Dasma që u kthye në mort

11 Shtator 2012, 11:28Politika TEMA

Ende askush nuk di të thotë se pse kjo dasmë u kthye në një tragjedi horror. Disa thonë se shkak ka qenë një sherr për përplasjen e makinës, por policia dyshon për më shumë

Si një film horror mund të përshkruhet tragjedia e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Jagodinë të Elbasanit. Sherri me thika e ka kthyer dasmën në mort, në ditën që supozohet të jetë dita më e lumtur për çiftin. Dy persona gjetën vdekjen, një i tretë është në gjendje të rëndë.

Nusja e Jani Dushkut menjëherë pas kësaj ngjarje ka hequr vellon e bardhë, për tu veshur e gjitha me të zeza pas vdekjes së kunatit të saj, Mariglen Dushku dhe Pëllumb Belegut, dhëndrit të shtëpisë, ndërkohë që lufton me vdekjen vëllai tjetër i bashkëshortit, Mondi Dushku.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Arbeni djali i xhaxhait të vëllezërve Dushku pohon se autorët e masakrës janë vëllezërit Blerim dhe Edmond Eshja.

“Na e kanë treguar të plagosurit. Dhëndri Pëllumbi nuk ka arritur të flasë sepse ndërroi jetë rrugës për në spital. Por Marigleni dhe Mondi ishin më të vetëdijshëm në fillim  dhe kanë përmendur emrat e tyre si vrasës. Marigleni  pastaj vdiq pas tre orësh në spital,” pohon Arbeni.

Ai tregon se vëllezërit Eshja kanë pasur miqësi që në fëmijëri  me vëllezërit Dushku, madje ai tregon se Mondi ka qenë në Angli me Blerimin dhe se familjet e tyre kishin miqësi me njëra- tjetrën pasi janë pranë me shtëpi, arsye se përse ata ishin të ftuar në dasmën e vëllait të tyre.

Kushëriri përpiqet të rrëfejë  atë çfarë di për masakrën, edhe pse ai, si shumë të afërm të tij, mbeten të paqartë për arsyet e krimit.

Ai pohon se ngjarja ka ndodhur pak metra larg lokalit të dasmës  dhe se asgjë nuk është kuptuar derisa një nga dasmorët ka dalë jashtë pasi të konfliktuarit janë përleshur me thika.

“Dikush nga dasmorët doli jashtë dhe bërtiti fort, duke u kthyer sërish brenda i lemerisur. U turrëm të gjithë nga dera, kur ç’të shihnim! Tre persona të gjakosur të shtrirë përdhe. Ishin dy kushërinjtë e mi Marigleni dhe Mondi, si dhe dhëndri i shtëpisë së tyre, Pëllumbi. Dy vëllezërit u përpoqën të ngriheshin në këmbë, por u rrëzuan sërish,” pohon Arbeni.

Sipas Arbenit masakra ka qenë një sherri të çastit nga pija, por  deklaratat e policisë e hedhin poshtë këtë pohim.

“Do të kryhet ekspertiza e plotë dhe mbledhja e dëshmive. Autorët e dyshuar pretendojnë se nuk e mbajnë mend krimin, por këto deklarime janë të zakonshme për t’u mbrojtur më pas nga dënimi. Nëse do të kishin qenë aq të dehur, do të ishin rrëzuar rrugës teksa iknin nga vendi i krimit dhe jo të kishin logjikë të gjenin vende për t’u fshehur apo edhe për t’u arratisur jashtë Shqipërisë. Ende nuk dihen arsyet e kësaj masakre të shumëfishtë, por besojmë se shumë shpejt do ta zbulojmë” pohojnë burime të Policisë së Elbasanit.

Gjithashtu nga policia bëhet e ditur se krimi nuk është kryer me thikat e lokalit, çka i bën ata të dyshojnë se sherri nuk ka nisur brenda lokalit.

Ndërkaq, asnjëri prej vëllezërve Eshja nuk ka asnjë plagë në trup, çka do të thotë se ata e kanë kryer krimin në mënyrë të befasishme duke lënë të vdekur Mariglen Dushkun, Pëllumb Belegun dhe plagosur rëndë vëllain e viktimës Mondi Dushkun.

Fillimisht ishte raportuar edhe se ata u konfliktuan për makinat, pasi duke ecur indietro, njëra nga makinat vetëm sa përplasi lehtë një tjetër, por pa i shkaktuar shenja.

Policia ka blinduar shtëpinë e vëllezërve Eshja pasi i druhet një hakmarrje të mundshme.

 

22 komente në “Dasma që u kthye në mort”

  1. loni says:

    mire thote policia,,po te ishin te dehur do te binin rruges dhe jo me te gjenin vend stehim apo edhe te jen arratisur,,,vrasja ka qen me paramendim dhe kaq,,

  2. shkojne per te gezuar ,,,me mish e raki??????? dhe duket sikur kane ndare tokat ????????’nuk ka ARSYE,,, POR VEPRON INJORANCA,,, LLOGJIKA????? NUK E MARRIN MUNDIMIN TA PERDORIN…NJOFIN vetem forcen dhe dhunen…o njerz LLOGJIKA eshte me e forte se FORCA dhe dhuna

  3. buni says:

    si mund te vrasesh dhenderrin diten e dasmes?!!!!!edhe bastardi me i keq nuk mund ta bej nje gje te tille.keta jane egersira ne trupin e nje njeriu..ngushellime familjes

    1. Andon says:

      buni, nuk eshte vrare ai qe martohej, Jani Dushku, por vellai i tij Marigleni dhe DHENDRI I FAMILJES, Pellumbi.
      Gjithashtu eshte plagosur vellai tjeter i Jani Dushkut, Mondi Dushku.

  4. Bono says:

    sa me shume i njoh njerezit aq me shume i dua kafshet…jo me kot ka thene ai i madhi. Me vjen keq per familjaret, qe nje nje dite te gezuar e kthejne ne mort disa njerez kafshe. Ky komb me prapambetje te theksuar mendore, intelektuale vazhdon te nxjerre nga arkivi skena kafsherore te denja per skenare hollivudiane. Ta gezosh 100 vjetorin o komb injorant. Me vjen turp qe jam shqiptar. Edhe njehere ngushellime familjareve.

  5. shkodrania says:

    pune moçalorsh, kultur e mentalitet moçalor. ça po shohim e ça po ndiejme prej moçalorve

    1. fl says:

      Keto ngjarje kane ndodhur nga Vermoshi ne Konispol. Kafsheri nuk njeh kufi brenda kufijve te Republikes se Shqiperise. Po se ku eshte dendesia me e madhe e ketyre “shperthimeve”, e dime te gjithe.

  6. HORRI bulevardit says:

    Demokracia berishiane, i ka bere shqiptaret qe te adhurojne diktaturen enveriane.

  7. Pirro says:

    Jo shkodrane jo, s’e ka fajin moçali e as mali siç thote ndonje jugor kur krimi ndodh ne Gegeri, e ka fajin kultura e ulet e nje kombi qe nuk lexon, nuk mediton, nuk perqafon artin, letersine, shkencen, kreativitetin, por eshte i perqendruar tek luksi, seksi, alkoholi dhe rrjedhimish injoranca! Nese kjo ishte demokracia qe na premtuan para 20 vitesh, te vjen te pyesesh veten nese ishim me mire atehere apo tani?!
    Nuk dua te bej figuren e moralistit, ndaj po ndalem ketu.
    Ngushellime te sinqerta familjareve te te ndiereve!
    Pirro S. – Itali

  8. Ligor Luarasi says:

    Dhente Zoti qe shqiptaret shpetofshin nga njeri tjetri.Sami Frashri

    1. mirel says:

      Po ndaj punuan per turqine vellezerit frasheri..

  9. Treviso says:

    Ngjare pa ndigjuar ndoj here.Ne diten me te bukur,dhendrit i presin jeten. Keto ndigjohen vetem ne qeverine e udhehequr nga sali Berisha.
    Per kriminelet mos u preukuponi shume se i din Muli. Ato jane shoket e mulit.
    I dergoj ngushullimet me te thella familjarve.

  10. sheqerja says:

    Po Muli cfare thote per keto qe ndodhin,apo ai eshte Sherlok Holms shqiptar i prodhuae nga fabrika Made in Sala dhe nuk e can b……………….per kaq pak gje.Ne koke te tyre Ishallahhhhhhhhhhhhhh

  11. dembel stambolli says:

    Pune korrakesh sic thote dhe nje miku im.jo ne Angli te ket qene por edhe ne Hene te veje geni korrak zemerzi nuk ndryshon.

    1. oli says:

      hahaha, dembeli i stambollit nuk do e perdorte thiken po te ishte aq dembel..
      Nuk eshte per te qeshur,,po ky korofillaku qenka trap fare.
      me gjithe ata qe mendojne se krim behet vetem ne shqiperi.
      dava idiotesh do thosha

      1. dembel stamboll says:

        hehe nuk e them per te gjithe shqiptaret fjalen korrak ,por per nje grup te madh shoqeror kulturor fetar,i cili cfaredo qe te behet nuk mund te eci ne krah te demokracise sepse kaq e kane zhvillimin trusor,kudo ku sundojne korraket ka varferi dhe krim,ti ndoshta nuk ke faj qe ke lindur korrak por ke kohe te korrigjohesh po te duash .E sheh ndryshimin, une as shaj as ofendoj sepse nuk jam korrak ,por kjo eshte filozofi e tere dhe ti nuk ke si ta kuptosh.

        1. klau says:

          turkofagos ne versionin e ri .. ptuuu shkerdhat muti

          1. Shen Kozmai says:

            Barbarian……….para 2000 vjetesh…………….Barbarian dhe sot………vrases,grabites,te korruptuar…..

  12. xhemil seferi says:

    Ngushllime për këtë tragjedi unikale. Shqiptarë të mos shajmë veten, por të gjejmë rrugët dhe të ndërtojmë shtetin sepse nuk ka kush na rregullon veçse vet ne Shqiptarët do ta bëjmë Shqipërinë.

    1. tepelens says:

      As dasmat nuk respektojne me ne ate vend ??? yyyy fare e qelbur Me vjen turp qe jam shqiptar !!! Me duket se historia do i rezervoi nje vend nderi E Hoxhes Na pelqen apo jo Me kete race te qelbur e te pa arsimuar

  13. Stela says:

    Epo bota nuk e ka kot shko ne kishe apo te avokati firmos kartat dhe te trashegohesh. Shqiptaret akoma si ne kohen e largqoftit s’lene pa mbledhurme me kuc e me mach, kur dihet qe gjysma e popullsise jane te alkolizuar te droguar dhe te goditur ne tru te vogel dhe aq me shume te apasionur pas thikave dhe kalasheve. Bej ore vella nje darke me vellezer e motra dhe tungjatjeta se nuk behet stan me njerez te semure……. Megithate keqardhjen me te madhe per kete fatkeqesi.

  14. agim says:

    c`do njeri mund te jape mendimin e vet m`bi kete teme por e drejta eshte se vrasjet i ka bere Blerimi dhe jo Edmondi,se ky nuk ka qene ne dasem dhe nuk ka qene i pire por ka shkuar per te m`bajtur te vellane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje