Thellohet skandali i Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me blerjet e pajisjeve përgjuese. “Vizion Plus” siguron dokumentet që vërtetojnë se vetëm dy ditë përpara ngjarjeve te 21 Janarit, ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka urdhëruar blerjen e këtyre pajisjeve, ndërkohë që publikisht ka mohuar të ekzistojë një fakt i tillë.
Sipas këtyre dokumenteve vërtetohet që Ministri i Mbrojtjes, Imami, ka dijeni të plotë dhe dy ditë para demonstratës së opozitës më 21 janar, ku u vranë 4 persona, ka urdhëruar blerjen e pajisjeve speciale dhe armatimeve për llogari të SHIU-ut. Urdhrat dhe autorizimet e Imamit janë lëshuar 48 orë para 21 Janarit dhe në to flitet shprehimisht për pajisje përgjimi, të cilat do të viheshin në dispozicion të Shërbimit Informativ të Ushtrisë.
Kështu, në shkresën me Nr. 1585/1, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami urdhëron Shërbimin Informativ të blejë pajisje speciale operacionale. Po me ketë shkresë përcaktohet që blerjet do të bëhen nga ndërmarrja “MEICO”, tek e cila drejtori i Shërbimit Informativ duhet të paraqiste listën përkatëse të pajisjeve speciale. Po kështu, zoti Imami, jo vetëm që urdhëron blerjen e pajisjeve për Shërbimin Informativ të Ushtrisë, por përcakton edhe kompaninë tek e cila do të kryhet ajo.
Sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes, blerja e këtyre pajisjeve tek kompania e përzgjedhur do të bëhet me procedurën e prokurimit të drejtpërdrejtë. “Shërbimi Informativ Ushtarak të realizojë procedurën e prokurimit të drejtpërdrejt me kompanitë përkatëse për blerjen e aparaturave dhe pajisjeve speciale”. Ky është urdhri i ministrit të Mbrojtjes, Imami. Ndërsa për zbatimin e tij, Imami ka ngarkuar drejtorin e MIECO-s dhe atë të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla.
Po në të njëjtën ditë, Ministri Imami ka firmosur autorizimin për procedurat përmes të cilave do të bliheshin pajisjet speciale, me një fond limit prej 179.2908 eurosh. Me ketë shkresë përcaktohet që blerjet do të bëhen nga ndërmarrja “MEICO”, ku drejtori i Shërbimit Informativ do të paraqiste listën përkatëse të pajisjeve speciale. Snajperë, automatikë, dylbi me rreze infra për të parë natën, pajisje regjistrimi video dhe audio, pajisje analoge transmetimi, deri rrip përgjimi, janë pajisjet që ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar të blihen me datën 19 janar te vitit 2011.
Fillimisht Imami ka lëshuar një urdhër për të ndryshuar bazën ligjore e më pas ka autorizuar ndërmarrjen “MEICO” të realizojë procedurën e prokurimit të drejtpërdrejtë të blerjes për llogari të Shërbimit Informativ Ushtarak. Arben Imami përcakton, jo vetëm paratë, por edhe firmat që do të prokurohen duke vendosur shumën e parave, për secilën prej tyre. Kështu, në urdhrin e lëshuar, Ministri i Mbrojtjes autorizon MEICO-n të kontaktojë me kompaninë “Bereta”, për të blerë armatime, për llogari të Shërbimit Informativ të Ushtrisë.
Fondi i përcaktuar nga Imami për armatosjen e kësaj strukture është rreth 40 mije euro. Ndërsa në pikën 2 të autorizimit, Imami përcakton SHIU-n të kryejë tenderimin me firmën, “Arms& B” me një fond prej 52 mije eurosh dhe atë “STS” me një fond rreth 88 mije euro. Sipas shkresës, këto blerje do të përballohen nga ndërmarrja “MEICO”, e cila do të ndjekë zbatimin e procedurave së bashku me drejtorin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë. Kështu, në këto shkresa Imami urdhëron blerjen e armatimeve, si dhe pajisje speciale për nevoja të SHIU-t.
Duket se këtu nis e gjithë zanafilla e akuzave te opozitës, e cila ne komisionin parlamentar te sigurisë ka kërkuar nisjen e një hetimi ne Ministrinë e Mbrojtjes, qe ndonëse i miratuar edhe nga mazhoranca ne Komision, nuk mundi te kryhej, pasi ne momentin kur deputetet e opozitës u drejtuan ne Ministrinë e Mbrojtjes, nuk u lejuan te hyjnë aty.
Pavarësisht peripecive dhe denoncimeve te bëra edhe ne media, serish ministri i Mbrojtjes i ka cilësuar këto sulme si politike dhe shkeljet si flluska për konsum publik. Ministri Imami ka qene disa here nen akuzat e opozitës. Se fundmi ajo ka kërkuar llogari për shitjen e pronave, qe rezultojnë te jene nen varësinë e Ministrisë se Mbrojtjes, duke theksuar se me të ardhur ne pushtet do të zhbëjë privatizimin e tyre tejet abuziv.
Pershendetje Tema!
Une jam nje qetetar nga Elbasani dhe desha te beja me dije se ne dalje te qytetit (shume pak metra nga parku i qytetit) nje prone e Ministrise se Mbrotjes eshte shitur nga vete Z.Imam Bajelldia dhe ne kete siperfaqe po ndertohen pallate.
Ne skene eshte edhe Fatbardh Doko(ish i perndjekur), nje zagar i PD, nje sahan lepires dhe ky i fundit si nje “biznesmen i sukseshem” po ndertojne pallate.
Fjalet jane qe ndertimi behet ne emer te se shoqes se Imam Bajelldise.
-Asgje transparente se sa u shit kjo prone shteterore..
-As kush e mori ne pronesi kete prone shterore..
-As pse i jipet ketyre plehrave dhe nuk perfitojne ish pronaret..
Piken e hajrit mos e befshi dhe paci keq tek femijet tuaj , per keto te keqija te medha qe po i beni ketij vendi.
Ia keni borxh dhe do ia lani ketij populli sa te jete kjo jete..
Definitivisht, kjo mund te quhet me plote gojen qeveria e skandaleve!
Vetem njeri prej tyre do te mjaftonte qe ta shperbente nje kabinet (ne vendet demokratike, sigurisht)!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/big-bother-imami.html
po Lapi topi qe thate se u ble 400.000 euro ku eshte ?
?
Rama, qe sa hyn ne zyre dhe kthen kolltuqet…Ehhh burr me fikstacjone ai..Nje opozite e felliqur qe i bie ne qafe kesaj qeverrie te virgjer sidomos nje personi me aftesi vetshkaterruese..Mos te hyjm e flasim per grupa milioneresh, qe po ti investigosh, gjithe kushurinjte e qeveritarreve jane bere te gjithe biznesmene “te afte”…Madje kane aq shume per te ndare, sa edhe kushurinjt qe si kishin takuar donjehere ose edhe nuk i njihnin i kane molepsur vetem per ate perqindeshin…Shpresoj qe Rama kur te hyj ne zyre, gjeja pare qe te beje eshte t’ju fusi levat deri ne rrenje dhe ti shporri njehere e pergjithmone…
te hipoteka e tiranes te gjitha veprimet bankare i kryen banka credins e familjes kryemonstrore
edhe parate qe jep posta per pensionistet kane shiritin banka credins
e familjes mortore
Hala te ura ju,
Ai paisjet i ka vendos ne pune,
Ashtu sic e meson shefi dhe gjeneza e tije,
Me konceptimin komunist te politikberjes
Ato po pergjojne armikut me te madh opoziten.
Hala te ura ju
Ai me 10 miljon euro po blen 2000 uniforma.
Ju bertit; e ai vidh
Ju bertit; e ai pergjon
Mjer ky popull qe duron.
Si shume i bie. 2000 uniforma per 10.000.000 € i bie 5000 € uniforma!
‘Shqiperija NJE lek’thote pazienti ,kur edhe putana arikane e moshes se trete nuk ta ‘jep’falas.KAQE E PATEM.
Kjo qe ben MM, eshte me te vertet nje puc ushtarak.
Se pari, po mundohet te shmange nga detyra funksionale SHISH-in, duke i vene detyra pergjimi pa leje te prokurorise SHIU-t.
Se dyti, po armatos personelin e SHIU-t, me armatimin ma modern qe ka sot ne bote duke shpenzuar shuma marramendese , ne nje kohe qe oficeret e F.Ajrore nuk kane as pistoleten kineze TT ne brez, te cilet jane carmatosur me urdher te vecante nga Gjenerali i Forces.
“Daleni djema ,daleni se nuk i dini ca gjera ju”-jane fjalet e Ramiz Alise ne takimin me studentet,ku merrte pjese dhe i nderuari minister i mbrojtjes,aktori qe per ushtrine ka vetem njohurit qe ka mesuar ne stervitjen ushtarake kur ishte student. Indieri Ramiz paska patur te drejte.Me te vertet qe disa gjera nuk i dinim. Me te vertet nuk kishte opozite,se idhte parti shtet.Behej nje propagande kunder shtresave te permbysura,nepemjet luftes se klasave e cila u fut edhe ne gjirin e partise sa po humbiste besimi edhe te partia.Po eshte dhe kaq e vertet qe denoheshe me ligj nese dikujt i thoshe ballist apo kriminel,po dihej dhe sa zbatohej.Tani ky Arben Imam qe me plot te drejte ishte kunder luftes se klasave na hyka ne rolin e spiunit duke pergjuar Opoziten qe eshte themel i demokracise.Na kritikonte kuadrot e sistemit te kaluar se kishin pire gjakun e popullit,sepse jetonin ne viladhe keto vila nuk ishin personale po te shtetit,na dalka se ministrat e tanishem na paskan vila ne bregdet shume here me te mira nga ato te bllokut.A behen keto vila vetem me rroge? Keta qe therrisnin
me te madhe ne podiume ,te veshur me pardysy te bardha,sigurisht per tu dalluar,e berrtisnin kunder diktatures jane bere me diktator,e perbuzes eshe ndaj shokeve te tyre.Keta qe flisnin per liri fjale te
pergjokan edhe se cfar bisedon me gruan ne kervat.Tritan Sheu qe berrtiste se kishte pare avionin te ngarkuar me flori nga Ramiz Alia,sic dihet doli genjeshter,nuk hapi goje per vjedhjen e fliririt te shtetit apo sot nuk e hap gojen per zhdukjen e milionave ero ne rrugen e “Kombit” si dhe 50 milion euro shperdorime nga qeveria.Keta qe therrisnin kunder privilegjeve te byroisteve dhe denuan per kafe morti ,sot i nderrojne makinat si mbreti grate,madie duan dhe helikopter special.Keta qe u perballen me Ramis Aline se i duam shkollat te nivelit Europian ,po e kthejne popullin ne alfabetizem.
Keta pardesy bardhet qe cirreshin se popullit i ishte car barku nga buke misrit,(qe eshte e vertete),tani marrin buke me liste,apo nuk kane cte hane sic kemi pare ne emisionet televizive. Keta te rinje qe u perballen me Ramiz Aline ,ku populli vari shpresen per dite me te mira,
na dualen te filmuar duke bere ndere te afermeve te tyre.Keta pardesy bardhet qe nuk lane gje pa thene per femijet e byroisteve se kishin studiuar jashte shtetit le te thone ku i kane femijet e tyre? U cojne dhe burrat apo grate duke i punesuar neper ambasada.Nuk po permend fenomenet e tjera si droga,prostitucioni,korrupsioni qe na eshte bere si buka me djath ,vjedhjet e me e temerrshmja vrasjet.Ja pra keta pardesy bardhet na dolen e kunderta e atyre qe cirreshin neper mitingje
e populli i shkrete i besonte.Qenka e vertet se nuk i dinim te gjitha.
Nuk e dinim se dhe Arben Imami do pergjonte shoket me keq se sigurimi i shtetit,pasi ketij i eshte ndaluar me ligj.Pergjimin e ka tjeter kush. Me qene se paisjet jane blere para 21 janarit,dhe Imami e mbeshteti Berishen per ngjarjet e kesaj date ,informacionin e bukur per cadra pistolete,thikat me helme Karaboruni,fugonat me arme,vrasjet ne afersi,jane dhene nga SHIU I IMAMIT.Prandaj dhe Berisha kritikoi
SH I SH -in,se paska patur SHIU-n e ministrise se mbrojtes me ne krye
gjeneralin e jugut te 1997-tes.