Kontrabanda në veri, e bën naftën më lirë në Evropë

29 Gusht 2012, 10:09Rajoni TEMA

Në Kosovë këto ditë mund të blihet benzina e nafta më e lirë në Evropë. Kontrabanda me derivate nafte vazhdon të lulëzojë në veriun e vendit dhe kjo përmes Zubin- Potokut dhe fshatit Çabër. Në këtë fshat vetëm gjatë një kilometri rrugë janë hapur 7 pika karburanti, të cilat ofrojnë naftë dhe benzinë me vetëm 84 centë për një litër, e që është shumë më lirë se në gjithë vendin. Kësaj kontrabande janë duke i prirë një numër kompanish të jugut të Mitrovicës, të cilat merren me transportimin e udhëtarëve, thotë shitësi i naftës. Pasi që ekipi i KTV-së u furnizua erdhi momenti i pagesës, ku serbët pos dinarit për pagesë marrin edhe euro….

Në këto pika, është parë edhe një autobus i linjës Çabër – Mitrovicë.

Këtë gjendje e shohin si shumë shqetësuese ata të cilët merren me shitjen e derivateve edhe në pjesën tjetër të Kosovës. Fadil Berjani thotë se luajtja me çmimin po bëhet për të vetmen arsye, shpëlarjen e parasë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje