Bamir Topi takohet nesër me grupin nismëtar të Frymës së Re Demokratike

2 Gusht 2012, 20:28Politika TEMA

Ish- presidenti Bamir Topi do të takohet nesër me grupin nismëtar të Frymës së Re Demokratike. Edhe pse shumëkush e etiketon këtë parti si partia e Topit, ish- presidenti pati deklaruar në një intervistë se do të realizojë një takim me drejtuesit aktualë të partisë për të përcaktuar qëndrimin e tij ndaj kësaj force politike.

FRD u krijua nga një grup nismëtar, i udhëhequr nga Gazmend Oketa. Grupi nismëtar është mbledhur sot dhe ka vendosur për takimin me Topin ditën e nesërme në orët e para të mëngjesit.

Bamir Topi ishte i prerë në një intervistë para një jave për nevojën e rotacionit politik në vitin 2013.

FRD pritet që në shtator të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e ri.

6 komente në “Bamir Topi takohet nesër me grupin nismëtar të Frymës së Re Demokratike”

  1. Sokol Mesareja says:

    Aty nga fundi i mandatit sikur u zgjua nga gjumi ky Bamiri. Uroj qe te mos te fleje me gjate punes ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasapet-e-shqiperise.html

  2. beso says:

    akoma s’eshte takuar me FRD ky?

  3. Pershendesim gazeten Tema per kontributin qe ben duke na dhene mundesine te shprehemi per diça qe mendojme, por kurre ne nuk mund te devijojme orgjinalin. Kush eshte Bamir Topi? A e ndigjuat se çfare tha Bamiri vete ne nje tv? Une ato qe shpreheshin me pare nga kahe te ndryshem dhe gazetare edhe nuk i besoja. Por kur e degjova vete me veshet e mi dhe e shikoja kur fliste se president e paskeshin vene per ta zhdukur kjo nuk durohet me, eshte kulmi i injorances po qe se ne besojme kete variant. Bamir Topi me partine Fryma Qelbur e Re … apo me partine tjeter Kuq e zi çfare mund te beje? A mund te hyje me president Bamiri? E them me kompetence se keta jane plehu kombit sepse kujtojne qe shqipetaret kane arritur deri ne kete pike injorance sa te mashtrohen nga kta…? Nje njeri qe tradheton familjen , vatren ku i lane ……. Mendoni se do te doje lagjen tjeter me shume? KURRE.

  4. bubi kacurrel says:

    Po kete t’na kishit then qe ne mengjes more vellezer dhe jo na lat ne erresire. Nje llaf ju them une dhe nuk flas me, hallet tona tani mbaruan! Topja u takua me keta te kokat e medha te FRD dhe nuk ka bir nene ti ndaloj keta ne rrugen e tyre te sigurt drejt pushtetit.

  5. gazetari says:

    Tema, kaq shume kacidhe keni marre nga Bamka, sa nxirrni per “lajm” keto banalitete, doni te thoni se “s’prish pune se nuk zhvleresohet me shume”!?,

  6. d says:

    Ky Bamiri sikur nuk ma mbush mendjen fare. Siç duke i din ndonje te palare te tijen Sala, prandaj dhe nuk ngre krye. Ne ate pune qe u ngrit Bamka, eshte ngrite pasi i eshte grumbulluar materiali per te mos ngritur koken kurre para Sales. Koha do e vertetoje. Politikanet sot perveç Sali Berishes ne Shqiperi, te gjithe jane te lagur nga Sala dhe prandaj luan me to.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje