Nga inxh. Gazmend Beka
Simbolet e Tiranës së Albert Brojkës janë tanimë të njohura: pallatet jeshilë të Pingulit, kioskat e Lanës dhe Parkut të Tajvanit, dhe kinematë e kthyera në WC publike pa zot. I ardhur në krye të Tiranës në vitin 1996, duke qenë njëkohësisht kryetar bashkie dhe ministër Ndërtimi, ai njeri është i vetmi që ka pasur shansin të shndërrojë Tiranën në metropol duke pasur me vete pushtetin qendror dhe atë lokal.
Por të gjithë e mbajnë mend se si në vend të Brojkës ndërtimet në Tiranë filloi t’i komandonte një ndërtues që bënte pallate jeshile në sheshe ndërtimi pa pronarë që ia gjente kryebashkiaku, duke i dhënë Tiranës pallatet më pa standard dhe pa asnjë vlerë urbane pas pallateve të tipit “Koleka” që ishin ndërtuar gjatë komunizmit. Ndërtuesi i shfaqur si komisar politik i Bashkisë nuk respektonte as rregullat e vjetra dhe as rregullat e reja urbanistike të qytetit. Të gjithë pallatet e tij u bënë pa parkim nëntokësor, edhe pse ishin në vende luksoze. Sot qytetarët e pasur që kanë blerë shtëpi në ato pallate, i parkojnë makinat rrugëve ose në parkingje private. Projektideja e vetme që ky ndërtues kishte kur ndërtonte, ishte të gjente truall pa pronarë, pavarësisht se ku ishte ky shesh. Kështu mund të shikoni si Brojka nën urdhrat e tij, ka dhënë leje ndërtimi në mes të akseve rrugore, siç është rasti i bllokimit të rrugës nga Shallvaret për tek Drejtoria e Policisë. Asnjë shqetësim për jetën sociale të banorëve dhe të ardhmen e kryeqytetit, përveç shqetësimit për të ardhurat e ndërtuesit.
Edhe pse formalisht ky ndërtues punësonte arkitektë të njohur, asnjë prej tyre edhe për turp të tyre, nuk guxoi të bënte një punë dinjitoze me të cilën mund të krenohen në Tiranë. Ata nuk guxojnë më të tregojnë se i kanë projektuar ata, ato pallate.
Por për të parë kryeshëmtinë e këtij ndërtuesi, shkoni tek lulishtja pas kullave binjake në bulevard dhe shikoni themelet e hedhura për një pallat 12 katësh në krah të ambasadës zvicerane. Në zonën më luksoze të Tiranës, ky ndërtues mediokër dhe komisar politik, pretendon të ndërtoj një 16 katësh pa parkim nëntokësor dhe me një shëmti të vërtet urbanistike.
Albert Brojka ia ka dhënë lejen e ndërtimit me kriteret e ligjit të vjetër urbanistik, pasi ishte miratuar ligji i ri dhe me të drejt ajo leje i është pezulluar nga gjithë qeveritë shqiptare dhe gjykatat e vendit. Javën e fundit në pushtet Albert Brojka firmosi 192 leje ndërtimi, duke i lënë Tiranës një bombë me sahat në dorë që ishte e pamundur të kalonte pa pasoja edhe me ndërhyrjet shpesh herë arrogante të Edi Ramës për t’i ndalur ato.
Me injorancën dhe mediokritetin e tyre, ky ekip ndërtuesish, arkitektësh dhe kryebashkiaku Brojka, i lanë Tiranës trashëgim katrahurën, pamjen anadollake, dhe shëmtitë urbanistike të këtij ndërtuesi. Dhe të vjen keq kur në këtë listë të përdorurish shikon dhe arkitektë si Agron Lufi apo inxhinierë që kanë punuar nën trysnin e megalomanëve injorantë që shkatërruan Tiranën.
Kohët e fundit ky ndërtues është ringjallur sërish, fillimisht duke blerë titullin akademik politikisht dhe duke tentuar të fusë në xhep kryetarin e ri të Bashkisë që shpreson ta kthejë në një ushtar të tij si paraardhësin e vet demokrat, që e blinte me xhetona kazinoje.
Ambasada e Zvicrës në Tiranë ka hapur padi ndaj tentativës zyrtare për t’i krijuar mundësi të ndërtojë një përbindësh të ri të shëmtuar dhe jashtë normave urbanistike tek lulishtja e Vëllezërve Frashëri, duke shkelur konventat ndërkombëtare për diplomatët e huaj dhe marrëveshjet e qeverisë shqiptare me autoritet zvicerane për të ardhmen urbanistike të asaj zone.
Ky ndërtues, i cili mburret se ka paguar një botues të Berishës për të prishur Zogun e Zi, ku ka një tjetër pallat të shëmtuar, tani mendon se do të prishë dhe zemrën e Tiranës për të tentuar të rikthej kohën e art të tij kur luante me kryebashkiakun e Tiranës, si zar rulete.
Tirana po vuan ende pasojat e asaj qeverisje dhe gati 90 për qind të lejeve të kohës së Brojkës duhen shembur nëse ky qytet duhet të bëhet normal. Por hienat që e kanë pasë kapur atë peng atëherë, po vrapojnë të bëjnë të njëjtën gjë përsëri.
Edhe thone qe ne kete jete nuk ndodhin mbrekullite, ja mo ja, nga na doli ky ing. nga hici dhe po na trekon peralla te 1996, po ti ku hanje ne ate kohe mo derdimen, kaq gjate e paske mbajt kete brenge te atyre viteve si nuk ke plasor o mavri? A ke projektuar e ndertuar ti mo byrde ne kohen e betonizimeve te rames? he mo na trgo, se do ta mbash per te na e treguar (po te jesh gjalle) ne 2028.
Ne vazhdim te Ilir,po shtoje nja dy gjera
ne adrese te ing.Beka.
Trajtim pa substance.me shume behet fjale per mbledhje therrimesh.
dhe me kete logjike,duhet te themi se pas 15 vjetesh,
do diskutojme per skandalet qe po vijojne sot
(sigurisht ne aspektin e ndertimeve)
psh,rastin e vandalizimit te parkut kombetar,apo tek Liqeni,Per godinen plote arkitekture te Piramides,e plote te tjera,
Keto z.Beka do perbenin substancen,pasi ato te viteve te shkuara,eshte njesoj si te thuash;Vrava ca zoq te ngordhur!!!
Por nga sa lexuam,kuptojme,se ekzistojne disa cikerrima te konfliktit personal,te cilat
ju kane mbarsur me nje inat te eger ndaj atyre qe te kane prishur ndonje pazar…Deshiroj qe te mos jete keshtu,por,e verteta
eshte se vete shkrimi juaj e deklarone qartazi nje gje te tille…
megjithate,ndofta deri ketu shkone zgjidhja e juaj…
po ky gjigandi i fidel yllit,,,,,,,,,,,,,brojka ja dha lejen?
Inxh. Gazmend Beka emër i pandigjuar në ndërtim ku spikasin figura të njohura si Aleksandër Frangaj e Fahri Balliu. Nga përshkrimi i më sipërm i Ilirit mësojmë se ç’takëmi i përket ky biçimsëz inxhinier.
O Ilir me qeliza gomari, si nuk e ke kuptuar qe ky shkrim,shume i mire i inxhinjerit,eshte bere sepse nen kujdesin Lules po behen perpjekje qe te realizohet ndertimi i pallatit monster tek ambasada e Zvicres. Po nuk ke shume faj ti! Kur ke detyre zagari per te mbrojtur halelleqet qe bejne njerezit qe jane brenda gardhit te Sal-iut, patjeter keshtu do te lehesh sic leh gjithmone ti me keto komentet e tua te shpifura.
Ilir, ky inxh. Bega eshte treguar shume i kursyer dhe te ka treguar vetem majen e ajsbergut. Shqetesimi i tij real eshte rindertimi ne 2012 i nje monstre tjeter prane bulevardit. Ato qe ti i quan betonizime te Rames (kullat ne Bulevard, tek Predesidenca, prapa stadiumit, ETC, Tirana e re, Rr. Komuna e Parisit, etj, etj), jane ndertuar me lejet e Brojkes dhe me mbrojtjen e Fatos Nanos. Po edhe sikur ti kishte bere Rama, kjo nuk dmth qe tani duhet te bejme sehir kur vazhdon shkaterrimi pa hesap i Tiranes.
Po pse cfare pritej nga pasardhesi i Brojkes dhe i zgjedhuri Saliut? Hapsira te lira, c’betonizime, projekte dinjitoze? Po nuk u ndal nga nje Qeveri e PS vitin tjeter Tirana do kthehet ne identitet, ate PD-se se viteve 90.
Artikull shume i sakte! Dhe sot e kesaj dite po vuajme injorancen dhe mediokritetin e ndertuesve te kohes se Brojkes. O zot, si nuk na u hoqen qafe keto njerez. Nuk kane faj. Ngelen beniamine te shefave. Keshtu eshte kur politika ndihmon dhe puneson njerez qe dine vetem te shkaterrojne dhe te gllaberojne. Deri kur keshtu?
po ti thuaja emrin ketij bq o shoku,,,,,
…tregoni emrat.!! vetem keshtu do te mbaje pergjegjesi gjithsejcili..e jo vetem moralisht..!!! te shkruaj per Brojken…Bashen…Saliun..s;keni thene asgje…demaskoni te gjithe ata qe notojne ne llume…Neser te gjithe keta bejne “disidentein”…luftetaret e paepur ?
vetem beton.
mire ju behet populli qelbur, se kur vjen puna e shisni voten per 10mij lek te qelbura. nuk mendoni per te ardhmen tuaj kurr njer pa dinjitet, turp te kini si popull
Tek një lis sipër në majë
korbi qendroi te haje
nje cope djathe qe mbante
ne qeft. Kur nisi te hante,
shkon nje dhelper’ e mallekuar,
se i ra ere djathe i vjeshtuar.
Deshiron ta haje vete;
«Mirëdita mik i vjetre,
bukurinë tënde nuk e ha zog tjetre
me pende te bardhe; ne di te kendosh
permbi zogjte e tjere do te mbreterrosh”
Te tregoje zene zoti korb gerrhiti
dhe leshoi djathne po dhelpra ja priti
dhe korbit i tha:
«Ndëgjo, budalla:
ata që lëvdojnë,
me gje te botës duan te rrojne.
Zot, kjo këshillë që të rrefeva,
sot vlen me teper
se kjo cope e djathit qe te rrembeva”
Tha zonja dhelper
dhe iku me bisht perpjete.
Korb’ i shkretë,
korb’ i mjerë,
u turpërua
dhe u betua
të mos gënjenet dhe tjeter here.
Para shtate vitesh isha ne Tirane per te studiuar idene e kthimit ne shqiperi dhe eshte ky artikull qe jep arsyen se perse nuk u ktheva ne Tirane. Une mund te them se Tirana eshte nje qytet qe nuk mund te jetohet
Une sot jetoj ne Itali ne nje qytet te madhesise se mesme por si qytet zen hapsire toke sa dy here Tirana. Ne nje rreze di 5 km realizoj te gjitha nevojat jetike pa gjetur asnje pengese. Nuk ka probleme te qarkullimit çdo gje funksionon si ore zvicere e per qytetaret nuk ka probleme parkimi. Per ata qe vijne nga jashte te cilet jane mijera eshte pergjithesisht ndermarrja ku punojne qe krijon mundesine e parkimit te makines. Per te tjeret ka vende te megaparking nen qytet dhe shperndare ne gjithe qytetin. Ligji e detyron komunen qe te kete propocione midis parkimit me pagese e papagese. Per rezidentet qe detyrohen per arsye te ndryshme te parkojne me pagese, te tille qytetare kemi karten e qytetarit dhe makineta ben sconto 50%.
Kur isha ne Tirane ishte ai problemi i mbikalimit te “zogu i zi” dhe sapo e pashe situaten e kuptova qe e verteta kishte ere korrupsioni pasi pallatet qe jane ndertuar aty ne afersi do te mbeteshin pa u shit. Kush e ka idene se si zgjidhen problemet e qarkullimit ne vendet e zhvilluara mbikalimi i “zogut te zi” ishte mimimumi qe mund te behej per te zgjidh problemin e qarkullimit ne Tirane. Ne qytetin tim kane bere para 10 vjetesh nje kompleks mbikalimesh, nenkalimesh, selekcione te corsie, rotonde ne 4 planesh, nje investim me shume se 100 milioni Euro i cili ka zgjidh problemet per dhjetra e dhjetra vite.
E kuptova se mbikalimi do te shkaterrohej pasi keshtu eshte rradakja e shqiptareve qe e meriton te gjitha çfare i ben Sala. Ajo çfare ndodhi dihet por gjeja me e habitshme eshte se askush nuk shkoj ne burg per kete krim. Faji ishte i Edi Rames sipas Sales, une nuk e kam pare Edi Ramen te denuar me burg per demin efektiv te miliona dallare.Faj sipas Edi Rames eshte i atyre te Sales, por asnje nuk ka shkuar ne burg. Njeri e ka fajin per kete jam i sigurt une nuk e kam dosjen e tyre jane te tjere qe e kane ne dore por edhe ata kane shperdorim detyre se nuk e ndjekin deri ne fund. Nje e ka fajin qe do te jete me imunitet.
Pallatet jane bere pa garazhe, te parrethuara, shume te larta, duke e bere Tiranen nje qytetet pa asnje kuptim e te veshtire per te jetuar.Tirana zhvillohet sipas koncepteve urbanistike te vendeve islame dhe jo perendimore.
Lum si ti o zoti refugjat!
ne kohen e brojkes tirana vnte era shurre dhe dukej e tera si bbraka ne kohen e merhumit!
Zoti Beka,
Do te me pelqente me shume shkrimi nese ne cdo paragraf do te permendej emri i Pingulit, i cili bashke me disa ndertues te tjere i ka ngulur Tiranes ndertimet qe ajo nuk i meriton. Ne Tirane me shume se ne cdo qytet tjeter eshte shkaterruar urbanistika, jane zhvleresuar ndertimet, eshte sterrosur jeta e banoreve. Une mendoj se arkitektet, inxhinieret, investitoret, nder ta edhe Punguli, duhet te skuqen nga turpi per kete qe i kane bere kryeqytetit! Ajo qe eshte bere ne Tirane ne keto 20 vjet eshte e pariparueshme!
Katrahure te pallati jeshil te.brigada e 8. Pallat mizerje , i ftohti i ngrohti si eshte jashte hyn brenda , zhurmat nga kati ne kat skandal, bejne seks larte e degjon poshte, duke u zene me njerezit per te lene makinen, kerkojme per te blere parkim sdim ku te marim, mos i hengersh ato lek more trap, 200 e ca familje ka te ky pallat , ben dhe si i forte kokra e palles
Po more te gjitha kunjat ne Tirane po te gjitha te shumtuarat Brojka i ka dhene, si si vjen turp ketij brojkes ‘!!!? Hajd se i la paret te kazinoja, po me i paafte qe paska qene …
Pinguli u be supermiliarder me ato pallate jashte cdo standarti.Kur te behet shteti tamam duhet ta hedhi ne gjyq dhe te paguaje miliona per ate rregullim qe mund te behet.Brojka te pergjigjet jo pas 12 vitesh qe ka ik por edhepas 22 vitesh se ishte nje kryebashkiak por idiot qe njifte vetem paren.
Si kuptoj dot keta maloke te paguar qe duan te mbrojne krimin urbanistik te Brojkes dhe pingulit e Co.
Maskara e psiko eshte Pinguli po pallatet nuk i ben te keqia.
Thembra e akilit ne shemtimin e Tiranes e gjithe Shqiperise eshte prishja e institueve te urbanistikes e te ndertimit te cilat duhen kthyer urgjentisht.Nese cdo ndertim do te kalonte ne filtrin kolegjial te profesionisteve te vertete,nuk do kishte bythe brojke qe te masakronte vendin.Kjo eshte rruga per te ecur si bota e perparuar.Ato qe thote autori jane plotesisht te verteta,qe therin per ndonje si iliri.
Nje pergjigje per synetin
Per Tiranen duhet te flisnin arkitektet qe ne gjeneze, kam ndjekur ne tv Maks Velon por ky foli pasi ishin bere ndertimet e skishte vlere me. Persa i perket ndertimeve ne lartesi ato kane shume vlera per tiranen sepse futen ne vepra social kulturore , nuk sheh te ndertimet e Rames asnje prishje fasade, kushdo qe hyne ne Tirane mrekullohet me at ndertim , mesa di sikur se ka Fideli more zotni, Naçi & Male, kullat binjake jane mjafte mire ne at pozicion, pallati Mulaj te ishte dhe nja 4 kate me larte do ishte mrekulli, te pakten 2-3 kate nen toke i kane , nuk u varet ndonje kondicioner si ne keto plehrat e Brojkes, a ka me turp se pallati pas kullave binjake, jo me kote rama mori arkitekte te huaj
KUSH ESHTE FAJTORI?
Kur perfundoi hotel Tirana Mehmet Shehu hypi ne tarrace dhe u tha projektuesve me shaka komuniste: “Po pse ja keni zbathur BREKET Tiranes tone more dallkauke?” Tani nastradini i thote te njejteve projektues dallkauke alla Kolaneci&Co: “Hypni ne Kullen e Vodafonit dhe hidhni nje shikim rreth e rrotull mbi Tiranen pa BREKE. Qe te kenaqeni me frytet e punes se tuaj prej betoni puro. Qe jo vetem e kane lene Tiranen pa BREKE, por e kane bere si Kandahari i Afganistanit me talebane, por pa luftime me armikun ne nje kohe krejt paqsore. KUSH ESHTE FAJTORI? Sepse kjo nuk eshte e gjitha. Po te maresh mundimin dhe te futesh ne thellesi te xhungles VENDE dhe POPUJ ne Bathore, Kashar, Yzberishtit e gjetke, Kandahari i Hindustanit do te dukej si nje LULE ne GJIRIZIN URBANISTIK albanez. KUSH ESHTE FAJTORI? Sepse po te dalesh nga Tirana dhe te shkosh ne bregdet, ne Durres, Vlore apo ne Sarande pershembell KOLERA urbanistike albaneze e lakmise dallkauke per LEKA te momentit duket ashiqare dhe nuk ka nevoje per dylbi. KUSH ESHTE FAJTORI? Sepse po te shtosh ketu edhe pirgjet me PLEHRA vendi dhe importi dhe MUTIN ne kanal qe derdhet ne det, ose perzihet me ujin e pijshem MURTAJA e vertete duket ashiqare qe po troket ne deren e cdo shqiptari. KUSH ESHTE FAJTORI? Ne Spanje te gjitha ndertimet me leje dhe pa leje qe ishin kunder llogjikes se turizmit elitar dhe te qendrueshem i prishen me buldozere pa pyetur askend. Shume vete humben pronat e tyre, por Spanja i shpetoi me kete vendim shkaterrimit total te turizmit elitar per vitet qe vijojne. Ne Kroaci gjithashtu kane filluar te prishin te gjitha ndertimet qe jane brenda distances se lejuar nga vija e detit. Po shkaterrohen fshatra turistike qe shqiptaret nuk i kane pare ne enderrat e tyre me te mira. KUSH ESHTE FAJTORI? Mesiguri nuk eshte vetem FEBELI I Saliut Brojka apo ish SIGURIMSI i Enverit Pinguli, apo VEMJET e perjetshme te gjirizeve te cdo regjimi, pseudointelektualet projektues alla Kolaneci&Co, qe dine ta bejne qeleshen sipas cdo koke. KUSH ESHTE FAJTORI? Kjo eshte ceshtja qe mundon zhvillimin urbanistik ne vendin tone dhe qe e ka bere Shqiperine si Hindustani ne shkretetire. Te gjitha reklamat e shtrenjta qe paguan Saliu per te mashtruar Boten shkrihen dhe treten menjehere sapo turistet e huaj hedhin hapat e pare ne Albani. Shifrat e Saliut per turizmin kosovar dru me pre, qe hane nje here ne dite domate me buke ne getot e shemtuara te plazheve shqiptare jane vetem per perdorim te brendshem, sepse pasaniket e Perendimit numurat me mashtrime reklamash i kane mesuar permendesh dhe nuk e hane sapunin per djathe. KUSH ESHTE FAJTORI? Sepse mesiguri nuk eshte vetem Pinguli dhe Brojka, sic mundohet te na binde inxhinieri famoz me pozite te drejte qytetare Beka, ne shkrimin e tij mbreselenes ne TEMA. Sepse Tirana jone po behet dita-dites nje vend i veshtire per te jetuar. Prandaj edhe nastradini me deshperim perserit pyetjen e tij te vjeter:
KUSH ESHTE FAJTORI?
E cuditshme, te pallatet italiane prane tenisit ishte i vetmi referim se si duhej te ndertohej ne Tirane, Brojka e kishte kete shanc te merte at model e ta zhvillonte ne tirane , sigurisht edhe shume me mire se keto qe jane ndertuar ne kohe te qepes, por ama kishte ambiente clodhese e per te lozur femijet, parkimi per cdo familje, ky debil i futi nga nje kulle midis pallateve, eshte e vertete qe zuri dhe rrugen mu mbi rruge ka ndertuar, une jetoj ne Londer dhe ketu ka shume ndertime te ngjashme si ato te italianeve ne tirane, po ka dhe prapa ekspozites te kohes se Enverit, kesaj i thone qe Luli ti fusi ndonje pallat midis tyre !!!! Po kjo eshte skandal more njerez si e beri brojka at pune ?!!!!!! Te vije nje firme ndertimi ketu ne Londer e te ndertoje midis ketyre hapesirave, po ketu banoret te mbysin per nje mace nese e trajton keq e jo me ti maresh lirine e tyre. Bravo Brojka bej qejf se aty ska drejtesi………!!!!!!!!
SHkruesi ka te drejte per problematiken qe trajton!
Pavaresisht nga shkaku qe e nxit per kete shkrimi, shkrimi ne vetvete vlen. Mos vlefte per ndonje arsye te piset, sic aludojne disa opinione rreth shkrimit ketu.
Te ndyre ne historine e qytetit do te mbeten plot emra ndertuesish dhe arkitektesh, ku perfshihet edhe Lufi, Trebicka etj. Demi i sjelle prej tyre eshte i pallogaritshem. Por ne te njejten vazhde jemi edhe sot. Roli kryesor i mbetet shoqates se arkitekteve, qe nuk ekziston ne kuptimin e mirefillte te saj. Shkreli po njesoj si Lufi do te mbaje mbi kurriz gjynahet e asaj qe nuk po ben.
Kushdo e ben dallimin me qytete perendimore, te cilet mgjthse te ndertuar ne shekuj, funksionojne sot per bukuri dhe perfshijne brenda tyre edhe infrastrukturen moderne te kohes qe jetojme.
Por te mos na dali nga vemendja qe qyteti reflekton me se miri nivelin e kultures dhe inteligjences se popullit qe jeton ne te.
Nuk behet urbanistika dhe arkitektura me shkolla dhe aksione partizane, sic ndodh rendom tek ne, kur i ngrefet Bashes apo Rames te behen urbanista apo arkitekte, apo ku arkitektet vijne nga shtresa te varfera te shoqerise duke mos trasheguar ne vetedije nje mendim te mrehte inteligjent per hapesiren urbane.
Po shoh nje pamje nga larte te ketij shkrimi, ne krahe eshte nje ndertim me tjeglla te kuqe besoj se eshte ambasada Zviceriane, e po pastaj se eshte ambasada,!!! po duan te rijne ,ne mos tja mbathin andej nga kane ardhur , se mos ka pyt shteti jone per qytetaret e vete, per Zviceren as qe u bie ndermend.
O nastradin, koment interesant ,! po para disa ditesh u vrane e u plagosen ne qeret , ne bregdet , drejtojne militantet more zotni , si te djathte e te majte, sja kane haberin fare per nje atministrate te pergjegjshme, por vetem lek $ €, se elbete shohin familjen e Sales qe eshte e dhjere qe ne gen, e skane byth tu kerkojne hesap shkateruesve te vendit tone.
Ja nje e vertete tjeter:
http://japanontop.com/view.php?video=gdF3WrJsuaE&title=mafia+e+projektimit+te+Edi+Rames
ndermjet tre kullave binjake, dy ekzistueseve dhe te tretes qe po vjen pritet te ndertohet nje kazino luksoze. Prandaj gervallen ne kuvend kush te hedhe zaret e ruletes se inaugurimit te Austrian Lotteries te padrinos qe nuk u be president
Palaco shkrues qe nuk ja mban te vere emrAT E FAJTOREVE