Jeta poshtë korsisë së shpejtësisë (FOTO)

16 Gusht 2012, 22:02Lifestyle TEMA
Jeta poshtë korsisë së shpejtësisë (FOTO)

Njerëzit në qytetet e mëdha janë mësuar të jetojnë me gjithfarë zhurmash, por në një metropol kinez familjet detyrohen të flenë me pambuk në veshë.

Disa banorë të qytetit Guiyang e kanë shtëpinë e tyre mu poshtë autostradës.

E quajtura ura Shiukousi është ndërtuar në vitin 1997, por që prej atëherë janë 10 godina banimi që janë ndërtuar poshtë saj.

Një banor tha se është mësuar aq shumë me tronditjet sa nuk e ka ndjerë tërmetin që goditi këtë rajon në vitin 2008.

Sikur të mos mjaftonte zhurma, ata duhet të jetojnë edhe me ndotjen e tmerrshme.

Qyteti kinez ka katër milion banorë dhe është në kryqëzimin e katër segmenteve të rëndësishme rrugore të vendit.

3 komente në “Jeta poshtë korsisë së shpejtësisë (FOTO)”

  1. Dean says:

    Do merzitemi edhe per zhurmat dhe ndotjen ne Kine tani,se s’kemi halle ne Shqiperi.

  2. hahaha says:

    ky eshte modeli kinez qe ka zili sala. kur pa ket uren mavria, vendosi qe kina dhe vucidoli mund te lidhen shume kollaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje