Një ‘Robin Hood’ 8 vjeçar mahnit Malin e Zi

16 Gusht 2012, 17:51Lifestyle TEMA

Mali i Zi është habitur këto ditë me historinë e një djaloshi 8 vjeçar, që vidhte para dhe më pas ua jepte ato njerëzve në nevojë.

Policia në Mal të Zi është surprizuar kur ka zbuluar se personi që kishte vjedhur mbi 2 mijë euro ishte një vogëlush 8 vjeçar, raporton Balkan Insight.

Djaloshi i tha policisë së ka bërë katër vjedhje brenda pak ditësh dhe paratë ua ka dhënë njerëzve në nevojë.

Që kur lajmi u bë publik, një grua në mesomoshë kërkoi që të adoptonte këtë ‘Robin Hood’ të vogël.

Ajo tha se ai nuk është kriminel.

“Nëse ai ka pasur një ndërgjegje se të varfrit kanë nevojë për para, dhe nëse ka bërë atë që ka bërë pa ndikimin e të tjerëve, atëherë unë them se ky është akt pozitiv,” tha gruaja.

Ajo tha se do i japë mundësi vogëlushit për një fëmijë normale dhe të shëndetshme.

Megjithatë ajo nuk e zbuloi identitetin për shkak se ekziston mundësia që pas vjedhjeve mund të ketë edhe ndonjë mashtrim.

5 komente në “Një ‘Robin Hood’ 8 vjeçar mahnit Malin e Zi”

  1. Shahin Dervishi says:

    I vogel, i vogel, po punen e beka te madhe ky!
    Une rri 10 ore ne dite per 235 euro ne muaj, ky i benka per 4 dite 2000euro
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/21-janari-2011-pucisti.html

    1. daku says:

      mos je gjo ne burg plako,,,,,,,,235 euro ne muaj,,

      1. noa says:

        Ti Daku ku jeton, se dukesh qe nuk jeton ne Shqiperi dhe nuk e di qe me 10 ore ne dite ka edhe paga 100 euro ne muaj.

  2. shvejk says:

    Pse mor Dak sa kujton se paguhen Shqiptaret? Burgun ku ta gjesh.

  3. enofieraku says:

    daku zgjohu nga gjumi, eshte ora per skrap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje