Polici vret veten në sy të familjarëve

3 Gusht 2012, 17:25Politika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e premte në Pogradec, ku një efektiv policie ka vrarë veten në banesën e tij, duke tronditur familjarët, raporton TCH.

Sipas informacioneve të fundit, efektivi i vetëvrarë është shtetasi Muharrem Jashallari, i cili dyshohet se e ka kryer aktin e rëndë pas një grindjeje me bashkëshorten.

Kjo e fundit dhe dy fëmijët e çiftit, bëjnë të ditur autoritetet lokale, ishin të pranishëm në momentin që agjenti tërhoqi këmbëzën e pistoletës.

Të njëjtat burime saktësojnë se vetëvrasja është kryer me armën e shërbimit dhe shtojnë se dyshohet që efektivi të kishte konsumuar një sasi alkooli.

15 komente në “Polici vret veten në sy të familjarëve”

  1. EEEEEEEE,SHIKONI NEN UDHEHEQJEN ENDRITUR TE SAL BERSHES SHQIPTARET NGA LUMTURIA NUK DINE SE C’BEJNE,MARIN VENDIME EXTREME SE NUK E PERBALLOJNE,GJITH KETE GEZIM PER JETEN OPTIMIZMI KA PLASUR GJITHANDEJ.

    1. Andon says:

      Sa mendje ndritur qe qenke…
      Nese e lexon me kujdes lajmin, thuhet: “…i cili dyshohet se e ka kryer aktin e rëndë pas një grindjeje me bashkëshorten”

    2. al says:

      po clidhje ka berisha ketu o injorant!<> po cuditem me ca vetem te bejne kom pa lidhje.

  2. O Zot, ku po shkojme keshtu! says:

    Vrasje dhe Vetvrasje pafund!
    Shenja shume te keqija per shoqerine shqiptare ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/hale-hale-kjo-dynja_3.html

  3. murati says:

    populli ne kemb partia ne benz mir jua bejn o popull po dhe sa kina te jeni do mbaroni ndonje dit nga vrasjet

  4. WTF says:

    Ca pive qe ti themi dhe Sales ta provoje?

  5. Stresi says:

    Stresi
    Depresioni
    Fukaralleku
    Qeveria
    Maskaralleku.

    Shqipetaret kur rrexuan bustin, kryqezuan krishtin.
    Zemerimi I zotit eshte I madh dhe vazhdon te na ndjek nga pas ne gjith familjet tona.
    Mallkimi me I madh, eshte saliu ne pushtet.

  6. Aldo says:

    O stresi te lutem mos u drogo me se s’te ben mire, osé po’ u drogove te pakten bleje te mire mallin.

  7. Elio Gora says:

    Ngushellime famjes per humbjen e njeriut te tyre.U largua nga jeta Rremka(keshtu i flisnin ne qytet)polici simpatik,ndoshta i vetmi polic qe nuk kishte zbritur nga ndonje fshat aty rrotull.Gjate veprimtarise se tij Rremka e shfaqte gjithsesi komunikimin qytetar me njerezit dhe gezonte respekt ne komunitet.Eshte e vertete,e kishte qejf ate te uruar alkol qe si duket nuk mund te punonte dot ne mungese te tij.Jam i sigurte se edhe shefat e tij gjate ketyre vjeteve,te nisur nga profesionalizmi dhe respekti qe gezonte ne komunitet,e kane toleruar se tepermi vesin e tij te keq qe sidomos per nje ushtarak eshte absurd.U prehte ne paqe Rremka yne i dashur,polici me simpatik i qytetit tone qe me siguri nese nuk do te ishte nen efektin e alkolit,nuk do te drejtonte kurre armen ndaj vetes.

    1. raimondi says:

      Ah i shkreti ! Dhe duket qe ka qene njeri i mire, se megjithse i dehur , nuk i beri keq njeriu tjeter, por vec vetes

      Pse more njeri ..? Po do kete pasur ndonje brenge i shkreti, shpirti i tij e di …..

      Zoti e bekofte !

      U prehte ne paqe !

      Ngushellimet me te sinqerta familjareve te te ndjerit ..!

  8. elinor says:

    Te pakten sa mire qe nuk ishte ndonje lunatik dhe, edhe pse i dehur, nuk i shkoi nder mend ta nxirrte mllefin tek familjaret para se te vriste veten; atehere do te kishim pasur nje tragjedi te vertete!!

  9. beso says:

    Depresioni&fukaralleku te vrasin kur te duash.Pasiguria e jetes;sot je ne pune per njeqind mije leke,neser te hedhin ne rruge si qen.Shoqeria po humb aspektet humane,po behemi vertet kafshe qe po hane njera-tjetren.

  10. NINO says:

    zoti e mprehte ne paqe kete polic te kulturuar ,pogradeci me vertet ka njerez te kulturuar .po te kish qene verior do kish vrare gruan ,por ky i ndjeri e ka menduar mire ,femijet pa babe ngelen fukarej ndersa pa nene jetim.qofte dheu i lehte .

  11. balzac says:

    Gruaja,kjo mbartese natyrore e drames dhe tragjedise!

  12. genti says:

    Ku e gjeni te drejten ju te mediave te permendni emrin e policit te vet vrare?!Mund ta jepni si lajm,por pa permendur Emer.Kjo eshte shkelje flagrante e privatesis.Si nuk keni pak zor xhanem?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje