Komuna e kafeve

29 Gusht 2012, 17:20Rajoni TEMA

Përveç nepotizmit të theksuar, mbi 10 mijë euro i kanë harxhuar për kafe turke e mbi 8 mijë të tjera për sallata e qebapë. Më shumë se 28 mijë euro i kanë shpenzuar në telefon e mbi 26 mijë të tjera për mëditje e beneficione. Këto janë vetëm pak nga të gjeturat në Komunën e Fushë Kosovës për vitin 2011.

Krejt çfarë mund të thuhet për atë që ndodh në Komunën e Fushë Kosovës, mund të përmblidhet me një fjalë-maskarallëk.

Në këtë komunë ka nepotizëm, harxhime pa lidhje e keqpërdorime të shumta.

Në raportin e Institutit GAP për këtë komunë ka gjithçka, por më së paku gjëra të hairit.

Sipas të gjeturave, Komuna e Fushë Kosovës gjatë vitit 2011 ka shpenzuar 10 mijë e 150 euro vetëm në bufenë e vet për të pirë kafe turke, makiato e çaj.

Pjesa dërrmuese e këtyre shpenzimeve është bërë veç për kafe turke.

E nëse shikohet se kush mund të pijë në llogari të buxhetit të Komunës, atëherë të krijohet përshtypja se ata vetëm hanë.

“Shërbimet e bufesë që mbulohen nga paratë e buxhetit vlejnë vetëm për zyrtarët e lartë të një institucioni, te rasti i komunave mund të hynë Kryetari, Nënkryetari, Kryesuesi i Kuvendit, drejtorët e drejtorive dhe eventualisht shefat e zyrave si shefi i prokurimit dhe shefi i zyrës së auditivit”, shkruan në dokument./Express

3 komente në “Komuna e kafeve”

  1. As says:

    po pse ore nuk ka rroge kryetari qe pi kafe me parate e buxhetit.Hajde kryetar hajde.He me te lumte.Te tjeret punojne ti pi kafe

    1. Alqi says:

      Personalisht kam qënë 15 vite antar i keshillit bashkiak Durres dhe as që kam ndëgjuar ndonjehere te pihet kafe etj. me parate e bashkisë.
      Zotërinj ,ndryshoni urgjent rregullat ,ligjin ,per administrimin e buxhetit te komunes.
      Veprime te tilla që rëndojnë mbi shpatullat e taksapaguesve ,janë te denueshme moralisht ,por duhet të denohen edhe ligjërisht.
      Me eurot e shpenzuara ,do të ishte e udhës të riparohej shkolla apo qëndrat shendetsore të komunës e jo të keqperdoreshin .

  2. abi says:

    jo asesi ky nuk eshte fajtor, fajtor jane ata qe e votuan kete kufom te gjalle, keto jane mbeturinat te se kaluares, largojeni kete mjeran o LDK E SHKRET , po me kete do te fitoni,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje