Shqipëria u bë vendi ku “eksporti” i emigrantëve ka qenë “lënda e parë” me të cilën shqiptarët ju ofruam botës pas përmbysjes së komunizmit. Kjo shtresë popullsie u bë protagoniste e padiskutueshme në mënyrën se si vendi u zhvillua prej 22 vjetësh. Ky protagonizëm filloi me emigrantët e parë që u futën në ambasadat perëndimore në 2 korrik 1990-të duke i dhënë zemër shoqërisë së tulatur shqiptare për ndryshimet e mëvonëshme.Sot, vendi ynë për frymë popullsie, zë vendin e parë në Europë për emigracionin. Rreth 20-25% e popullatës së vendit tonë është larguar në emigrim.
Emigrimi i popullsisë në Shqipëri është e dhëna që bie në sy pas publikimit të treguesve të “Censusit”. Instat e deklaron vendin me 2 milionë e 830 mijë banorë i cili përbën një zvogëlim popullsie prej 237 mijë banorësh(!) (Ironikisht, kjo shifër bie në kundërshtim me listat e zgjedhëve të KQZ-së, të cilat konfirmojnë një numër më të madh të popullsisë!)
Në ITALI, numri i emigrantëve shqiptare është mbi 500 mijë, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij shteti.
Gjatë viteve numri i shqiptarëve ka shënuar rritje të vazhdueshme. Ai, sipas statistikës italiane arriti në janar 2011 kuotën 482.627 emigrantësh të rregullt në territorin italian i cili përbënte 10,6% të totalit të emigrantëve në shtetin italian.
Në GREQI saktësia statistika e emigracionit shqiptar është e paqartë. Në këtë vend numri i emigrantëve shqiptarë është më i lartë se në cdo vend tjetër, përfshi edhe Italinë.
Sa është numri i shqiptarëve të cilët kanë lënë vendin e tyre drejt emigrimit? Ky numër zyrtarisht NUK DIHET!
Duke shkruajtur këtë shkrim, mendova se duhet ti kërkoj një mirëkuptim lexuesit. Nuk jam duke bërë opozitarin. Përgjegjësia e shtetit shqiptar nuk fillon sot…
Përafërsisht, duke marrë së bashku Italinë (500 mijë+), Greqine (700-800 mijë+), vendet e tjera te BE-se (100 mijë+) duke shtuar këtij edhe emigracionin në Amerikën e Veriut (SHBA dhe Kanada), Australinë dhe pjesën tjetër të rruzullit shifra e emigracionit shqiptar të pas viteve 90-ët shkon frikshëm diku mbi 1.5 milionë…
Emigrantët janë historia e re e Shqipërisë. Ata ndryshuan raportin me shpresën për të ardhmen, në një shoqëri të dëshpëruar dhe zhgënjyer postkomuniste. Me shqiptarët emigrantë, vendi u ndihmua në rimëkëmbjen financiare dhe ekonomike të tij. Remitancat, (dërgesat financiare) të emigrantëve në drejtim të Shqipërisë, ishin disa herë më të larta se sa ndihmat ekonomike e dhëna në formë grantesh apo programesh nga donatorët ndërkombëtarë për qeveritë e tranzicionit në Tiranë.
Emigracioni shqiptar ndikoi në nivelin e shkollimit. Ai sa vjen e po bëhet edhe më i mirë edhe falë emigracionit. Mentaliteti, mënyra e të menduarit dhe deri e të veshurit kanë pësuar ndryshime të forta falë “hapjes” së emigracionit. Protagonistët e suksesit shqiptar vijnë, shumica e tyre, nga rradhët e emigrantëve, pavarësisht se një pjesë e tyre reklamohet ose me vonesë ose kur shkëlqimi mediatik ndërkombëtar i bën të i pashmangshëm.
Ndërkaq, qindra e mijëra emigrantë vazhdojnë të kenë probleme me lejet e qëndrimit, bashkimin familjar, sigurimet shoqërore, shkollat shqipe, keqtrajtimet, standardin e jetesës apo nivelin e integrimit në shoqëritë e shteteve ku kanë emigruar. Këto dhe të tjera përbëjnë shqetësimin më të madh në marrëdhënien e munguar që shteti i Shqipërisë ofron për emigracionin e vet “jetim”.
Njohja e sigurimeve shoqërore, është nga problemet më të mëdha që shqetësojnë emigracionin tonë, përballë indiferentizmit të institucioneve të shtetit shqiptar. Ky indiferentizëm me të drejtë indinjon çdo emigrant shqiptar i cili ndodhet në këtë “udhëkryq” të së ardhmes së tij. Zgjidhja e këtij problemi kalon edhe nga relizimi i marrëveshjeve shtetërore të cilat do jenë një zgjidhje fundore për pensionet të tyre të pleqërisë.
Fenomeni i mohimit të njohjes së viteve të punës të emigrantëve shqiptarë aktualisht përbën sot një korrupsion të llojit të veçantë. Ky problem social sa vjen dhe do të bëhet çështje e ditës. Pritshmëria e emigrantëve shqiptarë për njohjen e viteve të punës, në kushtet e krizës ekonomike europiane kanë përballë heshtjen dhe mosprofesionalizmin e institucioneve shqiptare.
Për faj të politikës reciproke, vetëm në Greqi, mbi 300 mijë emigrantë rrezikojnë të humbasin pensionet e tyre. Shteti i Greqisë pak kohë më parë bëri marrëveshje reciproke me Australinë për këtë cështje për emigrantët e vet. Qeveria shqiptare, deri tani, nuk është kujtuar për të biseduar për këtë cështje e cila do të sjellë për emigrantët e sotëm pasoja të parikuperueshme.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë ka zgjedhur rrugën më të lehtë dhe në kurriz të emigrantëve. Ai u kërkon emigrantëve të bëjnë sigurimin vullnetar pranë tij. Një praktikë tepër e “cuditëshme”, që i detyron emigrantët të sigurohen edhe në sigurimet shoqërore shqiptare. Duket se u zgjodh rruga më e lehtë në kurriz të emigrantëve shqiptarë dhe jo dialogu për njohjen e pensionit nga homologët grekë.
Shteti shqiptar nuk ka një axhendë për emigracionin e vet. Ky është realiteti i dhimbshëm, të cilin për ta ndryshuar duhet më së pari ta pohosh.
Kjo mungesë fillon me nivelin e shërbimeve në ambasadat tona të cilat nuk kanë personel të mjaftueshëm. Ai është një numër, për nga vogëlsia, frikshëm i turpshëm, (nuk besoj të jetë dyshifror) dhe as që bëhet fjalë të ofrojë shërbimet e kërkuara ndaj një komuniteti emigrantësh që numëron sa banorët e bashkive më të mëdha të Shqipërisë në shtete si Greqia, Italia apo si SHBA, Kanada, Gjermani etj.
Thellimi i krizës ekonomike dhe politike në vendet e Bashkimit Europian dhe sidomos në Greqi dhe Itali, po errëson prespektivën e emigrantëve shqiptarë.
Një pjesë e emigracionit shqiptar po rrezikon të përfundojë atje ku nisi rrugën e emigrimit para 22 vjetësh. Ata po kthehen. Të hutuar, të mallëngjyer dhe shpejt edhe të indinjuar. Kthimi i tyre sot është realitet. Ikja nga Greqia sidomos përbën rendin e ditës. Grupe emigrantësh, të detyruar, po i drejtohen përfundimisht vendit të tyre të lindjes për arsyet nga më të ndryshme ku kushtet e legalizimit, ndërprerja e kontratave të punës dhe gjendja e rëndë ekonomike i kanë lodhur së tepërmi emigrantët shqiptarë. Dikur, ata punonin me ëndrrën për të mbledhur para për një të ardhme sa më të mire, ndërsa sot, jeta e tyre varet nga këto kursime dhe mbi të gjitha duke rrezikuar humbjen e viteve të punës. Kjo është një padrejtësi për të cilën shteti shqiptar bën ende të “paditurin” dhe që duhet konsideruar si papërgjegjëshmëri ndaj qytetarëve të vet.
Politika shqiptare nuk ka raporte me emigracionin. Sot, emigrantët në Shqipëri figurojnë votues në lista por votimin e kanë thuajse një mision të pamundur. Prezenca e tyre në listat e votimit është shpesh arsyeja e manipulimeve industriale në zgjedhjet e rradhës. Edhe kur votojnë si emigrantë, kjo është një superlodhje militantësh që me autobuza udhëtojnë drejt Shqipërisë për të votuar. Vijnë si një “mall” eksporti, dhe pavarësisht se kryejnë një akt të paprecedent për një vend anëtar të NATO-s, janë shtresa më kokulur dhe që do me zemër të ardhmen e atdheut të vet.
Shqipëria dhe politika ja ka “borxh” të drejtën e votës emigrantëve atje ku ata jetojnë. Pse po vonon kjo e drejtë?! – mund të pysë dikush. Përgjigja e thjeshtë është se emigrantët janë votues të frikshëm. Ata nuk blehen dhe shiten, për një vend pune në administratë. Standarti i tyre i të kuptuarit të politikës nuk është naiv. Votat e emigrantëve do të jenë një thuajse “revolucion” për mentalitetin politik shqiptar. Vota e emigrantëve, pa asnjë metaforë optimiste, do të ishte “hapja” e dytë e Shqipërisë pas viteve 90-të.
Emigrantët janë heronjtë tanë të tranzicionit. Ata kanë ditur ti japin atdheut që nuk u dha thuajse asgjë Këta kërkues të ëndrës na kujtojnë cdo moment se NDERI ju takon atyre, dhe TURPI mbetet për mosmirënjohësit pa ëndrra…Duket sikur mitingu idiot në sheshin “Skënderbej”, për “dënimin” e atyre që emigruan nga hyrja në ambasadat perëndimore në 2 korrikun e 1990-ës nuk ka mbaruar akoma. Sigurisht!
Me befasove zoti Pandeli!
Nje analize shume e ndjere dhe profesionale. Edhe foto ilustruese eshte shume e goditur! Edhe nje fakt i hidhur, Berisha nderohet me emigrantet se i fut 2-3 here ne vit si turiste dhe votat i fut ne kutite e tij.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html
Te lumte z.Majko. Te paska folur zemra. Uroj te vini ne pushtet dhe te beni ndryshimin qe, me sa duket e keni kuptuar.
Shume e goditur,
demi me I madh qe iu be Shqiperise ishte ikja e shtreses intelektuale,I shkaktuar nga kaosi qe vazhdon te mbizoteroj..per kete jane pergjegjes te gjithe politikanet e djatht e te majt,,,,ps,pd,berisha,meta,bastardi nano,ruçi,pashko,rama,shehi e gjithfaresoje degjeneratash e hajdutesh….
as te mos jete njeri nen iluzion se po te ish PSne pushtet do ishte me mir,ashtu sikurse e kemi ditur edhe te kunderten..o majkell
edhe ajo puna e votave te emigranteve,nuk eshte ide e keqe dakord,por gjithsesi aty duhet revolucion,duhet shkulur nga themelet kanceri qe ka shtrire krahet,,po su ndeshkuan keta qe kane vjedhur pasurin e shtetit,atje sdo kete zhvillim kurr..
O kali i kuq po si nje itelektual qe je pse nuk u ktheve ne albanistan se sala e thithi trunin e ikur ja si pershembull drejtorin e shish,po atje oshte rrumpall o shoku im dhe mos bon keto krahasime pd ps se ps e qeverisi vendin nga 98 deri ne 2005 ato gjeten nje grop te zez qe la sala maloku.Mos harro se P D drejton me komunist bijt e Enverit ,agjent te serbit pranaj osht ne ate gjendje vendi yne
trurin e thithi dhe rama,,po ja qe po te hash shume tru qingji neper restorante,ketej te hyn andej te del hahaha…se bej shaka.
————–
O kallom,po e kap nga fundi.te gjithe pa perjeshtim jemi “bijte” e Enverit ne 1 menyre apo 1 tjeter,do sdo ti eshte pjese e historise,persa kohe qe te gjithe prindrit tane kane kontribuar dikush nje post me te larte dikush me te ulet qofte dhe pastrues rrugesh,skulptor,minister,administrator,mesues,polic etj…nuk do isha dakord me ate sistem me te mirat e te keqiat,por mendoj se perdorimi akoma i kesaje teorie”bijte e enverit apo hitlerit”,eshte nje hipokrizi,,,,madje shum nga ata qe kane qene vertete te persekutuar si psh olldashit,,dikur I kane pasur prinderit dhe gjysherit kasaper te vertete te atij sistemi por qe per pune “pushtetesh”,”aleancash”e”interesash” qe teshme dihen u futen ne burg e internim..dhe tani quhen te persekutuar…
pamvaresishte kesaje mendoj se,Burreria dhe Rrespekti e kerkojne qe jo gjithçka I duhet mohuar atij Enverit,,apo e kam gabim?
———————-
Persa I perket PD-PS,mendoj se jane bere si puna e Ping Pong-ut,njeri e leshon,tjetri e kap,te njejtet lojtare qe levizin bythen sa majtas sa djathtas ne rotacion,,qe ne I dime te gjithe….
ti mund te maresh si shembull “gropen e zeze”qe la PD,kurse une ne kontra po te kujtoj masakren qe I beri bregdetit,pishave,betonizimin e reres PS..vetem ne Durres 2000-2005 jane shkaterruar zbulime arkeologjike me vlera te pallogaritshme…ai dëm I bere nuk shbehet me,le te flasim realitetin..ndersa nje qe ka per zemer PD do e argumentonte qe,”vertet sala prishi Lanen por Lana çprishej kollaje ndersa ne bregdet ama nuk lejoi asnnje ndertim”..
dikush tjeter thote qe”nano nuk vrau njeri”,,kurse une them qe”ishte nano pa eshte bere saliu mbret”..etj
———————-
Miku im,mendoj se e keqja e atije vendi(vendi im),Albanistan apo Shqiperi,eshte se populli eshte shume i çorietuar dhe I lodhur,ate I servir ajo lloje politike dhe ate do haje,i droguar me kafe gjithe diten,ne qe jetojme jashte e shohim realitetin me sy disi me ndryshe..
mendoje se qe te fillohet mbare,aty ka nevoje per 1 ndryshim rrenjesor njerezish dhe mendoj gjithashtu qe ne kete moment nje nga Aktet me imediate eshte ti thuhet Stop nderhyrjes greke ne punet e Shqiperise.
Shendet vella!
bravo te qofte por nuk me duket si mea culpa, sepse edhe ti si parlamentar PS e ke per detyre qe jo vetem te shkruash editoriale ne gazeta por ti besh presion padronit tend ed rames qe (gjithmone kur ndryshon kodin zgjedhor, hera e fundit para 1 muaji) perse ai nuk prezanton nje nisme ligjore per ceshtjen e votes?????
Ju te gjithe keni frike, berisha rama meta etj… jeni vetem DEMAGOGE te pandreqshem
Mos flit kot o Arber. Majko eshte i vetmi sagllam atje. Po kush mund te merret me diktatoret respektive Rama dhe sidomos shpellari Berisha. Eshte e pamundur, aq me teper per nje intelektual te debatoj me keta lubi perbindesha.
e lexova shkrimin dhe sinqerisht me pelqeu.Po,mendoj se rreth 1.5 milione shqiptare jane ne mergim,e ndoshta jo per faj te nje qeverisjeje.Mendoj se baza e nisjes ishte varferia absolute e’90,pastaj mbyllja e shume nderrmarjeve,te ashtuquajturat reforma(une jam hequr nga ushtria 24 vjeç me reforme);me nje fjale,”te korrat” e terapise se shock-ut qene me keq se aguridhe.Ka shume aspekte te emigracionit,sepse ai lind,sepse ai zhvillohet,aspektet pozitive per individin dhe ato negative per shoqerine e me gjere kombin.Tama,nderi dhe turpi,siç ve re z.Majko.Pra,emigracioni,e thene shkoqur eshte nje fitore afatshkurter dhe nje disfate afagjate.Amerika e Veriut ka thithur njerez te arsimuar,qe nga ana e tyre jo vetem qe s’po i kountribuojne atdheut,por edhe femijet e tyre po diplomohen atndej dhe po i sherbejne atyre vendeve.Kam rastin e njerezve te mi atje.Po edhe ne Gjermani,Itali e France,po ashtu edhe ne Greqi.Esht nje akord TRIPS,mbi pasurine intelektuale,qe z.Majko duhet ta dije,se ka qene kryeminister,po ashtu desh te punoje ne OKB.Shteti i varfer i enver hoxhes dhe po ky shtet i varfer i tranzicionit ka paguar falas shkollat deri ne gjimnaz,ndersa vendet perendimore i marrin studentet e mire gratis nga ne dhe veshtire keta te kthehen kur shohin qe andej u ofrohen vende te mira pune me rroga te larta.Pra,kemi humbur dhe po humbim akoma.Kursimet e emigranteve u duhen atyre te konsolidojne situaten ne vendet ku jane,te blejne shtepi atje ose ti harxhojne tani ne kohe krize,se per hall i kane mbledhur.Politika e Tiranes,aq e ngjashme me ate te kohes se zogut,ka bere ç’eshte e mundur qe memigrimi te shtohet,por spontanisht ama,siç ka ndodhur deri sot,se eshte nje kokeçarje me pak per ata.Po sikur te ishim futur ne BE do ishte çliruar pak tensioni i papunesise,se ja,rumunet s’kane problem te punojne ne ofertat sezonale.Nga ana tjeter,ata qe u fryne ne vesh shtetareve te Tiranes te mbyllnin dhe privatizonin nderrmarjet natyrisht qe s’e kishin preokupimin se ku do shkonin punetoret.Ja qe nje pojese e mire e emigranteve u perzune me force nga Shqiperia dhe tamam nga politikat e gabuara te shtetareve,qe s’po i quaj te PD,PS etj,se te gjithe kane faj njesoj.Megjithate,shkrim i mire,ndryshe nga autori,qe do njeçike zemer Braçeje t’i thote shqeto gjerat.
E drejte…
Shkrim shume realist zoti Majko.
sikur te angazhohet pak me shume dhe opozita per vendin dhe rrezimin e diktatorit anti komb sali qen berisha me mire do ishte per gjithe shqiptaret dhe emigrantet.
ne qe ikem para 22-23 vjetesh prape se prape na dhimbset toka meme dhe fati i poshter qe qeverite shqiptare i ruajne asaj.
zhgenjimi per ta bere shqiperine si gjithe evropa zoti Majko eshte i madh po e bejne shqiperine si gjithe afrika e veriut ose arabia.me nje parti shtet dhe me nje sulltan te pabese injorant hajdut e vrases.
juve si politikane duhet ta rrezoni kete monster diktator se shqiptaret nuk rrezuan komunistet per nje bllok te rri me sulltanin sali dhe kodoshet e tij.si para 22vjeteve edhe sot shqiptaret u prene ne bese nga politika anti komb.
Dakord! Dakord me shkrimin! Ne zyren tuaj jo mbanit ne kornize nje citat: “Mos pyet cfar ka bere atdheu per Ty, po cfar ke bere Ti per atdheun.” Bukur fort, frymezuese e lartesuese. Hajt, ja vlen ta them dhe mashtruese! Mashtruese se zotnia jote ka dy vila ne fshatin turistik dhe atdheu beri per Ty dhe jo per Ju, se nuk kam rrespekt per asnje monster nga Ju “rjepacaket”. ju doni pluguar dhe varrosur persgjalli cfar i keni bere shqiperise…….
Jam nje ish emigrant ne Itali (Milano).
NJe gje me bente shume pershtypje kur isha ne Milano per shkolle:
Ne jemi vendi i vetem ne Itali qe kemi Konsullaten ne sheshin Duomo ne Milano.
Siperfaqja e kosullates ishte rreth 40 metra. Nuk di ta kemi blere ndertesen, mendoj qe eshte me qera. (kush e din le te thote)
Vlera e qerase ne ate vend jam i sigurte qe shkon me mijra euro ( leke taksapaguesish)
Problemi qendron se cdo dite poshte konsullates ka dhjetra njerez ne rradhe. Fakti i te pasurit konsullate ne mes te milanos dhe valvitjes se flamurit tone aty eklipsohet me faktin qe sheh me dhjetra njerez qe rrine ne rradhe dhe jo per te pare ndonje muze por per te mbaruar pune.
Te vjen zor te rrish ne rradhe kur te shikojne gjithe turistet e botes me gjynah.
Nuk do te ishte me mire nje konsullate ne periferi, me ato leke qe paguajme per konsullaten do te kishim marre me qira nje ambjent 4 fish me te madh, do te gjeje parkim kollaj, nuk do na e benin turistet e tjere qe kalojne aty prane me gisht….
Ne ndjehemi te huaj edhe ketu ku jetojme, edhe kur kthehemi ne Shqiperi.
Ne Shqiperi mbase po pas kaq vitesh, por perse ndihesh i huaj ne Toronto ti Lil?! Te thuash kete mbase ti Lil duhet te jesh UFO :-))
Z. Majko pergezoj sensibilitetin tuaj megjithate sinqerisht nuk e kuptoj kokeuljen e opozites edhe ne kete drejtim,dihet se pjesa me e madhe e emigranteve jemi ne Greqi ,kushtetuta greke kerkon 10 vjet qendrim te ligjshem ne vend per te aprovuar kerkesen per qytetar grek e megjithese shume nga ne i kemi keto vite e jo vetem por me bisneset tona paguajme taksa shume me te larta sesa nje qytetar i thjeshte grek e gjithmone mbetemi me ato karta qe duhet ti paguajme edhe ato si ne asnje vend te botes…besoj se ky artikull eshte fillimi i nje perpjekjeje politike per te mundesuar thjeshtesine e pajisjes se qytetareve shqipetare me qendrim te gjate ne Greqi me qytetarine e dyte ,ate greke ,aq e nevojshme ne jeten e perditeshme sidomos kur drejton nje biznes tendin ,sado i vogel te jete ai!Kjo nuk dobeson aspak ndjenjat tona per atdheun ,perkundrazi ngritja e personalitetit individual e forcon ate !
Ky lloj shkrimi ka dy gjera qe nuk shkojne. E para eshte teper I vonuar dhe e dyta eshte ne “vendin”e gabuar. Ne rast se keto shqetesime pompuan ne koken e deputetit Majko javen e kaluar,, I bie qe ky mbrojtes imorale I emigranteve te kete tallur b….. gjate ketyre 20 vjeteve te fundit,se eshte nga ata qe ka ngrohur shumicen e karrigeve qe çdo politikan I ka zili. E dyta qe eshte me qesharakja per nje palaço ( kam parasysh te gjithe ata) eshte se kur harxhova kursimet e mia per te votuar ju, e bera se mendoja do ngrinit zerin ne Parlament Jo neper gazetat lokale. Une kam vetem nje pyetje qe besoj eshte shqetesim per gjithe ata qe kane probleme me besimin……Si i mundet te te besoje une Ty, kur ti ishe Kryeminister ,dhe nuk i propozove Presidentit ose t’ia kujtoje te pakten, qe nje nga te drejtat themelore e mbrojtur me kushtetuten tuaj, ajo e VOTES, po shkelet per 1 500 000 shqiptare?!?!?!?!? Nuk kam me nerva te merrem me me ju, por ne mendjen time ju shaj dite e nate…,
Te iken deshira te quhesh shqipetar,kur degjon idjotesira nga idjote QE PER FATIN E KEQ KANE KUJTUAR SE NA KANE ‘DREJTUAR’ SI KRYEMINISTRA.
NJE QENJE QE FLET KAQ PERÇART,E NUK DI SA SHQIPETARE JETOJNE NE BATHORE E SA JASHTE SA KANE NDERRUAR FE E SA NUK DINE SHKRIM E KENDIM O KA PATOLOGJI TE RENDA PSIQIKE O AGJENTURAVE TE HUAJA NUK U KA INTERESUAR QE KY VEND TE QEVERRISET NGA KRYEMINISTRA SHQIPETARE.
MORE ‘IDJOT’ (do te ish per ty nje perkedheli),per ke shkruan,kryeminister i kujt vendi ke qene e banoret e ketij vendi si quhen e ku jane sot e kesaj dite,kujt ja kerkon shifrat o ‘kryeminister i4 vjeç dhenderr OKB-SE?ME ‘SOCIALISTE’ TE TILLE KEMI RRUGE TE GJATE PER TE MBAJTUR NE KURRIZ ‘ARRORRIN’.
SHQIPERIA E BOSHATISUR NGA “KULTURA” DHE
E MBYTUR NGA “MALOKE-SHPELLARE” QE HISTORIKISHT
KURRE NUK KANE PUNUAR VEC VJEDHIN, VRASIN,
MASHTROJNE QE TE JETOJNE.
SHQIPERIA E BOSH PA “INTELEKTUALE TE MIREFILLTE”.
SHQIPERIA DO SHUHET SI QIRIU NGADALE-NGADALE.
KATER FAKTE.
1-Emigrantet shqiptare kane qene dhe jane patriotete e vertete te Shqiperise.
2-Kodoshet sulmojne fronat politike.
3-populli 90% jane pula te lagura.
4-10% vuajne se poitika i debon si shqiptate te ndershemdhe te afte.
Z Majko me vjen mire per shkrimin qe keni bere dhe mendoj se e keni arsimin e duhur per kete shkrim .Por une mendoj se ju nuk ekeni karakterin e duhur per kete shkrim .Ju nuk e ndjeni ata qe shkruani ,jo vetem ju por gjithe klasa politike ne Shqiperi perfaqesohet nga ata qe i detyruan te largohen ajken e ketij kombi prej qindra vjetsh .Ty te duhet pushteti se mendon se e meriton ju nuk dini te beni gje tjeter vec pushtetar Te njejten gjesi ty kane bere edhe kundreshtaret e tu bejlere halldup qe shesin cdo gje qe e quajne te perbashket kur hedhin poshte islamin ngrejne larte atdheun kur shesin atedheun ngrejne larte islamin .perfaqesues te kishes se KRISHTIT qe u kendoni nacionalizmit grek ju te gjithe jeni nje ZOTI i shpetofte shqipetaret nga soij juaij
SHUME BUKUR QE FLISNI PER EMIGRANTET SE I KENI PASUR SI AJO LOPA VETEM PER TI MJELUR SA KUFOMA JANE RRUGEVE E VARREZAVE GREKE DHE SI PRUTE ESHTRAT NE SHQIPERI, FATOSI E BERISHA IPERZUN SHQIPETARET PER TE VJELLUR REHAT SE TE ISHIMTE GJITHE ATY DO TE ARRATISESHIN TE DY SI MBRETI ZOG ERDHI NANO NE MILANO VETEM PER TE PARE NDESHJE ME BERLUSKONIN DHE NUK THA NJE FJALE PER NE EMIGRANTET NE VITIN 2001 PRISNIM SENATORE PER DOKUMENTAT.JANE 10 PERQIND E POPULLESISE BININ TE ARDHURA POR TANI SKA PARA SKAPUNE JEMI SI NJE KOPE PA BARI DHE IKIM KU TE MUNDIM NJE EMIGRAT PA PUNE EPA DUKUMENTA ME THA SHKOJ NE BURG E NE SHQIPERI NUK SHKOJ.
Mos u genjeni!
Jane te gjithe njesoj Jam rikethyer ne Itali ne 2011 pasi lashe endrrat dhe eurot nga 2004 deri 2011I njoh me Majko e Malaj me Meta e Prifti me Olldashi e Kollozi Duan te gjithe leke si putanat nen ura Ju genjejne nuk ju duan sepse jeni te emancipuar duan vetem voten tuaj si kurvat qe perdorin seksin per te marre leket tuaja.Nuj jua hapin portat sepse dini nuk ju duan afer se ju beni hije Jeni te pavarur per vende pune 150.000. leke pra nuk vleni per ta Po ata vlejne per ne????
Imigrandet kudo qe jane neper bote ju vjen turp te thone se jane Shqipetare … pse ?
Sepse kudo te pyesin per piramidat, armet e 97-tes, vrasjet, vjedhjet dhe djegien e qyteteve …. pse ?
Sepse maloku-shpellar kerkonte te mbante pushtetin me dhune.
Fati i keq i Shqiperise me kete race malokesh.
Nuk eshte fare e vertete qe 700 – 800 mije shqiptare jetojne ne greqi.
shikojeni njehere sa vijne ne shqiperi shtoini dhe nja 30% max dhe keni nr e shqiptarve qe jetojne ne greqi.
Ka kohe qe majko ben punen e djallo-antishqiptarit ne politiken shqiptare.
Cope alabaku psikopat eshte dhe jo me teper.
DHe kush flet, ky palaco pushtetar, qe ka qene pergjegjes per ikjen e sa mije vetave kur ishte ne pushtet, dhe kontriboi me zell dhe per ikjen e atyre qe nuk donin te iknin.
E kam nga pervoja personale me kete njeri,,me hipokrit dhe i shemtuar nuk behet.
Nje sherbetor besnik i Nanos dhe i gjithe pjelles kriminale pushtetare.
Doja te shprehja mllefin tim me shume se kaq, po gjej paksa mbeshtetje ne komentet e disave ketu.
Dhe nuk kam cfare i shtoj me teper asaj qe shkruan pallati i ri.
I ka rene pikes.
TE KA FOLUR SHPIRTI DHE ZEMRA PANDELI MAJKO.KUR ERDHE NE BOSTON TE FALA NJE TUFE ME POEZI ,QE NUK EDI KU SHKUANPOR DI QE NE SHPIRT KE KUPTUAR ZEMREN E EMIGRANTIT,HALLIN DHE SHKATERIMIN E TI DUKE U VENE I GJITHI NE SHERBIM TE FAMILJES DHE KOMBIT.SHKRIMET ME TE NDJERA ME ME SHPIRT PER SHQIPERINE I BEN EMIGRANTI I DJEGUR NAG JETA E TIJ SA ENDERUSE DHE NE KERKIM TE ZHVILLIMIT AQ DHE VAJTUSE ME PLAGET E HAPURA NE SHPIRT DHE NE TRUP.TE LUMTE QE KAP ATE QE ESHTE SHPERBLIMI ME I PAKET QE MUND TE BEHET EMIGRANTIT SIGURIMI I NJE PENSIONI PER TE MBYLLUR SYTE I QETE.PUNUAM 25 VJET KU E KERKOI NEVOJA E VENDIT NE RREGJIMIN E SHKUAR DHE KUR ISHIM NE PRAG PENSIONI ME LIGJIN EVJETERPER DISA MUAJ POLITIKANET DOCER NDRUAN LIGJIN DHE RRITEN MOSHEN EPENSIONIT DHE TE PUNES.PUNUAM 22 VJET ME REGJIMIN ERRI NEPER DYERT E PRONARVE TE HUAJ NEPER VENDE TE NDRYSHME SI EMIGRANTE DHE NUK ARRIJME TE GEZOJME PENSION QOFTE DHE ME LIGJIN ERRI QOFTE NGA VENDET KU KEMI PUNUAR SEPSE BEME PUNE NE TE ZEZE PER VITE E VITE TE TERADHE NE VENDE TE NDRYSHME.VAZHDOJME TE PUNOJME MEGJITHSE DUHEJ TE GEZONIM PENSIONET VITE ME PERPARA SEPSE NUK KEMI AS NJE SIGURI,KUSH DUHET TE PAGUAJE PER NE BREZIN EHUMBUR QE ATDHEUT I DHAME CKISHIM MUNDESI.?NDRONI LIGJET DHE QEVERI ZOTI MAJKO.
Filloi para kohe fushata.Kesaj here e hapi zMajko.Sberi keq.Problemet qe ngriti jane shume te drejta.Ato qendrojne me kembe si malet e Shqiperise.Po pse tani? Pse nuk u kujtua kur dY partite u zune e u rahen ne kuvend per te ndyshuar kushtetuten per imunitetin.Pse zMajko nuk propozoi qe me kushtetut emigrantet te votojne atje ku banojne dhe te votojne per deputet vajzat dhe djemte me te mire qe banojne e jetojne me emigrantet.Kemi 22 vjet qe vime nje here ne dy vjet per te votuar per te votuar se kure nuk u votuam ase per deputet dhe as per pushtetin vendor se P.S. e P.D.i bejne listat si ju do qejfi,me korupsjon brenda,pra ne gjithemone pas liste. Jo zMajko.Mos te te vije fare keq per ne.I ke lote korkodili ato qe po derdhe tani.Kemi 22vjet qe pu presim,po ju politikanet Shqipetar e keni mendjen te abuzimi me pushtetin qe merni,kur e mernipremtoni shume e kur ikni largohij me bishte neper shale si te koruptuar,nga te varfer ne te pasur.Qe te mendohet per emigrantet,per te xene vendin qe u takon ne historine e Shqiperise duhet te largohi Ju deputetet 22 vjecar,grindavec e te pa ndreqesh,Ju pushtetaret qe e bete me turp Shqiperine,Ju parlamentaret,qe e rahet,qe e perdhunuat,qe e vodhet nga cdo ane,qe e shitet te te huajte,qe ne parlamente gjysma jini spiune,qe tridhjet perqind te ministrave ne keto qwverisje kane nestetesi te huajaAmerikane,Kanadeze,Italiane,Greke,Turke,Hollandeze,qeverisje pa gjake Shqipetari.Ja pse na doni Z.Majko vetem per te votuar e jo per tu votuar.Keto pune i regullon dote Z.Majko? Duhet ta fillosh nga partia jote ne fillim e me vone nga krye spiunet Berisha,Topalli,Fejzi televizori e hajdut tokash e pronash e shume e shume te tjere.Shqiperia ka nevojper shqipetar me gjake Shqiponje e jo megjak bretekoce,ka nevoje per Shqipetar BURRA qe ta marin plumbin ne balle per ATDHEUN.
bravo majko je i vetemi politikan shqipetar qe kam besim te lumte dora dhe goja
Prap nuk e botuat.Pse?