Në këtë katrahurë ku jemi katandisur është e kotë të presësh nga shteti. Policët të lënë në duart e xhelatit dhe vetë bëjnë sehir. Ngjarja horror ndodhin në mes të ditës dhe në mes të Vorës, ndërsa uniformat blu nuk honepsin as për pritje denoncimesh. I tillë është rasti që shqyrtohet sot në gazetën “Shekulli”. Saimir Shpati( 44 vjeç) plagosi me dy plumba Alfons Gjokën (33 vjeç), ndërsa ky i fundit kishte shkuar tu tregonte efektivëve blu problemin e tij.
“Një natë më parë vëllai im i vogël ishte konfliktuar me Saimirin për gjëra të pavlera. Të nesërmen u njoftova se Saimiri po lëvizte nëpër zonë i armatosur. U ngrita menjëherë të shkoja në polici që të bëja kallëzim, se ishte i armatosur dhe të ndërhynin, paçka s’mund ta besoja kurrë se ai mund të më qëllonte. Aty s’më priti askush. U ktheva”, rrëfen Alfonsi.
E ndërsa Alfonsi është nisur për tek makina, është përballur me agresorin.
“Mu afrua dhe më qëlloi. Ashtu zvarrë u nisa prapë në drejtim të postës, por askush s’mu afrua as të më pyeste, derisa erdhën shokët e mi. Më morën dhe më sollën në spital”, thotë ai.
Saimir Shpati ka qëlluar mbi Alfons Gjokën dy plumba, njëri ka kapur kokën, por fatmirësisht tangent. Plumbi i dytë i lëshuar mbi të është devijuar nga telefoni “Nokia” në xhepin e pantallonave.
Gjoka pohon se më shumë se dy plumbat që i kanë rënë në trup, ndjehet i fyer dhe krejtësisht i pambrojtur edhe në një moment jetik, ku uniformat blu të qytetit të Vorës qëndruan duarkryq.
I lënduari është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në Spitalin Ushtarak.
shtet hesapi! c pret nga policia. policia s eshte per kete pune por per te korrur hashashin ne lazarat!
Policia duhet per te na ruajtur Nishanin, Saliun dhe Zhelefinen. Nje dite bera nje rruge nga shtepia e Sales deri ne kryeministri: qartazi dallohen 30 gardiste te veshur njesoj, si te shtepise se femijes, me pantallona te zeza dhe jelek, e kobure ne brez. Kaloi Sala dhe kishte dy motorcikleta, nje makine policie qe i hapte rrugen, nje makine per ate vet, dy makina shoqeruese, nje makine policie qe mbyllte rrugen. Gjithsejt 25 vete, e bashke me ata te rruges, ne total 55 police e gardiste qe i paguajme ne.
Diten e dyte e bera nga shtepia e Nishanit, tek presidenca. Po e njejta eskorte ne sasi, ndersa rrugeve kishte mbi 25 gardiste dhe police ne cdo kryqezim, nga Komuna e Parisit deri ne Presidence. Edhe ky ruhet me 60 vete.
Nuk e kam pasur mundesine te shoh se sa rruajne Zhelefinen, por besoj se gjysma e atyre qe rruajne Nishanin mjafton per kete zonje te hekurt boje antranciti. Ne total, per keta tre “pizevenge” ne paguajme nga taksat tona 150 police e gardiste ne dite, qe ne harkun e nje muaji shkojne 150*500 000= 75 milion leke, ose sa 300 pensione normale.
Dhe ne kete hesap nuk jane futur shpenzimet per rojet rreth shtepise, atyre ne zyra, guzhinierve e pastruesve, etj. Me keto shpenzime, pa frike do thoja se me mire te kesh te besh me plehra, se me keto super plehra.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/mamica-muli-infiltrohet-ne-klubet-e.html
keta nuk korrin as hashash o shoku por vetem vdekje korrin sepse jane te paafte fizikisht dhe menderisht,ky shtet ka mbaruar ka 2vjet qe ka ulur koken,sot hyn e del nga burgu si ne shpine tate po pate leke,eshte koha te ndryshohet ky pushtet i lodhur qe paguhet nga ne populli dhe qe nuk e meriton aspak
Ne cdo vend demokratik,policia nuk perdoret si vegel e pushtetit dhe politikave te tij,por eshte mbrojtes e jetes se qytetarit dhe vlerave te demokracise.Ketu tek ne ,dmth ne Salistan eshte normale qe policia te mbushet me militante partie injorante e dembele,aftesia e vetme e te cileve eshte se kane tundur flamurin e PD-se ne mitingje dhe kane thyer ndonje zyre te kundershtareve politike te Sali talebanit. Eshte naivitet te presesh drejtesi prej tyre.Jane thjeshte nje tentakule e pushtetit mafjozo-injoranto-komunist.
E tmerreshme ku jetojme … vetem fati e paska shpetu! Cudi se Mul Noka tha se kemi kriminalitet te ulet.
Telefoni Nokia te shpeton jeten. Yes !!! Alfons, dergoji nje email atyre te Nokias me historine tende dhe do te te sjellin menjehere nje celular te ri, ndoshta edhe nje antiplumb. Per policine tone kot qe lodhesh
Police leshi..ata jane vrases per vete…s eshte cudi qe ndonje polic te kete lajmeruar agresorin…hajde se e ke ketu….
cfare police leshi nuk i shikoni si jan bo jane bo barke derra dhe heqin pordhe per uniformen qe kane se kur jane pa te rine si pula se kane frike…..
Se mos ngaterroheni:
Nokia jo Noka!
Para disa ditesh u zune nje grup 7-8 vetash me ca te tjere dhe njeri nxori pistoleten,policia ishte 20m me poshte brenda ne makine dhe benin sikur nuk shikonin.Iken ata te sherrit dhe policia nuk berri as levizjen me te vogel per ato qe ndodhen,njerezit jane shume te frikesuar nga pasiviteti i shtetit(policise katundare qe kemi).
Kapterrat e sali kurves bredhin rrugeve si zagar per te vjedhur popullin , e skan te bejn fare me ate qe do te thote polic !
Polici hibritesh vetem ne shqiperi dhe afganistan mundet te gjesh .
Me e forta eshte se kta katundare rritur pyjeve sot veshur polic ,bejne gangon nen uniforme e cfar marrezie pafund eshte ne ate vend .Imagjino te jesh dikushi ne nji vend Europian e nderohesh si qytetar i vertet e nji kapterr rritur me dhi te te merzis jeten e qendrimin ne shqiperi me injorancen e tij ,qenien e tij primitive e vec ksaj …mos ti vij aspak keq qe eshte aq i pafytyre dhe i neveritshem per kte Bote .
Kur shkon nje i cmendur dhe hidhet nga kati i tete, fajin e ka policia qe nuk i mbrojti jeten!
Ore keni llogjike ju gazetaret kur shkruani, apo keni pjerdhur totalisht nga mendja. Policia Shqiptare po e ben detyren e saj, bile ne kushte shume te veshtira me nje rroge qesharake, duke u detyruar shume here qe te paguaj naften e makinave te shtetit, duke rrezikuar jeten shume here, me disa te paudhe qe mendojne se kane mik deputetin, ministrin apo Sali Berishen dhe nuk pjerdhin fare per ligjin apo policin.
O njerez, Policat tane jane heronj qe punojne ne kete shtet shkerdhate, dhe duhen lavderuar per sakrificen, mundin dhe mbrojtjen qe i ofrojne kesaj shoqerie dhe shteti te pjerdhur! Ata nuk duhet qe te shkurajohen nga ne qytetaret, per kete detyre fisnike dhe mundimshme te mbrojtjes se rendit ne kushtet e rrumpalles Shqiperi, detyre e cila ne shume raste rrezikon edhe jeten e tyre, per hir te mbrojtjes se rendit. Ata duhen inkurajuar, mbeshtetur dhe ndihmuar ne kete detyre fisnike, sepse ata jane ne vijen e pare midis ne qytetareve dhe kriminelave, te cilet fatkeqesisht i kemi me shumice ketu ne Albanistan.
Turp tju vije, qe te keqijat e ketij sistemi rrumpalle, ju a kaloni ketyre njerezve te sakrifices te cilet perbejne Policine e shtetit Shqiptar.
kta te ngjarjes me siper nuk e kan nderuar uniformen o vlora…
Ckeni o njerez,pse ankoheni! Cdo popull ka qeverine qe meriton! Nuk te jep zoti me shume se cke ne bathe! Keto jane “ligjet e natyres”!!!! Sidomos te atyre qe u cuan me dy gishta lart ne 1990! Tani kuptimin e dy gishtave lart dhe cobanet e deleve ja dinin me mire shpjegimin,pasi jane simbol per njerzit qe i nxjerrin syte njeri-tjetrit! Tani pasi i nxorret syte njeri-tjetrit per 22 vjet me radhe, beni viktimen e radhes, sic e bete tere kohes keto 22 vjet viktimen e vyer te komunizmit, pasi kujtuat dhe shpresuat se pas 1990 do ju vinte parajsa per ju!Ha Ha Ha! Por parajsa eshte vetem per popuj qe kane tru dhe jo per popuj druvaresh!U mundua Xhaxhi shkrete qe ti fuse pak tru ketij populli analfabet barbaresh,por druvarit i duhen 500 vjet te zhvillohet nga barbar ne njeri!Kohe e cila na mungon se na e mori turku!Prandaj dhe deshtoj i shkreti! Deri ne 1990 Xhaxhi kafen e ziente mire e mire dhe e kontrollonte me imtesi per te nxjerre nje ajke qe mund te bente te miren me te mundshme per keta druvare! Pas 1990 dhe ajo ajke qe ishte iku nga syte kembet se druvaret donin me pre dru! Sot e nxirrni ajken nga llumi kafes! Perfundimi eshte ky qe eshte prandaj ju drejtojne tipa si Berisha,Meta & Co dhe ju te shkretet akoma viktime mbetet! Ne fakt sju takon me shume se Zoti te mallkon kur i bie te mires me shkelm! Mallkimi i 1990 do vazhdoje dhe per nja 500 vjet, se keshtu e ka bathen ky popull druvaresh,nje here ne 500 vjet ben kafe te mire!
Na duhet per te na vene gjoba kur vijme me pushime ne Shqiperi,,,dhe na duhet te mbrojme emigracionin klandestin, ata qe nuk kane 10000 leka tja japin policeve nuk kane te drejte te kalojne qafen e koshovices per te skafet…. doni me per belulin?
Po ku ka polici ne vendin tone. Megjithese shtepia e te ndjerit M. Shkreta po ruhej nga policia e Mamurrasit, ne mesnaten e para pak neteve i vihet tritoli kesaj shtepie. Kjo tregon se policia bashkepunon me kriminelet dhe eshte e ulur kembekryq me ta. Qytetari ka mbetur ne shprese te Zotit.
per tw na marre leket dhe per te na bere si te forte
Une kam me shume se 4 vjet qe kam dale ne perfundimin (nga denoncimet e ndryshme qe kam bere vet) qe Policia e Shtetit vihet ne levizje vetem ne ratet e vrasjeve dhe plagosjeve, por edhe ky mendim vlen vetem per ne Tirane, se po qe per rrethet, nje denoncim ne Pogradec, policia atje shokohet fare, dhe si kara qe jane, te pyesin nga je, me cfare merresh, a njeh ndonjerin ne polici t’i thuash! Dhe vete mdenoncimin nuk te pranojne.
Por ju keni me te fresketen deshmi imja reale e dates 1 Gushht 2012, Rajoni Nr. 1, i Policise se Shtetit, mua nuk me pranoi denoncimin pasi me sorrollati nja 2 ore e gjysem, u tall edhe Oficeri i Policise Gjyqesore duke me kercenuar, dhe te gjithe qytetaret per denoncim, policia atje talleshe duke i derguar ne Gjykate!
Me poshte keni shkresen qe dergova dje institucioneve respektive:
Nr. 93 Prot Tiranë, më 03.08 .2012
Drejtuar: Komisariatit Nr. 1, të Policisë së Shtetit Tiranë
Drejtorisë Rajonale të Policisë së Shtetit Tiranë
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z. Sali BERISHA
Nga: Qëndra “E Drejat që Buron nga Ligji”
Lënda: Ankesë për Mospranim Denoncimi
Më datën 1 Gusht 2012, rreth orës 11:00, jam paraqitur pranë Rajonit të Policisë Nr. 1 në Tiranë, për të depozituar një denoncim, për kërcënim me jetë ndaj meje nga Roja e Zyrës së Punës Tiranë.
Veprim (denoncim) i cili më tha besim i nxitur edhe nga deklarata Publike e Zv. Ministres së Brendshme të para ca ditëve në media ku i komunikonte dhe inkurajonte qytetarët, “mos ngurojnë por të denoncojnë në polici qoftë edhe një cantë kur u vidhet”.
Pasi kam haxhuar më shumë se 2 orë e gjysëm kohe duke pritur dhe duke degjuar talljet e Policit me Nr. 12 215, identifikimi të uniformës, në orën dhe datën e sipër shkruar, i cili më komunikonte, “Nga vapa e ke që do bësh denoncim”, “denoncimi bëhet në Gjykatë jo në Polici, e pe qytetarin tjetër si iku”, “kush je ti që do të bësh denoncimin këtu” “faj ka ai roja (agresori) tek Zyra e Punes që nuk të denoncovi Ty” e të tjera denigrime ndaj meje me frymë kërcënimi nga ky Punonjws Policie.
Por pasi pa këmbënguljen time që isha i vendosur për të bërë denoncimin për kërcënim jete nga Roja i Zyrrës së Punës, i cili më kërcënoi me vrasje dhe kanosje, duke edhe më goditur fizikisht në ambientet e Zyrës së Punës Tiranë. (Për më shumë pyesni Grupin e Gatshëm që erdhi atë moment në vendngjarje, ku i mori dhe emrin agresorit, megjithwsi edhe Grupi i Gatshwm shfaqi neglizhencw ndaj kwtij denoncimi).
Por ardhja e Oficerit të Policisë Gjyqësore (OPGJ), thjesht sa më pyeti për emrin dhe duke më sharë, poshtëruar dhe denigruar më zbovi nga zyra duke bërtitur me qëllim që të mposhte vendosmërinë timë, dhe që i funksionoj duke mos pranuar denoncimin Tim!
Nuk pranoi të më tregonte as emrin e tij dhe asgjë tjetër, madje më shumë ndihem në vazhdim i kërcënuar nga punonjësi i shtetit (OPGJ), në krahasim me rojen e zyrës së punës!
Vlen t’u komunikoj që për të njëjtën situatë do bëj me dije edhe Trupat Dipllomatik në Tiranë, dhe të mësojnë dhe të prekin nga afër edhe Ndërkombëtarët që realisht në Shqipëri Policia e Shtetit vihet ne lëvizje vetëm në rastet e vrasjeve dhe plagosjeve, rastet e tjera të denoncimeve nga qytetarët nuk i merr seriozisht!
Nga sa më sipër ju komunikova shqetësimin tim i cili ka të bëjë drejtpërsëdrejti me sigurinë time fizike, tashmë nga dy persona, nga Roja i Zyrës së Punës Tiranë për kërkcënim dhe kanosje me jete ndaj meje, si dhe jo më pak i kërcënuar ndihem nga vetë punonjësi i policisë së Shtetit nga Oficeri i Policisë Gjyqësore në Rajonin Nr.1.
Kërkoj të bëj detyrën time si qytetar dhe taksapagues i kësaj Republike për të denoncuar rastin e komunikuar më sipër.
Me Respekt
Renaldo BREGU