Provat e reja duket se mbështesin idenë se administrata e Ruzveltit ka ndihmuar sovjetikët që të fshehin fajin e tyre për Masakrën e Katinit, në vitin 1940.
Sipas BBC, historianët thonë se dokumentet e publikuara nga Arkiva Kombëtare e SHBA mbështesin dyshimet se SHBA nuk dëshironte të zemëronte aleatin e luftës, Stalinin.
Më shumë se 22 mijë polakë u vranë nga sovjetikët me urdhër të Stalinit.
Rusia e pranoi masakrën vetëm pas vitit 1990, pasi për më shumë se pesë dekada kishte fajësuar nazistët gjermanë.
Dokumentet e para nga agjencia Associated Press tregojnë se të burgosurit amerikanë të luftës dërguan mesazhe të koduara në Uashington në vitin 1943, duke thënë se ata ishin dërguar të shihnin trupat e ushtarëve të vrarë prej shumë kohësh, përpara se zonën ta pushtonin gjermanët. Kjo i bindi ushtarët amerikanë se krimin e kishin kryer sovjetikët.
Por edhe ambasadori britanik në Poloni kishte dërguar një letër për administratën amerikane, duke fajësuar sovjetikët për masakrën, por sërish amerikanët nuk vunë në dyshim variantin që kishte dhënë Stalini.
Vrasjet e prillit 1940 u kryen në pyllin e Katinit nga policia sekrete e Stalinit.
Anëtarët e elitës polake, përfshi oficerë, politikanë dhe artistë u qëlluan pas koke dhe trupat e tyre u hodhën na varre masivë.
Ishte kohe lufte,dhe natyrisht mund te kalohej dhe caku,por ne ne kohe paqeje po shomim se si Sali Krimineli vret ne mes te rruges dhe nuk i hyne gjembe ne kembe.Ky eshte problemi, jo pylli i Katinit.
Ishalla splas ndonje lufte tjeter, se te jeni te sigurte se Shtetet Shqiptare sdo egzistojne me.
Lufta tjeter do jete totalisht me spastrime ndermjet shtetevge te vogla.
Dhe kemi shume armiq. Prandaj duhet me e mbajt mire me disa si Amerika, Italia, Anglia, Turqia sidomos edhe ata kane qene nje nga shkaktaret kryesore pse jemi katandisur keshtu.
kush ne,mbase je antar i gardes kryeministrore ti
po urdher per te hapur zjarr e dha saliu
po, dhe pas 70 vjetesh ne perkujtimoren e masakres ruset rrezuan avionin presidencial polak duke vrare dhe presidentin dhe shpuren shoqeruese.
Ironi he..
Nuk ështe ironi por realiteti i te fortit
Po pse i vrane,si ka ndodhur?
H I S T O R I A
Ne 1 shtator 1939 gjermanet sulmuan Polonine. Dy jave me vone, ndersa gjermanet avanconin ne Polonine Perendimore dhe i afroheshin Varshaves, trupat sovjetike kapercyen kufirin dhe pushtuan pjesen lindore te Polonise ngaqe ndaj ketij shteti kishin prej kohesh pretendime territoriale (se banonin aty shume ukrainas). Trupat polake u mposhten shpejt dhe u mbajten si rober lufte te gjithe oficeret, nenoficeret dhe intelektualet polake te mobilizuar me ushtrine dhe te gjithe keta u transferuan ne kampet e NKDV (sigurimit sovjetik) ne Rusine Lindore.
Ne vitin 1920, pas marreveshjes se paqes se Rusise se kuqe me Polonine (qe kishte nje rregjim antisovjetik) pala polake nuk e respektoi plotesisht marreveshjen e kthimit te roberve ruse te rene ne duart e polakeve kshtu mendohet mijera ruse vdiqen nga uria, harresa dhe semundjet ne kampet e roberve.
Ne prill 1940, kreret e sigurimit sovjetik, bashke me Stalinin, pergatine eleminimin e afro 22 mije roberve polake te cilet i varrosen ne pyjet i Katinit pasi i kishin rene me nje plumb pas koke.
Ne vitin 1943, gjermanet qe kishin pushtuar Smolenskun dhe rrethinat e tij, paten indikacione per varreza masive ne zone, gje qe coi ne zbulimin e varreve te Katinit.
jepi gazeta Tema me keto antiamerikanizma
o kol tivari,po vete bbcja edhe shtypi amerikan flasin per kete!
perndryshe,polaket nationaliste edhe shqiptaret kane nje gje te perbashket:u tradhetuan nga aleatet angleze e americane!
Bukuri por mos u merrëni tepër me masakren e Katinit sepse edhe ne shqiptaret e kemi masakren tone qe quhet Masakra e Tivarit !!!! Per kete, gazeta juaj nuk po merret sepse u krye nga komunistet shqiptar dhe jugosllavë qe ishin aleat. Te gjithë të masakruarit ishin shqiptar por bishat komuniste shqiptaro-jugosllave i vraie te gjithe……
Katerini është masakër që e ka ba nje pushtues nje populli te pushtuar
Edhe mund te jete e vertete.Presidenti Ruzvelt, me naivitetin e tij e ka trajtuar me shum dashamirsi Stalinit,qe i servilosej dhe i cfaqej si demokrat i i mbaruar.Lexoni librin mbi takimin e Jaltes te shkruajtur nga njeri prej personaliteteve te larta qe shoqeronin Ruzveltin ne kete takim.Presidenti Ruzvelt,nje njeri me kulture,edukate dhe prejardhje te fisme,nuk mund kurresi te besonte se nje shtet i madh si B.Sovjetik te udhehiqej nga nje mashtrues dhe genjeshtar ordiner,ish vjedhes kuajsh ne rinine e tij,i cili duke shfrytezuar rremujen e revolucionit belshevik arrite te mbijetoi dhe te shderrohet ne nje diktator sadist i pashembullt.Asnjerin nga premtimet qe i kishte bere Ruzveltit,se ne shtetet e Europes lindore do te beheshin zgjedhje te lira demokratike,nuk e mbajti,perkundrazi…
Nje nga gabimet me me pasoja teper te mdha te Ruzveltit, qe kerkesa qe i beri Stalinit per futjen e B.Sovjetik ne lufte kunder Japonise,duke i premtuar ndihma te medha ushtarak,sidomos ne avjone dhe ndertimin e disa aeroporteve per per BS-n ,dhe te gjitha keto ne nje kohe kur vete Amerike e kishte vene perpara Japonin dhe lufta po shkonte drejte fundit.Ky veprim i Ruzveltit pati pasoja botrore me shtrirjen e komunizmit ne lindjen e larget,Kine,Kore e tj…. Vetem presidenti Truman arriti ti kuptoi mashtrimet e Stalinit dhe pas marrjes se presidences deklaroi afersisht keshtu:”…Amerika,duke filluar qe nga kjo dite nuk do te rreshte se luftuari per ta cliruar boten nga diktaura cnjerzore komunist…”gje qe Amerika vertete e realizoi pas 45 vitesh,madje edhe pa lufte…
shume lavazh truri te kane bere ne ameriqi a derezi