E kane fituar betejen me korrupsionin?
Nga Myslim Pasha
Nuk ka shumë rëndësi për të rrëfyer në këtë shkrim se kush ngadhnjeu dhe kush humbi lidhur me paktin detar Shqipëri-Greqi, në një betejë e cila mund të mos kish ndodhur fare, nëse ajo do të fshihej ndër arkiva, firma, protokollarë dhe miqësi vendesh në një gjeopolitikë aq shumë të debatuar. Nuk dihej se si mund të binte rasti për të bërë zbulimin se ç’kishte ndodhur në fundpranverën e vitit 2009. Një pakt detar që ishte përcjellë me xixëllonja miqësie dhe doli me metastaza drithëruese.
Ky pakt na solli një dështim të plotë të funksioneve të shtetit në të gjithë hierarkinë e tij. Shteti u gjet indiferent ndaj një procesi diplomatik ndërkombëtar për ndarjen e gjeo-hapësirave detare: një diplomaci në kokëulje dhe zvarritje, ndjellje në tavolina të dështuara ndaj mbrojtjes së interesave kombëtare, institucione të studimit gjeo-hapësinor detar symbyllura dhe gojëkyçura, heshtje e turpshme ndaj historisë dhe trashëgimisë, e një hartografie të zhgarravitur dhe gjeo-shkencash të ngrira, e të vetë Akademisë së Shkencave, të cilat rrinin strukur në skutat e tyre të kapura nga diktati i qeverisë dhe kryeministrit.
Kish ndodhur një ndër paktet më tradhtarë dhe më antikombëtarë qysh prej shekujsh që gjallon ky komb.
Mirëpo iliro-shqiptarët në shekuj “e kishin hedhur të mirën në det” dhe siç thuhet ndër rrëfenja të urtisë shqiptare “e mira do të dilte në breg”.
Dhe me të vërtetë ajo doli në breg shumë papritmas dhe kaq nxitimthi si askund tjetër.
Po çfarë kish ndodhur?
Ishte vallë ajo një pazar midis qeverisë së Republikës së shitur dhe qeverisë së Athinës që e kërkonte në treg Jonin e historisë dhe të pasurisë së pamasë?
Apo ishte thjesht një interpretim spontan i negociatorëve, që të ndodhur në tavolina bisedimesh humbën betejën, dhe që s’dinin se ç’kishin bërë e seç kishin humbur?
Ndër të dyja këto pyetje deri sot lundrohet kuturu, më shumë për zhurmë dhe manipulim, po nuk dihet ende se në ç’skuta mund të ketë ndodhur pazari.
“A ishte shitur seti?”
Mediumet shqip, në hapësirën e opinionit, kishin hedhur dyshimet, por asnjë herë s’kishin thënë se “detin e kish shitur ai apo ky”.
Po kësilloj kish ndodhur dhe me oponencën e pavarur (se kështu u quajt nga qarqet mediatike shqiptare) që ndofta ishte ndër më të qetat, më të kursyerat ndër fjalë dhe deklarata, duke duruar dhe hakërrimat e pushtetit dhe sejmenëve të tij, por që ishte shumë e rreptë me dokumentet e shqyrtuar në gjeometrinë dhe gjeografinë, si dhe me argumenteve ligjorë për hapësirën që ish ndarë. Oponenca kish vetëm një thirrje: “Lutemi Kryeministrit… Kyeparlamentares, Komisionit të Sigurisë…”, “se është bërë një vepër antikombëtare… prandaj mos e kaloni në Parlament!”
Vetëm një person e mori këtë dëshmi ende të paeksploruar aq sa duhej, ta përdorte për çjerrjëmaske dhe deskreditim të Sali Berishës në atë farë feje, çka u bë shumë përfitues për të.
Ky ishte politikani Ilir Meta. Qe kohë e fushatës elektorale dhe ai ishte ndarë me Edi Ramën duke përfaqësuar atëbotë një Lëvizje Socialiste për Integrim. Ai ishte i pari që më zë të çjerrë deklaronte në tinguj të epërm “Sali Berisha e shiti detin e Shqipërisë”.
Ata që luftonin në frontin e hapur të mbrojtjes së mëvetësisë së dheut amtar, vijonin prapë të ishin të kujdesshëm në njoftim me opinionin shqiptar, duke sjellë argumente shkencorë dhe ligjorë. As pjesa e opozitës që përfaqësohej nga PS, për arsye që kanë ngelur ende të pagjurmuara, nuk e përdori me forcë këtë argument, ndonëse ajo e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe e mbrojti.
Kështu, ky Meta, ky socialist i integrimit, në banderolën e tij e përdori, përfitoi e mblodhi shumë votues të së majtës në ato zgjedhje derisa ashtu i shkëputur, zuri një kodrinë të tretë, duke u shndërruar në “pol të së keqes” së madhe. Votuesit e së djathtës, ose populli i së djathtës, mbajti një qëndrim mospajtues, përçmues dhe sharës “ndaj atyre që shpifnin etj”, ashtu sikundër edhe qeveria e që mbronte paktin e fitores së saj!!
Dihet se ndërsa vijonte gjurmimi i historisë së tradhtisë ndodhi edhe ndryshimi befasues, kur e majta shqiptare u shqit, u ça dhe hapërda, ashtu siç vijon deri sot, dhe Ilir Meta nga kodrina e “polit të së keqes” u bë “poli i shpëtimit i Arkës së Noes” dhe u krijua qeveria e sotme e Republikës së Shitur, term që u përdor dhe përkoi aq bindshëm mbas përdorimit që Meta e paratha “deti i shitur nga Sali Berisha”
Ky det aq i përfolur, ky det aq shumë i interpretuar aq sa nuk ish interpretuar në gjithë historinë e krijimit të tij, nxori dhe argumente aq të parrëzueshëm se ç’fytyrë kanë në Shqipërinë e sotme politikanë si Ilir Meta.
Po ç’ndodhi në vijim do të thoni ju?
Ai u ysht në darkë dhe u ngrit në mëngjesin e Berishës. Ishte dhe mëngjesi i tij i tradhtisë së dyfishtë, ndaj bashkësisë së majtë e ndaj interesit kombëtar. Politikani u shndërrua në pazarxhi, humbi bindjen dhe ndryshoi qëndrim tërësor orientues i veshur me pelerinën e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm në Qeverinë e Shitur.
Atë e pyetën për paktin detar.
Ai buzëqeshi në cepin e buzës së djathtë, pastaj ngjau i mendueshëm, sepse iu duk vetja mentar i madh, lojtar, atlet peshash të rënda shqiptare, kur e harroi se ç’kish thënë dy muaj më parë.
Për të “pakti detar kish qenë i rregullt, se qeveria ku ai kish hyrë, nuk kish bërë asnjë mëkat dhe asnjë shitje deti”. Pastaj qeshi në të majtën e buzës së tij të shpërfytyruar.
Për oponentët e pavarur dhe mediumet shqiptare ai tha se “ne besojmë njerëzit tanë, ata që i kemi në punë…” dhe “nuk besojmë ata që kanë dalë në pension dhe janë të lajthitur”. “Gjykata Kushtetuese ka mendimin e saj, por qeveria ka mendimin e saj…”, gjë të cilën asnjëherë nuk e tha as Sali Berisha, ky shitës i detit dhe Kryeministër i Republikës së Shitur.
Ky ishte akti i veçantë tragjikomik i Ilir Metës, që historia nuk do ta harrojë.
Po Ilir meta eshte vetem 1 cope fshatari mo burri i dheut,c’apret ti nga ai cope mishi me dy sy????????
Pastaj,gjejani menyren si t’a …….Nuk futet njeri ne lufte per ate shkerdhate.
e ke gabim dean.Ai qeka pi,, some.Leke ka,per njeri se rru,etj etj
Perseri percfaqet figura e zhubrosur dhe
plote njolla e Ilir Metes,
Ku me llogje e ku i vertete ne bema te pafundme.
Ai keto vite eshte bere aprovuesi i shkermoqjes se ketij vendi.
Te gjitha pislleqe jane,sa sot therritet Ilir blloku.
Po ne keto vite, Ai eshte bere expert i kthesave te forta,
ku Saliu bashke me kriminelet e tij,kurre nuk e kane
kundershtuar.
Sebashku ata jane bere autore te krimeve zinxhirre.
Ata po shkaktojne vershime tronditese qe po shembin jeten e njerezimit te ketij vendi.
Atyre vetem Qielli ju ka mbetur pa zaptuar.
Dhe nga ky pozicjon,moralin e tij te I.Bllokut,e
dallojme te jete i perqendruar ne ate qe ai vet i mshone
pa ezitim,kur thote se:-“Eshte i keq Ai qe nuk do te behet i pasur kur ka Pushtet!”
dhe ne vazhdimsi,kembengul per ti dhene theksin dhe tonin fuqishem
asaj se:_”Gjithkush gabone ne se mendon
qe une me Saliun do te ndahem nje dite!!!”
-Ne do na nadaje vetem vdekja! kjo per aresye se
lidhjet tona jane bere nyje,pasi jane bazuar
ne burime te pashtereshme perfitimi.dhe kete lidhje
kushdo qenie si puna e jone do ta deshironte.
Ne fund te fundit ekzistone edhe dashuria apo respekti i detyruar
kur ato nuk jane te ciltera.
DYQANI ESHTE I MBYLLUR!
JEMI ME PUSHIME, KTHEHEMI NE SHTATOR!
PA RESPEKT
ILIR E MONA KRYEMEDHENJTE
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/lalzit-bay.html
Mire Saliu dhe Iliri nuk ka dyshim qe per perfitime personale e familjare jane tradhetaret me te medhenj te kombit shqiptare ne ditet e sotme,por nga eunuket ne qeveri dhe rreth tyyre,nuk ka fare patriotizem?.Si nuk doli njeri te sakrifikonte ate karrige te qelbur qe mban ere korrupsion e hajduteri te thoshte me guxim”jo zoti k/minister kjo nuk behet”sepse deti eshte i yni dhe duhet te mbetet yni pergjithmone”. Turp,turp,turp,c’fare kemi ne krye te vendit,nje tufe pazarxhinjesh,ne tregun e stacionit te trenit,qe shesin zarzavate ne pluhur.
MYSLIM PASHA,TI AKOMA FLET PER METEN ME EMRIN ‘ILIR’ POR HARRON ‘ILIRJANET’ QE E NDJEKIN.TI FLET PER SALINE POR HARRON ‘SALISJANET’ QE E NDJEKIN.
Myslim pasha,te flasesh pas 22 vjetesh shperberje e shkaterrim,ku nuk dihen kufijte tokesore,ajrore,e ajo me kryesore ku jane ata ‘BANORE’ TE KETYRE TROJEVE ,per detin eshte njesoj sikur te flasesh me vehte.
Ky popull ingelur ne Bthore kaqe meriton ai ne 22 vjet gjysmen e votave ja ka dhene SALIUT E Daj METES QE PO NA ‘DREJTOJNE’ PA SHTET.
NUK PO MERET VESH KUJT I DREJTOHESH?
Shqipërisë po i luhet, me një dinamikë në rritje, një blof diplomatik lidhur me projektin e gazsjellësit TransAdriatik, TAP, i cili parashikohet të sjellë gazin azerbajxhanas në Europë, duke kaluar nga Turqia, Greqia dhe Shqipëria, me destinacion Italinë. Blofi diplomatik po synon të krijojë në Tiranë idenë e gabuar dhe kushtin iluzor sikur: 1- Shqipëria si vend tranzitor varet nga vendet tranzitore; 2- Sikur Shqipëria ka nevojë t’u bëjë koncesione strategjike dhe integriteti vendeve tranzitore në shkëmbim të pjesëmarrjes në këtë gazsjellës; dhe 3- Sikur TAP është një çështje aq jetike për Shqipërinë, saqë ajo duhet ta përkufizojë si një projekt strategjik të sajin.
Shqipëria parashikohet të jetë një vend tranzitimi i këtij gazi dhe natyrisht kjo paraqet një rrethanë pozitive, nga e cila vendi ynë ka dhe do të ketë përfitime. Mirëpo statusi i vendeve tranzitore nuk krijon supremacinë e njërit shtet ndaj tjetrit në zinxhirin e shteteve, që bëjnë pjesë si tranzitues në gazsjellës, dhe as nevojën e nënshtrimit të njërit shtet tranzitues ndaj tjetrit, por është ndërvarësia reciproke e njërit ndaj tjetrit. Shqipëria nuk mund të varet në këtë mes nga Greqia, e cila është shteti pararendës tranzitor i këtij gazi, dhe as Greqia nuk mund të varet nga Turqia, që është për të shteti pararendës i gazit.
E theksojmë këtë element, sepse po përhapet një interpretim i gabuar diplomatik dhe politik, sikur përfshirja e Shqipërisë në projektin e gazsjellësit TAP është ekskluzivitet i Greqisë. Kjo është kaq naive, sa që edhe njohësit më të përciptë të tematikës së gazsjellësve e kuptojnë se qëndron shumë larg së vërtetës. Çelësin e vendimmarrjes së projektit dhe të trajektores së tranzitimit nga do të kalojë gazsjellësi e kanë gjithmonë shtetet dhe kompanitë, që furnizojnë gazin, pra shteti që prodhon gazin dhe zotëron burimet e gazit. Në rastin konkret të projektit të gazsjellësit TAP, çelësin kryesor e ka Azerbajxhani, dhe konsorciumi, që zotëron pellgun gjigant të gazit, Shah Deniz 2, ku kompania britanike “BP” dhe “Statoil”-i norvegjez zotërojnë 25.5 për qind të aksioneve, dhe kompanitë azere “SOCAR”, ajo ruse “Lukoil”, ajo franceze “Total” dhe kompania iraniane e naftës nga 10 për qind, dhe kompania “Turkish Petroleum” 9 për qind. Aktorët shtetërorë, industrialë dhe financiarë të zotërimit të gazit, janë vendimmarrësit se nga do të kalojë gazi dhe jo njëri apo tjetri shtet tranzitues. Edhe në rastin e gazsjellësit tjetër, që kalon nëpër Ballkan, “South Stream”, është Gazpromi rus dhe Rusia, që kanë përcaktuar trajektoren. Nuk është aq Bullgaria, as Serbia, as Kroacia, as Hungaria e as Austria, që i diktojnë Rusisë se nga duhet të kalojë gazi, e aq më pak të kushtëzojnë njërin apo tjetrin shtet tranzitues. Të gjitha shtetet, që janë përfshirë në projektin “South Stream” i drejtohen Rusisë t’i përfshijë në rrugën e gazsjellësit dhe nuk ia kërkojnë e as varen nga shteti pararendës në këtë trajektore.
E njëjta dinamikë veprimi është edhe për gazsjellësin TAP. Pellgu gjigant i gazit, Shah Deniz 2, nga i cili parashikohet të vijë gazi për TAP-in, i ka “zotërinjtë e gazit”, që vendosin se nga e si do të kalojnë tubacionet dhe këta zotërinj nuk janë në Ballkan. Edhe për projektin e njohur të gazsjellësit “Nabucco”, i cili gëzon mbështetjen e Bashkimit Europian, si një projekt për të pakësuar varësinë energjetike të Europës nga Rusia, ishin pikërisht Azerbajxhani dhe kompanitë e tjera aksioniste të pellgut të gazit azer, që vendosën të ndryshojnë projektin dhe të paraqesin një variant më të shkurtuar të quajtur tani “Nabucco West”. Pra nuk u pyetën vendet tranzituese, dhe aq me pak të lejonin vendet tranzituese të kërkonin dorën e njëri-tjetrit. Nga ana tjetër, financuesit e projektit TAP janë kompania zvicerane EGL dhe kompania norvegjeze “Statoil” me nga 42,5 për qind të aksioneve dhe kompania gjermane “Ruhrgas” me 15 për qind, – tre kompani jashtë Ballkanit. Është tjetër gjë dhe nuk duhet ngatërruar me mbështetjen politike, që konsorciumi i TAP-it i tre kompanive të mësipërme kërkon nga shtetet tranzituese, ku do të kalojë gazsjellësi. Por mbështetja politike jepet për gazsjellësin dhe nuk mund të shërbejë apo të përdoret si pretekst për nënshtrimin politik të një shteti tranzitor nga shteti tjetër tranzitor. Kjo do të thotë se Shqipëria as varet e as nuk mund të varet nga një shtet tranzitor pararendës.
Por drejt Shqipërisë po pompohet një mjegullnajë diplomatike, e cila synon të bindë qeverinë në Tiranë dhe opinionin publik shqiptar se për përfshirjen në projektin e gazsjellësit TAP vendimmarrja ndodhet në Athinë. Thelbi i blofit diplomatik qëndron në shpikjen e një ndërvarësie të rreme mes pjesëmarrjes në TAP dhe marrëveshjes detare me Greqinë, të përfunduar nga qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Greqisë në vitin 2009 dhe e firmosur në Tiranë nga ministri i Jashtëm, Lulzim Basha dhe ministrja e Jashtme, Dora Bakojanis. Në mënyrën më tipike bizantine po qarkullon në qarqet qeveritare dhe politike në Tiranë teza e ndërvarësisë mes këtyre dy çështjeve. Për këtë tezë ka nevojë qeveria greke, ministri i Jashtëm i së cilës deklaroi në 7 korrik në parlament se Greqia do të vazhdojë zbatimin e marrëveshjes për delimitimin e kufijve detarë, dhe shtihet sikur nuk e di që ajo marrëveshje është nul, dhe se një marrëveshje qeveritare dypalëshe nuk mund të zbatohet, nëse nuk e ka ratifikuar parlamenti shqiptar dhe ajo nuk ka asnjë vlerë, përderisa e ka hedhur poshtë si antikushtetuese Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Për tezën e ndërvarësisë mes pjesëmarrjes në TAP dhe lejimit të marrëveshjes së anuluar detare duket ka nevojë qeveria shqiptare, e cila në dollapin e saj të skeleteve ka mëkatin kombëtar të gatimit të marrëveshjes nënshtruese të detit dhe po manifeston një këmbëngulje prej rajaji për përsëritjen e mëkatit. Qëllimi diplomatik dhe politik është përgatitja e terrenit për një rivënie në skenë të së njëjtës marrëveshje të papranueshme, me të njëjtët regjisorë dhe me të njëjtët aktorë, por me një mizanskenë disi të retushuar. Retushimi del në formën e tezës absurde se Shqipëria duhet të japë detin me qëllim që të sigurojë përfshirjen e saj në gazsjellësin TAP.
Me gjithë vlerësimin dhe mendimin pozitiv për gazsjellësin TAP apo gazsjellësit e tjerë të korridorit europian të jugut, që mund të kalojnë nëpër Shqipëri, duhet theksuar me forcë rrethana se Shqipëria nuk është shtet që varet nga gazi, siç varen për shembull Ukraina apo Bullgaria, dhe ajo nuk do të vdesë pse nuk vjen gazi rus apo azerbajxhanas, dhe ajo nuk mund të bëhet objekt presioni strategjik me gazin. Por këtu nis elementi i tretë i blofit diplomatik rreth TAP-it, që po e paraqet si çështje jetike të madhe përfshirjen në TAP, ku vendi ynë po shfaqet më shumë i interesuar se të tjerët. Unë nuk mund t’i vë faj ministrit të ri të Jashtëm të Shqipërisë, i cili sapo është ulur në kolltukun e tij, por janë të habitshme tezat, që ia servirin në dosje këshilltarë mediokër ose dinakë, se Shqipëria e ka gazsjellësin TAP çështje të madhe të saj dhe ajo duhet t’i lutet e të bindë fqinjët e saj, që ta mbështesin. Një tezë e tille është ajo sipas së cilës, ne po i kërkojmë Athinës një lëshim të madh prej saj, duke na përfshirë në TAP. Duke folur për TAP-in, në një intervistë në 19 korrik, ministri deklaron se “Na mbetet të punojmë me Greqinë, por shenjat janë pozitive që edhe Greqia do të na mbështesë dhe krijohet si të thuash një masë kritike, konsensus, mbështetje politike e domosdoshme”.
Diplomacia shqiptare duhet sqaruar se mbështetja politike e qeverive të vendeve tranzit, nga do të kalojë gazsjellësi, është një kusht i gjeopolitikës së gazit. Në këtë kuadër konsorciumi i TAP-it ka kërkuar që të sigurohet mbështetja politike nga qeveritë e Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë. Por këtë mbështetje dhe siguri politike e kërkon shteti furnizues ose kompanitë, që financojnë projektin, dhe nuk mund të serviret si pretekst për ndonjë vartësi të shteteve tranzituese nga njëri-tjetri. Mbështetja politike nuk është hipotekë e njërit vend tranzitues tek tjetri shtet tranzitues. Përfshirja në TAP nuk është as hyrje në NATO e as hyrje në BE.
Bizantinizmi i blofit diplomatik rreth gazsjellësit TAP konsiston në strategjinë e trajtimit të Shqipërisë si një shtet i dorës së dytë, i cili nuk po gjen dinjitetin e vet dhe të cilin, jo vetëm zotëria, por edhe sejmenët e zotërisë mund ta trajtojnë me mospërfillje. Nuk thoshte kot Faik Konica, që të tjerët të japin çmimin sipas kapelës, që i vë vetes.
Nga Shaban MURATI
SHABAN MURAT ||
Keta jane Iliret e Shqiperise. Race arjane thone..
Kristina, je shume patetike.
cfare do te thuash me ate “pergjigje”, qe zoteria nuk eshte shqiptar?
Shko zhytu andej nga evros
I nderuarAndon kot u merzitet.
Zoteria te kish pasur makari nje emer shqip te pakten si psh [Ilir]Shabani apo [Dritan]Murati etj,por dreqi e mori dhe Shaban dhe Murat sikur nuk shkon dhe nga ana esthetike!
Kur e pash emrin “EDOR”,thashe qenka emer i lezecem por kur mbarova se lezuari komentin mbas 15minutash dhe kur pashe dhe emrin ne fund u zhgenjeva shume !
kristina je shume idiote, duhet te thuash more Andon, se ia rrite shume vleren. e keni vene re sa jane shtuar idiotet kete vere te nxehte?
edhe vete e ke te paqarte.. perseritesh shume ..Nuk ka njerez me emer mbiemer si tendin dhe inteligjence mbi mesataren… Ja arrite te na harxhosh kohen duke lexuar hartimin e klases se 4-et fillore..Ler penen dhe merr shpaten..Atje do ndjehesh ne prrofesionin tend.
Tani nuk ka me debat mbi kufijte e Shqipnise, apo Kosoves. A jena tu u fut ne Evrope, dhe kufijt do te shkrihen.
Debati dhe sherri asht si do te quhet Tirana pas 10 vjetesh. Dikush thote TIRAPOJ, dikush tjeter TROPAR, nje tjeter thote SKRAPOJ. Ja ky asht problemi kryesor. Aq me teper se po qarkullojne fjale, se mundesia me e madhe asht qe me ana te referendumit, sic tha Alibeaj, qe populli te zgjedh midis emrave-SALESBURG dhe SALIGRAD.
Zoteri i nderuar Myslym Pasha
per te gjitha sa ke shkruar jam dakord,vetem nje gje nuk e kuptoj
deti ju shit grekerve nga saliu apo ju fal
une mendoj qe ju fal
te lutem me sqaro po e lexove komentin tim.
Ne konceptin shteteror ju FAL. Ne konceptin privat Saliu nuk e njeh fare termin “me fal”. Detin e Shqiperise, te drejten me mbjell varreza greke si kerpurdha i shiti Saliu me Lirien per perfitime personale. Ashtu sic ja shiti Janullatosit, me 1992, Kishen Autoqefale te Fan Nolit dhe Kristo Negovanit.
Deti nuk ju shit por ju fal ne kembim te certifikimit te zgjedhjeve te 2009-es,kujtoni se ish ministrja e jashtme greke Bokojanis ishte presidente e radhes e OSBE-es dhe dergoj zv/e saj Grosrukun e perhershem si kryetar i vezhguesve te OSBE-es.Zgjedhjet u vodhen,Grosruku i certifikoj,Bokojanis mori detin,Saliu pushtetin.Eshte merita e Myslym Pashaj dhe PS-es qe e coi dhe mbrojti ne gjykaten kushtetuese qe he per he Greqia ka mar lesht dhe Meta eshte futur ne mutrat e Vicidolit.
Te gjitha fytyrat e LSI qe jane te gjitha te ndyra por ne veçanti koka e madhe e lsi ilir meta do te mbahen mend ne histori si NJERIU ME I PESHTIR QE KA KOMBI SHQIPTAR.Ky tradhetar rufjan e hajdut po ben te pa munduren qe te mbaj saliun ne pushtet.POR shpejt do ti aguaj te gjitha.
Z. Shaban Murati, pershendetje.
Nje shkrim mjaft i arrire qe meriton te shkruhet si nje artikull me vete.
Po Z, Shaban Murati edhe mua me pelqeu shkrimi juaj, shte nje shkrim shume i detajuar dhe me kuptim, nuk ka problem se nuk i pelqen ndonjerit. I shpjegoni mjaft mire kompleksitetin qe ka shteti shqiptar lidhur me inferioritetin ndaj te huajve. Ju duket sikur po ju ben ndonje nder Greqia Shqiperise dhe jo sikur eshte detyrim i vendosur ne lidhje me tranzitin si ne cdo vend tjeter. Por ne duhet tu japim shperblim patjeter apo jo dhe nuk eshte vetem kjo aresyeja eshte edhe ajo qe thote komentuesi Delli USA u fal deti edhe ne shkembim te certifikimit te zgjedhjeve te 2009-tes nga Greqia nepermjet perfaqesuesit te saj nga OSBE-ja.
Saliu kshu e Saliu ashtu o shqiptare Saliu bon car ti doj ajo b… e tij dhe as qe e rru per ju jo vetem per ju per te gjithe qe bojn gam gam pranaj merruni me dicka tjeter lereni detin deti e kon mor greket osht vendos ajo pune ik e shitni qese droge boni ndonje pazar femnash ose vritni per i llaf goje pra me i fjale gjona qe ne shqiptaret i dime me mire leni politiken e patriotizmin se nuk jeni ne per ket pune mbas nja 50 vjetesh ma do menja se nuk ka Shqipni mo do folet ose serbisht ose italisht ose greqisht ne ket vend pranaj shifni car osht sot varini trapin se car osht neser
E sakte zoti Myslym, po pyete tani zotin Meta cfare thote. Njeri qe ndrron lekuren sipas interesit. Ky duhet te jete i pari qe duhet perballur me drejtesine, jo se i u bashkua doktorr rrumpalles, por u kap me portofol ne dore duke bere pazare. Ne se nuk behet kjo, atehere na rrofte e motra e burrit, asgje s’kemi bere!
Si shum po e fryeni kete ceshtje qe,ne fund te fundit mund te kete qene thjesht nje keqintepretim apo gabim i personave qe jan marre direkt me kete pune.Keqinterpretime qe ne percaktimin e kufijve,sidomos detar, ndodhin shpesh ndermjet shteteve…Akuzat per “shitje”apo”falje” jane thjeshte propogande e ordinere per te ushqyer diletantet.Le ta arsyetoi sejcili keshtu:si mundet dikushi,(kushdo qofte ay),te urdheroi nje komisjon(nje grup njerezish)te shesin apo te falin nje pjese te teritorit te vendit ?Kaq naive te jeni sa te besoni nje gje te tille,apo beni sikur…?
Te rruat logjika o “logjike” qe je komplet e kunderta e logjikes. Te ngresh nje ekip te tere per ndarjen e kufirit detar dhe pas nje deshtimi te turpshem te thuash se “mund te kete qene thjesht nje keqintepretim apo gabim i personave qe jan marre direkt me kete pune” eshte idiote! Po te kishte vertet shtet ligjor Shqiprtia pergjegjesit qe nga bajlozi dhe deri tek sherbetori me i fundit i tij do te pergjigjeshin ne gjyq!
Nderimi te madhit Myslim Pasha!
Nik
ne po e shesim naften ne po e shesim detin ne po e shesim kromin ne po i shesim te gjitha qe na ka dhuruar zoti dhe duam te na zgjidhi ajzerbaxhani putini greqia mor ka vend ky lloj shteti mor ka sy ky lloj populli se po qe per kete klase politike te te gjithe surrateve ne geto na kane cuar dhe duan tena zhdukin si komb se deri sa na vodhen pronen e mori horri jo ai qe sakrifikoi jeten dhe dhimjen e 50 vjteve si kulak si i shpronesuar u burgos per ate prone u rrop i gjalle ne burgje dhe ne fund e mori horri pushtetar dhe tallet dhe tani kaq shume po tallen me pasurine e ketij kombi sa duan tja japin te huajve se duan t a shfarosin fare kete komb