Tërmetet e Bankers nuk shkatërrojnë vetëm shtëpitë, por dhe vendburimin e naftës

10 Shtator 2012, 19:02Politika TEMA

Nga Ilia Bello

Inxhinier shpim- kërkim nafte

 

Ditët e fundit janë përsëritur njoftimet mbi shpërthimet nëntokësore në rajonin e Visokës dhe Patosit nga kompania Bankers dhe janë përsëritur protestat e banorëve të zonës, të cilëve u shemben shtëpitë. Në një vështrim më të gjerë shkencor dhe profesional, dëmi më i madh që Bankers po bën në këtë vendburim historik të Shqipërisë nuk është shkatërrimi i shtëpive të fshatarëve, por shkatërrimi i vendburimit më të madh të naftës në Shqipëri.

Shpërthimet që shkaktojnë lëkundje toke deri në 3 ballë, nga pikëpamja profesionale janë një operacion barbar që prish përfundimisht strukturën gjeologjike të vendburimit për hir të shfrytëzimit të momentit të atyre puseve dhe e bën vendburimin të papërdorshëm në të ardhmen.

Për të bërë një shpjegim më të thjeshtë për ata që nuk e kuptojnë, duhet tu kujtojmë se edhe gjatë kohës së komunizmit kur puset e naftës punonin në kapacitet të plotë, por dhe më pas, të gjithë kanë parë puse shfrytëzimi që për një kohë nuk punojnë dhe janë të ndalur dhe më pas riaktivizohen. Ky është një proces teknologjik që ka të bëjë me disiplinën shkencore të shfrytëzimit të vendburimit dhe ka të bëjë me presionin në shtresat e shfrytëzimit ë naftës.

Bankers, e cila ka marrë koncesionin për shfrytëzimin e këtij vendburimi të vjetër shqiptar, ka tejkaluar standardet e ruajtjes së vendburimit dhe po përdor plasjet dhe presionin ekstrem mbi shtresë jo vetëm për të thithur gjithçka, por dhe duke varrosur përfundimisht të ardhmen e vendburimit duke e nxjerrë atë jashtë përdorimit.

Ky proces duket se është intensifikuar muajt e fundit, kur Bankers është nën presionin e një fituesi të ri të tenderit për Albpetrolin dhe humbjen e mundshme të koncesionit për këtë zonë.

Historia e përdorimit të metodave ekstreme në këtë vendburim është denoncuar së pari nga rrjeti Wikileaks. Një specialist shqiptar ka hartuar një raport profesional ku flet për masakrën e Bankers me puset e naftës dhe tregon rreziqet për banorët e zonës dhe vendburimin. Bëhej fjalë fillimisht për pusin 646 në komunën e Zharrës.

Sipas raportit që publikoi Wikileaks, lëkundjet ishin aq të mëdha sa rreth 60 shtëpi të komunës Zharrëz, dhe ato në afërsi të bashkisë Patos, u bënë gati të pabanueshme. Atyre u janë plasur muret nga lëkundjet që ishin vertikale dhe jo horizontale, deklaron një prej banoreve te zonës.

Por përtej dëmit material mbi banorët, dëmi që i bëhet vendburimit është i pariparueshëm.

Në këtë histori përveç përfshirjes së qeverisë në spiralen korruptive, kanë një përgjegjësi direkte autoritetet e sizmikës në Shqipëri, të cilat fshehin me qëllim të dhënat sizmike nga këto shpërthime dhe dëmin që ato shkaktojnë jo vetëm mbi tokë, por dhe nëntokë.

Duke qenë se këto shpërthime po shtohen ditët e fundit dhe kanë detyruar banorët të ridalin në protesta, është urgjente që prokuroria dhe institucionet e tjera të hetimit të shikojnë shpërthimet e qëllimshme që synojnë bërjen e papërdorshëm të vendburimit në të ardhmen nga kompani të tjera. Shfrytëzimi barbar nga Bankers dhe papërgjegjësia për pasojat nën tokë dhe mbi tokë, është një përgjegjësi direkte edhe për qeverinë shqiptare që ua fal pasuritë pa inventar dhe përgjegjësi gjithkujt që i troket në derë me ca lek nën dorë.

12 komente në “Tërmetet e Bankers nuk shkatërrojnë vetëm shtëpitë, por dhe vendburimin e naftës”

  1. tourkofagos says:

    epo qe te merrej Wikeleaks me pusin 646 ne komunen Zharrez te Fierit,madje dhe me plasjen e mureve[vertikal apo horizontal] te kasolleve te fshatareve….!!!!!! E PABESUESHME,deri ne CMENDURI!!!!

    1. Shen Kozmai says:

      hahahahahaha je i papare TF………….katapliktikos……….

    2. Papa Jani says:

      Behet fjale ktyesisht per metoden e shpim / shfrytezimit more arxidi pastaj per demet gjeologiko-sociale.
      Po keshtu eshte, deri dje ke ruajtur dhite neper gerxhe tani qe i bie defit kujton se u bere njekohesisht i mencur.
      ade torkofaggot ade, nje me Odo leckaman.

    3. Aleksander says:

      Wikileaks ka publikuar edhe gjera shume me te vogla e te” pa rendesishme” se çeshtja ne fjale.Te mos e trajtojme me mentalitete provinciale te tipit : eshte keshtu se e tha edhe televizori, sepse deshmojme se sa te vegjel e shohim veten.

  2. ilir says:

    Keta prokuroret e Fierit nuk e kane haberin fare nga nafta, se si funksionon ajo. Keta vetem leket dine te ndajne.

  3. karabruni shpata e Vlores says:

    Me vjen keq kur degjij te thuhet;-
    “Bankers” po shkaterron jo vetem shtepite,por edhe
    vendburimet!
    Do ishit te sakte po te thoshit se-
    Qeveria e Salirave shkaterruan Shtepite,Vendburimet
    dhe te gjithe Shqiperine.
    Vite te tera te pa fat.Vetem ne Mergim,
    kur kemi nje Vatan, vertete Perle e rralle.

  4. duam leke says:

    NAFTA ESHTE me e shtrenjte se kasollet e atyre ”’FSHATAREVE”’

  5. HORRI bulevardit says:

    Hajde se per partine, po i jepni dhe shpejat, partija mbi te gjitha.

  6. qerramudhi says:

    E njof mire kete zone . Dhe eshte e sakte ajo qe thote inxhinieri shume puse rrinin ndaluar edhe aktivizoheshin me vone . Edhe kto plasjet nuk kan ndodhe asnjher , zona para 90 ka qene shume e rregullt . Po Bankersi i bene keto shperthime se 20 vjete e ka koncesionin 10 vjet i kan ikur i ka ngel edhe nje 10 vjecare kshu qe do e shqyej te gjithe zonen . Shuem puse ne zone jan mbyllur perfundimishte , besoj se edhe Albpetrolin keta do e marrin

  7. lali says:

    Floriri nuk ka krahë, por të jep krahë. Sot edhe ata politikanë që kapen me vjedhje, nuk vërtetohen dhe dalin të pafajshëm. Kështu që akuzat e bëra më sipër me sa duket nuk do të marrin kurrë ndonjë përgjigje. Por duke parë gjendjen e mjeruar të thesarit tonë, pas vitit 1993, të vjen keq për firot. Sepse Ministria e Punëve të Brendshme ka sekuestruar forcërisht arin e popullit, herë me rregjistër dhe herë pa shënimet përkatëse. Natyrisht, pa mbajtur dokumentacion të dyanshëm në momentin e sekuestrimit. Këto sasira janë mbajtur një herë në degët e Punëve të Brendshme, pastaj në Ministrinë e Punëve të Brendshme e më pas janë dorëzuar në thesar siç argumentuam më lart dhe shtojmë se këto diferenca tregojnë vetëm majën e ajsbergut sepse ngelen mbi 650 persona të paidentifikuar që kanë dorëzuar ar, të cilit nuk i është bërë hyrje në thesar. Kastriot Dervishi sqaron se në dokumentet e Ministrisë së Punëve të Brendshme pohohet me shkrim se janë sekuestruar 43.816.682 monedha të arta pa futur shufrat dhe bizhutë e arta. Vetëm ato bëjnë 283 ton flori. Në fakt në thesar janë futur nga sekuestrimet vetëm 3.029 kg ar….Mungojnë 280 ton ar. Gjatë kohës së diktaturës komuniste janë bërë dalje 7.600 kg ar.. Kjo sipas të dhënave të mara nga drejtori i thesarit të shtetit…dhe janë përdorur për të blerë grurë 224 kg; janë përdorur për dikasteret e ndryshme 37 kg; janë humbur në kambizëm 4.072 kg; janë dhënë për tregëtinë e jashtme 3.200 kg për blerje mallrash. Asnjë përgjegjësi nuk është mbajtur për humbjet në kambizëm për 4 ton ar me vlerë 60 milion dollarë. Thesari i Shtetit është i shenjtë, me të nuk mund të luhet, ndryshe kushdo që e prek duhet të përgjigjet me kokë. Se si është përdorur 3.200 kg për blerje mallrash, kjo kërkon një kontroll të dytë nga organe të specializuara me autorizim të parlamentit”. Pas këtij raporti të gjithë ngritën supet dhe heshtën. Veprimet e tjera që u bënë ishin thuajse formale dhe jeta në Shqipëri vazhdoi si edhe më parë. Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha u dënuan në gjykatë me akuzën për shpenzime të tepërta për kafe, ose për telefona. Sipas disa hulumtuesve ku kontributin më të madh e ka dhënë z. K. Dervishi, mësohet se në prag të kapitullimit të regjimit komunist, Ramiz Alia ndoqi edhe një taktikë që kishte të bënte me sigurimin e dytë financiar të klasës së tij politike. Në periudhën 1988 – 1990 kanë lënë Shqipërinë sasi të tjera ari që kanë ikur kryesisht nga aeroporti i Rinasit. Sipas, hulumtimeve ndonëse hetimet nuk u çuan si duhet deri në fund për shkak të kohës së gjatë që kërkohet në raste të tilla dhe për shkak të ndryshimit të pushtetit në Shqipëri, ato provuan se nga Shqipëria kanë lëvizur sasi jo të pakta ari në fund të viteve 80-të, kur po dukej akoma më qartë falimentimi i regjimin komunist në mbarë lindjen dhe veçmas në Shqipëri. Ajo që ia vlen të theksohet është fakti se nuk është vetëm Zvicra foleja e fundit e një pjese të arit shqiptar. Ajo ka qenë edhe vend tranzit i këtij ari. Në vendet e Amerikës latine apo në Kanada ndodhet një sasi jo e vogël ari, e cila ka pasuruar fëmijët e ish udhëheqjes së lartë. Dhe sipas hulumtuesve Ramiz Alia është ndër përgjegjësit kryesorë të asaj periudhe.
    Ilir Bushi

  8. Treviso says:

    Termetet e Bangers jane porosi e qeverise mafjoze per te shkaterruar çdo gje qe ka ngelur pa u shkaterruar deri tani.Mbitoka eshte shkaterruar dhe ska ngelur nishan per te thene se ketu ka qene uzine apo fabrike.
    Kryeministri jone sali Berisha paska qene shume i perpikte ne kryerjen e detyrave qe i ka ngarkuar P.P.SH.ja ne regjimin komunist dhe pas U.D.B.ja per shkaterrimin e vendit dhe futjen e vravllasjeve.
    Mjafton te shikoni zhdukjen e fiseve ne Tropoje qe kan nje emer te perbashket,Sali Rom Sheqere Berisha.
    Shume shqiptar vrasin mendjen pse kryeministri jone mban jelek antiplumb?Shume shqiptar te tjere thone pse Berisha ruhet nga tropojane?
    Kush ka paqartesi le te shikoje dhe te ndigjoje emisionin Xhungel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje