Limaj: Asnjë koalicion s’vendos për Kosovën

29 Gusht 2012, 10:12Rajoni TEMA

Njeriu numër dy në Partinë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, thotë se Qeveria e Kosovës para se të hyjë në negociata me Serbinë duhet që ta zhvillojë një dialog të brendshëm me të gjitha institucionet tjera dhe me gjithë spektrin politik në vend, për të pasur një qëndrim unik dhe jo që të hyjë në to pa plan dhe pa kushtëzime.

Në një intervistë për “Zëri”, Fatmir Limaj thotë se për fatin e Kosovës nuk mund të vendosë as PDK-ja e as AAK-ja. Sipas tij, padron i këtij vendi është populli i Kosovës. “Dhe nëse mendoni se ju që keni qenë UÇK edhe mund të bëni çfarë të doni me Kosovën, gaboni rëndë. Kosova është pak më e madhe, pak më ndryshe”, thotë Limaj.

Sipas tij, për ndryshimin e koalicionit deri më tani asnjëherë nuk është diskutuar në Kryesinë e partisë. Ai mendon se para kësaj, PDK-ja duhet t’i bëjë llogaritë së pari me partnerin e tashëm të koalicionit, AKR-në.

Deputeti Limaj thotë se Prishtina zyrtare duhet t’i krijojë parakushtet e nevojshme për një dialog me rezultate dhe në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Ai thotë se me Nikoliqin e Daçiqin mund të bisedohet vetëm atëherë kur ata kërkojnë falje për krimet e bëra dhe i shuajnë të gjitha institucionet serbe nga territori i Kosovës.

Limaj thotë se për veriun nuk do të jepet asgjë më shumë se Pakoja e Ahtisarit, sepse siç shprehet ai, “ky është kompromisi më i dhimbshëm që ka bërë Kosova”.

1 komente në “Limaj: Asnjë koalicion s’vendos për Kosovën”

  1. Emri says:

    Po të bëj be se: “Si politikan, jam aq specialist, sa që mund të flas gjithë ditën, pa thënë asgjë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje