Rreth 700 forca shtesë të ushtrisë janë dislokuar sot në mëngjes herët në Malin e Dajtit dhe në Qafë Priskë pas rëndimit të situatës së zjarreve. Forcat e reja u kanë ardhur në ndihmë 164 ushtarëve, 7 mjete dhe një autoambulancë, të cilat po vazhdojnë angazhimin e tyre në këtë operacion prej ditësh.
Operacioni për shuarjen e zjarrit në Dajt drejtohet nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi ndërsa në operacion merr pjesë dhe Gjenerali Sandër Lleshi. Në një prononcim për mediat, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi theksoi se situata nga zjarret në Malin e Dajtit është kritike.
“Pas kërkesës nga emergjenca civile Forcat e armatosura u angazhuan për shuarjen e zjarreve. Konktretisht po punojnë 800 forca, 45 mjete transporti, 16 autoambulanca dhe 4 helikopterë ndërsa nga Biza do të nisen edhe 300 trupa të tjerë. Janë në gadishëri dhe presin 2684 trupa, 152 mjete tranporti , 16 autoambulanca, 6 zjarrfikese dhe 4 helikopterë” theksoi shefi I FA-së Gjunkshi.
Ndërkohë, për shuarjen e zjarreve janë ngritur ekipe pune në bashkëpunim dhe me punonjësit e shërbimit pyjor ndërsa gjithashtu ushtria ka vënë në dispozicion edhe një helicopter dhe disa mjete të tjera transporti.
Flakët e zjarrit kanë përfshirë prej ditësh malin e Dajtit, në Priskë edhe pavarësisht përfshirjes në operacionin e shuarjes së flakëve u angazhua edhe helikopteri turk, vatrat e zjarrit nuk u vunë nën kontroll, por u përhapën më shumë.
Një ditë më parë, si pasojë e rëndimit të situatës së krijuar nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe të gjitha strukturat e Armatosura kanë kaluar në gatishmëritë të plotë, duke vënë në gatishmëri të gjitha forcat dhe mjetet për të përballuar këtë situatë shumë të rënduar.
lesh, lesh. te gjitha keto sa thote ky jane inventari qe i ka mbetur ushtrise. nejse. po zjarri u shua?
Zjarrfikesit, helikopteret qe perdoren ne keto raste duhet te ishin ne gjendje pune dhe te modernizuar per kohen. Ushtria mund te ndihmoje po cfare do bejne me gaveta dhe luge ?!!
http://imazheshqip.blogspot.com/
Ha,ha,ha,! Ushshsh-tria e Sali Berrrissshhhes!?
Me thoni ju lutem,(por,pa e dhjere me “antikomunizmin”): Mbani mend te jete djegur ndonjehere keshtu Shqiperia???
E ca do me thone ti zotni me kte ?!?! Mos boj aludime te pista per Qeverine !!!
1 here ne 1000 vjet bijne qé keshtu zjarresh. Edhe nje here ne 100 vjet permytet gjithe Lezha e Shkodra (e kane provu shkenckaret tane). Qe 1 here ne 100 vjet vjen Hena Blu si kuceder qe myt bregun. 1 here ne 100 vjet bie bore e trashe sa izolohet 1/3 vendit. Qe nje here ne 100 vjet Reali Madridit ose Barcelona burgosen ne stadium pa drita.
Ene te gjitha keto mynxyra te medhaja te natyres i kane rene per pjese kesaj qeverie heroike qe po i perballo me sukses duke mos e dhone doreheqjen deri ne piken e fundit te gjakut qe i ka mbet ketij vendi.
Thone qe vetem 1 here ne 100 vjet bie rrufeja ne hale. Larg qofte mos na bjere tek shtepia e SRBit.
Digjej edhe atehere mor trap, por Enveri yt dhe i Sales nuk jepte lajme te tilla, pse i prishej figura…
Ushtria nuk eshte e sali berishes por e popullit, pavarsisht se drejtimin politik dhe disa gjeneral jane pro pushtetit, ushtaraket jane njerzit qe e duan me shume kete vend se kushdo tjeter, ju po te dini sakrificat e ushtarakeve do te kishit minimalisht respektin dhe mirnjohjen per ate qe bejne perdite per vendin. Ne Shkoder ushtaraket ndihmuan me mish e me shpirt banoret nga permbytjet edhe pse vet nuk kishin as cizme as rroba te pershtatshme per faj te keqmenaxhimit politik po kjo eshte ceshtje tjeter.
Asnjehere nuk duhet te vini ne dyshim ndershmerine dhe angazhimin e ushtarakeve ne drejtim te popullit te thjeshte pasi jane te paret per cdo gje duke filluar nga dhurimi i gjakut qe e bejne periodikisht apo ndihma ne drejtim te popullit ne nevoje apo dhe sakrificat e tyre ne misione nderkombetare nga te cilat perfiton i gjithe populli shqiptar pasi angazhimi i tyre atje sjell ne shqiperi te mira materiale ne forma te ndryshme nga partneret nderkombetar. shume prej jush mendojne se shkojne per te bere leke per vete edhe kjo eshte pasi dihen pagesat ne shqiperi por ama kryejne dhe nje detyre te madhe ndaj vendit duke ja rritur reputacionin.
Keta jane ushtaraket shqiptare qe sakrifikojne perdite ne heshtje pasi nuk kane te drejte te flasin se u ndalohet me ligj ankesa.
respekt per ushtaraket do te thote respekt per veten respekt per kombin mjafton te shikoni se cfare respekti ka ushtria ne kombet e tjera te civilizuara dhe do te shikoni prosperitetin e tyre, duke respektuar ushtaraket shteti vetem forcohet dhe prosperiteti rritet por kur ta kuptojne kete gje politikanet shqiptar dhe populli qe flet si disa komentues ketu do te duhet akoma dhe ca kohe.
Ushtria Shqiptare ne zemren time.
z. Ilir, keni te drejte. Nuk ka faj ushtria nese ka zjarrvenes. Edhe ne Shkoder u sollen heroikisht ne kohen e permbytjeve.
Shendete
Bravo Ilir, ushtria jone kombetare eshte e Shqiperise dhe jo e atij hajduti e krimineli…
Në vitin 1962 ose 1963 isha 19 vjeç. Ra zjarri në Dukat, Llogora. në faqen perëndimore të qores. Kryetar kooperative ka qënë Xhezo Bimo. Me alarm luftarak mobilizohet Gjithë Kooperativa Bujqësore e Dukatit, Tragjasit, Radhimës burra dhe gra rreth 2000 puntorë. U hoth marina luftarake detare e Pashalimanit, së bashku me ushtrin disa mijëraa: Gjith administrata qëndrore e rrethit, ndihma të tjera nga fshatrat e tjerë dhe u luftua me organizim ushtarak tre dit dhe dy net deri sa zjarri u fik. Ditën e tretë ra dhe 10 mm shi sepse torfa që shkonte deri 1 metër trashësi dighesh nën vete etj. Ja pra o Sali sojë dhe sorollop malok tradhëtar që kërkon të bësh florin e Shqipëris muze për Tradhëtarin e Matit faqe me nder mbretin satrap të vet shpallur në 500000 banorë. Ju kriminel e dogjët si agjent Shqipërin. Ndofta do dali një udhëheqje kombtare të vari për gjuhe jo vetëm tiranin po gjith shërbëtorët. duke përfshir dhe opozitën idiferente që ngroh vezët e tiranit. A e dini se Krahina e Dukatit, Dukat, Tragjas, Radhimë që Vorio Epiriotët i thanë Bashkia e Orikumit, po thua u doq 100 % veç qafës së Llogorait. Ky gji perlë u shkretua, qeverritarët e majtë dhe të djathë marrin rrogat dhe vuajnë nga dhjami si fokat. O zot si po skllavërohemi si popull.Edhe populli më i dhier i botës do ti kishte marrë gjithë administratën për bythe dhe ti kishte kthyer ushqim për vaskat e peshkimit të Hebreut. Në Bashki qeshet këndohet, hahet, pihet….. vidhet, nuk punohet, administrata shtohet, interesant! kur do vdesim?
Per çfare Pylli e keni fjalen, se ato kane marr fund me kohe, sepse jane prere me licensat qe ka dhene Fatmir Mehdiu! Tani kane mbetur vetem ca shkurre pa vlere.
Ndersa per zonat pyjore, ministria e mjedisit ka vendosur tabela prej teneqeje me mbishkrimin: “mbroni pyjet nga zjarri”!
Kjo eshte bere qe, me siguri pasi te digjen pyjet, te mbeten tabelat e teneqes, si deshmi e punes qe ka bere ministria per mbrojtjen nga zjarri:)))
Hajde Shef Shtabi hajde!? E thoni qe nuk eshte i zoti po deshe!
Kjo ia kalon edhe propagandes se pasuesve te Mbretit Zog ne prag te pushtimit nga Italia fashiste kur proklamonin se “Mbreti ka thene qe do mbathe opingat e do dale vete me luftue po qe nevoja!”
s’ka gje se tani kemi me shume toke per te bere vila xeni dhe fullani.
zjarret kane perfshire te gjithew vendin nga jugu ne veri dhe gjendja eshte alarmante . z,olli si drejtues kryesor i institucionit duhet mbi te gjitha jo te na tregoje se sa forca dhe mjete po marrin pjese ne kete gjendje pasi dihet se nje nga detyrat kryesore te ushtrise si pjestare e natos ne paqe eshte ne sherbim te emergjencave si kudo ne bote. ne nuk vejme ne dyshim gatishmerine e ushtrise pasi ajo gjithmone kla dhene prova po ne duam te na thote se cfar masash paraprake ka marre para se te fillonin zjarret ,po ministria e mjedisit qe merret vetem me zhurmat ne lokale cfar masash kane marre po ajo e bujqesise ne do ta shohim ne te ardhmen kete krim ekologjik financiar dhe mbi te gjitha psikologjik pasi po shohim familje te tera qe qajne per pronat qe u dogjen dhe se nukane burime te tjera per te jetuar. une mendoj se jo 1200 forca po dhe 10000 te jene nuk do japin rrezultatin e duhur pa u shoqeruar me mjetet. ne terreni tone malor eshte veshtire te veproje dora e njeriut por duhen te pakten 4 helikopter per shuarjen e zjarreve dhe po te jap[i urdher sala ato vine qe neser per kete te jeni tesigurte por nuk e di se cfar ndodh.per zjarrvenesit jo tre vjet por 20 vjet dhe jane pak dhe ne qofte se jane te semure pse nuk i vene zjarrin vetes por djegin pyet.