PS, Klosi: Imuniteti është çështje e zgjidhur, por na duhet një sistem drejtësie i pavarur

4 Gusht 2012, 18:11Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste Blendi Klosi, gjatë një deklarate për mediat ka ritheksuar se çështja e imunitetit është një çështje e zgjidhur dhe se PS jo vetëm që ka qenë nismëtare, por ka dhënë edhe dakordësinë e saj duke votuar pro nen për nen projektin për kufizimin e imunitetit. Por ajo çka kërkon Partia Socialiste, ka shtuar Klosi, është që krahas ndryshimit të kushtetutës për të kufizuar imunitetin, të diskutojmë edhe ato ndryshime që sigurojnë pavarësinë e drejtësisë, luftën ndaj korrupsionit dhe çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë.

“Në emër të Partisë Socialiste, dua të sqaroj disa çështje me rëndësi mbi datën 6 gusht, datë të cilën Sali Berisha e ka kthyer në refren për të mbuluar dështimet e qeverisë së tij, skandalet korruptive që e shoqërojnë atë në çdo ditë qeverisëse si dhe mosplotësimin e asnjë prej kërkesave të Bashkimit Europian për statusin e vendit kandidat:

Së pari, data 6 gusht nuk përfaqëson asnjë afat kohor të vendosur me konsensus nga politika vendase dhe as një afat të kërkuar nga Brukseli.

Së dyti, çështja e imunitetit është një çështje e zgjidhur, për të cilën Partia Socialiste ka qenë nismëtare, por ka dhënë edhe dakordësinë e saj duke votuar pro nen për nen projektin për kufizimin e imunitetit. Pra e thënë thjeshtë: Partia Socialiste është pro dhe mbështet kufizimin e imuniteteve,” tha Klosi.

“Ajo çka ne kërkojmë është përmbushja e detyrimeve që Shqipëria ka ndaj Bashkimit Europian. Një nga detyrat që Brukseli i ka lënë qeverise së Sali Berishës është të sigurojë një sistem drejtësie të pavarur dhe të çrrënjosë kulturën e pandëshkueshmërisë. Pikërisht këtë kërkon edhe Partia Socialiste:Krahas ndryshimit të kushtetutës për të kufizuar imunitetin, të diskutojmë edhe për ato ndryshime që sigurojnë pavarësinë e drejtësisë, luftën ndaj korrupsionit dhe çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë.

Partia Socialiste i bën thirrje Sali Berishës të diskutojë propozimet tona, që jo vetëm kufizojnë imunitetin, por e bëjnë drejtësinë të pavarur.

Ne socialistet jemi për integrimin europian, Sali Berisha është kundër.

Ne socialistet jemi për një drejtësi të pavarur, Saliu kërkon një drejtësi të gjunjëzuar para tij.

Ne jemi për luftë me tolerancë 0 ndaj korrupsionit, Saliu e ka kthyer korrupsionin në sistem,” vijoi Klosi.

10 komente në “PS, Klosi: Imuniteti është çështje e zgjidhur, por na duhet një sistem drejtësie i pavarur”

  1. myzeqari says:

    O Blendi dhe ju nuk jeni burra me te mire se keta qe jane sot por midis dy te keqeve ju jeni dicka me pak. Problem mbetet heqja e Sali Shpellarit nga pushteti por po votuat ne 6 gusht heqjen e imunitetit do bejme gati nga nje paqete cigare ne qe tua sjellim ne burg juve se do tu fuse Sala te gjitheve brenda. Prandaj i therrisni mendjes dhe mos mendoni si Pano Majkua qe thote se do negociojme.Ça do negocioj Panua gopin e semes se nuk i ka mbetur gje tjeter Pano Majkos.

    1. GREK PABUX SYNET says:

      po le ti fusi ne burg mer laluc i kuq,se po kan vjedh le te pergjigjen.Popull idiot,,,,,,,,bastarde tifoze

  2. hysni dajaku says:

    Ju Blendi!dhe PS-ja duhet te jeni me praktike dhe me agresive,,,mos komnetoni brockullat dhe mundoheni te shperndani tymin e tymseve te Saliut se ai te tilla ben cdo dite,,thorreni ne interpelance dhe kerkojini hapur ne koferenca shtypi e i kerkoni ti heqi imunitetin Lazaratit qe fotgrafohet e monitorohet me kamera e helikoptere sikur te jet “Miss Universi” e jo nje komune qei ben karshillek shtetit!!ose tu japi imunitet policeve te vendosin rendin e ligjin qe nuk kan mundesi ta bejne se perfaqesojne nje shtet tribal te kalbur e korruptuar deri ne palce,,nese PS-ja mendon mos te flasi se mos prish muhabetin me Lazaratin,ne hale gomarit te vej edhe kjo opozite,,nuk eshte fenomen i vogel ky po eshte rrenja dhe thelbi i pdrejtesise shoqerore qe krijon kjo lloj qeverrie,,ku vihet ne barazpesh perballja ,qytetar -shtet,,ku nje shtet i degjeneruar dhe korruptuar nuk sy e surrat te perballet me te verteten,pasi ata qytetar te “krisur” do i thone me plot gojen,fute ne burg Ilir Meten qe e kape duke vjedhur se edhe ne do shkulim vet hashashin me duart toan e do e dorezojme ne polici,por jo te vjedhi Sali Berisha me fise me far me Arben Imam,e drejteisa te filloje nga ne,,shtrengojeni kete shtet te kalbur te perballet me popullin keqberes qe stimulohet nga ky lloj pushteti dhe kjo eshte rruga me efikase..mos flisni llafe ne ere sikur jeni gazetare e jo politikan e opozite e popullit!!

  3. fule says:

    Orgazem shpellari…

  4. arlington says:

    me keto guake si ky do fitoje rama? Me keto derdimene tipi klosi shalsi a balla qe edhe mjekrat i rrisin si kryetari, pretendon rama te fitoje zhgjedhjet e te drejtoje qeverine me 2013??

  5. gazetari pa liri says:

    GJASHTE PYETJE B.Klosit.
    1-More blendi, prindrit i kishe komuniste o jo?
    2-po pse more vetem per komunistet ka rene dielli ne allbanistan?
    3-sa komuniste ka parlamenti?
    4-sa femije komunitesh ka parlamenti?
    5-sa ish te perndjekur ka parlamenti?
    6-sa te burgosur politike ka parlamenti?

    1. agron gjata says:

      po saliu cfare eshte?

  6. brace says:

    Drejtesia ne SHqipri,eshte e marrur penge,nga plaku komuniste e horat e tij,kta bandite ndihmohen nga socialistat,qe slane nji here te behet shtete,pore vazhdimishte kane ndihmuar plakun komuniste,debatet i kane fallso,1 mute jane,komunistat e socialistat.Rasti me i fundit,ngarja tragjike 26 marsit 2008 ku humben jeten 26 vete.SHikoni gjyqet qesharake,per kyte masaker,ska asnji te denuar,fajtoret e kesaje tragjedije jane xen krimineli e fatmir mediu,prandaje dhe smunde te denojne bashkefajtoret e krimit barbare,detyra kryesore e FRD e AK me te marre pushtetin,duhet te vendosin,DREJTESINE e munguat tashe 21,gjeja me kryesore e vendit e per vendin tone,te korruptuarit te largohen,gjyqtaret qe nuke kane dhene drejtesin,duhet ata te shkojne ne burge,tju konfiskohen edhe pasurite e grabitura,edhe parate e pista.

  7. Andrea says:

    Me kete popull injorant,te pa afte per te jetuar me dinjitet dhe si njeres normale Saliu dhe kelyshet e tij tallin bythen si tu doje qefi.Lerini brockullat tru boshe se nuk i pelcet menderja Saliut per imunitetin por me kete rast Ai kerkon ti vere ne fre opoziten dhe kundeshtaret politike duke ringjallur ligjin e agjitacion prapagandes per te futur kundeshtaret politike ne burg dhe te shpartalloje perfundimisht opoziten me Edi Ramen ne krye qe i cfaqet Saliut cdo nate ne ender sikur i tund flet arrestin per gomarlleqet qe ka bere keto 22 vjet.Nje votim per imunitetin pa plotesuar pamvaresine e gjykatave dhe kushtet e tjera qe ka vene P.S.ja do te jete gabim fatal per mbare opoziten dhe nje kthim mbrapa te nje diktature kriminale ndaj kombit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje