…
    se friken e heqim vete.
    Po shohim se mbi 90 perqind e intelektualeve
    po i sherbejne popullit.
    kurse 10 perqind i sherbejne lidereve te politikes.
    Ketu qendron nje ndryshim i madh,pasi
    shumica mbeshtetet nga populli,i cili nga hallet
    ka mbuluar koken,ndersa,ajo pakice,merr force
    nga pushteti,te cilin e mban me para te pista.
    (kjo teme meritone trajtim me te detajuar,te cilen
    po e rezervoje ne ditet ne vazhdim…)

  8. denis says:

    une kam votuar qe nga 1991 per PD dhe nuk do votoj me per andje parti saliu eshte komuniste i poshter hajdut po ky miu i haleve brace tenton te percaje shqiperine juge veri shqiperia eshte e vogel nuk ka nevoje per percarje te tille persa u perket rrugeve brace me ps kishte 8 vite ne qeveri nuk ndertoi asnje kilometer rruge keshtu qe nuk i takon te flase fare per rruget

  9. Pamvarësia says:

    Mos u trondit kaq shumë nga të vërtetat, o ,,hoxhë bujar”- mercenar pa pagesë i Saliut! Po a nuk e shikon, or derdimen se Saliu yt është bërë njeriu më i pa durueshëm për mbarë shqipëtarët?

  10. LUAN says:

    Ne ato c’ka thuhet nuk ka asnje te pavertete por ndonje i verbuar si njefar BUJAR nuk kane guximin te durojne te vertetat e hidhura pasi duan te flene te qete ne llumin e korrupsionit dhe genjeshtrave te Hitlerit shqiptar . Parajsa e qevertareve dhe lakejve te tyre ndertohet mbi ferrin e popullit te varfer .

  11. Kol Tivari says:

    Kang per Sali Berishen.Kjo kange shoqnohet me cifteli.

    Sali Trapi leh n’Tirane
    Ky idiot pa dine e iman
    Plaku i rrjedhun tash se fundi
    Ka luejt n’bythe e i ka ik truni

    Kurr s’pushon ky soj gogoli
    Don Kishot pre Vicidoli
    Leh ne rruge e n’parlament
    Sa leh ky lehin tan qent

    Tane zagaret ne tavolina
    Leh me ta dhe Zhelefina
    Leh Farroqja e Frrok Cupi
    Leh mbas tij gjithfar halldupi

    Mjer ai vend ku rron Shqiptari
    N’vend te luanit asht gomari
    T’na e rruaje Sali Shpellari
    Pershendetje Kol Tivari

  12. pelivan says:

    Oooo Bashkimi ! Shiko mos gjen edhe ndonje fare Bujari rruges dhe si te jeni bere tok,shkoni t’i hani mutin Braces ok? Dhe degjo, t’a kini dhe harrem o bajga, te plevitosur ne shurre te Saluqit…

  13. Sa ke pire says:

    O bashkim o trapi im.
    Po sa ke pire o me qafsh. Te kam thene gjithmone. Mos pi shume ae fillin te flasesh gomarlleqe. Tani dhe ke filluar te shkruash edhe pse tete klasr ke.
    Mos pi me se di na marresh me qafe. E shikon, ka 22 vjet qe ka rene komunizmi dhe ti kujton akome se jemi ne komunizem e ne spac.
    Sa e keqe eshte pija.
    Ke ves te keq bashkimo.

  14. dinjiteti says:

    bukur e the arsen,dembeleve thashathemezhijve qe rrine gjith diten duke hedhur fat,o duke luajtur. AMERIKA BOTA SEKRETE E ÇAR DI UNE MORE GJERAT JANE SHUME ME TE THJESHTA,po kur degjon qe eshte loja e amerikonve po si ne 97.jo jo ketu ka nje loje dhe ajo eshte shume e afer dhe me emer SERBET ME DOKTORIN per mu nuk ka zot qe e luan.po ju jap nje shembull,sa pika duhen te plotesohen per tu pranuar si kantidat i europes kaq veshtire per tu mare vesh,mu me duket qe punohet qellimish sa me keq ma mire..

  15. WTF says:

    Sna the ndonje gje te re o Brace diferro, se kete ka kohe qe e dime

  16. drejtesiliri says:

    O z.eRION , je bere si ata feminjet e keqinj, qe kur sju blejne akullore fillojne e qajne. tY kur te prishen interesat personale fillon e bertet, me fal cjerresh se ske as ze prej burri. Nje here dole kunder fatosit, kunder sales po e po se motivohet, kundra edit. Je nje qyrraman qe mjere ps qe te ka. Ty te beson populli se nje i majte dhe disa here ke dale kundra ps. Te cjerrurat tuaja nuk ndikojne aspak ne popullaritetin e sales. Ne kohen e ps ju ishit te gjithe si drejtues nga jugu dhe sbete asgje. KY te pakten kur ja thote truri per nje gje e ben. Nje fjale e urte popullore thote se nje qen qe ha te zone ske ce do.

  17. Devolliu says:

    Salih Shpellari nuk është vetëm i poshtër; është edhe kriminel vrasës, është edhe hajdut, është TRADHTAR I KOMBIT.

  18. H Bejo USA. says:

    Arsen, te pergezoj per pergjigjen fort inteligjente dhe bindese. Jane shume vite qe me ka zene gjuha lesh duke insistuar ne mendimin tim se vetem gryka e pushkes cliron ate vend, po fatkeqesisht kjo nuk po ndodh dhe nuk ka per te ndodhur dhe Shqiperia do vazhdoj te hiqet zevarre ne orevatje per te shkuar diku, mbasi Shqipetaret me shume kane alkool dhe kafe ne damare se sa hemoglobine. Respekte.

  19. labi nderi ikombit says:

    E PARA AI NUk ESHTE BURRE POR ESHTE MUT BURRE

  20. Avatarii says:

    Flet Sala per autostrade, une dje kalova dhe nuk pashe gje tjeter vecse nje superstrade me dy korsi pa ndarese ne mes kuptohet, dhe nje korsi vetem per motora. E di ky njeri kush eshte autostrade!

  21. Pal Bala says:

    Edhe burrë e edhe i poshtër nuk shkojne bashkë.

    Apo, une nuk po e kuptoje kete forme te komunikimit.

    Prishtinë

  22. Artan says:

    I poshter por te pakten eshte burre sic e thua edhe ti vete.Po ju a e keni percaktuar se cfare eshte ai i juaji se Dritan Prifti tha qe e kane gjetur te veshur me tanga.

  23. whatthehell says:

    erion brace je djali me trim qe ka parlamenti.
    shpresoj qe ne 2013 populli shqiptar te besoje me voten e tij nje force tjeter politike.qynefi berishian po qelb gjithe evropen.bjeri qenit te serbit e matrapazit qe shet detin o erion djali.kam shume simpati per punen qe ben si deputet ne ate parlament burdello te joseqines kape per zhelesh.shpresoj qe puna juaj te shperblehet me voten e popullit per nje shqiperi me te mire se kjo qe kemi sot.poshte sali serbi.

  24. NINO says:

    ore qe ky ka lajthitur e dime qe ne 97 por cfare do behet per ta larguar nje here e pergjithmone kete kafshe me fytyre njeriu e me gjak serbi,ky nuk eshte vetem i poshter por eshte nje pleherqe ska shoke eshte nje tradhetare i kombit si ahmet mut zogu opozita nuk dime se cka prete duhet te ngreje popullin ne kembe liri o vdekje ka ardhur fundi na cau trapin akoma pa fillue nje rruge ky posikopat ben inagurimin ,opozita duhet te veproje ne te kundert do te ndershkohet rende nga populli.z brace duhet te largoni sa me pare edi ramen si i pa afte dhe i shitur tek sali tradhetari,ndryshe folti fol po kush po te nien .

  25. whatthehell says:

    erion brace je djali me trim qe ka parlamenti.
    shpresoj qe ne 2013 populli shqiptar te besoje me voten e tij nje force tjeter politike.qynefi berishian po qelb gjithe evropen.bjeri qenit te serbit e matrapazit qe shet detin o erion djali.kam shume simpati per punen qe ben si deputet ne ate parlament burdello te joseqines kape per zhelesh.shpresoj qe puna juaj te shperblehet me voten e popullit per nje shqiperi me te mire se kjo qe kemi sot.poshte sali serbi.ne ate superstrade me dy corsi po tipike allaturka buono per albania do vriten njerezit kot se nuk kap as elementet me fillestare te sigurise.

  26. baro Corrogjafi says:

    . Epitet i zgjedhur : i p o s h t e r ! Jo vetem kaq zoti Brace! Ne fjalorin e gjuhes shqipe gjen edhe epitete me te zgjedhura qe i shkojne per shtat Sali Berishes : p: sh: I n d y r e ( se ja u kalon njerezve te ndyre), g e n j e s h t a r ( se eshte me genjeshtari nder genjeshtaret ),
    h i p ok r i t ( politikani me hipokrit i shekullit ), d e m a g o g, m a f i o z , ( se drejton klanin e mafias ),Mos te harrojme se mafia ben edhe seleksionimin e anetareve te saj kur e kerkon interesi i saj.Njeri me te neveritshem se Sali Berisha ,nuk besoj se do te vje ne krye te shtetit shqiptar ne te ardhmen.

  27. semi says:

    Shpellar. RRace e poshter

  28. Kur pretendojme se ne pushtet jane hajdut,e kriminele si SALI BERISHA,atehere duhet te themi se OPOZITA eshte me e shkerdhyer,se eshte ajo qe e mban ate ne krye.SHQIPERIA nuk i ngjan aspak EUROPES por AFGANISTANIT

  29. lali says:

    labi nderi ikombit .Jam me ty.

  30. tini says:

    avash avash. pa te kthehemi disa vite pas e te shohim cfare bete ju per jugun ne tete vjet. ju u keputet ne fakt vloren fierin beratin tepelenen gjirokastren saranden he mo cfare u bete ndonji rruge urr a ku ta di un mund te me thoj dikush? ai eshte burre se verior eshte dhe veriun beri per kte bravo i qofte. po ju? juve po ju dhimset tani qe jeni opozit. jeni per te ardh keq.

  31. beso says:

    O Erjon,i ke bere haken.Berish saliu eshte vertet aq legen,sa naten te vret e diten te qan.E ka treguar sidomos me te tijte.

  32. muzapopullore says:

    Rrofte kryetari i ri i PDse Old ass hi (pershebdetje bythe e vjeter)

  33. rilinda says:

    ne fakt malesoret jene njerez te beses,por ky kafsha jone ,qe na ka rene ne pjese ne shqiptareve ,nuk eshte malesor,e as shqiptar ,kush e di cfare lloj kafshe nga serbia.Asgje ska per te gezuar e trasheguar ,ai jo e jo por as femijet e tij se i kane shume borxhe ketij populli e ketij vendi I pagofte saliu me jeten e femijeve e niperve te tij ,mos i mbeste as fare e as fis nga soji i tij ,e ne fund pasi ti percjelle te gjithe te zhduket edhe vete pa pasur as gure varri themi ne ketej nga jugu

  34. Integrim Shishtufina says:

    BRAÇE,SI SHQIPETAR NOTEN 10,SI POLITIKAN NOTEN 6 SI DREJTUES OPOZITE KALO NE FAQEN TJETER.
    Po e ke lexuar ‘shpirterat e vdekur’ te Gogolit njerit prej personazheve ,mos u gabofsha Manillovit ikish ngelur leximi i librit ne faqen 14.
    Mbas 22 vjetesh ti duke u marre me ‘Shaban qosen’ çfar kerkon:
    -ATA QE KANE LINDUR SALISJANE E ‘USHQEJNE’ FEMIJET E TYRE ME PASURITE E FEMIJEVE TE SALIUT NUK NDRYSHOJNE GJENETIKISHT.do e vene koken ku ‘arrorri’ ve kemben
    -SHQIPETARET TE LINDYR NGA KROMOZOME TE SHENDETSHEM TASHME E NJOHIN SALINE E NUK KANE NEVOJE TUA KUJTOSH POR DUAN RRUGE.
    KE ALTERNATIVA E RRUGE PER TE TERHEQUR GJYSMEN E SHQIPETAREVE QE KANE HUMBUR RRUGEN NE KETO 22 VJET PER TI NDIHMUAR ME OPOZITEN PER TU KTHYER NE RRUGEN E ‘ZOTIT’?

  35. lali says:

    Vendim i KM Nr. 802 Date 13.12.2006 VENDIM Nr. 802, datë 13.12.2006

    PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR MILOT-RRËSHEN, PJESË E KORRIDORIT DURRËS-MORINË

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21 të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik” dhe të nenit 8 të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2006”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI:

    1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Milot-Rrëshen, pjesë e korridorit Durrës-Morinë. 2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë Përgjithshme të Rrugëve. 3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për sipërfaqen 165 911 m2 tokë/arë, të vlerësuar me çmimin 600 lekë/m2 për kategorinë e pestë dhe 900 lekë/m2 për kategorinë e tretë dhe të katërt, me vlerë 147 082 500 (njëqind e dyzet e shtatë milionë e tetëdhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë, për sipërfaqen 38 952 m2 tokë truall, me çmimin 1 500 lekë/m2, me vlerë 58 428 000 (pesëdhjetë e tetë milionë e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë, objekte me vlerë të përgjithshme 174 165 661 (njëqind e shtatëdhjetë e katër milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e një) lekë, kultura bujqësore dhe drufrutore, me vlerë 20 784 675 (njëzet milionë e shtatë qind e tetëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë, me një vlere të përgjithshme shpronësimi prej 400 460 836 (katërqind milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë) lekësh. 4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 400 460 836 (katërqind milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë e tetë qind e tridhjetë e gjashtë) lekësh, të përballohet: – 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) lekë nga buxheti i vitit 2006, zëri “Shpronësime”, i miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit; – 320460 836 (treqind e njëzet milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë e tetë qind e tridhjetë e gjashtë) lekë nga “Llogaria speciale”, e krijuar si transfertë kapitale për t’u përdorur për shpronësimet. 5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 2 008000 (dy milionë e tetë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. 6. Shpronësimi të fillojë e të përfundojë brenda datës 31.1.2007. 7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkë lidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Plotësim dokumentacioni”, “Proces regjistrimi” dhe “Pretendim pronësie”, do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Për objektet në shërbim të objektit që shpronësohet, vlera e për llogaritur do t’u paguhet pronarëve, të cilët vërtetojnë pronësinë me dokumentacionin respektiv (certifikatë pronësie, hartë treguese dhe kartelë pasurie, shoqëruar me lejen e ndërtimit). Deri në këto çaste paratë do të qëndrojnë të bllokuara në bankë. 8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

    KRYEMINISTRI Sal Berish

  36. Keti says:

    Mire e ke ore Erion, po nga Ty ai ka Edhe 100 vjet ymer,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje