Çifti britanik fiton 190 milionë euro në lotari (FOTO)

14 Gusht 2012, 18:51Lifestyle TEMA
Çifti britanik fiton 190 milionë euro në lotari (FOTO)

Adrian Bayford, 41 vjeç dhe gruaja e tij, Gillian, 40 vjeç, kanë mundur që të fitojnë plot 190 milionë euro në lotari. Të emocionuar pas fitimit të lotarisë, ata thanë se fillimisht, me paratë e fituara do të dërgojnë fëmijët e tyre në Disneyland afër Parisit, të vizitojnë Rocky Mountains dhe të blejnë një shtëpi të re.

Çifti pohoi se kjo është një shumë e madhe dhe për këtë arsye do ta ndajnë edhe me të afërmit e tyre. “Është një shumë aq e madhe parash sa që nuk mund të jetë vetëm për një person”, u shpreh Gillian.

Me paratë e fituara, tashmë ata hyjnë në listën e personave më të pasur në Britani, përkrah yjeve të muzikës si Tom Jones apo Eric Clapton.

5 komente në “Çifti britanik fiton 190 milionë euro në lotari (FOTO)”

  1. aaaaaaaaa says:

    jepini disa tacit qe te laje kredine ndaj credins dhe te shpetojme nga alievi.

    1. ohohoohoho says:

      mos i qaj hallin Tacit se ai eshte kaluar po ta krahasosh me Shkelzenin dhe Argiten. keta te dy kane nevoj urgjente se jane ne prag te urise. Taci ka hall kredie kurse keta kane hall buke

    2. &&& says:

      Ndertoni dhe nje palester se mesa duket paskeni shume nevoje……..

  2. shvejk says:

    Fati zbret ndonjehere edhe ne toke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje