Drejtori i Sherbimit Informativ Shteteror Bahri Shaqiri po u hidhte nje sy shkresurinave te fundit, para se te merrte pushimet verore. Mirepo do te hapte edhe nje zarf te fundit, qe sapo kishte mberritur nga Presidenca. Krejt shkurt dhe pa motivacion te deklaruar, Bahri Shaqiri qe nga paraditja e dates 9 gusht, nuk do ishte me ne krye te sherbimit inteligjent shqiptar. Nje lajm i pritur per te, por jo keshtu, jo tani. Presidenti Bujar Nishani e kishte vendosur me veten dhe kryeministrin qe dekreti i pare qe duhet te firmoste ishte ai i largimit te Bahri Shaqirit nga Sherbimi Informativ Shteteror. Vendin e tij e ka zene ish-zevendesministri i Teknologjise dhe Inovacionit Visho Lika, nje zyrtar deri me tani i heshtur, i kthyer nga Kanadaja pas fitores elektorale te Partise Demokratike ne 2005-en. Menyra e largimit dhe emerimit, nuk mbeti pa u komentuar nga politika, por me shume do te ngjiste nje deklarate disi e thate, por domethenese e ambasades se SHBA-se qe e konsideroi largimin e Shaqirit dhe emerimin e Visho Ajazit (me kete mbiemer njihej me pare) si te befasishem. Lufta e gjate shtate vjecare mes Berishes dhe institucionit te sherbimit inteligjent u mbyll me nje fund qe mban firmen presidenciale. Por shkaqet duket se kane qene me te thella se nje deshire e qeverise per ta pasur nen kontrollin e saj Sherbimin Informativ Shteteror.
Ne kohen kur Nishani bente betimin dhe merrte ne dore kushtetuten e vendit, disa drejtues te SHISH-it e ndjene se shpejt do te kryhej nje rrotacion ne institucionin ku punonin. Nuk zgjati shume dhe tashme eshte bere fakt i kryer, krejt befas dhe pa asnje hezitim. Me nje tekst te shkurter, por duke u kujdesur qe te permendte ligjet qe e shtynin per lirimin nga detyra te Shaqirit, presidenca nxorri nje njoftim ne mesditen e dates 9 gusht. “Presidenti i Repubikes, Bujar Nishani, ne mbeshtetje te nenit 92, germa “fâ€, dhe nenit 93 te Kushtetutes si dhe nenit 5, paragrafit 2 te Ligjit nr. 8391, date 28.10.1998 “Per Sherbimin Informativ Kombetarâ€, i ndryshuar, me propozim te Kryeministrit, dekretoi lirimin nga detyra te Drejtorit te Sherbimit Informativ te Shtetit, zotit Bahri Shaqiri dhe emerimin ne detyren e Drejtorit te Sherbimit Informativ te Shtetit, te zotit Visho Ajazi Likaâ€. Presidenti e beri detyren e tij, pse jo duke treguar edhe se eshte burre i fjales se dhene. Ligjerisht kjo eshte nje procedure e rregullt, pasi eshte e percaktuar se me propozim te kryeministrit dhe dekretim te presidentit mund te shkarkohet dhe emerohet drejtori i Sherbimit Informativ Shteteror. Por packa se me ligjin jane ne rregull, moralisht shumecka nuk shkon. Fakti qe dekreti i pare qe presidenti i vendit leshoi ishte largimi i Shaqirit, nenkupton nje marreveshje paraprake mes Berishes dhe Nishanit qe kur te vinte ne presidence do te largonin njeriun qe nuk i bindej dhe ne vendin e tij te emeronin nje partiak te afert, qe deri me tani kishte qene zevendesminster ne kabinetin Berisha. Motivacioni i lirimit nga detyra te Shaqirit nuk eshte bere i qarte, por mjafton konflikti i kryeministrit me te per ta kuptuar persene. Madje ne njefare menyre ishte njeriu i vetem qe pa dhene qofte edhe nje deklarate publike, e pa veten ne forme te heshtur, ne konflikt me kreun e qeverise per shtate vite. Takimi i vetem mes Berishes dhe Shaqirit ishte zhvilluar ne vitin 2005, pak kohe pasi kishte ardhur ne pushtet qeveria e PD-se. Shaqiri parashtroi punen e institucionit qe drejtonte, por Berishes duket se nuk i interesonte shume puna, sesa fakti qe ai ishte propozuar ne kete post nga ish-kryeministri Fatos Nano dhe dekretuar nga Presidenti ende ne detyre Alfred Moisiu. Ky i fundit ishte ne postin me te larte te shtetit dhe donte edhe dy vite qe t’i mbaronte mandati. Relatat e Berishes me Moisiun nuk ishin te mira, ndaj duke e kuptuar se nuk mund te merrte dekretimin nga presidenti, nuk mori asnje iniciative per te propozuar lirimin e tij nga detyra.
Qeveria e sapokrijuar e PD-se, kishte nje tjeter lufte me te hapur dhe me te ashper, ajo kishte te bente me kryeprokurorin Theodhori Sollaku. Per kreun e qeverise kjo ishte me e rendesishme. Deri ne ardhjen e presidentit Bamir Topi, Berisha dhe qeveria e tij deshtuan me largimin e Sollakut, ndonese ishte ngritur edhe nje komision hetimor. Mirepo zgjedhja e presidentit te ri Topi, parapergatiti terrenin se personi i pare qe do largonte, do te ishte Theodhori Sollaku. Dhe keshtu ndodhi kur ne krye te presidences u zgjodh nenkryetari i PD-se, nje skenar i perseritur si dy pika uji me te sotmin. Me nje dallim te vockel: Topi priti te pakten te mbaronte vera, madje ishte nentor 2007. Pas largimit te kryeprokurorit Sollaku, ishte hequr nje barre per kryeministrin. Te tjerat prisnin disi, presidenti aty ishte, ne nje tjeter kohe te dyte, te njejtin fat me Sollakun mund te kishte edhe Shaqiri. Muajt kaluan dhe pushtetet ishin ne llogore te kunderta. Pas ndryshimeve kushtetuese te prillit 2008, marredheniet mes Berishes dhe Topit nisen te prisheshin. Ishte e tepert t’i kerkohej lirimi nga detyra i Shaqirit, ndaj qeveria mendoi nje tjeter taktike. Kjo kishte te bente me ndryshimin e ligjit per mandatin e kreut te Sherbimit Informativ Shteteror. Ne draftin e paraqitur parashikohej qe kreu i SHISH-it, te kishte nje mandat prej tre vjetesh. Kjo korrespondonte fiks me detyren e Shaqirit, pasi e kishte marre ne janar te vitit 2005 dhe ne kohen kur u pergatitit drafti i projektligjit ishte viti 2008. Nese Berisha nuk donte t’i “lutej†Topit per largimin e kreut te SHISH-it, kete mund ta bente vetem me projektligjin qe do kalonte ne parlament, aty ku kreu i qeverise kontrollonte gjithcka. Reagimi i perfaqesive te huaja diplomatike ne vend e lekunden disi kryeministrin, por nuk e gjunjezuan. Do te duhej kembengulja qe shfaqen amabasadoret e huaj, me ne krye Xhon Uidhers, per te pare rezultatet e para. Shqiperia sapo ishte bere anetare e NATO-s dhe kishte detyrime se para se te ndermerrte hapa te tille: duhet te konsultohej me hierarkine e Aleances. Ardhja e sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Petersen ishte sinjali i hapur se levizja e kreut te SHISH-it nuk mund te kryhej kaq lehte. Ata e konsideronin sherbimin sekret shqiptar nje aleat te mire ne luften kunder terrorizmit dhe per pasoje kishin krijuar nje opinion pozitiv per pune e tyre. Berisha u terhoq, por jo pa brenge, ndoshta duke fituar edhe disa “kredite†se ishte nje drejtues qeverie qe degjonte aleatet nderkombetare. Kohet kalonin dhe sipas burimeve konfidenciale, ne fundin e vitit 2009 ndodhi dicka. SHISH-i dergon nje raport te detajuar mbi dyshimet per afera te ndryshme te disa politikaneve ne nivele te larta te lidhura me biznesmene me te shkuar te dyshimte, kryesisht nga Serbia dhe Rusia. Ne te permendeshin edhe emra konkrete zyrtaresh, politikanesh dhe biznesmenesh me influence. Pikerisht kjo duket se e shtoi me shume luften e Berishes me sherbimin inteligjent. Qe nga ajo kohe raportet shkonin vazhdimisht ne kryeministri, por thjesht merreshin ne rruge zyrtare dhe veshtire se kreu i qeverise do te ulej per te pare punen e tyre. Ngjarjet e 21 janarit te vitit 2011 i acaruan me teper marredheniet SHISH-qeveri. Kryeministri e akuzoi Bahri Shaqirin si te implikuar ne te ashtequajturin prej tij “puc shtetiâ€. Ngritja e komisionit hetimor parlamentar per ceshtjet e 21 janarit perfshiu ne fokusin e pyetjeve edhe drejtorin e Sherbimit Informativ Shteteror. Mirepo ai nuk shkeli aty, pasi iu referua ligjit ku per te marre te dhena konfidenciale, deputetet e komisionit hetimor duhet te pajiseshin me nje certifikate pastertie. Kete valle nuk do ta hiqte askush nga deputetet, te cilet e kuptuan se po beheshin qesharake ne sy te publikut, kur per ngjarjet e 21 janarit po dilnin fakte se autore te kater vrasjeve ishin pjestare te Gardes se Republikes. Sherbimi Informativ mori mbeshtetje edhe nga nderkombetaret dhe duket sikur punonte ne pavaresi te plote. Megjithese cdo vit qeveria i priste fondet, duke e katandisur ne nje institucion qe nuk ishte ne gjendje te mbulonte as shpenzimet me te thjeshta operative. Erdhi edhe momenti i fundit, qe duket se SHISH-it i plasi ne dore “bomba e servirur†nga vete politika. Kishte te bente pikerisht me emrin e propozuar per president, ate te Artan Hoxhes. Vetem 16 ore pasi ai ishte gati zyrtarizuar si kandidat per president te vendit, u perfol se ai kishte qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit ne fundin e viteve 80’ dhe dosja ndodhej ne Sherbimin Informativ Shteteror. Dhe per kete te dhene u akuzua edhe sherbimi inteligjent, se mund ta kishte servirur dokumentin tek ambasadoret e huaj.
Pas heqjes me “doreheqje†te Artan Hoxhes, ne kryeministri mberriti Bujar Nishani. Ai ishte kandidatura e PD-se dhe po brenda asaj dite do te votohej ne parlament. Me 73 vota pro, ish ministri i Drejtesise u zgjodh ne postin e presidentit. Largimi i drejtorit te Sherbimit ishte vec ceshtje kohe dhe… stili. Njeriun qe deshi ta largonte me projektligj te vecante, me akuza per implikim ne “puc shteti†dhe me nderhyrje te ndryshme, kesaj radhe kryeministri e kishte ne dore. Presidenti firmosi pa me te voglin dyshim lirimin e tij nga detyra, duke emeruar ne kete post nje emer ne dukje anonim, edhe pse ishte zevendesminister i Teknologjisi dhe Inovacionit. Por qe nuk rezultoi aspak i tille.
I lindur ne Shkoder, Visho Ajazi ne fillimin e viteve 90-te ndodhej ne auditoret e fakultetit te Shkencave te Natyres, si pedagog matematike e informatike. Njohurite qe kishte, sidomos ne fushen e teknologjise, do ta afronin prane Sherbimit Informativ Kombetar qe drejtohej nga Bashkim Gazidede, koleg dhe pedagog i dale nga bankat e fakultetit te Shkencave te Natyres. Thuajse ne te gjitha drejtorite e SHIK-ut, Gazidede emeroi kolege dhe shoke te tij qe ishte njohur ne periudhen e studimeve. Ne kete menyre “shkencat e natyres†ishin natyra e punes se SHIK-ut. Visho Ajazi (mbetet i paqarte shtimi i mbiemrit Lika) ne vitin 1994 emerohet ne detyren e shefit te sektorit te kunderzbulimit, pasi kishte punuar disa kohe edhe ne antiterror. Te gjithe te dhenat mbi agjenturat e huaja kalonin me pare nga drejtoria e tij, per te perfunduar si dokumentacion i perpiluar me detaje ne zyren e Gazidedes. Ne vitin 1997 fill pas ardhjes ne krye te SHIK-ut te Fatos Klosit, Visho Ajazi Lika dha doreheqjen. Ai me pas u largua drejt Kanadase per te rikthyer ne vendlindje kater vjet me pare. Ardhjen e tij ne ate kohe e justifikoi me thirrjen e kryeministrit qe truri i emigruar i kombit te kthehej per te dhene kontributin e tij. Qendrimi i gjate ne Kanada ka bere qe te kete dyshime mbi dyshtetesine e tij, kanadeze dhe shqiptare.
Menjehere pas ardhjes ne krye te SHISH-it, shefi i ri ka bere disa mbledhje me drejtoret e sektoreve, por pa ua thene haptas se mund t’i prese largimi nga puna. Nese kjo do te ndodhe, pritet qe te jete ne vazhdimesi. Megjithese ndihet nje frike se mund te kete spastrime. Per emerimin e Likes ne kete detyre ish-kryeministri Pandeli Majko reagoi ashper. “Eshte nje shtet, i cili po rreshqet avash- avash drejt nje shteti njepartiak. Nga kreu deri ne fund eshte gjithcka e lidhur me interesat e nje partie dhe te nje grupi njerezish, te cilet, ne fakt, u ben kompliment t’u thuash parti, se realisht jane thjesht nje grup njerezish qe kontrollojne shtetin ne gjithe piramiden e tyreâ€, u shpreh Majko. Ndersa njeriu qe drejtoi sherbimin inteligjent gjate kohes kur drejtonte Partia Socialiste, Fatos Klosi, tha se levizja e Berishes lidhen me zgjedhjet e vitit te ardhshem, ku kerkon te kete njerezit e tij besnike ne krye te sherbimit inteligjent. “E kam gjetur Liken ne zyrat e SHISH, ne momentin kur mora drejtimin e ketij institucioni si drejtor te zbulimit, me nje peshe te rendesishme ne kete institucion. Nuk i kerkova largimin, u largua vete. Me vone mesova edhe faktin se ai kishte pasur nje rol te dyshimte ne zgjedhjet e vitit 1996â€, u shpreh Klosi. Per te shuar disi reagimet, kreu i qeverise preferoi te… mos reagoje fare. Ndersa zgjodhi qe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu te “integronte†kreun e ri ne SHISH-it. Sipas saj, qeveria ka besim te plote se Visho Ajazi Lika ka te gjithe integritetin, aftesite dhe perkushtimin per te permbushur me eficense dhe dinjitet te plote, ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten e vendit, detyren e larte te besuar nga Presidenti i Republikes. Besimi i qeverise per te nuk mungon, ndersa duket se proven nuk e ka me ata qe e zgjodhen, por me nderkombetaret qe nuk e kane pritur mire dhe me friken e nje pjese te qytetareve qe ky institucion te mos kthehet si ne vitet 1992-1997. Sigurisht, shumekush mund te thote se historia nuk perseritet dy here njesoj. Por koha do ta tregoje.
I NDERUAR LEXUES i gazetes tema JU LUTEM KUSHTONI 5 MINUTA KESAJ VODEO DHE KOMENTOJENI BRENDA MUNDESIVE, SE MUA ME KA BERE SHUME PERSHTYPJE. http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
I nderuar Halit,e lexova shkrimin Tuaj,Jam dakort me te gjitha sa thoni lidhur me Serbine Rusine Greqine dhe kurven Amerike,nderkohe qe kam disa rezerva lidhur me qenien ne dijeni dhe komplot te Ilir Hoxhes.Nuk kuptoj ata 22 trimat ishin bashkepuntore te sigurimit te shtetit apo oficere te sherbimit te zbulimit shqiptar.Kjo histori me gjithe respektin me duket mke triller.
Sa per Bahri Shaqirin nuk ka pse ti vije keq njeriu pasi nje cop lolo ,i mefshte ,nen mesataren e sherbimit e pa integritet ka qene gjate gjithe kohes.Emerimi i Vishos do ti sjelle shpejt pasojat.Po ktheu ne pune ishet e Gazidedes duhet trembur jo se do beje hatane,por fjala e hija e rende u ecen deri tek vjedhja e votave,jo me shume,Nuk mund te vrasin arrestojne e zhdukin si kane bere me pare,pasi sot qe te gjithe dine ta vene gishtin e marrin hakun,nuk jane si pulat shqiptaro maqedonasi Remzi Hoxha e greku Ksamilit te cilit sme kujtohet emri
… dhe keshtu erdhi ne krye te SHIU-t nje mut muti!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/visho-canadian-reborn.html
Nje sugjerim kam: Sa me pare aty duhet bere nje transformim rrenjesor, e njejta gje vlen edhe per SHIU. Perpara se te terrorizohen nga shish edhe SHIU njerez qe sipas perceptimit te tyre “inspirojne” te futen ne politike, te behet kujdes ne rekrutimin e informatoreve ne menyre qe inspiruesit per politike “te shvishen” perpara se te hyjne ne ate llum te korruptuarish qe quhet politike. Njerezit qe punojne per SHISH dhe SHIU 100 here me mire te jene militante sesa hajdute ordinere edhe figura te qelbura e ishbashkepunetore te sigurimit te shtetit. Vdiqem ne kete vend nga spiunet qe na qepen nga prapa, sepse jemi te regjur me ta, edhe me pyetsoret qe i kane te ngjashem me ato te para 1990- tes. Te njejtat provokime/pyetje mbi pjesetaret e familjes, raportin me bshkeshortin/bashkeshorten, çfare hengre dje, por çfare do gatuash sot, po ku ishe ne fund jave, po pushimet ku i ben, po burri/gruaj ku punon, sa e ka rrogen, po shefi i madh i tij/saj si eshte,po si mendon per x politikan, po perY, po..po…po…vetem se eshte shtuar nje pyetje e re :- a beson ne zot?, ç’mendon mbi seksin, po bshkeshortin/bashkeshorten a e ke xheloz/e? Po Ilir Gjoni si te duket? Po njerezit(shqiptaret) i do? si mendon a do behet Shqiperia? Edhe une kam bere nje liste me pergjigje edhe i kam mesuar permendesh, sepse jane disa provokatore me te njejtat pyetje qe i perserisin vazhdimisht ne menyre qe pergjigjja te korrespondoje. Kjo ka qene metoda ne kohen e PPSHse po kjo edhe tani. Ne kohen e PPSHse mbaj mend nje pyetje: Kush eshte me i forte Bashkimi Sovjetik apo SHBA?
Ciao
e kam lexuar librin odiseja e nje dedektivi ne nje fare menyre jam shokuar per gjerat qe shkruan aty per faktin se jo vetem flitet per histori konspirative por nuk kam mundur te arrije te gjeje edhe ndonje tjeter te burgosur politik te asaj kohe qe te flase per kete njeri hamit melin ,deri me sot asnje ish punonjes qe ka punuar aty nuk eshte prononcuar per ket ceshtje ne nje kohe kur flitet per nje periudhe te gjate burgu asnje punonjes asnje ish i burgosur nuk ka dhene ndonje te dhene per takimet qe jane zhvilluar ne burg me hamit melin me zbulimet e huaja me djalin e enverit . nuk e ve ne dyshim se diktatura e hoxhes ka bere gjithshka per te ruajtur pushtetin dhe roli i nexhmijes ne sigurimin e kohes dihet por ngjarjet te shtjelluara ne liber nuk ka ndonje burim tjeter qe te ket pasur ndopak dijeni shume gjera duken si nje triller konspirativ imagjinar .
eshte e dukshme me se berisha po pergatit manipulimin e zgjedhjeve .vendosja e nishanit ne krye te shtetit nje ushtar i bindur i berishes me mangesi formimi por edhe ne pamundesi fizike per ushtrimin e detyres nuk e di mendore por do ta shohim me vone shenon hapin e pare , vendosja e nokes ne krye te rendit nje servil sherbetor i berishes i papergjegjshem ku perpara urdherit te berishes nuk do ta dije per ligj dhe asgje ,vendosja e kryetarit te shikut nje njeri sherbetore dhe provuar per rolin e tije ne kohen e gazidedes ne zgjedhjet e 96, emerimi dekorimi me grada gjeneralesh drejtusit e policise njerez qe kane qene aktive ne vjedhjet e zgjedhjeve te 96 emerimi i kryeprokurorit prap do te jete nje ushtare i berishes te gjitha keto bejne te mindur jo vetem kercenimper kundershtaret e berishes por jane njerez qe do te marrin persiper vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve por edhe do te mbrojne berishen nga ajo qe mund te ndodhe nga nje revolte e mundeshme . shikoj se flasin ne komente si duhet shiku , sa qesharake se si duhet e dime te gjithe por qe te behet nuk behet sepse ai eshte nje instrument ne duart e berishe s nje njeriu qe nuk njeh ligje institucione por vetem do pushtetin absolut te tije .nuk e di ae dine shqiptaret se shkaktari i vetem i kesaj gjendje katastrofike ne kufijte egzistences se tije si komb qe ndodhet vendi eshte berisha dhe nqs e dine si mundet qe te durojne nje rrenim te tille , nje skllaveri te tille cfar presin shqiptaret se do ta largojne te huajt berishen gabohen perpara se te huajt te mendojne per ne ata jane misionare te shtetit te tyre dhe mbrojne interesat e tyre dhe berisha eshte i gatshem te shese cdo gje vetem te nbaje pushtetin dhe keshtu te huajt jane ne rregull . nuk ka miqesi por ka interesa kjo eshte politika .dhe berisha interesat e te huajve i polteson sa i thone . i kemi par ne zgjedhjet ne tirane ullin ne ngjitje luli bashen e quajten hajdutin kampjon te kombit vodhen ne sy te tere botes votat dhe heshten vrau sali me 21 janar heshten per burrin e shtetit emeron kedo saliu ata qe e quajten SHBA armike miqte e gazidedes e quajten CIA-N agjenturen qe solli trazira ambasadori arvizu hesht . ka vetem nje rruge rrezimi i berishes nga pushteti por shqiptaret nuk jane komb por jane nje turme nuk dine te luftojne te keqen por jetojne me te nuk jemi solidare me njeri tjetrin per ta haqur qafe por behemi armiq se nuk duam saliun dhe kjo do te vazhdoje se nje popull meriton qeverine qe ke ne krye .rama pret te vdese saliu se nuk ka fuqi ta rrezoje ate njeri frikacak qe ne nje proteste disa diteshe iken si qen i rrahur. saliu do te ike kur te rrenohen bankat kur te humbin kursimet shqiptaret dhe do behet njelloj si me 98 populli do shkaterroje gjithshka te vetmen gje qe dime te bejme mire si popull
eshte nje kthim i frikshem i pushtetit te berishes . do jetojme kohe te keqija do zoti ta mare berishen pa i vene flaken ketij vendi prap
Replike per ate qe i ben REPLIKE PER HALITIN.
Degjo more djale,me sa shkruan shkalla jote e informimit eshte shume e vogel,por emrin e Hamit Melit,do ta gjesh kur te hapen dosjet e ish Sigurimit te shtetit.
ESHTE E VERTETE SE HISTORIA NUK PERSERITET DY HERE NJESOI,POR MOS HARRONI SE UJKU QIMEN NDRRON POR ZAKONIN SE HARRON.
Nuk rezohet regjimi Berisha, pa rrezuar dallkauket e kopuket me Ramen ne krye, qe dalin here brenda, here jashte Parlamentit e mbajne fjalime kotit. Puna e pare duhet te filloje me bojkotimin e Parlamentit…! Kundershtarin duhet ta terheqish, jo te terheqe. Kethimi ne pune i drejtueseve te 97-tes eshte pyekpyetje e madhe, Adami arsyeton drejt!
E çfare po i duhet më PD-ja Salibegut te Pare? As per koperture, as per kozmetike demokratike, per asgje, kur te gjitha pushtetet tashme i ka ne dore te vet, ne baze te eksperiences 25-vjeçare, si komunist i thekur. Interesant ka 22 vjet qe SUPERMENI thote “rrezuam diktaturen me te eger ne bote” (vetem per manine e tij te perhershme per krahasime: si asnjehere tjeter ne historine e Shqiperise; te paret ne Europe e me gjere, ne planet e brockulla te tilla, mund ta specifikosh si nje i semure rende psiqik, si sot me H. Thaçin, qe fliste kodra pas bregut) dhe “harron” se njerezit vazhdojne te cmeriten: si mor diktatura me eger ne bote, ti sekretar per 25 vjet i asaj partie, dole pa u lagur, duke qene edhe Pinicilinë dhe ia mberrite me instalua inversin e diktatures? Ti (mos)qofsh!
Pra, t’i rikthehemi argumentit te pare: e per cfare po i duhet PD-ja ma Berishes, kur edhe 16 gjyqtare te rinj presin ne radhe firmen e Precdent Nishanit? Kur Spartak Braho e ka “veshur” tashme kostumin e Prokurorit te Pergjithshem dhe “modestisht”, thote neper media “Jam burre i mire, besa, i bej ate pune!”. Kur veqilat e Visho Ajazit do te kene filluar kerkimet per ne, komentuesit te Tema dhe ne mediat e tjera?
Nqs s’besoni c’them me lart, hapni “RD” ne cilen dite te doni, te sotmen, te djeshmen, te shtate vjet me pare dhe gjeni qofte dhe nje lajm te tille, bie fjala: u mblodh aktivi i PD-se, u mblodh seksioni i PD-se i Smokthines, Macukullit, Çajes (jo te malit, po te Kukesit), i lagjes nr. 1 te kryeqytetit etj, etj. Ose A. Balsha, alias Astriti i PD-se, kryetari i grupit parlamentar te saj u takua bie fjala, me emigrantet ne Itali, Greqi etj. etj. Ose mblodhen ne Pallatin e Kongreseve 2000 intelektuale (me liste emerore, administraten “intelektuale” etj.
E gjithe kjo shkon per llogari te argumentit se tashme banda qeverisese jo vetem s’ka kurrefare interesi me per partine nga e cila gjoja ka dale, por ka marre fizionomine e partise-shtet.
(vijon, ne nje kohe tjeter, pasi Kuqeziu Kreshnik Spahiu, m’u be qejfi se ishte kthjelluar per te krijuar frontin antiBerishe, po djajte, me te cilet kerkon te bashkepunoje t’i kerkoje gjetke, jo aty ku aludon)
Z.Sebi,
me kete artikull ke hedhur nje grep te ushqyer bollshem me karrema per te mbledhur ish sigurimsat e kohes se diktatures.Ja,degjoje ate far”e ardhmje”,apo “adam”qe jane akoma taze si ne kohen kur spiunoni vellezrit e tyre,dhe mallkonin e “shpartallonin” Ameriken,”xhandarin nderkombetar”,qe sot,karafil”e ardhmja” na e paska kthyer ne “kurve”.Keta te shkrete,nuk jane vetem zemer katrane por jane dhe te trashe,qe,s’arrijne te kuptojne se me ata qe thone ia nxjerrin vet fytyren e shumtuar vetvetes…Natyrisht keta mbeturina nuk kan se si te mos shprehin keqardhjen e tyre,kur e ndjejne se SHIKU,qe qe kthyer ne nje fole te ngrohte e ish sigurimsave do te pastrohet nje here e mire prej tyre…Per ta “e ardhmje”e shqiprise eshte kthimi mbrapa atje ku ishin zot e shkop per kete popull…
Këta zotrinj punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane në Tiranë.
1- Astrit Pullazi, nga Tirana.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës.
Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.
2- Belul Cuka, nga Peshkopia.
Ish-shofer i Kadri Hazbiut.
Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë:
«Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»
3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.
Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës.
Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari:
«Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»
4- Emri Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.
Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:
«Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»
Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
«Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».
I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».
5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.
Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:
«Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»
Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.
Tiranë6- Selami Liço, nga Peshkopia.
Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:
«Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!»
Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në “Bllok”.
7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.
Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:
«Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»
Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.
8- Bashkim Male, nga Erseka.
Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.
«Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.
9- Sadik Hasko, nga Skrapari.
Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:
«I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:
“Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »
10- Veli Varfri, nga Tepelena.
« Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja», thekson Veliu me modesti.
«Edhe sikur të mos quhej “Lug i Zi”, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»
Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit.
11- Bardhyl Poda, nga Erseka.
Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj.
«Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.
12- Qemal Bashkurti, nga Tropoja.
I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar:
«Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha.»
13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.
Dëshira e tij më e madhe në jetë:
«Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!»
14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.
Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:
«Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»
15- Aleks Ndini, nga Korça.
Shprehja e tij më e spikatur:
«Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”»
16- Peti Çala, nga Fieri.
Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi:
«Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument.»
17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.
«Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen», është shprehur mes miqsh Xhagolli.
18- Hajri Mazaj, nga Vlora.
I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:
«Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka.»
Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:
«Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!»
19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.
«Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver», ka thënë Fejziu me keqardhje.
20- Mels Arapi, nga Vlora.
Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet:
«Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»
21- Isa Lumani, nga Erseka.
Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish‑diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.
22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.
«Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm», ka profetizuar Shtepani.
23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.
«Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!», i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.
24- Halit Haliti, nga Erseka.
«Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi», është shprehur i përlotur Haliti.
25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.
Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:
«Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve.»
Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:
«Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së “imperialistëve amerikanë” në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”».
26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.
Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.
Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.
Të gjith personat e listës janë me testa partie,20 prej tyre marrin dhe pinsion nga shteti janë mbi 60 vjeç.