Greqia, fshesë emigrantëve ilegalë

5 Gusht 2012, 10:33Politika TEMA
Greqia, fshesë emigrantëve ilegalë

Mbi 2500 policë janë dërguar në kufijtë greko-turk për ndalimin dhe dëbimin e mijëra emigrantëve të huaj ilegalë që vërshojnë çdo ditë në territorin grek. Ky është një operacion gjigant me emrin e koduar “XeniosZeus” (mikpritje për të huajt). Rreth 4000 efektivë policie janë në aksion dhe 2000 policë po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në Athinë. Një prej shkaqeve kryesore të këtij operacioni janë edhe paralajmërimet që i ka bërë Ankarasë dhe Athinës, ministri i Brendshëm gjerman, Hans Peter Fridrih, pasi Berlini ka shprehur frikën e hyrjes së një vale të pallogaritshme emigrantësh ilegalë nga Siria nëpërmjet Turqisë në Greqi, e më pas në gjithë Europën qendrore.

 

Kjo çështje ka mbizotëruar edhe në disa takime të funksionarëve të lartë të BE-së, të cilët kanë diskutuar për ndihmën që duhet tu japin këtyre dy vendeve, pasi nuk janë në gjendje të kontrollojnë, sidomos në këtë periudhë përleshjesh të përgjakshme në shume qytete të Sirisë, largimin e qindra-mijëra qytetarëve të frikësuar nga masakrat e forcave ushtarake të presidentit Bashar Al Assad.

 

Sipas ministrit të Rendit, Nikos Dhendias, operacioni në fjalë ka për qëllim spastrimin e zonave të qendrës nga emigrantët ilegalë si dhe mbylljen hermetike të kufijve greko-turke për një valë të mundshme nga Siria. “Duhet të tregojmë se Greqia nuk është një vresht pa zot”, ka thënë ai.

 

15 komente në “Greqia, fshesë emigrantëve ilegalë”

  1. BERISHA LARGOHU, BERISHA KUJTON SE INJORANCA ESHTE KULTURA. says:

    Duhet te tregojme se Greqia nuk eshte nje vreshte pa zot. Mbeshtes ndalimin e emigranteve dhe shtetin Helen.

    1. Po ty mos te kane bere gje kapterr greku qe do te tregosh se Greqia nuk eshte vreshte pa zot? Hej bela..

    2. GREK PABUX SYNET says:

      po ca do mbeshtetesh ti mor tranguull,,ti ske piken e trunit

    3. Grigor says:

      Pse kur nuk e ke mbeshtetur shtetin helen ti? E mbeshtet edhe kur ben veprime te drejta ne kete rast edhe kur ben poshtersi si ne shume raste te tjera. Nuk mbaj mend ta kesh kundershtuar ndonjehere.

    4. Votren says:

      Edhe une ty ta mbeshtes…mendimin o kopja e berishes

    5. Ushshsh gomar! says:

      Dhe qeveria jone e ndritur po i fal detin ketyre plehrave qe jane me breke neper kembe.
      Kur nuk ngrihen emigrantet tu vene drune policise e qeverise. Nje ush gomar duan ata!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/luli-i-partise-luli-i-bashkise.html

  2. Drini says:

    Xaxiqet e harruan fshesen Shqiptare, i jan kthyer fsheses turke.

  3. Argita_B says:

    Operacioni fushe sa per Greqine ne kete moment eshte ti hedhesh hi système Evropes e te harroje problèmet e borxhet grek!
    Aktualisht vête greket po e lene Greqine per te emigruar gjetke, duhet te jesh hajvan te ikesh per te jetuar ne Greqi aktualisht.

    1. Nostra_Dean says:

      Per bangladeshet dhe pakistanezet Greqia nuk eshte vend i keq.
      Oh sa mir me ken pakistanez ohejjjj

      1. Argita_B says:

        Nuk e di se ku jeton po Greqia njihet si vend i varfer ku populli prej dhjetra vjetesh emigron pasi vendi ku kane lindur nuk u ofron mundesite per nje jete te rehateshme.
        Greqia ka patur fatin qe gjendet ne kufirin e Evropes me vendet muslimane dhe dérive tani ka jetuar ne saje te bujarise se taksapagueseve evropiane, problemi eshte se erdhi koha qe Evropa nuk do te fusi me dorénavant ne xhep, greket vêt mesuan se i kane xhepat e tyre te krimbur…

  4. lali says:

    redneckfucker — 5 Gusht, 2012 në 11:51 am je kok laker…je ne konfuzion total .Greqia nuk ka lindur sot.Greqia nuk eshte nje vreshte rushi per raki SHqiptare….

    1. Lali kur ka lindur Greqia? Pastaj lexo njehere artikullin si edhe komentin tim. Nqs nuk e kupton akoma ik dhe ha ca te thate.

  5. Sali Berisha says:

    Greqia po falimenton! Poshte Greket.

  6. Ana Tjeter says:

    Ok, atehere te debohen te gjithe Greket nga vendet e Evropes Perendimore? E disa Greke punojne ne perendim? Te kthehem mbrapsht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje